Çollaku: Lajmi pozitiv për vizat do të vij së shpejti

Çollaku: Lajmi pozitiv për vizat do të vij së shpejti

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane se ka qenë i kënaqur me raportin e KE-së për liberalizimin e vizave.

Ai tha se imputin që e kanë dërguar javën e kaluar për plotësimin e tetë kritereve për liberalizim tashmë është në vlerësim në Komisionin Evropian.

Çollaku shtoi se kanë përpara disa javë vendimtar për liberalizimin dhe beson se vendimi do të jetë pozitiv në fund.  

Ai tha së në pjesën e parë të muajit shkurt presin vizitën e Avramupolus ku edhe pritet të konfirmohet përmbushja e kritereve të mbetura.  

Çollaku tha se rekomandimi nuk do të bëhet para vizitës së komisionarit Avramoupolus i cili do të vjen në Kosovë gjatë muajit shkurt. Çollaku tha se do të ishte ideale nëse rekomandimi për vizat në mars./Zeri/

Mbremje Familjare/Rinore në Gelsenkirchen për 8-Vjetorin e Pavarësisë

Mbremje Familjare/Rinore në Gelsenkirchen për 8-Vjetorin e Pavarësisë

 

 

{mp4remote}http://zemra.de/reklama/gelsenkirchen-pavaresi.mp4{/mp4remote}

Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Standard. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf den Button unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Weitere Informationen

Opozita jep detaje për protestë (Foto)

Opozita jep detaje për protestë (Foto)

Tre liderët opozitarë, bashkë me deputet dhe aktivistë janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të paralajmëruar protestën e nesërme, që thanë se do të mbahet në të njëjtin vend.

Sipas tyre, protesta fillon në ora 14:00, te Biblioteka Kombëtare për të vazhduar nëpër sheshet deri te Qeveria.

Ata thanë se do të jetë një protestë paqësore, përmes së cilës do të kërkohet anulimi i dy marrëveshjeve dhe llogaridhënie nga Qeveria për marrëveshjet.

Ata thanë se kjo qeveri duhet të dorëhiqet sepse vendin nuk mund ta drejtojë dikush që shkel Kushtetutën.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të bashkohen në protestën e nesërme. “I ftoj të gjithë qytetarët që në ora 14:00 të vijnë tek Biblioteka Kombëtare, e të marshojmë bashkë deri në sheshin Skenderbeu. Të protestojmë për anulimin e marrëveshjeve të dëmshme dhe të kërkojmë llogaridhënie nga ata që e shkelën Kushtetutën”, tha Haradinaj.

Visar Ymeri, Kryetar i VETËVENDOSJE!-s, tha se nesër është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Republikën e Kosovës. “9 janari është dita e protestës gjithëpopullore, dita e protestës së qytetarëve kundër marrëveshjeve të dëmshme dhe të rrezikshme që i ka nënshkruar Qeveria e Kosovës, dhe kundër këtyre shkelësve të Kushtetutës. Nesër, qytetarët do të bëhen bashkë për ta kërkuar sovranitetin e vendit. Republika e Kosovës nuk mund të udhëhiqet nga njerëz që me vendimet e veta tentuan ta përmbysin rendin kushtetues të vendit”, theksoi Ymeri.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se nesër në shesh do të protestojmë masivisht, për të mos lejuar që shkelësit e Kushtetutës të vazhdojnë të qeverisin me vendin. “Është momenti kur zëri qytetar duhet të jetë i bashkuar dhe i fuqishëm, ashtu që të mos lejojë një precedent të keq në Kosovë që shkelësit e Kushtetutës të vazhdojnë të qeverisin. Nëse ata refuzojnë të japin llogari, atëherë edhe ne si qytetarë duhet të refuzojmë të na qeverisin shkelësit e Kushtetutës”, u shpreh Limaj.

Nesër në ora 14:00, do të mblidhemi tek Biblioteka Kombëtare, për të nisur kështu protestën për shtet me sovranitet dhe kundër Qeverisë antikushtetuese. /RTKLive

Ujë me limon dhe mjaltë, ja pija që bën mrekulli! (Video)

Në këtë artikull do të mund të lexoni për eksperiencën e Crystal Davis me një eksperiment të cilin ajo e bëri duke pirë ujë të ngrohtë me limon dhe mjaltë, çdo mëngjes për një vit të tërë.

Para disa viteve, ajo filloi të blejë dhe konsumojë mjaltë dhe pije me limon. Në fillim, asaj nuk i ndihmoi aq shumë, por gjërat ndryshuan më vonë. Konsumimi i limonit të freskët të shtrydhur dhe mjaltës organike – ujë të ngrohtë me limon dhe mjaltë –ishte një gjë krejtësisht ndryshe. Ajo e filloi këtë përvojë të re 12 muaj

më parë, për shkak se dëshironte të dinte nëse me të vërtetë ky kombinim është mahnitës siç thonin të tjerët.

Ajo tani është plotësisht e kënaqur nga rezultatet e kësaj aventure, dhe më poshtë mund t’i lexoni arsyet:

Nuk kishte më sëmundje gastro, grip apo ftohje përgjatë tërë vitit Për të qenë e sinqertë, thotë ajo, kjo përvojë ndryshoi mendjen time. Në të kaluarën ajo gjithmonë merrte viruse dhe ftohej gjatë sezoneve të ftohta. Shumica e njerëzve e kanë këtë problem, gjithashtu, transmeton Lajmi.net.

Ajo thotë se sapo filloi këtë regjim, këto ndjenja të pakëndshme dhe situata ndaluan së ndodhuri.

“Betohem se mjalti dhe pija me limon ka bërë rilindje në jetën time,” thotë ajo.
Ajo u bë një person i hershëm dhe nuk kishte nevojë më për kafe Kjo pije e pabesueshme i jep energji trupit si kurrë më parë. Do të ju zgjojë më mirë se një kafe. Ju do të ndjeni freski në jetën tuaj. Dhimbjet e kokës largohen që në javët e para. Nëse e përdorni këtë recetë nuk do të keni nevojë më për aspirina dhe medikamente të tjera që i keni përdorur më parë Të themi thjeshtë, kjo pije është e mrekullueshme.

Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Standard. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf den Button unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Weitere Informationen

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE