von Zemraadmin | Juni 24, 2015 | Namazi
Rëndësia e këtij obligimi islam në veçanti theksohet në më se njëqind ajete kur’anore, sepse namazi është vërtetim dhe manifestim i besimit të vërtetë – imanit.
Përgatitja për namaz
Për namaz nevoiten disa përgatitje, të cilat përbëhen nga këto kushte:
1.trupi, petku dhe vendi ku do të falet të jetë i pastër,
2.të merret abdest (sipas nevojës të lahet, ose nëse kjo nuk është e mundhsme, të merret tejmmum),
3.të vishet sipas rregullit,
4.të falet në kohë,
5.të kthehet kah kibla,
6.të bëhet nijet.
Përbërja e namazit
Namazi përbëhet nga këto pjesë apo rukne:
1. iftitah – tekbir, tekbiri fillestar (All-llahu ekber),
2. kijam, qëndrimi në këmbë,
3. kiraet, lëximi i Kur’anit në namaz,
4. ruku, përkulja në namaz,
5. suxhud, lëshimi i fëtyrës përtoke në namaz,
6. teshehhud, ulja në namaz.
Falja e namazit
Me të hyrë në namaz, bëjmë nijetin dhe duke i ngritur duart lart, shqiptojmë:
All-llahu ekber ( All-llahu është më i Madhi),
(Që do të thotë: i ngre duart nga kjo botë dhe i kthehemi All-llahut, të Vërtetës dhe Madhërisë më të madhe).
Lidhja e duarve në kijam do të thotë: e lidh zemrën dhe mendimet e mia vetëm për All-llahun xh.sh.
Në rekatin e parë lexojmë:
Subhanekell-llahumme ve bi hamdike ve tebarekesmuke ve te’ala xheddukem ve la ilahe gajruke.
(Që do të thotë: Lavdërimi të qoftë Ty, o Zoti im. Ty të takon çdo falënderim. I lartësuar është emri Yt, e paarritshme është madhëria Jote. Pos Teje s’ka zot tjetër).
Pastaj lexojmë:
E’udhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim
Bismil-lahir-rahmanir-rahim
(Që do të thotë: Kërkoj mbështetje te Zoti kundër djallit të mallkuar. Në emër të All-llahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit).
El-hamdu lil-lahi rabbil-alemin
Er-rahmanir-rahim
Maliki jevmiddin
Ijjake na’budu ve ijjake neste’in
Ihdinessiratal-mustekim
Siratal-ledhine en’amte alejhim
Gajril-magdubi alejhim veleddal – lin
Që do të thotë:
Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!
Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Sunduesit të ditës së Gjykimit
Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë
Udhëzona në rrugën e drejtë,
Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!Amin
Pas Fatihasë ( e cila lexohet në secilin rekat), në dy rekatet e para të namazeve farz, e të atyre sunnet në secilin rekat, lexohet nga një sure apo disa ajete.
Pastaj duke shprehur tekbirin – All-llahu ekber, shkohet në ruku‘, ku tri herë thuhet:
Subhane rabbijel-adhim,
(Lavdërimi të takon Ty, o Zoti im i madh) e pastaj duke u drejtuar thuhet:
Semi’all-llahu limen hemideh , (E dëgjon All-llahu atë që e falënderon),
Rabbena lekel-hamd , (Falënderimi të qoftë Ty, o Zoti ynë!).
Pastaj me tekbir – All-llahu ekber, lëshohet në sexhde, ku në dy sexhde të njëpasnjëshme, të ndara me tekbir, tri herë lexohet:
Besmelja,
Fatihaja dhe
Një sure, një ajet i gjatë ose disa të shkurtër,
E pastaj në të njëjtën mënyrë kryhet edhe ruku’i dhe sexhdeja.
Pas sexhdes së rekatit të dytë, në ulje lexojmë Ettehijjatu…
Nëse namazi është dyrekatësh (sunneti dhe farzi i sabahut, sunneti i akshamit, sunneti i fundit i drekës dhe i jacisë, farzi i xhumasë dhe namazi i bajramit), atëherë pas ettehijjatu lexohen salavatet dhe duatë.
Pastaj jepet selam, së pari në anën e djathtë, e pastaj në të majtën.
Nëse namazi është trerekatësh (farzi i akshamit dhe namazi i vitrit), ose prej katër rekatëve (sunneti dhe farzi i drekës, sunneti dhe farzi i ikindisë dhe sunneti dhe farzi i jacisë), atëherë (te farzet e drekës dhe sunneti i xhumasë) pas ettehijjatit, e te sunnetet e (tjera), pas salavateve e duave, falet edhe një rekat, gjegjësisht dy, në të cilët, nëse është farz, lexohet vetëm besmeleja dhe Fatihaja, e nëse është sunnet lexohet besmeleja, Fatihaja dhe një sure, gjegjësisht ca ajete, e pastaj në uljen e fundit (kadil-ahiren) lexohen ettehijjatu, salavatet e duatë dhe jepet selam.
DHIKRI PAS NAMAZIT
Pasi të jetë falur namazi, është e lavdërueshme të lexohet: salavat, ajetul-kursiji, tesbihët dhe duaja.
Edhe pse duaja është më mirë të lexohet arabisht, ajo mund të lexohet edhe në gjuhën tonë).
VAXHIBET – OBLIGIMET NË NAMAZ
Në çdo rekat të lexohet Fatiha,
Në dy rekatet e para të namazeve farz, e në të gjitha rekatet e namazeve tjera, të lexohet një sure ose ca ajete,
Në sexhde përveç ballit duhet vënë edhe hundën, në mënyrë që të ndjehet fortësia e tokës,
Në dy rekatet e para të namazeve të natës, të xhumasë e të Bajramit, imami të lexojë Kur’anin në zë, ndërkaq muktediu ta ndjekë duke heshtur,
Të lexohet ettehijjatu në të dyja uljet,
Në uljen e parë të namazeve farz si dhe në sunnetet e drekës e të xhumasë pas ettehijjatu të mos lexohen salavatet.
Në farzin e drekës e të ikindisë imami të lexojë Kur’an në vete, ndërsa muktediu ta ndjekë duke heshtur,
Në namazin e vitrit, në rekatin e tretë, (pas sures) të merret tekbir dhe të lexohet duaja e kunutit,
Në namazet e bajramit, në rekatin e parë pas subhanekes, ndërsa në të dytin pas sures, të merren nga tri tekbire (duke i ngritur duart deri te veshët),
Në fund të namazit të jepet selam.
KUPTIMI I RUKNEVE TË NAMAZIT
Të gjitha ruknet e namazit – iftitah tekbiri , kijami , kiraeti , ruku’i , suxhudi dhe tesheh – hudi kanë kuptimin dhe arsyen e thellë të tyre . Kijami – qëndrimi dhe kiraeti – leximi në namaz nënkuptojnë qëndrimin para All-llahut , bisedën dhe kontaktin shpirtëror me Krijuesin dhe falënderimin në begatin e Tij të panumëruar . Kijami njëkohësisht na përkujton Ditën e Gjykimit kur njerëzit , duke qëndruar para All-llahut, do të japin llogari për veprat e tyre .
Ruku’ja – përkulja , nënkupton falenderimin ndaj Krijuesit , për të mirat që i gëzojmë dhe përulshmërin para Madhëris së Tij . Sexhdeja – lëshimi i fytyrës në tokë , është shprehje e thellë e përulshmërisë dhe e nënshtrimit ndaj All-llahut xh.sh. Në sexhde njeriu është më afër All-llahut xh.sh.
Namazet farz , vaxhib dhe sunnet
Muslimani e ka për detyrë të domosdoshme farz, që gjatë ditës e natës të falë pesë namaze, e që janë : 1. Sabuhu- katër rekate: dy sunnet dhe dy farz,
2. Dreka – dhjetë rekate : katër sunnet , katër farz dhe dy sunnet të fundit , 3. Ikindia – tetë rekate : katër sunnet dhe katër farz,
4. Akshami – pesë rekate : tre farz dhe dy sunnet dhe,
5. Jacija – trembëdhjetë rekate : katër sunnet, katër farz , dy sunnet të fundit dhe tre të vitër namazit .
Kompensimi dhe shkurtimi i namazit
Farzet e namazeve të lëshuara jemi të detyruar t’i kompensojmë , duke i falur ato . Sunneti i ikindisë dhe i jacisë ndonjëherë mund të mos falet , pra të lihet Nëse jemi udhëtarë – mysafirrë në largësi prej më se 86 km., farzet prej katër rekateve mund t’i shkurtojmë në dy rekate .
Kuptimi i namazit
Namazi , si edhe çdo dispozitë tjetër islame , ka kuptimin e tij të dyfishtë: ta nxisë njeriun në falënderimin e All-llahut xh.sh dhe në kryerjen e veprave të mira fisnike dhe ta ndalojë nga veprat dhe mendimet e këqija.
All-llahu xh.sh thotë:
„Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve);
All-llahu e di ç’punoni ju.“ (El – Ankebut, 45)
„(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.“ (El – Haxhxh, 41)
Muhammedi alejhisselam namazin e ka krahasuar me lumin andaj ka thënë: „Ç’mendoni, sikur ndokush prej jush të kishte një lum para dyerve, e të lahej në të për çdo ditë nga pesë herë…? Kështu ndodh edhe me pesë namazet gjatë ditës e natës. All-llahu me to i shlyen mëkatet e mu’minit“.
Njeriu që rregullisht e fal namazin, duke qenë i vetëdijshëm për qëllimin dhe përmbajtjen e tij, patjetër të jetë i pastër shpirtërisht dhe moralisht. Ai që vazhdimisht mendon në Zotin, mendon edhe në veprat e mira e të ndershme. Një njeri i tillë është më tepër qenie shpirtërore sesa fizike. Ai është i zbukuruar me virtytet më të mira. Për të tillët All-llahu xh.sh. thotë:
„O ti shpirt i bindur plotësisht!
Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!
Hyn në turmën e robërve të Mi!
Dhe hyn në Xhennetin Tim!“ (El Fexhër, 27-30)
Namazi është qetësi shpirtërore. Ndërkaq shpirtërisht i qetë mund të jetë vetëm mu’mini i cili nuk mburret e nuk krenohet me të mirat e kësaj bote, duke e ditur se ato janë mëshirë dhe provë e Zotit.
Namazi për mu’minin është dritë e cila ia shëndrit rrugët e së vërtetës dhe e shpie në lumturi në të dyja botërat. Ai është dëshmi e besimit të sinqertë dhe e cilësive të larta morale të besimtarit.
Muhammedi alejhisselam thotë:
„Gëzimi im më i madh është në namaz“.
„Atë që namazi nuk e largon nga punët e këqija, ai edhe më tepër e largon nga mëshira e Zotit“.
Mospërfillja e namazit
Namazi i disave vetëm nga pamja e jashtme është namaz. Mendimet e tyre rëndom janë të drejtuara në gjëra dhe sende të tjera. Ata konsiderojnë se namazi është vetëm „borxh ndaj All-llahut“, të cilin gjithsesi duhet ta paguajnë. Falja e këtillë e namazit është e paqëllimtë dhe e pakuptimtë. Në Kur’an për këtë thuhet:
„Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.“ (E-Ma’un, 4-5)
Ndërsa Pejgamberi i All-llahut na e tërheq vërejtjen duke na thënë se prej namazit do të pranohet, aq sa kemi qenë të pranishëm me mend në të
Lëshimi i namazit
Lëshimi – mosfalja e namazit paraqet mëkat të rëndë dhe mospërkulje ndaj All-llahut xh.sh. Kur’ani këtë e përshkruan me këto fjalë:
„E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo gjë të keqe (ose në Gaja).“ (Merjem, 59)
Duke folur për këtë Pejgamberi alejhisselam ka thënë: „Gjëja e parë për të cilën njeriu do të përgjigjet në ditën e Gjykimit është namazi, e nëse ai është i mirë, të mira do të jenë edhe veprat e tjera, e nëse ai është iI keq, të këqija do të jenë edhe veprat tjera“.
I Dërguari i Zotit po ashtu ka thënë: „Nuk ka fe ai që s’është i besës, as namaz pa pastërti, as fe pa namaz. Namazi për fenë është ajo që për trupin është koka“.
„Ndërmjet njeriut dhe idhujtarisë – shirkut dhe mosbesimit është lëshimi i namazit“.
NAMAZI DHE TË RINJTË
Për fadiletet – vlerat e mëdha të namazit, Muhammedi alejhisselam i ka urdhëruar të gjitha gjeneratat e muslimanëve, deri në Ditën e Gjykimit, që namazin ta konsiderojnë detyrë të vetën parësore dhe t’i mësojnë fëmijët e tyre që nga mosha shtatë vjeqare ta kryejnë rregullisht këtë detyrë të madhe islame, ndaj ka thënë:
„Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namazin kur t’i mbushin shtatë vjet, e kur t’i mbushin dhjetë, atëherë nëse këtë e refuzojnë, bëhuni edhe të ashpër“.
Namazi i përbashkët dhe vetëm
Për namazin me xhemat Muhammedi alejhisselam thotë: „se është më i mirë tek All-llahu xh.sh për njëzet e pesë shkallë nga namazi i falur vetmas“.
Namazi në xhemat e zhvillon ndenjën e vëllazërisë, dashurisë dhe afrimit të ndërsjellë.
Muslimanët duhet të ndjehen si anëtarë të një familje, gjë që më së miri arrihet nëpërmjet namazit të përbashkët. Namazi i përbashkët mund të falet edhe në rrethin familjar, e mund të falin edhe vetëm dy anëtarë, p.sh. burri dhe gruaja etj.
Namazi i xhumasë është namaz i domosdoshëm javor, i cili falet bashkërisht të premteve në kohën e drekës. Namazin e xhumasë, në vend të drekës mund ta falin edhe gratë. Kjo në veqanti është e preferueshme për shkak të dëgjimit të hutbes dhe përcjelljes së porosive të saj te anëtarët e tjerë të familjes.
Namazi i xhumasë ka dhjetë rekate: Katër sunnet, dy farz dhe katër sunnet.
Namazi i xhenazes , i falet muslimanit dhe muslimanes së vdekur. Ai është farzi kifaje, do të thotë, detyrë e përbashkët e të gjithë muslimanëve të xhematit përkatës.
Namazi Bajramit është vaxhib për meshkujt. Falet dy herë në vit, në Bajramin e Ramazanit dhe në Bajramin e Kurbanit. Ka dy rekate.
Namazin e xhumasë, të xhumasë dhe të bajramit për borxh e kanë ta falin vetëm, meshkujt.
Gratë dhe xhemati
Parimisht, të gjitha detyrat islame janë të obliguar t’i kryejnë edhe meshkujt edhe femrat. Kështu edhe gratë mund të shkojnë në xhemat dhe meshkujt nuk kanë të drejtë t’i ndalojnë. Muhammedi alejhisselam thotë:
„Mos i ndaloni robëreshat e All-llahut të mos shkojnë në xhami“.
Ato nuk mund të hyjnë në xhami dhe të falen vetëm gjatë kohës së hajdit dhe nifasit (menstruacionit dhe lehonisë).
Higjena e namazit
Higjena e namazit ndahet në fizike dhe shpirtërore. Higjena fizike përbëhet nga larja dhe pastrami I tërë trupit , ose vetëm nga marrja e abdestit – larjes së gojës, hundës, fëtyrës, duarve deri të bërrylat, prekjes së kokës, qafës dhe veshëve (mes’h), larjes së këmbëve deri mbi nyjet. Po nuk ruhet abdesti i mëparshëm, duhet të merret abdest për çdo namaz.
ABDESI
Nje nga obligimet e Faljes, per besimtarin eshte abdesi, apo pastrimi i pjesshem.
Si te marrim abdes?
Pasi qe te vendosim per te marre abdes themi Bismilahi-Rrahmani-Rrahim.
Me pas:
Lajme duart rreth shuplakes tre here duke ferkuar mire deri ne kyçe.
shperlajme gojen dhe hundet tre here
pastrojme fytyren gjithashtu tre here (pastrimi te jete i plote, deri poshte gushes)
pastrojme dy duart gjithashtu deri ne pjesen e siperme te berrylit duke filluar prej te djathtes.
Te njejten gje bejme dhe me doren e majte
me dore te lagur lagim pjesen e siperme te kokes .
me duar te lagura i pastrojme veshet.Pastrimin e vesheve e bejme duke prekur me gishtin tregues brendine e tyre e me te madhin pjesen e jashtme te vesheve.
Pastaj pastrojme dy kembet deri mbi kyce duke pasur kujdes qe te mos leme asnje pjese pa lagur (fillojme me te djathten dhe me pas te majten).
Pas larjes themi Elhamdulilah (Falenderimi i qofte Allahut).
——————————————————————————
Uji me te cilin merret abdes (disa sqarime).
– Duhet te jete i paster.
– Nuk lejohet qe te merret abdes me uje te ndotur.
– Nuk lejohet te merret abdes me uje ne te cilin ka pire derri apo kane ndotur kafshet.
– Uji i detit, liqenit, lumenjve apo vendeve qe uji qarkollon eshte I LEJUAR.
– Uji eshte i lejuar kur nuk vjen ere (ndotjeje), eshte pa ngjyre (dmth nuk ka pisllek ne te).
——————————————————————————–
Cfare e prish Abdesin?
– Abdesi prishet kur njeriu fle në gjume.
– Kryen nevojave personale .
– Nxjerrja e gazrave.
– Ngrenia e mishit te deves.
Me pastrimin e domosdoshëm për namaz nënkuptohet pastrimi i tërë trupit, rrobave dhe vendit ku do të falemi.
Namazi dhe higjena e përgjithshme është detyrë e domosdoshme fetare e urdhëruar me Kur’an dhe Hadith. All-llahu xh.sh. thotë:
„Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: „Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.“ (El Bekare, 222)
Secila dispozitë islame krahas domethënies së saj të jashtme, ka edhe kuptimin dhe përmbajtjen e saj të brendshme. Kështu edhe abdesti, përveq pastërtisë fizike, ka edhe atë morale – shpirtërore. Kjo është larja simbolike nga mëkatet, nga mendimet dhe qëllimet e irituara. Në këtë qëndron kuptimi bazor i tij. All-llahu xh.sh thotë:
„Mos iu qas asaj për të cilën nuk kë njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.“ (El -Isra‘, 36)
Muhammedi alejhisselam thotë: „Sytë bëjnë zina – kurvëri me të parët epshor, veshët me të dëgjuarit, duart me të prekurit, ndërsa këmbët me të ecurit“.
Për këtë shkak Pejgamberi, kur një ashab i tij e luti t’ia lexojë një dua që do të përfshinte çdo gjë, e mori dorën e tij dhe në frymën e ajetit të mësipërm lexoi: „Thuaj: të lutem, o Zot më ruaj nga e keqja e të dëgjuarit tim, nga e keqja e të pamurit tim, nga e keqja e gjuhës sime, nga e keqja e zemrës sime dhe përgjithsisht nga e keqja që rrjedh nga unë“.
Abdesti është akt devotshmërie nëpërmjet të cilit muslimani përgatitet për një akt tjetër më të lartë – namazin, në mënyrë që të dëlirë shpirtin e tij nga të këqijat, dhe kështu i pastruar, me anë të ekstazës shpirtërore, t’i afrohet Krijuesit të vet – All-llahut xh.sh.
Kuptimi shëndetësor i namazit
Qëllimi parësor i namazit është që ta zhvillojë fuqinë shpirtërore të njeriut. Megjithatë në namaz as trupi nuk është lënë pasdore. Disa lëvizje të namazit, krahas domethënies së tyre shpirtërore, kanë edhe kuptimin e vet fizik. Këto lëvizje, edhe pse simbolike, shpiejnë në forcimit e trupit dhe në krijimin e baraspeshës psiko-fizike.
Vendet e faljes
Namazi nuk është i lidhur ekzkluzivisht për xhaminë. Muslimani mund të falet kudo: në shtëpi, në livadh, në auto, në aeroplan, në tren, në anije etj. Ndaj, shtëpia e muslimanit njëkohësisht është edhe xhami.
Qëndrimi ndaj namazit
Qëndrimi I sotëm I muslimanëve ndaj namazit është gati I mjerueshëm. Shumica nuk e përfillin këtë detyrë islame nga përtacia djhe moskujdesi. Një numër falet shumë rralë – vetëm gjatë muajit të Ramazanit dhe bajrameve, ndërsa të tjerët mendojnë se mund t’I afrohen Zotit edhe në mënyra të tjera.
Shqetësues është edhe fakti se shumë prindër, të cilët përkohësisht ose rregullisht I çojnë fëmijët e tyre në mësim-besimin fetar, vetë ata nuk e falin namazin, po as që I praktikojnë obligimet e tjera islame dhe kështu me shembullin e tyre personal ndikojnë negativisht në familjet e veta, në edukimin dhe sjelljen e tyre.
Porosia e All-llahut në këtë drejtim është shumë e qartë:
„Zoti juaj ka thënë: „Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem“. (Gafir, 60)
Dhe me të vërtetë nëse njeriu nuk është i gatshëm që gjatë natës dhe ditës t’i sakrifikojë disa çaste në emër të All-llahut xh.sh., kjo atëherë pra është shenjë e sigurtë e mosbesimit – kufrit.
Muhammedi alejhisselam thotë: „Ndërmjet njeriut dhe idhujtarisë – mosbesimit është lëshimi i namazit“.
Namazi në esencë është metodë e edukimit islam, i cili në zemrën e besimtarit mbjell të vërtetën dhe formon ndenjën e kontrollit dhe të pranisë së All-llahut xh.sh.
von Zemraadmin | Juni 24, 2015 | Feja Islame
Familja jote, shoqëria e afërt, të cilët të konsiderojnë mbretëreshë është përgjegjësi për ty në çdo kohë dhe në çdo rast. Detyrimet e tua ndaj familjes shtohen në muajin që e arrijmë vetëm një herë në vit e nuk garantohemi se do ta arrijmë vitin e ardhshëm “Muaji i Ramazanit”. Pra, familja nga ti do të ketë nevojë për udhëzimin drejt më të vlefshmes, përkrahjen në kryerjen e adhurimeve të vërteta, dhe t’i ofrosh asaj ndihmë pa u dëshpëruar dhe pa humbur shpresën për shkak se është larguar nga edukata të ndryshme të familjes gjatë Ramazanit, që për fat të keq janë shoqëruar me këtë muaj në veçanti.
Ti ke një rol që nuk shpërfillet, ti mund të jesh shëmbëlltyrë t’i mënjanosh nga ato gabime pa e vërejtur vetë. Kujdesu të largosh veten dhe familjen tënde të mos bien në këto gabime, dhe përkujto se je duke formuar një gjeneratë të së ardhmes, të cilët me rolin e tyre do të jenë përgjegjës për gjenerata që do të vijnë pas. Nëse mbjell tek ata edukatën e duhur po ashtu do t’i trashëgojnë fëmijët e tyre dhe e kundërta po ashtu, kjo është një barrë e madhe për ty ta kuptosh madhështinë e kësaj gjëje. Në vazhdim do të paraqesim disa sjellje të këqija dhe gabime në të cilat bien disa familje muslimane gjatë Ramazanit.
