von Zemraadmin | Juli 10, 2015 | Kosova
Policia e Kosovës apeloi tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit.
Me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, Policia e Kosovës në disa akse rrugore gjatë sezonit verorë ka caktuar Njësitet Policore të Komunikacionit Rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e normave ligjore që kërkohen, duke përfshirë shpejtësinë e lejuar dhe përshtatjen e ngasjes së automjeteve me kushtet rrugës dhe shenjat e komunikacionit rrugor.
Policia e Kosovës me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor apeloi tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, t’iu përshtaten kushteve të rrugës, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
“Faktorët kontribuues në shkaktimin e aksidenteve janë kryesisht tejkalimi i shpejtësisë dhe mosrespektimi i shenjave te komunikacionit rrugor”, thuhet ndër të tjera në njoftim. / RTKLive
von Zemraadmin | Juli 9, 2015 | Kosova
Qeveria e Kosovës ka hartuar strategjinë kombëtare për zhvillim 2016-2021.
Kjo strategji pretendohet të jetë udhërrëfyes i prioriteteve të cilat do të jenë kryefjalë kryesore për rritjen ekonomike dhe fuqizimin e sektorit privat.
Kështu ka thënë kryeministri Isa Mustafa në hapjen e takimit të iniciuar për përgatitjen e kësaj strategjie. Ai po ashtu ka vlerësuar këtë strategji si shumë të rëndësishëm, duke thënë se nuk dëshiron që ky dokument të mbetet vetëm dokument por të realizohet gjatë periudhës së ardhshme.
“Ne jemi të përcaktuar që fokusi dhe kryefjala e kësaj strategjie të jetë rritja ekonomike e vendit e cila do të mundësoj punësim më të madh dhe të mundësoj po ashtu konkurrencë më të madhe në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Integrim më të shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ngritje të mirëqenies… Strategjia kombëtare për zhvillim përfaqëson një qasje gjithëpërfshirëse në kontekstin e adresimit të sfidave më kritike të zhvillimit të Republikës sà « Kosovës . Kjo strategji përndryshe do të jetë dokument planifikues që do të përmbaj një pako të prioriteteve gjatë 5 viteve të ardhshme do të thotë nga viti 2016 deri në viti 2021”, tha Mustafa.
Ai po ashtu ka thënë se do të përqendrohen në projektet dhe investimet strategjike.
“Rritja ekonomike në periudhën e ardhshme do të synohet të arrihet nëpërmjet renditjes së qartë dhe objektiv të prioriteteve apo e thënë ndryshe të prioritetit të prioriteteve , përqendrimit në projekte dhe investime strategjike ,rritjes së pjesëmarrjes në tregjet e jashtme, zhbllokimit të potencialeve dhe të aseteve material financiare deri tani të pa shfrytëzuara siç janë pasurit minerare , energjetike, pronat tokësore , fondet financiare që momentalisht ndodhen jashtë përdor imit dhe jashtë shfrytëzimit ekonomik . Së bashku me strategjinë kombëtare për zhvillim do ta adaptojmë edhe kornizën legale e cila do të mundësoj tërheqje të investimeve të huaja dhe do ta bëjë vendin tonë konkurrentë në ofertën për tërheqjen e këtyre investimeve, ka Mustafa.
Ndërsa, ministri i financave Avdullah Hoti, ka thënë se kjo strategji buron nga politikat e qeverisë aktuale.
“Është program i parë inicial nga i cili buron nga politikat e kësaj qeveria. Tani po planifikojmë që në kuadër të strategjisë kombëtare për zhvillim ta bëjmë këtë program qeverisës më detal dhe më teknik ku janë masat konkrete për realizimin e këtij programi me kosto të përkatëse. Kemi formuar disa grupe punuese në bazë të temave të kësaj strategjia”, tha Hoti.
Kurse, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se është dashur shumë kohë më parë qeveria të ketë një strategji të tillë.
“Mendoj që sa e sa kohë është dashur që ne ta kemi një strategji kombëtare për zhvillim. Mendoj që ndër vite të gjithë ata që kanë qenë pjesë të hartimit të planeve të ndryshme strategjike ndër vite ne i kemi pasur shumë strategji sektoriale të cilat është nevojitur që pastaj të sintetizohen në një dokument të tillë…Ne i kemi një pjesë të dokumenteve strategjike të planeve afat mesme , afatgjata po edhe afatshkurtra që reflektojnë politikat sektoriale…Duhet të ketë një ndërlidhej të mirë të këtij plani me plate të tjera që i kemi që mos të ketë më siç të ketë më siç ka ndodhur ndoshta edhe në të kaluarën të themi gjërat të cilatnuk kanë qenë të bashkërenduara mirë apo dokumentet të cilat nuk janë nënrenduar mirë me njëra tjetrën”, tha Stavileci.
Ky është takimi i parë i iniciuar për përgatitjen e strategjisë kombëtare për zhvillim 2021, pas vendimit që kishte marrë Mustafa në qeveri për themelimin e grupit punues. Mustafa ka thënë po ashtu se kjo strategji nuk do të jetë e pa ndryshueshme dhe statike do të ketë mundësi të ndryshimit. / RTKLive
von Zemraadmin | Juli 9, 2015 | Kosova
Kur besimtarët myslimanë kanë hyrë në pjesën e fundit të muajit të Ramazanit, Bashkësia Islame e Kosovës BIK, ka bërë të ditur se dita e parë e Fitër Bajramit do të jetë më 17 korrik, por te qytetarët është ngritur dilema nëse dita e Bajramit lejohet që të bie kur dita e javës është e premte.
Ditë më parë është raportuar nga disa media se llogaritja për këtë vit është bërë gabim dhe se ramazani është 30 ditë.
Por, në BIK thonë se gjithçka është në rregull. Ahmet Sadriu zëdhënës i BIK-ut, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se ata kanë nxjerrë një rregullore dhe se nuk ka ndonjë ndryshim.
“Jo nuk ka ndryshuar asgjë. Ne kemi nxjerrë një rregullore dhe se nuk ka asnjë ndryshim”, ka thënë ai.
Shumë qytetar kanë shprehur kureshtjen nëse Dita e Bajramit bënë të jetë të premten (xhumanë). E për këtë Sadriu është shprehur se nuk ka ndonjë të keqe.
“S’ka kurrfarë problemi, vetëm sa e bënë me madhështore festën”, tha Sadriu.
Dita e parë e Bajramit do të jetë me 17 korrik, kurse falja e Namazit të Bajramit bëhet në orën 5 :48 të mëngjesit. /lajmi.net
von Zemraadmin | Juli 8, 2015 | Kosova
Ambasadorja Jacobson theksoi se Gjykata Speciale duhet të miratohet sa më shpejt, sepse Shtetet e Bashkura të Amerikës, nuk mund që gjithë kohën të merren me problemet në Kosovë.
Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në intervistën eskluzive dhënë për RTK, e cila transmetohet sot në ora 20;15, tha se qeveria e Kosovës, ka premtuar rikthimin e qështjes së ‚ gjykatës speciale; në Kuvend, pas dështimit për të siguruar votat e nevojshme dy javë më parë.
Ambasadorja theksoi Gjykata Speciale duhet të miratohet sa më shpejt sepse Shtetet e Bashkura të Amerikës, nuk mund që gjithë kohën të merren me problemet në Kosovë.
`Ka shumë problem bota, vetë Evropa dhe ne nuk kemi kohë të merremi vetëm me Kosovës. Megjithse, ne vazhdojmë te jemi miq të mirë të Kosovës. SHBA do të vazhdojë ta mbeshtësin Kosovës`, tha Jacobson, në intervistën lamtumirëse, pasi tani e tutje ajo do rikthehet në Uashington.
Në intervistën e dhënë për RTK ambasadorja Amerikane ne Kosov, Ambasadorja foli për përshtypjet e saja gjatë trë viteve në Kosove, për ditët e mira dhe të vështira gjatë mandatit të sajë, për bashkëpunimim me Institucionet e Kosovës dhe partitë politike në vend.
Jacobson është përgjigjur edhe në shumë pyetje të tjera, si për ngërqin politik, për opinionin e sajë, për Vetëvendosjen, për protetestat e Opozitës, për rolin e shoqërise civile dhe medias etj etj. Ndiqeni emisionin për t’i mësuar qëndrimet e Ambasadore Amerikane Jacobson. / RTKLive
von Zemraadmin | Juli 6, 2015 | Kosova
Qeveria e Kosovës është në fazën finale që ta shpallë fituesin për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.
Si ofertues më serioz po shihet një kompani amerikane. Zv/presidenti i kompanisë amerikane „Countour Global“, Garry Levesly tregoi për RTK-në si do të duket ky projekt.
Negociatat ndërmjet kompanisë amerikane Contour Global dhe qeverisë për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” janë në fazën finale dhe pritet që qeveria të marrë vendim për të zgjedhur këtë kompani si ofertues i preferuar për ndërtimin e termocentralit. Këtë e ka pohuar edhe zv/presidenti i kompanisë amerikane Countour Global.
„Ne jemi mjaft afër të qenit të zgjedhur si ofertues i preferuar për ndërtimin e termocentralit. Megjithatë ende nuk është zyrtare. Gati të gjitha çështjet tashmë janë zgjidhur, dhe qeveria thjeshtë duhet të marrë vendim për shpalljen tonë si ofertues të preferuar dhe besoj që kjo të ndodhë brenda pak javësh“.
Përfaqësuesi i kompanisë amerikane ka shpjeguar edhe kompetencat e tyre për këtë projekt.
„Ne do ta bëjmë zhvillimin e projektit, do të bëjmë edhe përzgjedhjen e projekteve ndërtimore, pra nuk jemi vetë ndërtues. Procesi i ndërtimit do të jetë me tender ndërkombëtar. Ka gjasë do të gjejmë kompani mjaft të mëdha si gjermane, franceze dhe amerikane që do të bëjë ndërtimin. Ndërsa ne do ta menaxhojmë kontratën dhe Countor Global do të operojë me centralin. Pra ne do ta udhëheqim edhe grumbullimin e parave, financave, dhe do të jemi menaxhuesi kryesor i projektit. Aktualisht jemi 100% aksionar, mund të ketë edhe aksionar të vegjël në të ardhmen, si psh kontrata e ndërtimit që mund t’i ketë 5 deri në 10% aksione“.
E sa i përket interesimit të kompanisë gjermane Filinger për rindërtimin e termocentralit Kosova A, Llevesly tha se nuk ka asnjë konflikt në mes dy projekteve.
„Nuk shohim asnjë lloj konflikti mbi atë se çfarë do të ndodhë apo çfarë duhet të ndodhë me projektin e Kosovës A. Sa i përket përvojës sime personale, përpjekja për të rehabilituar termocentralin 50 vjeçar s’ka kurrfarë kuptimi, s’ka kurrfarë logjike, nuk besoj që do të ndodhë, po ky është qëndrimi im personal, megjithatë nuk shohim konflikt. Kosova e Re do të ecë tutje, pavarësisht çfarë ndodh me Kosovën A“.
Megjithëkëtë, përfaqësues të kompanisë gjermane Bilfinger, kanë theksuar se janë të interesuar për rindërtim të Kosovës A. E sa i përket Kosovës së Re, sipas planifikimeve, ai pritet të hyjë në funksion në vitin 2020. / RTKLive
von Zemraadmin | Juli 6, 2015 | Kosova
Komuna e Prishtinës ka nisur ndriçimin e rrugëve dhe lagjeve të Prishtinës. Në kuadër të projektit për zgjerim dhe modernizim të rrjetit publik do të ndriçohen 35.5 kilometra rrugë.
Ndriçimi i rrugëve dhe lagjeve të Prishtinës, sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike,po bëhet edhe për sigurinë e qytetarëve.
Derisa, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, tha që kjo përveç kostos së lirë për Komunën, është edhe më e thjeshtë për mirëmbajtjen.
Sejdiu tha se do të vazhdohet me projektin për zgjerimin e ndriçimit dhe se rrugët dhe lagjet e Prishtinës të mos jenë me orar të punës.
“Do të krijojmë një model publik të qëndrueshëm, i cili edhe sa i përket kostos më i lirë për Komunës, por edhe sa i përket mirëmbajtjes është më i thjeshtë për Komunën. Në fakt, krejt këtë projekt të cilin e prezantoi drejtori Gashi është në vazhdën e angazhimit tonë që secili cepi Prishtinës të jetë i sigurt, dhe që rrugët dhe lagjet të mos jenë me orar të punës, pra deri në natë. Po mundohemi të bëjmë këtë si një punë që në fakt i angazhon edhe qytetarët në këtë aspekt, duke u siguruar që edhe ato që ndriçohen dhe të mirëmbahen”, tha ai.
Kurse, drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Ardian Gashi, tha se çdo cep i Prishtinës do të bëhet me ndriçim.
“Është pjesë e ndriçimit dhe të projektit të ndriçimit në Prishtinë, në këtë kontratë janë diku 35.5 kilometra të parapara për me zgjeru ndriçimin, normalisht sikur vitin e kaluar, deri përafërsisht 40 km me të njëjtën kontratë, tash të shohim si do të na del situata në teren. Kjo shkon në vazhdën e zgjerimit dhe modernizimit duke parë të arsyeshme, se ndriçimi nuk është vetëm në aspektin e ndriçimit në atë mënyrë, por do të jetë edhe në aspektin e sigurisë, dhe në çdo cep të Prishtinës do të vazhdojnë me ndriçim”, tha Gashi.
Ndërkohë, të shtunën Komuna e Prishtinës ka rivitalizu ndriçimin e rrugës së Tokbahçes. Ata kanë bërë apel për qytetarët, që në mirëmbajtjen e hapësirave të tyre dhe se këto investime janë nga taksat e tyre./Kosovapress/