Tregu vendor në masë të madhe ka filluar që çdo ditë e më shumë të jetë i furnizuar me pemë e perime të prodhuara në vend.
Pas dredhëzave dhe qershive, tani është radha e pemëve të tjera sezonale, e sikurse edhe për të parat, edhe për tjerat pemtarët kanë filluar vjeljen dhe dërgimin e tyre në treg.
Ministria e Bujqësisë në faqen e saj në Facebook, shkruan se “Toka jonë na sjellë çdo ditë lajme të mira. Sot e kemi për nekatrinën, një pemë jashtëzakonisht e mirë dhe e shëndetshme”.
“Disa fermerë që e kultivojnë kanë filluar sot vjeljen, pasi ajo është pjekur dhe bërë gati për tryezat tona”.
“Keto foto janë bërë sot dhe nektarinat shihen të jenë mjaftë të shëndetshme. Sektori i pemëve është me potencial në Kosovë dhe ministri Krasniqi e ka deklaruar se nga viti i ardhshëm do të ketë edhe më shumë rritje të mbeshtetjes për këtë sektor, si në grante ashtu edhe në subvencione”, shkruan në postimin e ministrisë së Bujqësisë.
Sipas familjarëve ai ka punuar si taksist, ku e ka kryer vetëm punën e tij dhe nuk ka pasur të bëjë asgjë me këtë akt. Bastri Musa, vëllai i Fehmiut, flet për kallxo.com për mënyrën e arrestimit të të vëllait. “Fehminë e kanë arrestu në banesë, nuk e kanë arrestu n’Badovc qysh po flitet nëpër media. Fehminë e ka thirr njani prej atyne qe jon kon më Badovc, e ka thirrë me ardh e me marr se e ka firmën taksi domethanë ky. Me ardhë më marr edhe me kthye në Hajvali. U shku Fehmia e ka marr e ka kthye në Hajvali më Prishtinë. Policia domethanë i kanë përcjellë krejt, masanej e kanë kap edhe Fehminë në banesë i kanë shku edhe e kanë arrestu”. Ai thotë qe Fehmiu nuk kishte miqësi me Gazmend Halitin, i cili dyshohet të ketë ikur nga vendi i ngjarjes para arritjes së policisë, dhe të cilin dyshohet ta ketë ndihmuar Fehmi Musa. “Jon njoftë si pasagjerë kshtu, po jo kshtu me lidhje t’thella”. Por, Halil Palaj, avokat i të arrestuarit Fehmi Musa, deklaron ndryshe. “Gazmend Halitin e njeh nëpër mes gruas së tij. Gratë e tyre kanë qenë para disa muajve në spitalin e Prishtinës. Jo që kanë shoqni”. Ai shprehet që aktakuza e ngritur është e pabazë. “Nuk ka argumente, fakte dhe prova që të e mbështesin dyshimin e bazuar që i njëjti ka kryer veprën penale që pretendon prokuroria speciale”. Palaj thotë që nëse klienti i tij do të ishte i përfshirë në këtë ngjarje, ai do të ikte diku tjetër e nuk do të kthehej në shtëpinë e tij. Po ashtu, ai thotë që Gazmend Haliti nuk e pranon që Fhmi Musa e ka vozitur, por ky i fundit nuk e ka mohuar një gjë të tillë. Ndërsa sa u përket tre të tjerëve të cilët u arrestuan, avokati deklaron që klienti i tij nuk e njeh asnjërin prej tyre, ndërsa i vëllai thotë që nuk e di nëse ata njiheshin më parë. Ndryshe Bastri Musa deklaron që Fehmiu dhe ISIS nuk kanë pikë të përbashkët.
– A ka pas lidhje Fehmi Musa me ISIS-in?
– Jo nuk ka t’boj me kto sene hiq.
– E më muhabetet me të, cili ka qenë qëndrimi i tij për ISIS-in?
– Nuk i ka përkrah kshtu ku me dit sa.
Por profili në Facebook i Fehmi Musës tregon një tjetër histori. Janë të shumta foto që ai ka publikuar që lidhen direkt me këtë organizatë.
Këtu bën pjesë edhe një foto, ku paraqitet një montazh i Qabesë, mbuluar me flamurin e ISIS. Komenti i Fehmi Musës mbi këtë foto është “Shpresojmë që së shpejti Qabeja të duket kështu”.
Feim Keqekolla, mik i Fehmi Musës, deklaron që për ISIS-in nuk kanë biseduar kurrë. “Me Fehminë për punën e ISIS-it na nuk kena bisedu kurr se s’jena kon të interesum për me hi ne këtë bisedë me to”, thotë Keqekolla.
“Fehminë e njoh qe 6 vite 7 si vlla mysliman. Fehmia u kanë shumë njëri i mirë. Namaz ka falë për tjetër sen nuk di qe ka pas diçka t’keqe për to”, shton ai. Fehmi Musës i janë konfiskuar rreth 2000 euro, shtëpiza e kompjuterit dhe gjëra tjera personale gjatë arrestimit të tij në banesën e tij në Fushë Kosovë.
Në aksionin e datës 11 korrik janë arrestuar edhe Besnik Latifi, Enis Latifi, Milazim Haxhia dhe Gazmend Haliti më drejtim të veprës penale përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në vend. /Kallxo.com
Dy muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së ndërtimit, sot u zhvillua ceremonia e hapjes së urës “Bejli” afër manastirit të Deçanit.
Projekti është mbështetur fuqimisht nga komandanti i KFOR-it, gjeneral major Francesco Paolo Figliuolo, i cili me këtë rast tha se ndërtimi i urës është një simbol i rolit të KFOR-it në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe dhe atyre të Komunës së Deçanit.
Ura e re, sipas KFOR-it, do të shfrytëzohet edhe nga komuniteti lokal, dhe hapja e saj do të mundësojë një qasje më të shpejtë dhe më të sigurt në disa zona të komunës, duke mundësuar në të njëjtën kohë zhvillimin e mundshëm të zonës në dobi të gjithë popullit të Kosovës.
„Normalizimi i marrëdhënieve dhe zhvillimi socio-ekonomik janë faktorë themelorë dhe esencialë të stabilitetit dhe mund të kontribuojnë për të parandaluar rritjen e çfarëdo lloji të ekstremizmit“, ka thënë me këtë rast Gjenerali Figliuolo.
Në ceremoninë e sotme kanë marrë pjesë të ftuar nga institucionet në Kosovë, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe dhe të organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. /RTKLive
Ministri Hashim Thaçi ka theksuar se nuk guxojnë të dështojnë edhe një herë në këtë proces.
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtëm Hashim Thaçi ka theksuar se Qeveria nuk do t’i procedojë ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës pa u siguruar se i ka votat e mjaftueshme, sepse nuk guxojnë të dështojnë edhe një herë në këtë proces.
“Ne jemi duke punuar që një votim i tillë pozitiv të ndodhë sa më shpejt që është e mundur. Sa më tepër që shtyhet, gjërat mund të ndërlikohen. Por jemi në koordinim si spektër politik, në të njëjtën kohë edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë që votimi i ardhshëm të bëhet në momentin kur të jemi të sigurt që janë votat e mjaftueshme, sepse nuk guxojmë të gabojmë dhe të dështojmë”, ka thënë Thaçi
Thaçi këto komente i bëri pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikolaos Kotzias, me të cilin kanë folur për bashkëpunimin e dy vendeve. / RTKLive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është përplasur me Murat Mehën, kryetar i Komisionit shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Derisa Meha ka qenë duke folur për ecurinë e këtij procesi në Komisionin për Politika të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, ka ndërhyrë Haradinaj, duke i thënë mjaft me gënjeshtra.
“U mbyte duke na rrejt. Kush dreqin të paguan ty. S’po të vjen marre. Kush po ju paguan”, i ka thënë Haradinaj Mehës.
Pas kësaj deklarate në shenjë revolte Haradinaj e ka lëshuar mbledhjen e këtij komisioni./ep
Seanca dëgjimore në të cilën u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë Speciale, për përcaktimin e paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve për terrorizëm, që u arrestuan dje nga Policia e Kosovës, ka përfunduar.
Vendimi për ta pritet të mirret nesër. Mbrojtja ka vlerësuar se nuk ekzistojnë prova të cilat vërtetojnë dyshimin se të dyshuarit kanë kryer veprën penale, atë të përgatitjes së akteve terroriste.
Avokati Bajram Tmava, që mbron të dyshuarin Milazim Haxhijaj, tha se për këto vepra penale duhet të ketë argumente të forta me të cilat vërtetohet qëllimi apo veprimi korrekt i një të pandehurit. E që në këtë rast, sipas tij, prova nuk ka.
“Nga tërë ajo që u dëgjua edhe nga ana e prokurorit special, edhe nga ana e mbrojtjes, është vlerësim i yni se nuk janë ofruar prova, vërtetë nuk është ofruar asnjë provë që vërteton dyshimin e arsyeshëm ashtu siç kërkohet në dispozitë ligjore”, tha ai.
Meqë, pesë të pandehurit dyshohen se po përgatisnin akte terroriste, Tmava, i pyet ur se cili qe caku i tyre, ai e mohoi të kenë pasur ndonjë cak.
“Kurrfarë caku nuk ka. Për me ekzistua caku, duhet të ekzistojnë provat, duhet të ekzistojnë mjetet, përgatitja. Dhe, ato mjete dhe përgatitje duhet të funksionalizohen, të tentohet me u funksionalizu. Janë arrestuar, afër liqenit. Nuk është diskutabile, që këta janë myslimanë të devotshëm, i mbrojturi im është mysliman i devotshëm, dhe deklarata e tij decitive, unë asnjëherë nuk veproj kundër popullit tim e as kundër interesave të popullit të Republikës së Kosovës”, tha Tmava.
Pas seancës dëgjimore, që zgjati rreth tre orë, mbrojta e të gjithë të pandehurve mohuan të ketë ndonjë provë që vërteton dyshimin mbi ta.
“Nuk ka prova, për mo mentin nuk ka prova që këta e kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga Prokuroria Speciale. Nesër pritet me u marrë vendimi, e të shohim si po vendosë gjykata”, tha avokatja e Enis Latifit, Sabrie Jashari.
E gjatë ditës, Jashari u citua të iu ketë thënë gazetarëve që në çantën e të pandehurve janë gjetur dorëza, flamuj të ISIS dhe një sprej-helm. Madje, edhe që të dyshuarit nuk u lanë të kryejnë ritet fetare gjatë kohës sa ishin nën mbajtje. E që një gjë të tillë, Policia e Kosovës e ka mohuar menjëherë.
Pas seancës, Jashari mohoi të ketë dhënë deklarata të tilla.
“Nuk është e vërtetë, është një keqkuptim nga ana e gazetarëve, sepse nuk është gjetur helm dhe unë nuk e kam thënë një gjë të tillë”, tha ajo.
Enis Latifi, Besnik Latifi që janë nga komuna e Vushtrrisë, Milazim Haxhijaj nga Istogu, Gazmend Halilaj dhe një tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet, janë pesë personat që u arrestuan nga Policia e Kosovës mëngjesin e së shtunës në afërsi të liqenit të Badovcit. Sipas Policisë në veturat që ishin të dyshuarit janë gjetur maska e pajisje që propagandojnë ISIS-in. Menjëherë pas arrestimit me urdhër të organeve të drejtësisë tërë ditën e shtunë është ndalur uji për banorët që furnizohen nga liqeni i Badovcit. Nga analizat që dje ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike rezultoi se uji është i pastër dhe nuk ka helm/ / RTKLive