Enver Hasani bëhet ambasador?!

Enver Hasani bëhet ambasador?!

Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, pritet që në muajt në vijim të bëjë disa emërime të reja nëpër ambasadat e Kosovës në mbarë botën.
Siç shkruan Zëri, duke u thirrur në burimet e saj, kryediplomati Thaçi do të emëroj kryetarin aktual të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ambasador në Turqi.

Hasanit në Kushtetuese i mbaron mandati më 26 qershor të këtij viti. Turqia për Hasanin nuk është vend i panjohur, pasi që ai atje ka kryer studimet e masterit dhe doktoraturës.

Përpos Hasanit, në shërbimin diplomatik të Kosovës pritet të inkuadrohet edhe një përfaqësues i shoqërisë civile. Burimet  e gazetës thonë se themeluesi i D4D, Leon Malazogu, pritet që të emërohet në postin e ambasadorit në Japoni, ku deri pak muaj më parë ka qenë ambasador ish-ministri i Financave, Ahmet Shala.

“Po ka pasur disa bisedime, mirëpo besoj që kjo është çështje e MInistisë dhe mbase duhet të flisni me ta për gjëra konkrete”, ka thënë Leon Malazogu shkurt.

Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë se mërimet e ambasadorëve do të bëhen në muajt e verës.

“Emrat që ju i folët nuk qëndrojnë. Për momentin këto janë vetëm spekulime. Ministria emërimet e ambasadorëve do t’i bëjë në verë për vendet në të cilat kërkohet”, ka thënë Selimi.

MMPH nis hetimet për zhdukjen e 30 milionë eurove

MMPH nis hetimet për zhdukjen e 30 milionë eurove

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka nisur hetimet për dyshimet e ngritura të humbjes së 30 milionë eurove të buxhetit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Hetimi ka filluar pas një kërkese që tre udhëheqës të divizioneve brenda kësaj ministrie i kanë bërë ministrit Ferid Agani për të shkarkuar udhëheqësin e Departamentit të Ujërave, Naser Bajraktari.

MMPH-ja ka formuar një grup ad hoc. Në letrën 6 faqe me akuza të adresuara ndaj Bajraktarit, pos të tjerash, theksohet se “në periudhën 6-vjeçare, gjatë ushtrimit të detyrës si udhëheqës i Departamentit të Ujërave, si rezultat i paaftësisë profesionale, neglizhencës së rëndë ose veprimeve të qëllimshme e të paligjshme, Bajrakatari i ka shkaktuar dëme mbi 30 milionë euro buxhetit të Kosovës”.

Themelimin e Grupit punues ad hoc e ka pohuar për gazetën, të martën, shefi i Zyrës për Komunikim me Publikun në kuadër të MMPH-së, Fadil Maxhuni. Ai e ka treguar edhe vendimin e Ministrisë, i cili është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Çitaku.

/Reporteri.net

Kushtetuta – përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi

Kushtetuta – përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi.
Ai në urimin e tij për 9 Prillin, Ditën e Kushtetutës, në rrjetin social Facebook,  ka shkruar  se Kushtetuta  e Kosovës garanton të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është akti më i lartë juridik i vendit, që ka mundësuar krijimin e themeleve për ndërtimin e një shteti funksional dhe demokratik, të bazuar në sundimin e rendit dhe ligjit dhe në mirëqenien e qytetarëve”.

“Ky dokument është përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe një shtet demokratik me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie, feje apo gjinie. Një shtet që respekton diversitetin kulturor dhe fetar, si vlera të shoqërisë sonë, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, një vend që aspiron anëtarësimin në BE dhe NATO”.

“Gëzuar 9 prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar zëvendëskryeministri Thaçi.

/Reporteri.net

Deklarimi i pasurisë, më keq se vjet!

Deklarimi i pasurisë, më keq se vjet!

Shtatëdhjetenjë zyrtarë të lartë publik nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Kosovë (AKK). Për mosdeklarim të pasurisë, kreu i AKK-së, Hasan Preteni, fajëson gjykatat.
Krahasuar me vitet paraprake, në këtë vit ka rritje të mosdeklarimit të pasurisë, shkruan Epoka e Re.

Këta zyrtarë nuk kanë dhënë ndonjë arsye se pse nuk kanë deklaruar pasrinë e tyre, kurse katër zyrtarë kanë dhënë disa arsye objektive, se janë jashtë vendit apo dhe se janë në paraburgim.

Por, sipas Ligjit për Deklarim të Preajrdhjes dhe Kontrollit të Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, këtë cit deklarim të rrjellt vjetor të pasurisë kanë pasur për obligim ta bëjnë 4 mijë e 200, kurse deklarimin e kanë bërë 4 mijë e 125 zyrtarë, apo 98.3 për qind.

Drejtori i AKK-së, Hasan Preteni ka thënë se kjo rritje mund të jetë rezultat i mossanksionimit nga ana e gjykatave.

“Vitin e kaluar kemi qenë shumë të kënaqur me përqindjen e deklarimit, mirëpo sivjet ka një trend tjetër që tingëllon më negativ. Mendoj se arsyeja që sivjet kemi 71 zyrtarë në listën e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë, krahasuar me vetëm dy që ishin vitin e kaluar, është fakti i mossanksionimit nga ana e gjykatave”, ka thënë ai.

Ashtu siç e obligon dhe ligji, Agjecia tashmë do të ngrish kallëzime penale nmëpër gjykatat kompetente kundrejt këtyre zyrtarëve, të cilët nuk i janë përgjigjur obligimit të tyre ligjor për të deklaruar pasurinë e tyre. /reporteri.net

Nuk e njohin as vendës e as ndërkombëtar

Prej çlirimit e deri tash asnjë autoritet vendës apo ndërkombëtar nuk ia ka njohur legalitetin kishës ortodokse serbe, e cila është ndërtuar në hapësirën e Universitetit të Prishtinës gjatë kohës sa Kosova ishte nën okupim. Kisha “Krishti i Shpëtimit” ishte ndërtuar me lejen e administratës së “Kasapit të Ballkanit”, Slobodan Milosheviq.
Leja ishte dhënë më 15 shkurt të vitit 1999 nga ai që quhej Sekretariat për urbanizëm, ndërtimtari dhe mbrojtje të mjedisit jetësor i Kuvendit të Prishtinës, e që udhëhiqej nga masat e dhunshme që Serbia i kishte vendosur në Kosovë menjëherë pasi ia kishte suprimuar autonominë, shkruan “Koha Ditore”.
Bashkë me këtë ishte dhënë edhe një ngastër me sipërfaqe prej 4.27 hektarësh në qendër të Prishtinës, e që aktualisht është e regjistruar sipas certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme numër 19-1289 në emër të Kishës Ortodokse Serbe “Sveti Nikolla” Prishtinë. Ndonëse ndërtimi i vrazhdë i kishës kishte përfunduar para lufte, pas çlirimit nuk është bërë ndonjë punë në të. /reporteri.net

Hamiti rikthehet në vendin e punës në FSI

Hamiti rikthehet në vendin e punës në FSI

Largimi i Xhabir Hamitit nga posti i dekanit të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë siç edhe pritej ka dalë të jetë i padrejtë.

Këtë vendim e ka dhënë sot Gjykata e cila ka gjetur parregullsi dhe shkelje të procedurës në raport me shkarkimin e Hamitit nga pozita e U.D. së dekanit nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar vet për Zërin, Xhabir Hamiti i cili ka thënë se uron që gabime të tilla të mos ndodhin më.

“Ndihem mirë sepse edhe pse vonë, e drejta e jonë e mundimshme dhe angazhimi ynë permanent për ruajtjen e autonomisë akademike dhe administrative të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë u vërtetua zyrtarisht.

Urojë që gabime të tilla të mos përsëriten më nga askush dhe që procedura e dekanit të FSI-së të kthehet në pikën ku është shkelur padrejtësisht, si ndaj meje e ashtu edhe kolegëve të mi”,ka thënë Hamiti.

 

xhabir.jpg

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE