Sms për Bajram

Prej mbi shtatin qiell na dergoj musafir
Ishaallah kemi dit qysh me e prit
Le ta percjellim me shume perfitime
Me zemer te paster Bajramin urime!

6 muaj te prita sa shume u pergadita
Sa shume u gezova kur te takova
30 dite jetova e sa shume mesova
Dinin forcova, Zemren pastrova, Familjen gezova!

Per Bajram do te festoj
Me familje e shoqeri e nga te shkoj
Ty All-llah nga Zemra s’te largoj
As ne feste nuk te harroj!

Do te vazhdoj te punoj por sa te zbardh dita
Do te percjell ashtu si te prita
Do ti lutem Zotit me plot dashuri
Inshaallah te takoj perseri!

All-llahu agjerimin ta pranofte
Mundi posht mos te shkofte
Puna jote drite u bofte
Ne Xhenet te ndriqofte!

Me mallengjim pe percjell Ramazanin
Me shume dashuri ta uroj Bajramin!

30 dite Kur’an lexove
30 nete vetem All-llahun adhurove
Kush s’te pa sa shume dhurove
Ishaallah xhenetin fitove!

Mire se shkon o Ramazan
Mire se erdhe o Bajram
Shume urime per Muslimane
Inshaallah ne xhenet gjithe sa jane!

30 dite te privova e disa ti ndalova
Por, me te mirat ti lejova
Edhe Bajramin ta dergova
A thu pak te gezova?

Mirese vjen o Bajram
Ti gezon cdo Musliman
Te mirat tua s’kan kufi
Paq begati per cdo shtepi!

A te pastroj Ramazani?
A tu forcu Imani?
A u dogj shejtani?
A te gezoj Bajrami?

O vella ti qe agjerove
Per Bajram sa shume na gezove
Oj motra ime po te shkelqen mbulesa
Urime te qofte edhe ty festa!

Urime Bajrami te qofte oj moter
Ti na je shembull ne kete voter
All-llahu te shpetoi me agjerim
Urime Bajramin me shume gezim!

Erdha te t’gezoj ty o femij
Erdha te t’uroj ty o i ri
Erdha edhe per pleqeri!

Per 10 net nje qast kerkova
Ishaallah shperblimin e fitova
All-llahu xhenetin na i mundesofte
Cdo Musliman aty e tubofte, pergjithmone e gezofte!

Jeta pa besim nuk ka kuptim,
Fjala e bukur dhe vepra e mire jane i vetmi shpetim,
Kjo dite Bajrami qoft per ju perplot gezim!

Drita e kesaj dite te madhe
le tua ngroh shpirtin tuaj.
Zoti ua dhasht o zemer
ate qe se keni
dhe ua shtoft at qe e keni
urime nga zemra ime
FITER BAJRAMIN!

Gjithcka qe ju lendon le te zhduket,
per ju cdo lutje e derguar le pranohet.

Nuk ju harova, gjithmone ju kujtova,
festen e Fiter Bajramit me shpirt ua urova!

Meleket therasin, secilin qe hasin,
sot eshte dita qe nuk humb merita,
sot Zoti do tju paguaj,
i lutem qe shum sevape te vu shkruaj.
Urime festa e Fiter Bajramit.

Ne kete dite te shejnte cdo musliman feston,
nje melek Kur’anin shfleton,
nje dhurate e Zotit ne cdo dere troket,
Gezuar Fiter Bajramin dhe cdo te mire ne jete.

Gezimi dhe lumturia le tju shoqeroje juve dhe te afermit e juaj ne keto caste festive.

Fati le te jete hija e jetes suaj. Gezuar festa e Bajramit.

Le te jete kjo dita e paqes ,
dashurise dhe miresise per ju,
familjen tuaj dhe te gjithe besimtareve islam.
Urime Bajramin juve dhe familjes tuaj.

Cdo dite e kaluar sot te kujtohet,
cdo familje sot te bashkohet,
cdo miqesi e humbur sot te ringjallet,
cdo gabim i bere sot le te falet.
Urime festa e Fiter Bajramit.

Ne ditet e vecanta kujtohen njerezit e vecante.
Urimet me te mira u dergohen njerezve te mire,
gjithcka le te jete sic deshironi ju.
Urime dhe gezuar Fiter Bajramin.

Islami eshte feja jone,
agjerimi pjese e fese tone,
lutjet dhe faljet jane shpetim
dhe festa e Fiter Bajramit eshte shperblim.

Drita e keti mengjesi zemren ua ndricofte,
meshira e Zotit imanin ua zbukurofte.
Me fat Fiter Bajrami.

Mengjesi i kesaj dite zemrat na gezoj shirtat na pastroj,
te kqiat ti harojm dhe veç te mira te bojm, per ahirat te mendojm
dhe shenetin ta fitojm.
Njeri tjetrit doren tja zgatim dhe bajramin tja urojm.
Me fat Bajramin.

Zoti leshon besimin mbi ata qe besojn,
u dhuron dite kur mund ta festojn.
Ruaj keto festa si ata dy sy dhe dije se
Bajrami eshte dhurat per ty.
Me fat Bajrami.

Sot Bajramin me zemer ta Uroj…
Shendet, lumturi dhe Gezim te deshiroj..
drita e Allahut te ndriqoft…
Xheneti, stacion i fundit per ju qoft!!!

Urime festën e Kurban Bajramit,
Allahu ju bekoftë, ju udhëheqtë dhe ju shëndritë rrugën e suksesit dhe ju sjelltë lumturi në zemrat dhe shtëpitë e juaja.

Urime Kurban Bajrami, Allahu ju shpërbleft

Shpresoj të ju ken pëlqyer…
Edhe poezitë e juaja janë të mirëpritura këtu…

{uniform form=3/}

URIME ME POEZI PËR BAJRAM

URIME ME POEZI PËR BAJRAM

Urimi gjithmonë është i bukur, mirëpo kur është i shënuar në poezi- i thurur mirë, atëher është edhe më i bukur.
Po ju postojmë këto poezi me qëllim që të ju ndihmojmë që Urimin e Bajramit ta bëni në menyrë sa më të mirë…

 Ne kete dite te shenjte
qdo musliman feston
Nje engjull parajse
Kuranin shfleton
Nje urate e Zotit ne qdo
Porte troket
Me fat Bajramin e qdo te mire ne jete !

Aroma e Bajramit,tingeillma e ezanit,
deperton thelle dhe shpon zemren e muslimanit,
mbreteron gezimi.mbreteron hareja
se neve te gjitheve na bashkon feja.

Festen e Bajramit te gjitheve ua uroj
vellezerve e motrave,selam ju dergoj,
ne rruge te delire Allahu na udhezofte,
xheneti stacioni i fundit per ne qofte.

Drita e kesaj dite le ta ngroh shpirtin tuaj
Gezimi le ta munde hidherimin,
Zoti ua dhashte ate qe nuk e keni
dhe ua shtofte ate qe e keni,
me fat dhe shum te mira ne familjen tende
URIME FESTA E BAJRAMIT

Faqebardhe Na Qoft Bajrami
E Na Percjellt Hallalli E Jo Harami
Si cdo Vjet, Edhe Kete Dite
Me Bakllava Me E Prit

Mos Me I Harru Nevojetaret
Si Na Kane Mesuar te paret
Me Qene Ne Shpirt Te Paster Si Loti
Mllef Dhe Zili Nuk Duron Zoti

Me Zemer Te Mire E Per Shume Mot
Mos Ju Shkoft Mundimi Kot
Kete Urim Me Zemer Te Mire
E Dergon Zemra me shum Deshire

Nje pellumb i shkuar
ne dritare troket
mos nguro, hap dritaren
dicka e mir po te pret,
ne krahet e tij ka nje porosi
URIME BAJRAMI ZOTI QOFT ME TY…

Nje yll ne qiell shume bukur shendrit,
Kjo Hena e zbehte po na fal pak drit,
Ky qyelli blu dicka po tregon,
Dikush qe te don Bajramin ta uron.

 Sot eshte dita ku pikon loti,
sot eshte dita ku permendet zoti,
sot eshte dita e muslimanit,
dhe te them nga zemra,
Urime festa e Bajramit.

 Qdo veper vlersohet,
Jeta duhet te jetohet,
Gjeja e shenjt duhet te qmohet
Dhe kjo dit e bekuar duhet te festohet …
ME FAT FESTEN E BAJRAMIT

 Urime kjo fest oj moter muslimane
pasuro zemren mbushe me iman
kjo dit per ju qoft shendet
kurse ne ate bot te urroj
Xhenet

 

E mbushur dita plot me gezim,
nuk ka njeri me hidherim,
shtrihet dora e muslimanit
Urime festa e Bajramit

 

Te gith sot kemi gezim
dhe eshte koha per urim
me fat Bajramin per shume vjet
te uroj te mira dhe shume shendet

 

Gjith te mirat kane shperblim,
gjithe te keqijat kane shpetim,
Zoti na udhezoft ne rruge te drejte,
qofshi te bekuar per jete
Urime kjo dite te shenjte,
URIME FITER BAJRAMIN!

 

Shtat kat qiej-lart nje Zot, mbizotrus i ksaj gjithsije,
Erdhi dita qe shum e pritëm,dita me erë dashurie,
Ti harojmë sot problemet, se gëzimi këtu mbizotron,
Ti qe ALLAHUN e adhuron,një motër e jotja BAJRAMIN ta uron.

 

Shpresoj të ju ken pëlqyer…
Edhe poezitë e juaja janë të mirëpritura këtu…

 {uniform form=3/}

Nuha Zolufi: Vendimi i BIK-ut i ndikuar nga politika!?

Që Bajrami mos të falet në Sheshin e Prishtinës është një vendim i papranueshëm dhe politik ,apo i njëanshëm me parimet kombëtare dhe ato fetare. E them këtë se pse në shtetin ëmë Bajrami falet në Sheshin e Tiranës që ne shqiptarët e të gjitha komuniteteve fetare dhe kombëtare këtë e presim me pa durim. Festa Kombëtare festohet një soj si në Sheshin e Tiranës, ashtu edhe në Sheshin e Prishtinës, bile edhe protestat bëhen në të njëjtat sheshe, vetem faja e Bajramit ndryshon , në Shqipëri falet Bajrami në Sheshin e Tiranës a në Prishtinë në xhamia dhe ato sakaqe të ngushta kur në kohën e kumunizmit shitej duani koqak tinëz nga policia. Po a e dini sa bukur do  dukeshin dy sheshet kur në ditët e bukura të verës me diell  nën erën e lehtë që levizë gjethet e gjebërta të drunjëve në të dyja anët e shesheve të falet edhe Bajrami.Si duket edhe sot e kësaj dite  njerëzit e politikës dhe të fesë ende e kanë të veshur petkun e paganizmit dhe të kumunizmit apo të filozofisë markësiste- leniniste.Këto gjëra ma kujtojnë kohën ,kur ne predikuesit e fesë ruheshim nga kumunistët sikur prej gjarpërit , por atëherë ishte kumunizmi që na kishte ndarë nga nënë Shqipëra e tash kush në demokraci ata që ende e kanë në zemër dhe shpirt, kumunizmin dhe markësizëm -leninizmin?! /Botapress.info

Kombëtarja kthehet në atdhe, pritje nga Rama, Veliaj e Bushati

Kombëtarja shqiptare do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit sot në orën 15:30 ku do të pritet me ceremoni zyrtare.

Më pas, autobusi i kuqezinjve do të niset drejt Tiranës. Ndalesa e parë e tyre do të jetë Bashkia e Tiranës, ku ekipit kombëtar do t’i jepet çelësi i Bashkisë.

Në agjendë është parashikuar pritje edhe në ministrinë e Jashtme, ku i gjithë stafi do të pajiset me pasaporta diplomatike, një premtim ky i kryeministrit Edi Rama pas fitores me Rumaninë.

Edhe kreu i Qeverisë ka parashikuar pritje për futbollistët në Kryeministri dhe ndalesa e fundit do të jetë tek ‘Fan Zone’ në sheshin Nënë Tereza, ku do të takohen me tifozët.

Ja agjenda qe do te ndjeke ekipi kombëtar:

1-Në 15:30 ekipi kombëtar mbërrin në aeroportin e Rinasit

2- Nisja nga aeroporti drejt Tiranës

3- Ceremonia e dhënies së çelësit në Bashkinë e Tiranës

4- Ministria e Jashtme, procedurat për pasaporta diplomatike

5- Kryeministri, pritja në COD me kreun e Qeverisë

6- ‘Fan Zone’, stacioni i fundit i ceremonialit për kombëtaren.

/RTKLive.com

VIDEO – Shqipëria mund Rumaninë, fitore historike

Kombëtarja shqiptare ka shkëlqyer në përballje me Rumaninë, duke fituar me rezultat 1-0, në ndeshjen e tretë të Grupit A të Kampionatit Evropian “Francë 2016”.

Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Standard. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf den Button unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Weitere Informationen

Kuqezinjtë të përkrahur fuqishëm nga rreth 30 mijë tifozë shqiptarë, kanë bërë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë, duke arkëtuar tre pikëshin e parë në Evropianin “Francë 2016”.

Futbollistët e Kombëtares sonë gjatë terë ndeshjes, dhanë terë potencialin e tyre gjatë terë kësaj super sfidë, duke fituar ndeshjen dhe duke gëzuar gjithë shqiptarët kudo që janë, e duke shpresuar së do të kualifikohen në rundin tjetër të garave të këtij evenimenti të madh sportiv.

Golin e fitores për Shqipërinë e realizoi Armando Sadiku në minutën e 43-të, rezultat më të cilën u mbyll pjesa e parë, edhe pse skuadra jonë kishte edhe raste tjera në pjesën e parë, sidomos Lenjani, i cili dështoi nga pozita ideale.

Edhe në pjesën e dytë, Shqipëria bëri lojë të mirë, edhe pse rumunët u munduan më të gjitha forcat që të gjejnë golin e barazimit, por tentimet e tyre ishin të kota, sepse mbrojtja shqiptare ishte në nivel të detyrës.

Përfundimisht Shqipëria arrin fitoren e parë në pjesëmarrjen e parë në një Evropian, ndërkaq, Sadiku është shqiptari i parë që shënon gol për Shqipërinë në një eveniment të tillë.

Pas kësaj fitore, Shqipëria ngjitët në pozitën e tretë më tri pikë, kurse, tabelën e kryeson Franca më shtatë pikë, dy më shumë së Zvicra. /RTKlive.com

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE