Mediat serbe mbrojnë Surroin për deklaratat e tij rreth ‘Grupit të Drenicës’

Mediat serbe mbrojnë Surroin për deklaratat e tij rreth ‘Grupit të Drenicës’

Portali i televizionit të njohur beogradas “B92” i ka dalë në mbrojtje publicistit Veton Surroi për fushatën e zhvilluar kundër tij në rrjetet sociale.

Sipas këtij portali, Veton Surroi, është duke u sulmuar në rrjetet sociale për shkak se në mediet e Serbisë kishte pohuar se “Grupi i Drenicës” ka bërë krime të luftës ndaj serbëve të Kosovës.

B92 raporton sesi në rrjetet sociale është hapur një faqe në të cilën njerëzit e kanë quajtur Surroin tradhtar dhe anti-kombëtar.

Publicisti Veton Surroi ditë më parë e kishte promovuar në Beograd librin e tij “Miliarderi”, derisa për shumicën e atyre që kanë shkruar në rrjete sociale, ishte e papranueshme sesi Surroi ka gjetur Beogradin dhe mediet serbe për të kritikuar lidershipin e Kosovës dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke u bërë në këtë mënyrë mbase edhe padashje pjesë e agjendës së Serbisë kundër Kosovës.

Në një intervistë për televizionin serb “B92”, gazetari dhe publicisti kosovar Veton Surroi kishte thënë se Kosova mbizotërohet nga një trekëndësh i banalitetit. Për emisionin

“Kaziprst”, ai kishte thënë se krijimi i Gjykatës Speciale përbën një proces tejet të ndërlikuar.

Në anën tjetër, sipas Surroit, është e qartë se brenda Kuvendit të Kosovës ekziston një pjesë e strukturave të cilat i druajnë Gjykatës Speciale.

“Këta janë njerëzit që janë pjesë e raportit të Dick Marty. Ky raport është baza e kësaj gjykate, si rezultat i hetimit trevjeçar të raportuesit special Clint Ëilliamsonit”, kishte deklaruar Surroi, duke shtuar se Dick Marty dhe Clint Ëilliamson, për këtë përgjegjës i bëjnë pjesëtarët e grupit të njohur si “Grupi i Drenicës”.

Publicisti Veton Surroi për mediet beogradase kishte folur edhe për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Prishtina dhe Beogradi do të duhej të vinin deri te një akt, i cili nuk do të nënkuptonte njohjen e Kosovës nga Serbia, por që do të nënkuptonte vendosjen e marrëdhënieve në një nivel dukshëm më të lartë, i cili do të bënte që komunikimi të mos përqendrohej në çështje të politikave ditore”, ishte shprehur Surroi. (lajmi.net)

Opozita në konferencë të jashtëzakonshme

Opozita në konferencë të jashtëzakonshme

Partitë opozitare të Kosovës, Lëvzja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Social Demokrate e Kosovës, nuk do të marrin pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, të organizuar për nderë të çlirimit të vendit.

Njoftimi për bojkotin e kësaj seance është bërë nga zyra për informim e Vetëvendosjes, ku edhe kanë paralajmëruar një konferencë për media, ku do t’i bëjnë të ditura arsyet e bojkotit.

Konferenca do të mbahet në ora 10 :30 në objektet e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe në kuadër të shënimit të Ditës së Paqes, Kuvendi i Republikës së Kosovës  do të mbajë seancë festive më ç’rast Filarmonia e Kosovës do të ekzekutojë vepra muzikore të kompozitorëve të njohur kombëtarë dhe botërorë. (lajmi.net).

Opozita: S’marrim pjesë në seancën solemne të Kuvendit s’e populli s’ka bukë

Opozita: S’marrim pjesë në seancën solemne të Kuvendit s’e populli s’ka bukë

Partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA, nuk do të marrin pjesë sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, dhe këtë thonë se po e bëjnë shkaku i asaj se vendi nuk i ka punët mirë dhe nuk ka vend për festë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, përfaqësues të tri partive politike opozitare në Kuvendin e Kosovës, kanë bërë të ditura arsyet e mos pjesëmarrjes në këtë seancë.

Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të VV-së, ka thënë se një ndër arsyet e mos pjesëmarrjes në këtë seancë, është e refuzimi i kërkesës që të gjitha grupet parlamentare të mbajnë fjalime, raporton lajmi.net.

“Sot është paraparë të mbahet një seancë solemne për çlirimin e Kosovës. Ne kemi kërkuar nga kryetari i Kuvendit që të gjitha grupet parlamentare të mbajnë fjalë rasti. Kjo nuk është pranuar. Është paraparë që vetëm kryetari Kadri Veselit ë mbajë fjalim, më shumë në cilësinë e nënkryetarit të PDK-së, sesa në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit. Kohëve të fundit seancat e tilla janë shpeshtuar me iniciativë të kryetarit Veseli, për të dhënë përshtypjen se në

Kosovë po lulëzon gjithçka. Kjo është arsyeja pse ne nuk po marrim pjesë në këtë seancë”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa, deputetja Donika Kada – Bujupi, nga AAK, ka thënë se heronjtë kanë vlerë për politikën vetëm një ditë, “kurse shumë bashkëluftëtar të tyre që sot janë gjallë po përballen me kushte të rënda ekonomike, duke mos pasur as bukë për të ngrënë”.

“Kërkojmë nga pushteti që festat të organizohen kur ka arsye për t’u gëzuar”.

“E as studentët të cilët diplomojnë nuk kanë ku të punësohen, pa pasur lidhje politike, nuk kanë arsye që sot ti gëzohen kësaj dite”, ka thënë ndër të tjera, Kadaj – Bujupi.

E Valdete Bajrami, nga partia NISMA, ka thënë se organizimet të cilat i pamë edhe në rastin e rivarrimit të Isa Boletinit tregojnë se ato nuk po mbahen në mënyrën siç e meritojnë këta heronj.

“Ky koncert i organizuar sot në Kuvend bëhet për treguar se kinse në Kosovë po funksion gjithçka e ku sektorët kryesorë të shtetit nuk funksionojnë”, ka thënë ajo. (lajmi.net)

Ndihma e parë kundër djegies nga dielli

Ënjtje, skuqje, djegie dhe shfaqjet e flluskave të ujit në lëkurë janë shenjat e para të djegies nga dielli. Çfarë duhet të bëni në rast të djegieve nga dielli?

 
Ndiqni këshillat në vazhdim për të qenë të përgatitur për një situatë të tillë:

Copat e akullit ose uji i ftohtë ndihmojnë në qarkullimin e gjakut; mos përdorni produkte me vaj, sepse përkeqësojnë situatën.
Rrethojeni zonën e djegur me copëza kastraveci ose patate që të freskohet.
Aplikoni mbi lëkurë kremra të lëngshëm për ta pasuruar me ekstraktet e mëposhtme: lule zambaku, melisë, lule limoni, balsam, livando, embrion gruri, kamomil, kumak, që hidratojnë lëkurën, ulin ënjtjen dhe luftojnë plakjen nga radikalet e lira.
Përdorni krem me bazë hidrokortizoni vetëm nëse njolla është përhapur në një zonë të caktuar.
Në qoftë se flluskat me ujë çahen, mbajeni zonën të pastër, duke e pastruar me një spërkatës me bazë ujë dhe sapun neutro, si dhe ta mbroni lëkurën me produkte natyrore. / Reporteri

Shqipëria, me çmimin më të lartë të energjisë në rajon

Shqipëria, me çmimin më të lartë të energjisë në rajon

Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, madje kalon dhe disa vende të Europës si Bulgaria dhe Islanda.

 Zyra për Statistika e Komisionit Evropian, Eurostat, ka publikuar statistikat e fundit për çmimin e energjisë elektrike. Në tabelën e Eurostat shihet se Shqipëria nuk është aspak e favorshme për çmimin e energjisë.

Kosova garanton çmimin më të ulët në Europë për qytetarët dhe bizneset të saj. Sipas Eurostat, në Kosovë paguhet mesatarisht 5.5 cent për kilovat/orë, ndërsa në Shqipëri paguhet mesatarisht 11.6 cent për kilovat/orë, raporton për lapsi.al gazetari Vincent Triest. Pavarësisht se Kosova është një vend që importon energji nga Shqipëria, ajo u mundëson qytetarëve të saj ta paguajnë dy herë më pak energjinë.

Kosova ndiqet nga Serbia me 6.1 cent për kilovat/orë, ndërsa pas Serbisë lista vazhdon me Maqedoninë me 6.76 për kilovat/orë, Bosnje Hercegovina me 7.9 kilovat/orë, Mali i Zi me 8.83 për kilovat/orë.

Përveç efekteve negative që barra e lartë financiarë sjell për konsumatorët shqiptarë, ky çmim ka efekte negative për kompanite private që operojnë në Shqipëri. Kostoja e lartë e energjisë elektrike e bën Shqipërinë më pak tërheqëse për investitorët e huaj. / RTKLive

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE