Mustafa: Kemi përmbushur kriteret, presim vendimin e BE-së

Mustafa: Kemi përmbushur kriteret, presim vendimin e BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, kërkoi përkrahjen e Gjermanisë dhe të Francës për liberalizimin e vizave.

Kryeministri Mustafa, priti në takim ministrin gjerman të Shtetit për Evropë, Michael Roth dhe sekretarin francez të Shtetit për Çështje të Evropës, Harlem Desir.

Në takim, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin konkret në zhvillimin ekonomik, për proceset integruese evropiane dhe reformat tjera në fuqizimin e shtetit, njofton Zyra për informim e Kryeministrisë.

Kryeministri Mustafa theksoi punën e madhe që po bëhet në implementimin e MSA-së, me përkrahje të gjerë, si dhe për rëndësinë që ka për Kosovën liberalizimi i vizave.

“Ne i kemi përmbushur kriteret dhe tani presim vendimin politik të BE-së. Kosovarët kanë mbetur qytetarët e vetëm të rajonit që nuk mund të lëvizin të lirë, që është e padrejtë. Andaj, ne besojmë që BE-ja së shpejti do të marr vendim pozitiv për liberalizimin e vizave, duke qenë se lëvizja e lirë është e rëndësishme edhe për MSA-në, pasi që do t’ia lehtësonte bizneseve kosovare të marrin pjesë në panaire, të gjejnë tregje adekuate dhe t’i shfrytëzojnë pa vështirësi mundësitë ekonomike e tregtare që iu krijon MSA-ja”, tha kryeministri.

Duke falënderuar për kontributin e madh të Gjermanisë dhe të Francës për Kosovën në të gjitha fazat e deritashme, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahje të mëtejshme të tyre në rrugën integruese evropiane, zhvillimin ekonomik dhe proceset e tjera.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim të gjithanshëm me Gjermaninë dhe me Francën.

Ministri gjerman i Shtetit për Evropë, Michael Roth, vlerësoi progresin në Kosovë duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Gjermanisë.

Ministri Roth tha se kjo vizitë është dëshmi e përkushtimit të Gjermanisë dhe të Francës për Kosovën dhe për tërë rajonin.

Sekretari francez i Shtetit për Çështje Evropiane, Harlem Desir, po ashtu, çmoi të arriturat e Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të adresuar një varg çështjesh të rëndësishme.

Sekretari Desir foli edhe për përgatitjet e Samitit të Parisit, i cili do të mbahet në vazhdën e Procesit të Berlinit, si proces tejet i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe zhvillimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për proceset tjera që lidhen me Kosovën, për zhvillimet politike, dialogun me shtetet fqinje, etj. / RTKLive.com

Digjet një fabrikë në Ferizaj (Foto/Video)

Një zjarr ka shpërthyer sot në orët e mëngjesit në qytetin e Ferizajt. Banorët kanë treguar se zjarri është afër fabrikës së këpucëve në këtë qytet derisa po rrëzohet edhe mobilieritë që janë afër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve dhe po mundohen të fikin zjarrin.

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka thënë për portalin Koha.net se nuk ka të lënduar, por dëmet janë të konsiderueshme.

“Njoftimin e kemi marrë në orën 09:00 të mëngjesit. Persona të lënduar nuk ka, por dëmet janë të konsiderueshme”, ka thënë Basri Shabani nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt.

 

{media id=2889,layout=blog}

 

Mustafa: Momenti i duhur për zhvillim të hovshëm ekonomik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë për marrëdhëniet me shtetet e Evropës Juglindore në Bundestagun Gjerman.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa i njoftoi parlamentarët gjermanë për progresin e Kosovës në shumë fusha, për prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, hapje të vende të punës dhe fuqizim të shtetit ligjor.

“Tani është momenti i duhur për zhvillim të hovshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik. Andaj, Qeveria e Kosovës është e fokusuar tërësisht në reformimin e mëtejshëm të ambientit ekonomik si dhe ofrimin e përkrahjes së plotë për bizneset që të shfrytëzojnë MSA-në për shtrirjen e veprimtarisë dhe depërtimin e prodhimeve të tyre në tregun evropian”, tha kryeministri.

Kryeministri Isa Mustafa ka veçuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën nga BE-ja, duke kërkuar përkrahjen e Bundestagut dhe të Gjermanisë në këtë çështje shumë të rëndësishme për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Liberalizimi i vizave do të mundësojë efekte dhe rezultate më të mëdha nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, pasi që do lehtësojë qarkullimin e ndërmarrësve kosovarë në vendet e BE-së”, tha kryeministri Mustafa.

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa i ka njoftuar parlamentarët gjermanë edhe për proceset dhe zhvillimet tjera politike në Kosovë dhe më gjerë.

Anëtarët e delegacionit të Bundestagut Gjerman, Peter Weiss (CDU/CSU), Andreas G. Lammel (CDU/CSU) si dhe Josip Juratovic (SPD), vlerësuan progresin që po arrihet në Kosovë në shumë fusha, duke theksuar përkrahjen e tyre për Kosovën në proceset eurointegruese dhe liberalizimin e vizave.

Ata u interesuan për zhvillimet në Kosovë, për prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, për situatën politike, për çështjet që lidhen me marrëdhëniet me shtetet në rajon e më gjerë.

Edhe parlamentarët gjermanë vlerësuan se tani është koha e duhur për fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe social në Kosovë.

Në Kosovë pati rast të ngjashëm si ‘Panama Papers’

Rasti i hulumtimit të gazetarëve të “Panama Papers” ka qenë lajmi më i madh që mund të jetë hulumtuar nga ta në botë, ku njerëz të pasur përfshirë politikanë, biznesmen e edhe sportist të cilën i shmangen tatimit duke  i fshehur paratë e tyre në offshore.
Këto janë kompani të cilat nuk paguhen taksat. E një rast i ngjashëm si ky kishte ndodhur edhe në Kosovë, në vitin 2002, kur një përfaqësuesi i UNMIK – mision i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë kishte dërguar në Gjibraltar një shumë prej 4.3 milionë euro.

Jo Hans Dieter Trutschler është ky person që kishte bartur këtë shumë në një offshore.
Më pas është vërtetuar se ai kishte keqpërdor 220 mijë euro në emër të faturave të rreme të UNMIK.

Skandali milionësh i Truschler ishte i lidhur me Kompaninë Energjetike të Kosovës.
Në korrik të vitit 2002 rasti i tij kishte rënë në duart e autoriteteve gjermane, shtetas i vendit nga i cili vinte Truschler. Ai ishte akuzuar për veprat, shkelje besimi, falsifikim dhe keqpërdorim i një titulli akademik. Për këtë ai ishte dënuar me tre vjet e gjatë muaj burgim, njofton Klan Kosova.

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE