von Zemraadmin | Juni 26, 2015 | Kosova
Me 75 për, 7 kundër , 2 abstenime nuk miratohet ndryshimet e Kushtetutës së Kosovës.
Me këtë votim, deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë Jo, miratimit të ndryshimit të amandamentit 24 të Kushtetutës së Kosovës, përmes të cilit do të hapej rruga për themelimin e Gjykatës Speciale.
Menjëherë pas rezultatit, seanca u mbyll. / RTKLive
von Zemraadmin | Juni 26, 2015 | Kosova
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, tha para deputetëve se Kosova sot po fillon një proces jo të lehtë, që ka të bëjë me pastrimin e luftës së UÇK-së.
Sipas tij, Kosova është para dy mundësive, që të themeloj vet këtë gjykatë me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të përmbyll njëherë e përgjithmonë këto pretendime për një periudhë kohore prej 5 vitesh, ose në rast të dështimit, ekziston mundësia e dytë që kjo çështje të shkoj në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Jemi të vetëdijshme që Serbia ka vrarë mbi 12 mijë qytetar, se ushtarët e forcat policore serbe kanë dhunuar 20 mijë gra, se Serbia ka dëbuar me dhunë mbi 1 milionë qytetar nga Kosova, se ka 1600 të zhdukur nga konflikti e që shumica e tyre janë shqiptar”, tha Thaçi.
Ai tutje tha se Kosova për herë të pestë po përballet me pastrim të luftës së UÇK-së dhe me hetim të ushtarëve të UÇK-së.
Sipas tij BE do të shpenzoj 300 milionë euro për krimet e supozuara gjatë luftës së f undit në Kosovë dhe Kosova, sipas tij, ka nevojë që të pastrohet nga ky etiketim i panevojshëm dhe i padrejtë, ndonëse Thaçi tha se në të gjitha luftërat ka pas lëshime dhe krime.
Ai ftoj deputetët që të votojnë pro kësaj gjykate. / RTKLive
von Zemraadmin | Juni 24, 2015 | Kosova
Shumë vrasje tash e 16 vjet, janë regjistruar në statistikat e policisë.
Arsyet pse ndodhin këto krime lidhen shumë edhe me lehtësinë që qytetarët kanë për të poseduar ilegalisht një armë. Kuvendi i Kosovës po harton plotësim ndryshimit e projektligjit bazik për armët i cili do të rregullojë dhe do ta ketë në kontroll më të madh posedimin dhe armëmbajtjen nga qytetarët.
Nuredin Ibishit, anëtar i komisionit për siguri, thotë se “Është vlerësim i vazhdueshëm që ka shumë armë të vogla në posedim ilegal të qytetarëve dhe fatkeqësisht që në vazhdimësi po i shohim, po ndodhin edhe prej rasteve të shkrepjeve ilegale dhe rasteve kriminale, edhe të vrasjeve, tregon për një numër enorm të posedimit të armëve ilegale. Mendoj që edhe ky ligj në një formë e zbutë atë sepse u jep mundësi qytetarëve të kenë në posedim edhe armë legale edhe të gjahut edhe të shenjtërisë, edhe të armëve të vogla…është e paakceptueshme që njerëzit të bartin me tej armë ilegale dhe ky ligj u jep mundësi për atë që ka nevojë”, tha Ibishi. / RTKLive
von Zemraadmin | Juni 24, 2015 | Kosova
Policia e Shtetit konfirmon se nga lista e 21 te kërkuarve për sulmin e sotëm në Lazarat, deri tani janë kapur dhe vetëdorëzuar 7 persona.
Gjithashtu Policia bënë të ditur se operacioni nuk është ndërprerë, por se gjatë natës fshati Lazarat do të mbahet i rrethuar dhe i blinduar.
„Nuk janë tërhequr asnjë nga forcat e policisë“, thotë zëdhënësi i Policisë së Shtetit Genti Mullaj.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmuan se Forcat RENEA kanë arritur të arrestojnë një nga personat e shpallur në kërkim, me emrin Sinan Rabaj, 30 vjeç.
Ndërkohë tre nga personat e tjerë ; Jeton Kalemi, 21 vjeç; Xhemil Gjolleshi 20 vjeç dhe Eligent Basha, emri i të cilëve figuron në listën e të shpallurve në kërkim për ngjarjen në Lazarat janë vetëdorëzuar dhe kanë mohuar të kenë lidhje me grupin e zjarrit.
Vihet re se pjesa më e madhe e këtij grupi janë në moshë shumë të re, nën 22 vjeç.
Policia e Shtetit apelon se është e vendosur për zbatimin me rreptësi të ligjit, deri në kapjen apo asgjë simin e grupit të armatosur, nëse i rezistojnë operacionit të policisë duke u kundërpërgjigjur me armë. / RTKLive
von Zemraadmin | Juni 23, 2015 | Kosova
Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga,priti sot në takim sekretarin e forcave detare të SHBA-së,Ray Mabus,i cili shoqërohej edhe nga ambasadorja e SHBA-së në Kosovë,Tracey Ann Jacobson.
Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën, posaçërisht në ndërtimin e paqes, të stabilitetit dhe përparimit për të gjithë qytetarët e saj. Ajo tha se Kosova sot është e ndërtuar mbi parimin qytetar, një shtet gjithëpërfshirës me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët pa dallim.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova po bën përpjekje për të vendosur sundimin e ligjit dhe të rendit në gjithë territorin e saj, duke u ndërtuar si një shtet i së drejtës, me luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar dhe me përpjekje të shtuara në rimëkëmbjen e ekonomisë së saj.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka nisur procese të rëndësishme, përfshirë atë të krijimit të Gjykatës Speciale, për të cilën duhet të vendosë Kuvendi dhe njëkohësisht është e angazhuar edhe në dialogun me Republikën e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.
Ajo tha se perspektiva evropiane e Kosovës, sikur edhe e gjithë rajonit të Ballkanit, duhet të jetë e qartë dhe e plotë dhe theksoi përkushtimin e institucioneve dhe të shoqërisë së Kosovës në rrugën evropiane.
Presidentja Jahjaga theksoi se as Kosova nuk është kursyer nga sfidat e shumta globale posaçërisht në fushën e sigurisë, dhe nga kërcënimet ekstremiste dhe radikale, por ka bërë hapa të rëndësishëm në parandalimin e tyre.
Ajo tha se prania amerikane në Kosovë dhe në veçanti përmes forcave ushtarake në kuadër të KFOR-it, kanë ndihmuar në stabilitetin dhe vendosjen e paqes jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon në përgjithësi. Presidentja Jahjaga tha se vazhdimi i pranisë ushtarake amerikane dhe kampit ushtarak Bondsteel është e një rëndësie të posaçme jo vetëm për Kosovën.
Presidentja Jahjaga e njoftoi sekretarin Mabus edhe për punën e vazhdueshme në ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë në vend në partneritet me faktorin ndërkombëtar dhe theksoi se me përmbylljen e procesit të rishqyrtimit të sektorit të sigurisë në Kosovë është rekomanduar transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, një force mbrojtëse të armatosur lehtë që do të reflektojë përbërjen etnike të Kosovës.
Presidentja Jahjaga tha se Forca e Armatosur e Kosovës duhet të jetë pjesë e Partneritetit për Paqe të NATO-s për të siguruar zhvillimin e mëtejmë të saj dhe për të marrë detyrat në fushën e sigurisë në periudhat e zvogëlimit të pranisë së KFOR-it në Kosovë. / RTKLive
von Zemraadmin | Juni 23, 2015 | Kosova
Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, kanë braktisur në mënyrë demonstrative mbledhjen e Kryesisë, ku po vendosej për punimet që legjislativi do t’i zhvillojë gjatë javës
Në momentin kur është hapur tema e Gjykatës Speciale, opozita e ka braktisur mbledhjen.
Glauk Konjufca, anëtar i Kryesisë së Kuvendit, nga Lëvizja Vetëvendosje, u është drejtuar medieve, ku ka thënë se e kanë lëshuar mbledhjen në mënyrë demonstrative, sepse aty u hap diskutimi për ndryshimin e amendamenteve kushtetuese, të cilat i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, raporton lajmi.net.
Konjufca bëri të ditur se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kishte hapur temën e amendamentimit të Kushtetutës, duke i kërkuar kryesisë që kjo të diskutohet më 26 qershor në Kuvend.
Konjufca tha se qëllimi i mazhorancës, është që përmes kësaj gjykate, vendit t’i paksohet edhe më tej sovraniteti.
“Arsyeja e dytë, pse e lëshuam mbledhjen, është se kjo gjykatë do të jetë etnike”, tha Konjufca.
Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, ka thënë se askush nuk ka të drejtë që me ngritje dore të votoj për heqjen e sovranitetit të shtetit, edhe ashtu të brisht.
“Këtu bëhet fjalë për një sistem paralel. Madje edhe arkivat do të jenë të paprekura sot e 1000 vjet dhe do të vlejën vetëm për Specialen”, ka thënë Kadaj – Bujupi.
Ajo në mënyrë demonstrative edhe e ka grisur projektligjin për gjykatën speciale.Në të njejtën linjë me dy partitë më të mëdha opozitare është edhe Nisma e Fatmir Limajt.
Valdete Bajrami nga kjo parti ka bërë të ditur se opozita nuk do të jetë në seancën e së premtes.
Ajo u ka bërë thirrje edhe deputetëve tjerë që të mos votojnë në këtë seancë. /lajmi.net