Në mëngjes apo në mbrëmje, ja kur është koha e duhur për dush

Disa njerëz preferojnë të fillojë ditën e tyre duke bërë dush, ndërsa të tjerët e kanë zakon për të bërë dush në mbrëmje vetëm para gjumit dhe është e paimagjinueshme për ta që të shkojnë në shtrat të papastër.

Por shpesh shtrohet pyetja se kur është më mirë që të bëhet dushi, në mëngjes apo në mbrëmje. Dhe ju përmes këtij shkrimi mund ta kuptoni se çfarë dobish sjell dushi në mëngjes dhe çfarë ai në mbrëmje dhe më pas mund të zgjidhni vetë orarin tuaj se kur do të bëni dush.

Dushi i mëngjesit

Lëkura e yndyrshme: Nëse keni lëkurë të yndyrshme të prirë për puçrra, poret e zmadhuara dhe probleme të tjera të lëkurës, shkencëtarët këshillojnë se është më mirë për të përfshirë në rutinën e përditshme dushin e mëngjesit.

Ide më të mira: Nëse merreni me ndonjë punë krijuese dhe keni nevojë për një frymëzim në mëngjes që do të ju mbajë gjatë gjithë ditës dhe për të qenë produktiv, më mirë do të jetë të bëni dush në mëngjes. Uji ka një efekt të fortë meditimi dhe disa rezultate treguan se dushi në mëngjes çon në aktivizimin e valëve të trurit dhe pastaj lindin një shumëllojshmëri e ideve kreative që do t’ju ndihmojnë të ofroni rezultate më të mira në punë.

Përmirëson qarkullimin

Nëse nuk jeni person që zgjohet herët dhe keni probleme me zgjimin herët në mëngjes, ju këshillojmë që aktiviteti i parë i juaji në mëngjes te jetë dushi. Kjo do të ndihmojë që të kthjelleni nga gjumi. Dushi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe jep rezultate pozitive dhe duket se jep më shumë energji gjatë ditës. Për rezultate edhe më të mira, dy minuta e fundit bëni dush me ujë të ftohtë.

Dushi në mbrëmje

Relaksim: Dushi në mbrëmje është një mënyrë e shkëlqyer për t’u çlodhur pas një dite të gjatë. Dushi ul presionin e gjakut, zvogëlon stresin, relakson muskujt.

Gjumë më të mirë: Dushi pak para gjumit do të ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejtë. Sidomos njerëzit që kanë probleme me gjumin duhet të praktikojnë dushin në mbrëmje. Vepron si qetësues dhe këndshëm, kurse trupit i dërgon sinjale për të filluar lirimin e melatoninës, një hormon që nxit gjumin.

Higjienë më të mirë: Shtrati juaj do të jetë për një kohë më të gjatë i pastër në qoftë se bëni dush para se të shkoni për të fjetur. Në fakt, edhe në qoftë se ju e konsideroni veten një person shumë të pastër, papastërtia, sebumi dhe qelizat e vdekura që grumbullohen në lëkurë mbesin në çarçaf dhe depozitohen çdo natë. / Reporteri.net

I erdhi fundi pritjes, ‘Shqiponjat’ fluturojnë për në Francë

Ëndrra e madhe e gjithë shqiptarëve është realizuar, pasi Kombëtarja shqiptare ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, pas fitores së thellë 3-0 në udhëtim te Armeni

Kombëtarja shqiptare e ka nisur në mënyrë fantastike ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

Pasi fillimisht rrezikuan vendasit nëpërmjet një goditje dënimi, radha ishte që Shqipëria të dalë përpara dhe t’I tregojë dhëmbët.

Pas një aksioni të bukur Basha goditi fort dhe portieri vendas priti, ndërsa në tentim për ta larguar goditjen e Gashit, mbrojtësi Hovhannisyan dërgoi topin në rrjetë në minutën e nentë.

Goli i dytë erdhi pas një ndërprerje, kur Ledian Memushaj harkoi bukur në zonë, ndërsa mbrojtësi Berat Xhimshiti realizoi me thembër për 2-0.

Në pjesën e dytë armenët ishin ata që rrezikuan më shumë me disa gjuajtje, por portieri Etrit Berisha ishte në një ditë fantastike.

Shqipëria në pjesën e dytë rrezikoi me Roshin dhe Gashin, por pa arritur të shënojë.

Golin vendimtar në këtë sfidë për Kuqezinjtë, e shënoi i inkuadruari në lojë nga banka e rezervistëve, Armando Sadiku, pas një asistime nga Odise Roshi.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria edhe zyrtarisht është pjesë e Kampionatit Evropian ‘Franca 2016’, pasi këtë gjë e arriti duke shënuar katër fitore, duke barazuar në dy ndeshje dhe duke i humbur dy të tjera.

