Ende nuk dihet kur do të nënshkruhet MSA-ja

Ende nuk dihet kur do të nënshkruhet MSA-ja

Takimi i rradhës së dy kryeministrave Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut politik do mbahet kah fundi i këtij muaji.

Me këtë lëshohet shansi që Marërveshja e Stabilizim Asociimit në mes të Prishtinës e Brukselit të nënshkruhet në javën e 22 qershorit ashtu sic ishte paramenduar fillimisht. Disa vende anëtare të Bashkimit Evropian ishin të mendimit që krahas MSA-së për Kosovës edhe Serbia do duhej të merrte dicka nga Brukseli. Meqë Serbia është e lidhur me dialogun, në gjithcka që ka të bëjë e integrimet evropiane, at`here vetëm ndonjë marrëveshje konkrete nga takimi i kryeministrave do mundësonte që edhe Beogradi zyrtar të merr sinjale inkurajuese të Brukselit.
Vet parlajamerimi se kryeministrat takohen në javen e tretë të muajit qershor konfirmon terthorazi se nënshkrimi i marëveshjes së stabizlim asociimit do behët në një datë tjetër. Zyrtart evropian vazhdojnë të insistojnë në pronocnime zyrtare se kanë për qëllim që këtë ta bëjën para pushimeve të verës që në kalendar do të thotë deri në fund të korrikut. Nga ana tjetër në biseda jozyrtare afati ka nisë të lëvizë ne periudhen edhe pas pushimeve. Krejt keto shtyerje kane te bejne me procedura të brendshme dhe legale në Bashkimin Evropian dhe qartësimin e statusit te BE-së meqë do jetë traktati i parë ku nenshkrimin e ve BE e jo shtetet anetare sic ka qene me pare.
Tani, privatisht nga burimet e Bashkimit Evropian përflitet se nuk do realizohet me afatet e paramenduara andaj vjeshta ka nisur të përmendet si kornizë kohore për nënshkirmin e mundshëm. Ndërkohë, ngecjet në Prishtinë lidhur me themelimit e Gjykatës Speciale, po ndihmojnë zyrtarët në Brksel që nënshkrimin e MSA-së ta përdorin në fomrë kushtëzimi për t’u bindur deputetët e parlamentti të Kosovës që ta votojnë themelimin e këtij institucioni.(RTKlive.com)

Sami Lushtaku akuzon ashpër bashkëpartiakët e tij

Sami Lushtaku akuzon ashpër bashkëpartiakët e tij

Sami Lushtaku e ka shkruar një letër publike në të cilën ai flet rreth dënimit të tij dhe “kontributit” të bashkëpartiakëve të tij në këtë proces.

Letrën e plotë mund ta lexoni më poshtë.

Kënd e vrava unë?

Pyetje publike për të gjithë ata që ndajnë drejtësi në Kosovë.

Shkruan: Sami Lushtaku

Javën e kaluar ndodhi ajo që pritej të ndodhte.

Pas një procesi të gjatë e mundimshëm gjyqësor, një panel i gjyqtarëve të EULEX’it me gjeti fajtor për një vrasje, duke më dënuar, në shkallë të parë, me 12 vjet burg.

Sigurisht se ky dënim nuk është aspak i lartë, nëse e marrim të mirëqenë vrasjen e një civili, të paarmatosur, dhe për më tepër me duar të lidhura.

Nëse unë do të isha në panelin e gjyqtarëve, dhe nëse do të duhej të gjykoja një krim të tillë, jam i bindur që do të propozoja një dënim edhe më të lartë.

Ky përveç që është krim i përcaktuar me ligjet në fuqi të Kosovës, është edhe kundër të drejtës tonë zakonore. Nuk vritet njeriu i dorëzuar. Njeriu i dorëzuar, ose njeriu që të ‘bie me n’ore të Zotit’ për më tepër duhet të mbrohet.

I kam përcjellë më vëmendje polemikat e bëra përmes mediave, në mes të prokurorëve dhe avokatëve, lidhur me rastin tim, pas mbylljes së rastit tim. I kam përcjellë më vëmendje edhe reagimin e publikut dhe përkrahësve të mi.

Dëshiroj të bëj të ditur për të gjithë, se unë jam përcaktuar që në fillim që këtë betejë ta fitoj në gjykatore, e jo në rrugë. Edhe pse, qarqe të caktuara, që punojnë kundër interesit të vendit, sigurisht e kanë parashikuar gabimisht se unë do të zgjedhi rrugë tjetër.

E kjo nuk duket të jetë aspak punë e lehtë. Sidomos kur përballësh me procese gjyqësore të çuditshëm për sistemet bashkëkohore të drejtësisë. Kur je i detyruar të mbrohesh për vrasje të panjohura, siç ishte rasti më mua. Kur detyrohesh ta argumentosh se nuk e ke vrarë një civil, që askush nuk e njeh kush është ai. Kur askush nuk e njeh familjen e tij. Kur askush nuk e kërkon. Sepse ai nuk ekziston.

Në këtë proces që zgjati dy vjet unë, dhe avokati im, u mbrojtëm kundër një krimi te pandodhur. Ose së paku për ne të pandodhur. Prokurorët thonë se e dinë kush është viktima. Por këtë e mbajtën si sekret të tyre për dy vjet.

Më lejoni tash të tregoj se gjatë luftës ndodhin krime të ndryshme.

Nuk janë poetët, të parët, ata që i rrokin armët. Dua të them që në radhët e formacioneve ushtarake, të natyrës që ishte UÇK, disiplina ushtarake nuk ishte pika më e fortë. Pika më e fortë ishte vullneti për të luftuar kundër një ushtrie shumë brutale, shumë më të madhe në numër, siç ishte ajo e Serbisë, në krye të së cilës ishte Sllobodan Milloshevic, i njohur nga bota si Kasapi i Ballkanit.

Dua të them që krimet që kryheshin nga forcat e Milloshevicit ishin edhe si sasi, e edhe si ‘cilësi’, shumëfish më të mëdha dhe më makabre se sa ato që mund të janë kryer kryer, po themi, ‘prej nesh’.

Edhe unë jam i mendimit, se duhet të gjykohen të gjitha krimet, qofshin edhe ato më të voglat. Nuk kam dyshim se duhet të hetohemi dhe gjykohemi edhe ne që po luftonim për lirinë e popullit tonë. Sigurisht se mund të kryhen krime në emër të lirisë. Mirëpo, është gabim i rëndë që ne të hetohemi dhe të gjykohemi për çfarë kemi bërë në luftë, nisur nga paragjykimet se çfarë kemi bërë pasluftës.

Sigurisht se pushteti të konsumon.

Një dekadë qeverisje e PDK, pjesë e së cilës jam edhe më tutje, ka krijuar kundër nesh emocione të forta negative. Dhe nuk janë vetëm kundërshtarët politik që kanë krijuar kundër nesh, të njohur si ‘krahu i luftë’, opinione të ashpër negativ.

Një kontribut të madh, kundër nesh, e kanë dhënë edhe bashkëpartiakët, si ministrat dhe zëvendësministrat. Lobimi i tyre intensiv në Ambasada dhe në EULEX, kundër nesh, për një kohë të gjatë, i ka dhënë frytet e duhura, ose të pritura, të tyre.

Në këtë mënyrë reputacioni ynë publik është rrënuar ditë pas dite, javë pas jave e vit pas viti. Ne nuk kemi qenë aq të sofistikuar sa të kuptojmë ketë lojë të ndytë.

Dhe ja ku jemi sot.

Pa përkrahje mediale. Pa përkrahje publike. Dhe pa përkrahje të duhur politike. Qoftë edhe kur dënohemi në mënyrë absurde, për vrasje të personave të panjohur. Kjo ka ndodhur sepse ndaj nesh ‘procesi gjyqësor’ ka zgjatur plot 10 vjet. Të gjitha vjedhjet, keqpërdorimet, abuzimet, tenderët etj., të realizuara më mjeshtri nga eksponent të PDK’së na janë faturuar ne. Dhe meqë kjo nuk ka mundur të argumentohet, sepse nuk kishte ndodhur, atëherë me dëshmitarë të përpunuar na dënuan për krime të luftës.

Për ketë arsye, qytetarët, ambasadorët, mediat etj., ishin të kënaqura që ne të dënoheshim, qoftë edhe për vrasje të pandodhura, vetëm që të na ndalnin.

Unë do të vazhdoj të insistoj në kërkimin e drejtësisë, duke kërkuar që së paku ta njoh ‘viktimën’ time, që e paskam vrarë më duar të lidhura. Nëse kjo është ë vërtetë, siç pretendon prokurori, e tash së fundmi edhe gjyqtarët, unë do të doja shumë që t’u kërkoja falje familjes së ‘viktimës’.

Për këtë arsye, ashtu siç edhe e parashohin ligjet në fuqi, unë së bashku me avokatin tim do ta kontestojmë vendimin e shkallës së parë, në shkallë të dytë.

Në mënyrë që e vërteta të triumfojë deri në fund, në mënyrë që fundi të jetë meritor, që drejtësia të kënaqet përfundimisht, ne lusim të gjitha mediat që të kërkojnë transparencë sa më të madhe. Kërkojmë prej mediave, prej organizatave qeveritare, organizatave për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, që të janë dëshmitarë të këtij procesi.

Unë nuk po kërkoj asgjë më shumë, se sa emrin e personit që e vrava, me duar të lidhura. Kushdo që e di ketë emër la ta thotë.

Dhe krejt në fund:

Këto ditë, shumëkush po përdorë emrin tim si pengesë për votimin ose jo të ndryshimeve kushtetuese, që i japin rrugë aprovimit të Ligjit për Gjykatën Speciale

Publikisht lus të gjithë, posaçërisht deputetët dhe zyrtarët e PDK’së, që mos të manipulojnë me emrin tim. Se a do ta votojnë ose jo këto ndryshime, se a do ta miratojnë ose jo ketë ligj, kjo është një çështje ekskluzive e tyre. Ata duhet të vendosin, sipas bindjes së tyre të lirë. Nuk dëshiroj ta lidh assesi rastin tim, me një rast tjetër.

Përfundimisht, personalisht nuk kam qëndrim për themelimin e kësaj gjykate. Tash e dy vite po merrem me rastin tim. Me gjykatën le të merren ata që i kanë marrë votat e qytetarëve. (klankosova.tv)

E tmerrshme: Shqiptari vret bashkëshorten në sy të fëmijëve

E tmerrshme: Shqiptari vret bashkëshorten në sy të fëmijëve

“Ju lutem më ndihmoni. Bashkëshorti im më thotë se do të më vrasë dhe do të më marrë fëmijët”.

Këto janë fjalët që ka thënë 33-vjeçarja para se të vdiste nga plagët e marra nga sulmi me thikë nga bashkëshorti i saj.

Shqiptarja kishte frikë të bënte denoncim në polici, për shkak se ajo dhe fëmijët nuk kishin leje qëndrimi në Greqi.

Banorët e fshatit në Gemini Argolidas e përshkruajnë atë si një njeri të drejtë dhe punëtore.

“E kuptoni se sa njeri i mirë ishte, asaj të gjithë në fshat i besonin çelësin e shtëpisë. Ajo nuk e meritonte atë”, shprehet një prej banorëve.

Shqiptarja, e cila punonte si ndihmëse u vra me thikë nga bashkëshorti i saj në sy të fëmijëve rreth orës pesë të mëngjesit.

“Ajo kishte frikë. I thash të shkonte në polici, por më tha se i druhej asaj që mund të bënte ai. Po ta dija se ishte i rrezikshëm do ta kisha denoncuar”, thotë një i moshuar.

Vajza 10 vjeçe dhe djali 8, kërkuan ndihmë tek fqinjët ndërsa nëna e tyre ishte e mbytur në gjak. /shekulli/

Alonso më i pasuri i Formula 1

Alonso, Vettel dhe Hamilton, 88 milionë euro për tre pilotët më të paguar të Formula 1.

Është kompania “Business Book” që zbardh shumat e fituara nga tre kampionët e pistave të shpejtësisë me spanjollin që ngushëllohet me vendin e parë në këtë klasifikim. 35 milionë Euro në sezon përfiton asturiani nga kontrata me McLaren, gjermani 25 dhe britaniku 25. Gjithsesi, duke nisur që nga viti i ardhshëm kur të hyjë në fuqi edhe kontrata e re me Mercedes, Hamilton do të ngjitet në vendin e parë sepse që prej 2016-ës ai do të arkëtojë rreth 56 milionë Euro në sezon me një total prej 170 milionë eurosh.

Pas tre më të pasurve renditet Kimi Raikkonen me 18 milionë, i ndjekur nga Rosberg me 13 dhe Jenson Button me 10. Krahasuar me 6 të parët, Felipe Massa përfiton një pagë modeste prej 4 milionësh, po aq sa Hulkenberg, Grosjean, Perez e Maldonado. Por me zbritjen e pozicioneve ka nga ata pilotë që fitojnë shumë gati gati qesharake sepse në vendin e parafundit renditet Will Stevens i skuadrës Manor me 150 mijë Euro në sezon, ndërsa klasifikimin e mbyll Roberto Merhi me vetëm 50 mijë euro. (rtklive.com)

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE