von Zemraadmin | Okt. 30, 2016 | Kosova
Këngëtari Labinot Tahiri i cili viteve të fundit u bë edhe më i njohur për aktivitetin e tij bamirës dhe shpirtin e tij human para se të paralajmëronte hyrjen në politikë, duket se nuk do të ketë më mundësi që të zhvilloj aktivitetin e tij bamirës.
Këtë e ka bërë të ditur gjatë një prezantimi live në profilin e tij në Facebook, të cilin e ka bërë sot.
Labi duke treguar për dy rastet e fundit për të cilat është angazhuar në mbledhjen e fondeve për shërim, ka bërë të ditur edhe një fakt që prek familjarë në nevojë për ndihmë humanitare.
“Familjarët të rasteve të ndryshme që kanë kërkuar prapë ndihmë iu kërkoj shumë ndjesë mirëpo nuk kam të drejtë as nga shteti që më ka këshilluar, por edhe si individ që të tuboj para në këto vlera që i kena tubuar dhe të cilat janë në pasqyrën e gjithë juve. Të drejtë tubimi të parave kam vetëm nëse unë hapi fondacionin tim në emrin tim Labinot Tahiri”, ka thënë këngëtari duke komunikuar me publikun e tij.
Bëhet fjalë për grumbullimin e parave të qytetarëve të cilët dërgojnë para për rastet të cilat merret Labinot Tahiri përmes formave kesh.
“Jam në Evropë, dhe sapo të kthehem do të jap një pasqyrë totale nga xhirollogaria e Liridona Gajtanit, të cilës i janë tubuar paratë në vlerë afro 164 mijë euro. Edhe ne kemi në Western Union diku rreth 35 mijë euro. Shuma totale do të dhurohet për Liridonën dhe paratë tjera që teprojnë do t’i shkojnë Edonës nga Gjilani”, rrëfen këngëtar.
Por Labi i cili gjatë këtyre viteve ka treguar se për dhjetëra raste ka mbledhur deri në 200 mijë euro brenda 48 orëve. Kësisoj aktiviteti humanitar i tij kap miliona euro të dhuruara nga qytetarët e që një pjesë e tyre e dërguar jo nëpërmjet xhirollogarisë bankare, raporton Insajderi.
Por Labi ka thënë se përkundër faktit se shteti ia ka ndaluar të grumbulloj si person fizik, ai nuk do të ndalet.
Ka paralajmëruar themelimin e një Fondacioni. Do ta quaj me emrin e vet.
“Së shpejti do ta hapim fondacionin me kërkesë të të gjithë juve që keni pasur dëshirë dhe keni envojë që ta keni një fondacion të sigurt, dhe ai fondacion do t’i takoj shtetit, ai fondacion do t’i takojë të gjithë popullit shqiptar, pa dallime”, ka thënë Labi në komunikimin e tij.
Në fund ai ka kumtuar edhe një thënie: “Duhet të bëjmë vepra shumë për t’i përmirësuar veprat e këqija. Veprat e këqija janë ato nëse s’marrim asnjë hap për kombin tonë shqiptar”.
von Zemraadmin | Sep. 27, 2016 | Kosova
Kërkohet ndihmë për Edona Dermakun
Edona Dermaku 23 vjeçare nga Gjilani, në muajin korrik të këtij viti është diagnostifikuar me sëmundjen Leukemi Akute.
Pas diagnostifikimit të sëmundjes në QKUK dhe mungesës së mjekimit për këtë sëmundje në Kosovë, ajo u transferua në nje klinike Kiel ne Gjermani, per trajtim të mëtutjeshëm. Edona tani është nën përkujdesjen e mjekëve gjermanë. Për 3 javë ajo ka qëndruar në gjendje kome, por ka filluar të tregojë shenja përmirësimi. Parashikimet e mjekëve të kësaj klinike të specializuar janë shumë pozitive për shërimin e Edones, pasi sëmundja eshte diagnostiifikuar në fazën fillestare, por kostoja e madhe e trajtimit është e papërballueshme për familjen. Babai i saj deri tani ka paguar rreth 200 mije euro, mirëpo kostoja që duhet për vazhdimin e trajtimit të Edonës është e papërballueshme për të. Klinika Universitare në Kiel ka caktuar shumën shtesë prej 317 mijë euro për trajtimin e mëtutjeshëm, prej të cilave 30 mijë sipas ligjit mbulohen nga ministria e shëndetësisë e Kosovës. Familjarët e Edonës u bëjnë thirrje njërzve të vullnetit të mirë që t’u ndihmojnë për ta përballuar këtë situatë të vështirë. Të gjithë personat vullnet-mirë për t’i ndihmuar Edonës, këtë mund ta bëjnë në xhirollogarinë e drejtëpërdrejt të klinikës univeristare në Gjermani në këtë numër të xhirollogarisë: Recipient: UKSH WSG e.V. IBAN: DE75 2105 0170 1400 1352 22 BIC: NOLADE21KI Përshkrimi: FW21010, Behandlung fur Edona Dermaku Apo personat që jetojnë në Kosovë me qëllim që të mos shpenzojnë shtesë për koston e transferit mund ta bëjnë ne xhirollogarine e babait të saj në Kosovë, me përshkrimin: për shërimin e Edona Dermakut: Banka: NLB Prishtina Emri i Llogarisë: Ragip Dermaku Numri i Llogarisë: 1702003023774665.
/ RTKLive.com
von Zemraadmin | Sep. 23, 2016 | Kosova
Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se përpjekjet për ta zhvlerësuat Luftën Çlirimtare të popullit të Kosovës janë të kahershme, si dhe përpjekja për t`i dënuar pjesëtarët e UÇK-së është shfaqur dy herë në Tribunalin e Hagës.
Por, thotë Krasniqi, këto përpjekje që shfaqen edhe sot, janë të këqija kundër të sotshmes e të ardhmes së Kosovës.
Krasniqi ka sjellë para lexuesve përgjigjen që i ka dhënë prokurorit gjatë kohës kur ka dëshmuar në Hagë.
Lexoni shkrimin e plotë të Krasniqit:
UÇK ËSHTË ORGANIZUAR DHE KA LUFTUAR VETËM FPRCAT E PUSHTUESIT
Përpjekjet për të minimizuar, mohuar dhe zhvlerësuar Luftën Çlirimtare të popullit të Kosovës kanë qenë të kahershme, mbase ato kanë filluar menjëherë pas luftës në qershorin 1999. Edhe përpjekja, fatbardhësisht e dështuar, për t’i dënuar pjesëtarët e UÇK-së për krime lufte, bile edhe për të cilësuar UÇK-në si “ndërmarrje kriminale” kanë qenë të shfaqura në dy raste edhe në Tribunalin e Hagës. Përpjekje këto që nuk kanë pushuar as sot e kësaj dite, brenda e jashtë atdheut. Për të argumentuar një pjesë të kësaj që e thash, para lexuesit të rrjeteve sociale po e sjelli një pyetje të Prokurorit dhe përgjigjen time, si dëshmitar në Gjykatën e Hagës. Nuk kam asnjë dyshim që këto përpjekje gjithsesi qëllim këqija tanimë nuk drejtohen vetëm kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, por kundër të sotshmes e të ardhmes sonë e të vendit tonë.
Prokurori:
A mund të shikoni në këtë artikull ka disa deklarata që janë bërë për z. Rugova. Kemi dëgjuar edhe në dokumente tjera për deklarata të tilla. “Një gjë duhet të bëhet e qartë po i themi president edhe pse nuk e meriton ta këtë këtë emër në shumë drejtime…”, besoj se e keni fjalën këtu për presidentin Rugova?Pastaj, në kolonën tjetër, në fund përsëri, është përgjigja juaj e fundit, thoni që “ne konsiderojmë se Ibrahim Rugova ka bërë një sërë gabimesh politike në dëm të çështjes kombëtare, duke filluar nga marrëveshja e arsimit nga e cila nuk ka dalë asgjë”. Mbas kësaj thuhet: “ai është faktori kryesor ndarës”, pastaj vazhdojmë në faqen tjetër në shqip, në fund të kolonës së parë, “Rugova është pacifist”, dhe “thuhet se ai beson në Gandizëm. Ai nuk është pacifist, por ai pranon të shkelet. Ai ka humbur identitetin e vet si individ. Ai është një person që nuk ja kthen këtij populli dinjitetin njerëzor, nuk ja kthen individëve, familjeve dhe kombit tonë. Kjo është e vërtetë për gjysmën e kombit tonë. Filozofia e UÇK-së është që të ja kthej njerëzve dinjitetin e tyre njerëzor, familjar dhe kombëtar.” Së fundi, pjesa tjetër është në kolonën e katërt ku thuhet: “UÇK-ja e respektonte atë idenë që politika paqësore e Rugovës, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, do të sillte rezultatet e veta. Ne kemi pritur për këtë 17 vjet. Gjatë kësaj kohe populli shqiptar ka kryer një rezistencë pasive, por asgjë nuk ndodhi. Njerëzit tani kanë marrë në dorë armët për të luftuar.” Ne kemi dëgjuar mjaft dëshmi që i keni dhënë ju për zotin Rugova. Pyetja ime e vetme është kjo: Këto deklarata, këto fjali që sapo i lexova, a e pasqyrojnë saktë pikëpamjen tuaj për politikat e zotit Rugova në atë kohë?
Krasniqi:
Të nderuar gjyqtarë, i nderuari kryetar,
Të gjitha këto që u lexuan (u than) këtu po përpiqet t’iu jepet një pasqyrë joreale e gjendjes që ka ekzistuar aso kohe në Kosovë. Është një e vërtetë e madhe se Ibrahim Rugova edhe atëherë edhe sot ka qenë kundërshtar politik i yni. Që atëherë edhe sot unë nuk jam pajtuar e as nuk pajtohem kurrë më atë politikë të nënshtrimit ndaj Beogradit që e ka pasur aso kohë ai, por dua ta sqaroj këtë gjykatë se UÇK-ja nuk është formuar për ta luftuar politikën e Rugovës. Ne edhe tani jemi kundërshtarë politikë, jemi në një kuvend që përbëhet nga pozita dhe opozita dhe nuk e kemi ndërmend që më armë ta largojmë Rugovën nga politika. UÇK-ja e ka bërë luftën kundër politikës tradicionale të pushtuesit të Beogradit në Kosovë. Ne, as serbët e Kosovës nuk i kemi parë si pengesë, por pengesë për Kosovën, pengesë për UÇK-në dhe gjithë qytetarët e saj ka qenë ushtria, policia dhe i gjithë aparati i dhunshëm i Beogradit i vendosur në Kosovë. Me këtë dua të them se, UÇK-ja në asnjë kohë nuk është armatosur për t’ia marrë pushtetin fiktiv Ibrahim Rugovës, se pushtet tjetër në Kosovë nuk ka pasur. Prandaj, tendenca për ta zbritur karakterin e luftës çlirimtare në luftë mes shqiptarëve në Kosovë, është e padrejtë, dhe kësaj tendence unë, dhe mendoj çdo qytetarë i Kosovës, nuk ka si ta pranoj dhe nuk ka si të mos protestoj ndaj kësaj tendence. E them më bindje se prokurori edhe në seancën e kaluar e ka ngritur shumë çështjen e bashkëpunëtorëve të armikut. Ne nuk kemi luftuar as kundër asaj kategorie, ani pse në Kosovë, për rrethanat që dihen, shumë njerëz kanë punuar në gjyqet serbe, kanë punuar në prokurorinë serbe, kanë punuar në administratën serbe. Kanë punuar edhe deri në qershorin e vitit ’99. Ne nuk jemi marrë me ata qytetarë. Se ata qytetarë, shumica prej tyre, ka shumë prokurorë e gjykatës që dy herë me kanë dënuar mua dhe kanë ngritur aktakuzë edhe kundër meje, që edhe sot janë në prokurorinë dhe gjyqësinë e Kosovës. Por, ata janë qytetarë të Kosovës që punojnë edhe në rrethana të reja për Kosovën Ne, me këtë kategori njerëzish që kanë qenë në shërbim të asaj politike, nuk merremi se ata janë shumë. Ne nuk jemi marrë as gjatë luftës me atë kategori. Ne në Kosovë, gjatë gjithë luftës çlirimtare, kemi luftuar aparatin e dhunshëm të regjimit të Millosheviqit dhe të gjithë ata që kanë qenë në shërbim të atij regjimi, do te thotë në shërbimin e dhunshëm të tij, policinë sekrete serbe, që ju kanë bërë dëm qytetarëve. Çdo qytetarë i Kosovës e di dëmin që ata i kanë bërë Kosovës e qytetarëve të saj. /RTKLive.com
von Zemraadmin | Sep. 23, 2016 | Kosova
Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri thotë se BE-ja ka vendosur që javën e ardhshme të mbahen bisedime tre ditore mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo thotë se BE-ja i ka vënë kusht Serbisë që kjo e fundit të dërgojë letër te ITU ku pajtohet për të mos penguar Kosovën në marrjen e kodit telefonik +383.
Në një intervistë për RTK, Tahiri tha se Kosova nuk do të lëshoj pe, dhe se kanë mbetur edhe dy çështje ku nuk janë pajtuar sa i përket marrëveshjes për telekomunikacionit.
“BE-ja ka një porosi të qartë- rezultate pas tre ditë bisedime. Dhe patjetër Serbia do i drejtohet me një letër ITU-së që nuk e pengon kodin telefonik të Kosovës. Frekuencat dhe disa licenca janë disa pjesë që nuk jemi marr vesh ende, këto tre ditë bisedime do të nxjerrim marrëveshjen finale”, tha Tahiri. /RTKLive.com