Shqipëria kualifikohet si skuadra e dytë nga Grupi I me 14 pikë të tubuara, ndërsa si e para kualifikohet Portugalia me 21 pikë, kurse në ‘play-off’, shkon Danimarka. /Telegrafi/

Armeni 0-2 Shqipëri

 

 

Kombëtarja shqiptare sonte luan ndeshjen vendimtare me armenin, për kualifikim në EURO 2016, ky takim nisë ne ora 18:00 dhe do te transmetohet drejtpërdrejt ne RTK1

Pas humbjes nga Serbia, kombëtares shqiptare i duhet patjetër fitorja kundër armenëve ne mënyrë qe te kualifikohet drejtpërdrejt, ne EURO 2016, ne te kundërtën çdo rezultat tjetër e dërgon Shqipërinë ne barazh.
Futbollistët e Kombëtares sonë janë të bindur se mund ta fitojnë përballjen me Armeninë, fitore e cila do të siguronte biletën për në Francë.
Sfida me Armeninë, e cila është jetike, ka bërë që shqiptarët ku do që janë të mendojnë vetëm për ndeshjen e sontme. Një fitore eventuale nga ky udhëtim i vështirë, do të realizonte ëndrrën shqiptare, kualifikimin në një eveniment të madh siç është kampionati Evropian.
Takimi mes Armenisë dhe Shqipërisë nis në orën 18:00, dhe do te transmetohet drejtpërdrejt ne Radio Televizionin Publik te Kosovës (RTK1). /RTKLive

De Biasi: E kemi në dorë fatin e kualifikimit

Tekniku kuqezi theksoi se Shqipëria e ka në dorë fatin e saj për kualifikimin, por theksoi se ndaj Armenisë nuk do të jetë e lehtë pasi kundërshtarët tanë kanë një skuadër të mirë.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi deklaroi sot pasdite në konferencën për shtyp përpara sfidës me Armeninë në Jerevan u shpreh optimist për një sukses që do t’i siguronte kualifikimin skuadrës kuqezi për në Euro 2016.
Tekniku kuqezi theksoi se Shqipëria e ka në dorë fatin e saj për kualifikimin, por theksoi se ndaj Armenisë nuk do të jetë e lehtë pasi kundërshtarët tanë kanë një skuadër të mirë.
“Për fat të keq në ndeshjet e fundit humbëm shansin që të vinim në Armeni të kualifikuar. Shpresojmë që kualifikimin ta arrijmë këtu dhe me shumë mundësi do ta bëjmë. Jemi shumë të karikuar për të realizuar ëndrrën tonë”.
De Biasi vuri theksin në ecurinë fantastike të Kombëtares gjatë këtyre eliminatoreve. “Nëse ditën e shortit do t’i kisha thënë popullit shqiptar që një ndeshje nga fundi me një fitore mund të kualifikohemi në Europian, do të më merrnin për budalla. Ne jemi një vend i vogël dhe me Armeninë nuk kemi të përbashkët vetëm këtë fakt por edhe faktin që si ju kemi shumë emigrantë në mbarë botën. Do të ishte bukur të festonim në vendin tuaj, për të tregu ar që dhe një vend i vogël si ne mund t’ia dalë”, tha ai.
Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare ka kryer stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së nesërme në orën18:00. Në stërvitjen e fundit përpara sfidës, Andi Lila nuk ia ka dalë mbanë të jetë në dispozicion të trajnerit duke konfirmuar mungesën në 90 minutëshin e Jerevanit.
Trajneri i Armenisë, Sargis Hovsepyan, deklaroi para ndeshjes se te dielës me Shqipërinë se do të jetë i lumtur nëse skuadra e tij do të zhvillojë një lojë të bukur, e cila jo domosdoshmërisht mund të reflektojë rezultat pozitiv.
“Ne duhet të gjejmë lojën tonë të bukur, dhe jo domosdoshmërisht kjo përkthehet me fitore. Do të jem i lumtur nëse luajmë një futboll tërheqës, edhe nëse nuk do të arrijmë të marrim rezultat pozitiv. Futbolli i tillë është, mund të luash bukur, por në fund nuk merr asnjë pikë. Nuk ka skuadra të pamposhtura dhe nuk mund t’u kërkojmë futbollistëve të fitojmë me cdo kusht. Është ndeshje e fundit eleminatore dhe sigurisht që dëshirojmë ta mbyllim këtë fushatë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha trajneri i Armenisë.
Duke folur për situatën ne grupin I, ku Danimarka shpreson per nje fitore ose barazim te Armenisë ndaj Shqipërisë për të vijuar me tej, trajneri armen tha se, “Në futboll nuk luhet për nder apo për t’i bërë favor një skuadre tjetër. Këto fjalë janë të papërshtatshme. Nëse humbasim kjo nuk do të thotë se luajtëm pa nder. Sigurisht që ne duam të fitojmë, por në një ndeshje futbolli ndikojnë faktorë të ndryshëm”.
Trajneri i Armenisë tha gjithashtu se, ka mungesa të rëndësishme për arsye dëmtimesh, ndërsa lojtarë të veçantë janë jashtë formë, duke paralajmëruar ndryshime të shumta në formacionin bazë.

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë

Kampionia e Botës në xhudo, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në „European Judo Open“, duke mundur garuesen e klubit të saj, Distria Kransiqin.

Sporti shpeshherë di të jetë i çuditshëm, e kësaj radhe ishte përballja e dy garueseve të vendit tonë, Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit në një finale të një eveniment të tillë. 

Majlinda mundi Distrian dhe fitoj medaljen e artë, kurse Distria duhet të kënaqet me medaljen e argjendte.

Ndërkohë, medalje të artë ka fituar edhe Nora Gjakova, një tjetër xhudiste e klubit pejanë Ippon. Nora e mundi xhudisten nga Zvicra, Fabienne Kocher, duke e dominuar gjatë terë duelit.

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE