von Zemraadmin | März 3, 2017 | Feja Islame
Ibn Ebu Ed-Dunja përmend një hadith të transmetuar nga Enes ibn Malik (radijAllahu anhu), i cili tregon: “Një tregtar prej ensarëve, i quajtur Aba Mi’lak, blinte dhe shiste mallra duke përdorur paratë e tij dhe të njerëzve të tjerë. Ai ishte njeri i mirë dhe i frikësohej Allahut. Njëherë, kur po merrej me punën e tij të zakonshme, përpara i doli një hajdut i armatosur, që i tha ‘Lëre këtu gjithçka që ke me vete, sepse do të të vras!’ Aba Mi’laku i tha: ‘Me paratë bëj ç’të duash, por me jetën time çfarë kërkon?”
Burri i armatosur iu përgjigj: ‘Paratë janë të miat, por dua edhe jetën tënde!’
Aba Mi’laku tha: “Nëse është kështu puna, më lër të paktën të fal katër rekate namaz!”
Burri i tha: “Falu sa të duash.”
Kështu, Aba Mi’laku mori abdes e më pas fali namazin. Në sexhden e fundit, ai bëri një dua’ me këto fjalë ‘O i Dashur! O Zot i Arshit krenar! O Ti që bën atë që dëshiron! Të lutem, me krenarinë Tënde të pafund, me pronën Tënde të pashtershme, me dritën Tënde që mbush Arshin, më largo nga e keqja e këtij hajduti! O Ti, prej të Cilit kërkojmë ndihmë! Më ndihmo!’ Ai e përsëriti këtë dua’ tri herë. Papritur, aty erdhi një kalorës i cili kishte një shtizë të vendosur midis veshëve të kalit të tij. Sapo e pa, hajduti rendi ne drejtim të tij, por kalorësi e vrau. Më pas, ky i fundit u drejtua drejt Aba Mi’lakut dhe i tha: “Ngrihu!”
Aba Mi’laku e pyeti:
“Kush je ti, të paça në vend të nënës dhe babait?! Allahu më ka ndihmuar sot me ty!” Kalorësi u përgjigj: “Unë jam një engjëll nga qielli i katërt. Kur bëre dua’në e parë, dëgjova zhurmën e dyerve të qiellit.
Pasi bëre dua’në e tretë, m’u tha “Kjo është dua’ja e një njeriu që është në vështirësi.” Kështu, iu luta Allahut të ma ngarkonte mua vrasjen e tij (hajdutit).” El-Hasani thotë: “Atij që merr abdes, fal katër rekate e më pas bën këtë dua’ do t’i vijë patjetër përgjigja, qoftë hallexhi ose jo.”
von Zemraadmin | Feb. 9, 2017 | Shpallje
Shikoni këtu Organizimet e fundit që u organizun nga ARTI EVENTS 
Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Standard. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf den Button unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.
Weitere Informationen
Këtu ku është mbajt 28 Nentori 2016 dotë Festojm edhe 8 Marsin…

von Zemraadmin | Feb. 7, 2017 | Kosova
Muri në Mitrovicë, veçmas këto 2 javët e fundit, gjithënjë e më shumë është duke patur implikime dhe ndërlidhshmëri me realitetin në Luginë të Preshevës. U dëgjuan edhe opsione politike, por të cilat nuk kishin qëndrueshmëri në asnjë aspekt tjetër, si ajo për shkëmbim territoresh( pra një formë të ndarjes së Kosovës).
Derisa këto dy ditët e fundit, u njohëm në medie, që është arritur një marrëveshje për heqjen e Murit në Mitrovicë- kjo është njëra anë e marrëveshjes, që pala Shqiptare i referohet, porse pala serbe i referohet anës tjetër të marrëveshjes- koncesionit të bërë, që paralajmrojnë një “mur tjetër edhe më të lartë”! Praktikisht dhe realisht asnjë marrëveshje në botë nuk bëhet vetëm me lëshim të një pale, por në çdo rast dy palët bëjnë lëshime!
Për një gjë jemi të sigurtë, që edhe pse pala Shqiptare nuk është duke e thënë ende, në këtë marrëveshje është edhe lëshimi ynë! Me këtë Serbia, përmes instrumentalizimit të minoritetit serb të veriut të Kosovës, në një të ardhme jo më larg sesa 1 vit, do shkaktoj një “veprim të ri”, sipas gjitha mundësive do jenë me efekte politike të ngjajshme apo edhe më të mëdha!
Derisa problemet e brendshme të Kosovës, dialogohen në Bruksel me një shtet tjetër( Serbinë), nga ana tjetër Lugina e Preshevës, mbetet plotësisht e harruar, edhe pse ishte premtu ndërkombtarisht zgjedhja e Statusit Politik me dialog! Derisa problemi i Luginës së Preshevës, që në 2001, ishte i njohur ndërkombtarisht, por që pastaj në vazhdimsi minimizohej, ndërsa i Kosovës Veriore, është ngritur më pas!
Ne Lirinë kërkojmë vetëm kur armiku na detyron!( fatkeqësisht)
Lugina e Preshevës, veçmas spektri i saj politik, uroj e dua t’i paralajmëroj që mos të kapemi sërish në befasi, me këtë “murin e ri të paralajmëruar”! “Veprimi i ri” që do ndërmarrin Serbia përmes serbëve të veriut, është e rëndësishme jo vetëm për çështjen interne të Republikës së Kosovës. Rusia njejtë vepron në shumë vende të botës( kujto: Ukrainën, Sirinë, por edhe shumë vende të tjera), njejtë edhe Serbia është në Ballkan!
Derisa bota ka sytë në Ballkan, të njohur si dialogu Kosovë-Serbi, derisa historia na tregon rastin e Dejtonit( kur Kosova përjashtohej nga trajtimi- e mos të përmend raste të tjera), e që pastaj pasoi Lufta e përgjakshme! Një gjë të tillë mos t’ia lejojmë Qytetarve tonë në Luginë, që shkaku i mosbërjes pjesë të dialogut edhe Statusi politik i saj të mbetet peng i një lufte të ardhshme( të gjithë që do ju thonë, s’do ketë luftra, vetëm ju mashtrojnë)! Heshtja juaj( e politikanve të Luginës), mba në vete edhe përgjegjësinë dhe fajësinë, për çdo kalvar i ardhshëm i Luginës!
T’i paraprijmë Lirisë së Luginës, mos të presim të na detyroj armiku!
Mos të harrojmë, derisa e lejojmë që Serbia të veproj lirshëm kundër Atdheut tonë( në Kosovë), e ne Lugina e Preshevës shikojmë, nesër po kjo do veproj lirshëm kundër Luginës, derisa Kosova do shikoj!
Qeveria e Kosovës, duhet të kordinohet dhe që t’i udhëzoj edhe qeverinë lokale të Luginës, që nga dialogu Kosovë-Serbi, të nxjerrin më shumë lëshime nga Serbia!( derisa hyhet në dialog, synimi kryesor është përfitimi i sa më shumë lëshimeve-koncesioneve të palës tjetër)!
“Muri tjetër” mos t’a zë Luginën në befasi, e pastaj të dalin edhe më shumë zëra, duke tentu ta arsyetojnë një opsion politikë, duke coptu një pjesë tjetër të Atdheut.
ZGJOHU LUGINË, LIRIA NUK FALET!
Më:05.01.2017

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e
marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
von Zemraadmin | Jan. 12, 2017 | Kosova
Lideri i AAK-së dhe ish- komandanti i UÇK-së Ramush Haradinaj me anë të një statusi në Facebook ka përshëndetur të gjithë mbështetësit e tij në këto ditë sa ishte në arrest e kanë mbështetur atë.
Haradinaj tha se me këtë çka ka parë këto ditë e kanë bërë që të ndihet shumë krenar.
Statusi i Haradinajt në Facebook:
Të nderuar qytetarë,
Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar!
Më këni bindur se kurr nuk është boll të punosh për vendin tënd!
Juaji Ramush Haradinaj
Momenti kur Ramush Haradinaj niset për gjykatë
Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Standard. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf den Button unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.
Weitere Informationen
Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Standard. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf den Button unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.
Weitere Informationen
von Zemraadmin | Jan. 6, 2017 | Kosova
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka shprehur shqetësimin e Qeverisë së Kosovës, për ndalimin dhe procedurat që po zhvillohen për liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.
Mustafa tha se Haradinaj është ndalur nga autoritetet franceze ne bazë të një fletarresti te motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi.
Sipas tij Qeveria e Kosovës kundërshton fletëarrestet e Serbisë, duke i quajtur akte plotësisht të paligjshme të padrejta, dhe me tendenca të qarta për të provokuar tensione konflikte dhe për të dëmtuar proceset evropiane në rajon dhe me gjerë.
Mustafa: Fletarrest i motivuar politikisht
“Shpreh shqetësimin e Qeverisë, për ndalimin dhe procedurat që po zhvillohen për Haradinajn, i cili është ndalur nga autoritetet franceze ne bazë të një flet arresti, të motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi. Me lejoni te theksoj qëndrimin e pa dilemë të Qeverisë së Kosovës, kundër këtyre flet arresteve të Serbisë, të cilat janë akte plotësisht të paligjshme, të pa drejta dhe me tendenca të qarta, për të provokuar tensione, konflikte dhe për të dëmtuar proceset evropiane në rajon dhe me gjerë. Ne e kemi bërë të qartë që në momentet e para të ndalimit të z. Haradinaj se të gjitha dikasteret kompetente të Qeverisë, janë duke u angazhuar me kapacitet të plotë dhe vazhdojnë të punojnë, për të kontribuuar në çdo formë, për lirimin sa më të shpejtë te Haradinajn, në mënyrë që të kthehet sa më shpejt ë në Kosovë”, tha ai.
Ndërsa tha se pret nga qeveria franceze të ketë parasysh që fletarrestet e tilla janë krejtësisht politike, pa asnjë bazë juridike dhe ligjore.
Mustafa: Akte të palejueshme

Lexo edhe këtë: Haradinaj, në paraburgim deri në mbërritjen e kërkesës për ekstradim

“Aktet e ndalimit te Haradinajt dhe personaliteteve tjera në Kosovë i konsiderojmë, se janë akte të palejueshme, duke pasur parasysh dhe faktin se Haradinaj e ka dëshmuar dhe para drejtësisë ndërkombëtare, në dy raste pafajësinë e tij. Andaj ne presim që Haradinaj të kthehet shumë shpejtë në Kosovë. E po ashtu presim, që edhe Qeveria franceze, t’i ketë parasysh se këto flet arreste, janë krejtësisht politike dhe nuk kanë asnjë bazë juridike dhe bazë ligjore. Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e gjithanshëm që aktakuzat e paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë ndaj personaliteteve kosovare sa më parë të shpallën të pavlefshme”, tha ai.
Mustafa më tej tha se qeveria në konsultim me autoritetet brenda dhe jashtë vendit, do të shqyrtojë masat adekuate të veprimit në rast se Serbia, duke keqpërdor mekanizmat ndërkombëtar që merren me rend dhe ligj, do të vazhdojë aplikimin e këtyre akteve të palejueshme dhe të pamoralshme politike, ndaj veprimtarëve për liri të Kosovës.
Ndryshe qeveria në mbledhjen e mbajtur ka miratuar Propozim vendimin për t’i rekomanduar Presidentit të Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes për financim për projektin për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e kanalit, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asociacionit ndërkombëtar për zhvillim.
Gjithashtu u miratuan nismat për lidhjen e marrëveshjes mbi punën fitimprurëse të anëtarëve të familjeve të një misioni diplomatik, apo posti konsullor të karrierës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë. /botasot.info