Ndaj 5 lufëtarëve bëhet autopsia, nesër vazhdon për të tjerë

Ndaj 5 lufëtarëve bëhet autopsia, nesër vazhdon për të tjerë

Para disa çastesh, në Prishtinë, përfundoi autopsia në trupat e pesë luftëtarëve të rënë në betejën e Kumanovës, më 9 e 10 maj

Ekspertiza është bërë për Beg Rizajn, Xhafer Zymerajn, Arben Rexhajn, Samid Kastriotin dhe Valon Kabashin.
Këtë lajm për “Zërin” e konfirmoi eksperti i mjekësisë ligjore dr. Arsim Gërxhaliu. Për nesër (24 maj) është paraparë të bëhet autopsia për Mirsad Ndrecajn, Turgai Gashin, Hysen Rushitin dhe Fatlum Vishesellën.

Ekspertiza ishte paraparë të kryhet për të gjithë luftëtarët gjatë ditës së sotme, por ajo u ndërpre për të vazhduar nesër. Shkaqet e shtyerjes ishin të natyrës objektive. Varrimi i Beg Rizajt është paraparë të bëhet të dielën, në orën 16:00, në varrezat e dëshmorëve në Glloxhan të Deçanit, ndërsa varrimi i tetë luftetarëve të tjerë në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, të martën, në orën 17:00.

Euronews, për protestën e sotme në Prishtinë (Video)

Euronews, për protestën e sotme në Prishtinë (Video)

[iframe type=“text/html“ width=“640″ height=“360″ src=“http://www.euronews.com/embed/306386/“ frameborder=“0″ allowfullscreen ]

Të afërm të shqiptarëve të Kosovës, të arrestuar në Maqedoni pas luftimeve të fundit në Kumanovë, kanë bërë thirrje për lirimin e tyre.
Familjet, që dolën në qendër të Prishtinës, mbanin flamuj të Shqipërisë dhe afishe me mbishkrime: “Lironi djemtë tanë” dhe “Ata nuk janë terroristë”, raporton Euronews.

Nëntë persona të armatosur dhe tetë policë u vranë në luftimet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë.

Edhe 26 persona tjerë, kryesisht nga Kosova, po mbahen nën arrest në lidhje me këto përleshje të armatosura.

Detajet e sakta se çfarë ka ndodhur atje ende nuk dihen. Disa thonë se autoritetet në Shkup e kanë nxitur dhunën, në tentim të tërheqjes së vëmendjes nga skandalet i korrupsioni që kërcënojnë largimin nga pushteti të konservatorëve.

Tre nga nëntë të vrarët janë masakruar deri në shpërfytyrim

Prokuroria e Shtetit në Kosovë ka miratuar kërkesën e familjarëve të kosovarëve të vrarë në Kumanovë, që trupave të pajetë t’u kryhet një autopsi e re nga Mjekësia Ligjore kosovar

Top Channel ka mësuar se tre nga nëntë të vrarët janë masakruar deri në shpërfytyrim dhe do të jetë pikërisht autopsia e re ajo që pritet të japë përgjigje ndaj dyshimeve të familjarëve, nëse ndonjë prej tyre është vrarë dhe masakruar pasi është kapur i gjallë.

“Medoemos që autopsia tregon çdo gjë. Çdo gjë do të filmohet, çdo gjë do të shenjëzohet dhe ajo do të tregojë gjithçka. Ajo që do të mësohet, në formën e një raporti të autopsisë së dytë, do t’i prezantohet prokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Arsim Gërxhaliu, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore.

Gërxhaliu tha se ekipet e tij janë gati për nisjen e autopsisë, por shtoi se janë duke pritur raportet mjekoligjore maqedonase, për të parë dhe krahasuar ndërhyrjet, që kanë bërë gjatë autopsisë së parë.

“Stafi i mjekëve të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, sapo mori vendimin që, me të ardhur raportet e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup, ne jemi të gatshëm në çdo minutë të hyjmë dhe t’i kryejmë brenda ditës, autopsitë e të gjithëve në departamentin tonë”, tha më tej Arsim Gërxhaliu.

Mësohet se Ambasada e Kosovës në Maqedoni është duke punuar me autoritetet në Shkup, që të merren sa më parë raportet e Institutit të Mjekësisë Ligjore atje, e t’u dorëzohen mjekëve në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Trupat e pajetë të nëntë të vrarëve në Kumanovë u kthyen në Kosovë mëngjesin e së premtes, ku u pritën me flamuj kombëtare nga të afërm dhe shumë qytetarë, në pikën kufitare në Hanit të Elezit. /Top Channel/

Lutfi Haziri zyrtarizon kandidaturën për Kryetar të LDK’së

Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së në Gjilan dhe kryetar aktual i Komunës së Gjilanit, njëri nga figurat më karizmatike të LDK-së, ka vendosur t’i jap fund dilemave dhe ka vendosur se do të futet në garën për kryetar të LDK-së. “Kysmet po, do shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, të partisë së Rugovës”, ka thënë Luta për xlpress.tv.
Haziri i vlerësuar nga LDK si përfaqësues i shkollës së politike të Ibrahim Rugovës, ka bërë të ditur se kandidatura e tij, është rregulltat i presionit të vazhdueshëm i anëtarësisë së gjerë të Anamoravës dhe rugovistëve të përbetuar anembanë Kosovës që të nisë garën për kryetar të LDK-së.

Vetëm pak ditë pasi ai kishte kërkuar që kryetari i LDK-së duhet të zgjedhet me “marrëveshje politike”, Luta, i futet garës për kryetar të LDK-së duke e bërë kështu garën për timonin e LDK-së, garë me epilog të pa parashikuar. /xlpress.tv/

Protesta e 18 Prillit, rreth e rreth Prishtines

Protesta e 18 Prillit, rreth e rreth Prishtines

Protesta e paralajmëruar nga partitë opozitare, e cila ka moto “Kundër kapjes së shtetit”, do të mbahet të shtunën, duke filluar nga ora 14:00.
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi e ka publikuar marshutën e kësaj proteste.

Marshi i protestuesve do të fillojë nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar drejt Gjykatës Kushtetuese, e cila gjendet në Pejton, mandej pranë objektit të KEDS-it, për të vazhduar drejt objektit të RTK-së, dhe për të përfunduar te sheshi “Skënderbe” /Reporteri.net

 

Veseli e Kujtimi 5 minuta para se ta vrisnin policin (Foto)

Veseli e Kujtimi 5 minuta para se ta vrisnin policin (Foto)

Vesel Gjina dhe Kujtim Bejiqi janë bërë bashkë para orës 07:00 të mëngjesit të ditës së mërkurë për ta pritur në rrugë, oficerin policor, Shemsi Gashin, të cilin më pas edhe e qëlluan shtatë herë radhazi.

Indeksonline ka siguruar fotografinë në të cilën shihen të dy vrasësit duke përshkruan rrugën drejt vrasjes së pjesëtarit të Policisë, Shemsi Gashit.

Ata dy shihen bashkë në rrugën” Isa Kastrati“ në lagjen Mati 1, vetëm pesë minuta para kryerjes së aktit kriminal.
Indeksonine ka siguruar fotografinë në të cilën shihen të dy vrasësit./Indeksonline/

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE