von Zemraadmin | Juli 4, 2015 | Kosova
Vala ka rezervuar 50 mijë numra falas për bashkëatdhetarët, numra të cilët do të kenë vlefshmëri edhe një vit, kur i njëjti qytetar me të njëjtin numër rikthehet sërish në Kosovë.
Operatori publik Vala, i është bashkëngjitur fushatës së Ministrisë së Diasporës së Qeverisë së Kosovës, “Ti je pjesë e Atdheut”, qëllimi i së cilës është krijimi i lehtësirave për bashkëatdhetarët. Vala ka rezervuar 50 mijë numra falas për bashkëatdhetarët, numra të cilët do të kenë vlefshmëri edhe një vit, kur i njëjti qytetar me të njëjtin numër rikthehet në Kosovë.
Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, tani e tutje, nuk do t’iu duhet t’i hedhin në shportë numrat e telefonit, SIM Kartelat, për mungesë afati vlefshmërie, pasi operatori publik Vala, do t’ia mundësojë atyre që të përdorin të njëjtët numra edhe kur të rikthehen në Kosovë pas një viti. Rritja e afatit të vlefshmërisë të SIM Kartelave për bashkëatdhetarët, është vetëm një prej përfitimeve që Vala këtë vit parasheh të ofrojë për këtë kategori, pasi vendosi t’i bashkohet së bashku me Postën e Kosovës, fushatës së Ministrisë së Diasporës me moton “Ti je pjesë e Atdheut”.
Vala do të ofrojë 50 mijë numra falas për bashkëatdhetarët, numra të cilët do të përmbajnë 500 megabajt internet të shpejtë 3G e 4G, 30 minuta në rrjetin Vala dhe në numrat fiks dhe 100 SMS. Pakoja quhet Diaspora.
Të gjitha këto përfitime për bashkëatdhetarët u bën realitet përmes një Marrëveshje Mirëkuptimi të nënshkruar mes Ministrisë së Diasporës, Vala-s dhe Postës së Kosovës.
“Vala dhe Posta e Kosovës do të vënë në dispozicion të mërgimtarëve gjithë rrjetin e objekteve të tyre, ku mërgimtarët do të mund të gjejnë formularët për regjistrim. Bashkë me formualarët, do të shpërndahen edhe SIM-kartela falas, ndërsa PTK do të kontribuojë edhe në fushatën `Ti je pjesë e atdheut‘, për informimin e mërgimtarëve për regjistrimin e tyre“, tha ministri i Diasporës, Valon Murati.
Drejtori Manaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, pasi potencoi se kompania që ai drejton ka vënë në dispozicion 50 mijë numra për bashkëatdhetarët, sqaroi se këta numra do të jenë të veçantë në krahasim me të tjerët.
“Problemi i secilit bashkëatdhetar për vite të tëra ka qenë fakti se i është dashur të ndërrojnë numrin sa herë kanë ardhur në Kosovë. Kjo për shkak se numrat apo SIM-kartelat kanë një afat të kufizuar vlefshmërie dhe deaktivizohen nëse nuk rimbushen. Kartelat që do të dhurojmë dhe që parashihet të jenë vetëm për bashkëatdhetarët do të kenë afat vlefshmërie 1 vit, që do të thotë se numri i njëjtë i telefonit mund të përdoret edhe vitin tjetër”, deklaroi Drejtori Menaxhues, Agron Mustafa.
Ndërsa Shefqet Avdija, zv.kryeshef i Postës së Kosovës tha se bashkëatdhetarët do të kenë në dispozicion tërë infrastrukturën e nevojshme dhe shërbime të tjera, që do t’ua lehtësojnë bashkëtdhetarëve qëndrimin në Kosovë. Operatori publik Vala pritet të ofrojë produkte të tjera për bashkëatdhetarët gjatë këtij sezoni veror. / RTKLive
von Zemraadmin | Juli 4, 2015 | Shqiperia
Rënia e remitancave dhe rritja e nivelit të papunësisë në vend do të jenë dy nga problemet që do të ketë Shqipëria si rezultat i krizës greke sipas Financial Times.
Gjatë viteve të krizës në Greqi remitencat janë pothuajse përgjysmuar, ndërkohë që numri i emigrantëve të fundit të kthyer në Shqipëri në tre vitet e fundit ka shkuar në 180 mijë. Kthimi i emigrantëve shqiptarë nga Greqia, për shkak të krizës që po kalon vendi, mund të ndalojë remitencat për familjet shqiptare. Për shkak të krizës që po kalon Greqia, remitencat janë pothuajse përgjysmuar duke rënë nga 952 milionë euro në vitin 2007 në 544 milionë euro vitin e kaluar, sipas Financial Times.
Por edhe pse remitencat kanë rënë, ato përbëjnë 5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë. Një tjetër problem që ngre Financial Times është se kthimi i mijëra emigrantëve shqiptarë nga Greqia, do të rrisë nivelin e papunësisë në vendin tonë, duke shatuar edhe probleme me shërbimet sociale.
Por, Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, sqaron se nuk ka vend për panik, pasi po i jepet prioritet punësimit të kësaj kategorie.
Vetëm në tre vitet e fundit, nga Greqia janë rikthyer 180 mijë emigrantë shqiptarë. Sipas të përditshmes britanike, rreziku më i madh që i kanoset Shqipërisë nga kriza greke nuk është ai i sistemit bankar, por kthimi i emigrantëve, rritja e nivelit të papunësisë dhe rënia e remitencave. Por si një gjë pozitive nga ajo që po kalon Greqia, duket se do të jetë qetësimi i marrëdhënieve mes të dy vendeve.
von Zemraadmin | Juli 4, 2015 | Kosova
Reformat fiskale, të cilat pritet të miratohen së shpejti nga Kuvendi i Kosovës, sipas disa analizave të bëra për përfaqësues të organizatave që merren me çështje ekonomike, nuk do të kenë efekte pozitive për qytetarin e Kosovës dhe bizneset.
Një efekt pozitiv nga këto reforma ekonomike pritet të ketë në buxhetin e shtetit të Kosovës.
Në një analize të bërë nga Instituti për Hulumtime të Avancuar, “Efektet Ekonomike dhe Buxhetore të Reformave Fiskale 2015″, thuhet se ndryshimet që do t’i pësojë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar pritet të sjellë rritje të çmimeve në shportën e konsumatorit.
Hulumtuesi i kësaj analize nga Instituti GAP, Berat Thaçi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se të gjitha këto reforma fiskale po bëhen për të rritur të hyrat në nivel vendi, duke dëmtuar kështu qytetarët.
“Kur jemi te këto ndryshime fiskale, ndryshimet më të mëdha do të ndodhin te TVSH-ja. Vlen të përmendet se për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë TVSH-ja do të përshkallëzohet dhe çka do të ndodhë, për shumicën e produkteve TVSH-ja do të ngrihet nga 16 në 18 për qind. Këtu kemi parë se kjo rritje do të sjellë ngritje të kostos së jetës së qytetarit dhe çmimet në përgjithësi do të rriten për 1 për qind”, thotë Thaçi.
Në këtë analizë të Institutit GAP, theksohet se e buka, si produkt që përbën rreth 2.75 për qind të shportës së konsumatorit, pritet të lirohet për 2 cent, disa produkte do të lirohen deri në 17 cent, ndërsa energjia do të lirohet për 0.5 cent kilovat orë.
Por, në anën tjetër, thuhet në këtë analizë, mishi si produkt i rëndësishëm ushqimor pritet të shtrenjtohet në mesatare për 9 cent për kg.
Produktet tjera ushqimore, të cilat priten të shtrenjtohen janë patatet, domatet, fasulet, kafja, çaji dhe sheqeri.
Derisa, derivatet e naftës, të cilat përbëjnë rreth 3 për qind të shportës së konsumatorit (madje më shumë se buka) do të rriten për rreth 2 cent litri.
Berat Thaçi, hulumtues i lartë në Institutin GAP, thotë se është shumë i vogël numri i produkteve që do të lirohen, ndërkohë që është i madh numri i produkteve që do të shtrenjtohen.
Për këtë ai thotë se kanë kërkuar ndryshim të këtij ligji.
“Ndryshim tjetër që kemi kërkuar nga ky ligj është që tatimi i ulur në produktet 8 për qind, të ulet në 5 për qind dhe të zgjerohet lista e produkteve që përfitojnë nga reduktimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar”, sqaron Thaçi.
Qeveria e Kosovës ka dërguar në Kuvend një ligj, i cili parasheh reforma fiskale, në veçanti reforma në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ky ligj është thënë se do të hyjë në fuqi në korrik të këtij viti, por që ende nuk është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Autoritetet në Kosovë kanë deklaruar se këto reforma fiskale do të ndihmojnë qytetarët dhe bizneseve, në përgjithësi, do t’ua lehtësojnë zhvillimin.
Për reformat fiskale, të cilat pritet të ndryshojnë me miratimin e ligjit kanë dhënë vërejtje edhe përfaqësues të investitorëve evropianë.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë edhe drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, Shpend Balija, kishte theksuar se një rritje e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar prej 16 për qind në 18 për qind dhe një zbritje e TVSH-së për disa produkte bazë në 8 për qind, nuk krijon kushte të favorshme për bizneset.
“Politikat fiskale duhet të jenë stimuluese në kuptimin që ta nxisin prodhimin, ta nxisin zhvillimin e këtyre kompanive dhe ato pastaj do të paguajnë tatim në të ardhurat e tyre, por mos t’i tatojmë fillimisht, kur ato kanë kosto të mëdha të investimit”, shton ai.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, është tatim që i ngarkohet konsumatorit në mallra dhe shërbime. / RTKLive
von Zemraadmin | Juli 3, 2015 | Shëndetësia
Pjeshka ky frut që konsiderohet si simboli i jetëgjatësisë në Kinë, ka origjinën e vet në këtë vend ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet.
Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike.
Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C. Por, meqë lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, mos e qëroni atë. Nëse nuk e pëlqeni lëvoren e pjeshkës së zakonshme për shkak të “qimeve”, merrni nektarinat që janë pa qime. Në esencë është pemë krejtësisht e njëjtë.
Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë dhe nektarina janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to. / Reporteri