Nijeti
Disa e harrojnë të bëjnë nijet për agjërimin, kështu që duhesh të përkujtosh pjesëtarët e familjes tënde, që të bëjnë nijet që në mbrëmje para kohës së sabahut, kjo na vërtetohet nga i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, të ketë thënë: “Kush nuk bën nijet që në mbrëmje ai nuk ka agjërim”.
Fjetja gjatë ditës dhe ndeja e natës
Kështu sillen shumë njerëz gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, ku flenë ditën dhe zgjohen natën, Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobat). Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.” Ata me këtë nuk e shijojnë ëmbëlsinë e agjërimit, ku ndoshta disave mund t’ju kalojë koha e drekës apo edhe e ikindisë. Për këtë obligim i yti si nënë është të rregullosh kohën në familjen tënde dhe të sakrifikosh në mos lejimin e ndejave të natës, të flenë natën e të zgjohen ditën, që secili të shkojë e të kryejë veprimtarinë e vet, burri në punë e fëmijët në shkollë.
Shikimi i serialeve dhe kuizeve
Dhe programe të tjera për të cilat garojnë kanalet për transmetimin e tyre, që për fat të keq këto kanale e presin Ramazanin dhe përgatiten për te më tepër sesa ne bëhemi gati, ku programi i saj përgatitet me kujdes për të joshur shikuesit më tepër, sesa ne përgatisim fëmijët tanë dhe i joshim në adhurim gjatë Ramazanit.
Në kuzhinë
Shumë gra shumicën e ditës e kalojnë në kuzhinë për të përgatitur ushqimin dhe mundet që mos ta përfundojnë përgatitjen pos në ezanin e akshamit e ndonjëherë edhe pas ezanit. Me këtë ajo e humb ditën, pra muajin në mesin e enëve dhe erëzave, larg nga përmendja e Allahut, adhurimi dhe leximi i Kuranit, ndoshta kërkon nga bija e saj të përgatisë lloje të tjera ushqimi, në vend që ta nxisë atë në adhurim. Për këtë duhesh ta mësosh familjen tënde të mjaftohen me një ose dy lloje ushqimi dhe kohën që e kalon në kuzhinë, e drejtë e jotja është ta adhurosh Allahun në atë kohë.
Teprimi në ngrënie dhe pirje
Gjë e cila rezulton në përtaci dhe apati, që e godet gjithë familjen, e i vonon ata nga përgatitjet e detyrimeve jetësore, i dështon atyre namazi i teravisë dhe adhurimeve të tjera për të cilat ata duhet të përgatiten për në Ramazan.
Lutja e iftarit
Shumica e familjeve kaplohet nga gjendja e zhurmës para iftarit, njëra vjen me pijet, tjetra i vërtit enët në zjarr, ky kërkon ujë, ndërsa harrojnë se erdhi koha për lutje në iftar, lutje e cila nuk refuzohet.
Falja e namazit të akshamit me xhemat
Shumica e burrave nuk e falin namazin e akshamit me xhemat, sepse i tërheq tryeza e iftarit me shumëllojshmërinë e saj me programe tërheqëse gjatë iftarit nga shkuarja në xhami, këtu duhesh së pari ta pakësosh tryezën në disa hurma e një gotë me ujë, e më pas përgatitjen e tryezës pas kthimit të burrit dhe fëmijëve nga namazi. Do të shohësh se kjo gjë është më e mirë po ashtu edhe nga aspekti shëndetësor.
Vizitat
Disa gra preferojnë të kalojnë netët e Ramazanit me vizitat e të afërmve. Nëse kjo ndodh si shkas për lidhjet farefisnore, atëherë s’ka gjë, por të mos e zgjasim vizitën e të tejkalojmë te përgojimi, bartja e fjalëve në atë ndejë etj.
Lënia e syfyrit
Disa familje e lënë syfyrin përkundër dobive, të cilat i ka cekur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem: “Bëni syfyr, ngaqë në syfyr gjendet bereqeti”, për këtë duhet të kujdesesh për këtë ushqim dhe të kujdesesh në zgjimin e mbledhjen e familjes në tryezën e syfyrit.
Cikli mujor (hajzi) dhe lehonia (nifasi)
Disa gra dhe të reja bëhen pasive nga adhurimi gjatë hajzit dhe nifasit, e kjo gjë është gabim, se nëna duhet patjetër të kuptojë bijën e saj se hajzi ndalon nga agjërimi dhe namazi, mirëpo nuk e ndalon atë nga përmendja e Allahut, lutja, lëmosha, nga leximi i Kuranit, por duke mos e prekur mus’hafin.
“Ende jeni të vegjël”
Disa nëna i ndalojnë fëmijët e tyre nga agjërimi, duke u argumentuar se ata janë ende të vegjël dhe nuk kanë mundësi fizike për ta bërë një gjë të tillë, këtu duhet që nëna të mos e injoron këtë dhe mbikëqyrjen e saj në kryerjen e agjërimit, kur fëmija të arrijë vitin e obligueshmërisë e më pas përkujtimin për kryerjen e asaj që i ka mbetur nga ditët e agjërimit pasi të kalojë Ramazani.
Dhjetëshi i fundit në treg
Shumica e familjeve muslimane e humbasin dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit në treg, bëhen turma nëpër tregje në ditët ku afrohet dita e Bajramit për të blerë gjërat e nevojshme për Bajram, si rroba, ëmbëlsira, mjete për gostitje etj., nëna i merr fëmijët e saj në treg që të zgjedhin e të masin rrobat, po ashtu kërkon nga burri i saj ta shoqërojë atë, e me këtë e gjithë familja e humbet shansin për adhurim. Ky shans nuk përsëritet përveçse një herë në vit, dhe kur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, arrinte dhjetë ditët e fundit e shtrëngonte izarin, e gjallëronte natën, i zgjonte familjarët duke kërkuar natën e Kadrit, për këtë ai edhe bënte itikaf në këto net të fundit.
Vonimi i sadakatu fitrit
Prej gabimeve në të cilat bien disa familje është edhe vonimi i sadakatu fitrit deri në kalimin e kohës. Ki kujdes që t’ia përkujtosh burrit tënd ta japë atë para namazit të Bajramit.
Namazi i Bajramit
Disa gra e neglizhojnë që t’i dërgojnë fëmijët e tyre për namazin e Bajramit, pavarësisht se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, i ka nxitur gratë e burrat të jenë të pranishëm në këtë namaz edhe ato që janë me hajz si dhe ato që janë shumë të reja.
Nga arabishtja: Shpend ZENELI
von Zemraadmin | Juni 24, 2015 | Feja Islame
Muhammed b. Ibrahim El Hamd
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!
Ne një hadith, te pajtuar për saktësinë e tij, qëndron:
“تَسَحَّرُوا فَإِنَّ فِي السُّحُورِ بَرَكَةً
Bëni syfyr ngase ne syfyr ka bereqet”.
Ne këtë hadith urdhërohemi ta hamë syfyrin, si përgatitje për agjërim, ndërsa urtësia e tij është zbritja e begatisë dhe bereqetit.
Bereqeti, me konkretisht, do te thotë zbritja e se mirës hyjnore ne diç dhe përqendrimi ne te.
Bereqeti po ashtu do te thotë shtim i se mirës, shpërblimit dhe tere atyre, qe ka nevoje për to njeriu ne këtë dhe boten tjetër.
Bereqeti është vetëm prej Allahut dhe si i tille nuk arrihet përveçse me respekt, nënshtrim dhe adhurim për Te.
Disa agjërues nuk i kushtojnë rëndësi ngrënies se syfyrit dhe as vonimit te tij deri ne kohen e fundit, madje disa nuk e hane fare, kështu qe hane para se te flenë. Këtë e bëjnë ose nga frika se nuk mund te zgjohen, ose nga dëshira për te fjetur me shume, ose nga mos dija për vlerën e syfyrit.
Kjo është mangësi, qe agjëruesi duhet ta eliminoje ngase kjo, përveç qe shkakton pengimin e vlerës dhe begatisë se syfyrit, është po kështu ne kundërshtim me traditën e pastër te Muhammedit, alejhi’s slatu ve’s selam.
Është mire qe agjëruesi te haje syfyrin ne kohen e fundit te natës, pak para se te vjen koha e namazit te sabahut, ngase ne këtë veprim ka te mira te shumta, si:
Se pari, përgjigje ndaj urdhrit te Allahut, i Cili ne një hadith kudsijj thotë:
“تَسَحَّرُوا فَإِنَّ فِي السُّحُورِ بَرَكَةً
Bëni syfyr ngase ne syfyr ka bereqet”.
Vetëm kjo do t’i mjaftonte syfyrit si nder dhe virtyt. Thotë Allahu:
“مَّنْ يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّهَ
Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut”. (Nisa, 80),
“وَمَن يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزاً عَظِيماً
e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh”. (Ahzab, 71)
Syfyri është moto e këtij ummeti, është prej gjerave qe na dallojnë nga ithtarët e librit. Transmeton Imam Muslimi se Pejgamberi, alejhi’s slatu ve’s selam ka thene:
“فَصْلُ مَا بَيْنَ صِيَامِنَا وَصِيَامِ أَهْلِ الْكِتَابِ، أَكْلَةُ السَّحَر
Ajo qe dallon agjërimin tone nga agjërimi i ithtarëve te librit është ngrënia e syfyrit…”.
Ne këtë kontekst është edhe arritja e hajrit, siç thotë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
“لاَ يَزَالُ النَّاسُ بِخَيْرٍ مَا عَجَّلُوا الْفِطْرَ
Njerëzit vazhdojnë te dëfrehen me begati derisa ata ta kryejnë iftarin shpejt (si te hynë koha e tij e te mos presin fare)”. (Buhariu & Muslimi)
Ndërsa ne versionin e Imam Ahmedit qëndron edhe kjo shtese:
“وَأَخَّرُوا السُّحُورَ
…dhe ta vonojnë syfyrin (deri pak para se t’i dal koha)”.
Syfyri te forcon për adhurim dhe te jep me shume force për pune ngase njeriun e uritur shume shpejt e kap dembelia.
Allahu mëshiron ndërsa melaiket kërkojnë falje për ata, qe hane syfyrin. Ibni Omeri transmeton merfuan:
“إِنَّ اللَّهَ وملائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى المُتَسَحِّرِينَ
Allahu dhe melaiket e Tij bien salavat (mëshiron dhe kërkojnë falje) për ata, qe hane syfyrin”. (Transmeton Ibni Hibbani dhe Taberaniu ne El Evsat ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen)
Syfyri te ndihmon kundër moralit te keq, i cili vjen si rezultat i urisë.
Koha e syfyrit është koha e bekuar, është kohe ne te cilën zbret Allahu ashtu siç i takon madhërisë se Tij. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
“يَنزِلُ ربُّنا تباركَ وتعالى كلَّ ليلةٍ إلى السماءِ الدُّنيا حين يَبقى ثُلثُ الليل الآخرُ يقول: مَن يَدعوني فأستجيبَ له، مَن يسألني فأُعطِيَه، من يَستغفِرُني فأغفِرَ له
Zbret Allahu i Madhëruar ne çdo nate, ne qiellin e kësaj toke, ne kohen kur mbetet 1/3 e fundit e natës, dhe thotë: Kush me lut qe t’i përgjigjem, kush me kërkon qe t’i jap, kush me kërkon falje qe t’ia fal”. (Buhariu)
Syfyri, nëse nuk është koha me e mire e kërkimit falje, megjithatë është prej kohëve me te mira te kërkimit falje. Allahu ka lëvduar ata qe kërkojnë falje ne këtë kohe e ka thënë:
“وَالْمُسْتَغْفِرِينَ بِالأَسْحَارِ
dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë”. (Ali Imran, 17),
“وَبِالأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ
Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet”. (Dharijat, 18) Pra, ngritja për syfyr është shkak i arritjes se këtij nderi dhe virtyteve te shumta te kërkimit falje tek Allahu për mëkatet.
Ngritja për syfyr është shanse qe te mos ik falja e namazit te sabahut me xhemat, për vlerën e te cilit askush prej nesh nuk dyshon.
Syfyri mund te shndërrohet ne adhurim, ibadet, nëse njeriu me te e ka për qellim forcimin e vetes për ibadet dhe pasim te Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam.
Kur njeriu han syfyr, atij i vjen me i lehte agjërimi dhe nuk ndien vështirësi, kështu qe kur te vjen Ramazani i ardhshëm, ai e prêt me me lehtësi dhe me mallëngjim, derisa ai, qe nuk han syfyr dhe ndien uri me shume, me mezi nuk prêt qe te shkoje ky muaj i bekuar.
Allahu derdh mirësinë e Tij ne veprën e atij qe ngritët për syfyr dhe vërtet, ai e meriton te bekohet për pune te mira ne atë dite, ku gjen vullnet për kryerjen e farzeve, adhurimeve fakultative, kryerjen e lutjeve te caktuara kohore, respektivisht ato te mëngjesit dhe mbrëmjes, urdhërimin për te mire dhe ndalimin nga e keqja, etj. Ndërsa ai, qe nuk ha syfyrin, ndodhe qe agjërimi t’ia shtoje urine dhe ta pengoje kështu nga këto te mira.
Me një fjale, te mirat e syfyrit janë te shumta, dhe vështirë se përkufizohen ne shifër, ngase Allahu ne fenë e Vet ka lënë sekrete e urtësi, te cilat nuk i arrijnë dot mendjet tona, andaj ia vlen qe t’i përkujtojmë këto domethënie dhe botëkuptime te syfyrit si dhe tua përkujtojmë vëllezërve tanë, ne mënyrë qe te gjithë te jemi te gëzuar me shpërblimin e Allahut([1]).
[1] Burimi: www.islamway.com, Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami, 11 shtator 2006, e hënë, Vushtrri, Kosove