von Zemraadmin | Sep. 10, 2015 | Kosova
Opozita tashmë ka ndarë mendjen për organizimin e protestave masive deri në ndalimin e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, siç po e quajnë ata ‚Zajednicës‘.
Por, ajo që nuk po i bashkon është forma se si do të organizohen protestat, nëse do të jenë të dhunshme apo jo. Derisa nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se do të përdoren të gjitha format për të ndaluar themelimin e ‘Zajednicës’, duke mos mohuar as dhunën, dy partitë tjera, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë shprehur kategorikisht kundër protestave të dhunshme.
Frashër Krasniqi nga “Vetëvendosje” thotë për KosovaPress se ata janë duke organizuar tribuna, aksione simbolike të cilat janë në funksion të mobilizimit të qytetarëve në kundërshtim të ‘Zajednicës’. Ai tha se janë edhe duke u koordinuar me partitë opozitare dhe pjesëtarët e shoqërisë civile dhe gjithë ata që duan ta ndalojnë ‘Zajednicën’, që të bashkohen dhe të gjitha aktivitetet të kulmojnë me protesta masive.
Mirëpo, edhe pse opozita është p ajtuar që të organizojnë protesta në kundërshtim të Asociacionit të komunave serbe, ato nuk po pajtohen që të ketë dhunë. VV-ja nuk përjashton asnjë formë, madje as dhunën vetëm që të parandalohet themelimi i Asociacionit, derisa AAK e Nisma janë shprehur hapur se nuk duan protesta të dhunshme.
“Dy gjëra janë të sigurta, ne do të vazhdojmë me aktivitete, me aksione me protesta, demonstrata të pandalshme derisa të ndalet ‘Zajednica’, dhe e dyta është që ne do ta ndalim patjetër ‘Zajednicën’. Pra do të bëjmë çmos që ‘Zajednica’ të ndalet. Kjo nënkupton që po organizojmë aksione të ndryshme, do të organizojmë peticione, dhe do të kulmojmë me protesta e demonstrata. Saktësisht se kur do të ndodh kjo, jemi në diskutim e sipër, por ajo që dihet sigurt është se ne jemi të pakompromis në betejën për ta parandaluar ndarjen dhe defunksionalizimin e Kosovës”, tha Krasniqi.
Krasniqi theksoi se nuk është kryesore nëse ata do të përdorin dhunë, por vendosja e ‘Zajednicës’ në territorin e Kosovës përmes së cilës do të ndahen resurset e Kosovës, ekonomia dhe territori i Kosovës, është dhuna më e madhe që po i ndodh Kosovës.
Kundër dhunës në protesta ka dalë sot edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili tha se nuk do t’i mbajnë sytë mbyllur nëse protestat keqpërdoren dhe marrin drejtim të gabuar dhe shndërrohen të dhunshme. Sipas tij AAK është që protesta të shërbejë për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve kundër degradimit të vendit.
“Ne kur po flasim kundër dhunës po tregojmë se nuk do t’i mbajmë sytë mbyllur, që të keqpërdoret protesta, të marrë drejtim të gabuar, por protesta me qenë vërtet zëri qytetar që e pengon degradimin e gjendjes në vend…Sot ka ndodh protesta, vendimi i Aleancës është protestë, është vendim politik, kanë ndodhur diskutime shumë..ka filluar protesta”, tha Haradinaj.
Për protesta, por jo të dhunshme janë edhe partia më e vogël opozitare ajo e Fatmir Limajt, e cila do t’i bashkohet organizimit të protestave në kundërshtim të Asociacionit.
Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën tha për KosovaPress se të gjithë duhet të bëhen bashkë për të ndaluar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, sepse përmes tij do të bëhet ndarja territoriale e Kosovës, do të pranohet sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën
“Opozita, natyrisht parlamentare dhe jo parlamentare, partitë tjera që nuk janë në parlament do t’i prijnë këtij procesi, por presim që qytetarët të jenë më aktiv në përgjithësi dhe të dëshmojmë se ndarjet pozitë opozitë janë në shoqëri demokratike normale, por këtu nuk kemi të bëjmë me kundërshtimin e një qeverie, por kemi të bëjmë me dëmtimin e të ardhmes së këtij vendi…Mendoj që askush nuk ka të drejt që për të kundërshtuar një dëm që i bëhet Kosovës të bëjë një dëm me të madh. Prandaj mënyra dhe rruga që do të ndiqet për të kundërshtuar këtë sigurisht do të jenë demokratike”, tha Sherifi.
Megjithatë, pavarësisht paralajmërimit të protestave, asnjëra nga partitë opozitare nuk ka mundur të thotë se kur do të fillojnë protestat në kundërshtim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /RTKLive.com
von Zemraadmin | Sep. 5, 2015 | Sport
Kombëtarja shqiptare ka bërë hapin e madh në garën për tu kualifikuar në Evropianin “Francë 2016”, duke marrë një pikë të madhe kundër Danimarkës midis Kopenhagës.
Danimarka dhe Shqipëria sonte kanë ndarë pikët, duke luajtur pa gola, në një ndeshje tejet të rëndësishme për të dy përfaqësueset.
Kuqezinjtë në pjesën e parë treguan performancë mjaft të mirë, madje, dy herë rrezikuan seriozisht portën e danezëve përmes Cikalleshit e Lenjanit.
Ndërkaq, në fraksionin e dytë, ishin danezët ata që e kontrolluan vazhdimisht lojë, duke krijuar disa raste të rrezikshme drejt portës së skuadrës shqiptare, por ishte portieri Etrit Berisha, i cili me disa intervenime fenomale shpëtoi portën e tij.
Ndërsa, Odise Roshi në minutën e 90-të ishte afër golit, goditjen e të cilët e pret “gardiani” i danezëve.
Skuadra e Gianni De Basit ia doli që t’i bëj ballë presionit të madh të nikoqirëve, duke mos pësuar gol dhe duke shkëputur një pikë të madhe nga ky udhëtim i vështirë.
Shqipëria tani arrin në kuotën e 11-të pikë ve, aq sa ka Danimarka në pozitën e dytë, kurse Portugalia kryeson renditjen tabelorë në Grupin I më 12 pikë të tubuara.
Shqipëria të hënën mbrëma në “Elbasan Arena” sfidon Portugalinë e Cristiano Ronaldos, një tjetër ndeshje e rëndësishme për kualifikim në EURO 2016. / RTKLive.com
von Zemraadmin | Sep. 3, 2015 | Allgemein, Reklama









von Zemraadmin | Sep. 3, 2015 | Shëndetësia
Hirra, lëngu të cilin gjyshet tona e kanë përdorur dikur, sot është një lëng pak i njohur. Në tregje vështirë të gjendet, por nëse diku në afërsi keni hapësira ku shitet djathi apo jeni në lidhje me dikë që prodhon sasi të mëdha të djathit, gjithsesi se mund ta gjeni
Kjo është pjesë e lëngut që mbetet nga procesi i zënies së djathit, hirra. Është e përdorshme per shkak të vlerave të larta ushqyese dhe për shkak që e rregullon tretjen.
Posedon 16 lloje të proteinave, tetë minerale, shtatë vitamina, 23 aminoacide, 11 enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.
Disa besojnë se hirra posedon vlerë më të lartë ushqyese se sa të bardhat e vezës. Nxitë punën e veshkave, mëlçisë dhe lukthit, përshpejton pastrimin e organizmit dhe largon helmet e grumbulluara.
Nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt, ndihmon në aktivizimin e shumë funksioneve të trupit, e po ashtu ndihmon edhe në shkrirjen e dhjamit shtesë. Mund ta pini tri herë në ditë me nga 1.5 decilitra, e nëse pas disa ditëve nuk ka efekte anësore, mund ta konsumoni një litër në ditë.
Studiues si dr. Drasek dhe dr. Menkiv kane dokumentuar se si banoret e Kaukazit nuk e dinë se çfarë është tuberkulozi, kanceri apo çrregullimet e zorrëve. /mapo
von Zemraadmin | Aug. 25, 2015 | Kosova
(E plotësuar) Të arrestuar janë anëtari i Kryesisë partiake Zgjim Hyseni dhe aktivistët Egon Azemi dhe Gëzon Kastrati.
Ka përfunduar aksioni simbolik i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në afërsi të pronës familjare të kryeministrit Isa Mustafa në fshatin Prapashticë, me bilanc të paktën tre të arrestuar dhe një numër të lënduarish pas përdorimit të sprejeve dhe shufrave të gomës nga ana e policisë.
Situata u përshkallëzua kur aktivistët e VV-së tentuan edhe një herë që të shpërthejnë kordonin e policisë në tentim për të hyrë te shtëpia e kryeministrit dhe gjatë kësaj u ndeshën me policinë, e cila me përdorim të forcës, me shufra gome i ndaloi ta realizojnë qëllimin.
„Policia e Kosovës është vënë në shërbim të plotë të interesave financiare private të Kryeministrit Isa Mustafa.
Policia e Kosovës, duke cënuar rëndë lirinë e lëvizjes dhe të drejtën e protestës, arrestoi 3 aktivistë të VETËVENDOSJE!-s, si dhe përdori dhunë dhe spray lotësjellës kundër tyre.
Aktivistët e Lëvizjes tentuan ta vendosin pranë villës luksoze të Isa Mustafës, një pano me mbishkrimin “Shiti pronat e tua, e jo Kosovën”. Këtë gjë e dinte Policia e Kosovës, por prap nuk reshti së përdoruri dhunën ndaj aktivistëve“, thekson VV. / RTKLive.com



Duke e shpallur aksionin e sotëm të mbyllur, aktivistja Marigona Drevinja tha se VV do t’i vazhdojë vepri met kundër krijimit të “Zajednicës”, siç e quajnë Asociacionin e Komunave Serbe, ndërsa për pak më vonë u paralajmërua edhe një konferencë shtypi.
Reagon VV: Policia intervenon dhunshëm ndaj aktivistëve
„Rreth orës 14:30, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! u nisën për në fshatin Prapashticë ku do të vendosnin një pano pranë vilës luksoze të kryeministrit Isa Mustafa, me mbishkrimin „Shiti pronat e tua, e jo Kosovën“.
Policia e Kosovës i bllokoi aktivistët duke ua konfiskuar mjetet e transportit për rreth një orë. Ndërkohë aktivistët, së bashku me mediat u nisën në këmbë drejt villës së kryeministrit.
Në fshatin Prapashticë, Njësiti Special i Policisë së Kosovës ka bllokuar rrugën me kordon policor, duke ua pamundësuar aktivistëve kalimin. Megjithëse e kishte të qartë se krejt çka do të bënin aktivistët ishte vendosja paqësore e asaj panoje, Policia e Kosovës filloi arrestimin e aktivistëve dhe përdorimin e sprejit lotsjellës, për t’i shpërndarë ata.
Ky veprim politik i Policisë së Kosovës, paragjykues ndaj aktivistëve tanë, tregon se si dhuna policore në Kosovë po rritet paralelisht me rritjen e kompromiseve në Bruksel. Është e qartë që sa më shumë po lëshon pe qeveria jonë ndaj Serbisë, aq më e pakompromis po bëhet ndaj qytetarëve.
Aktivistët tanë vazhdojnë të qëndrojnë atje dhe të përpiqen që ta kryejnë aksionin e tyre. Ne i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që urgjentisht ta lirojë rrugën dhe të mos e shkelë lirinë e lëvizjes, të shprehjes dhe të protestës“, thuhet në njoftim.

