von Zemraadmin | Jan. 27, 2015 | Kosova
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit dhe zv/kryeministrit, duke thënë se Mustafa dhe Thaçi me dhunë e kanë shpëtuar pushtetin.
“Mustafa e paska thirr kryeministrin e Punëve të Jashtme me i ndihmu në konferencë për me kërcënu edhe më shumë qytetarët. Sipas tyre me dhunë e paskan shpëtu pushtetin që natyrisht është halli më i madh i tyre.
Muatafa nuk mujti pa më përmend duke treguar se i ka shpenzuar 8 milionë në shesh dhe se unë po tentojsha me ja prish. Më mirë është me fol për keqpërdorimet milionëshe në shesh. Më mirë është me fol për Jabllanoviqin. Më mirë është me fol për migrimin e jo për paranojën e ruajtjes së pushtetit. Më mirë është me fol për atë çka po na pret si Kosovë me këtë qeveri.
Duke i parë rrahjet e qytetarëve, jam i tmerruar me masat që Mustafa i merr duke menduar se qytetarët po dojnë me ja marr karrikën” (sic), ka shkruar Ahmeti në Facebook /Telegrafi/
von Zemraadmin | Jan. 26, 2015 | Kosova
Lideri i Partisë Radikale Serbe (SRS) dhe i akuzuari i Hagës, Vojisllav Sheshel, ka komentuar spekulimet rreth dorëzimit të Trepçës, “regjimit të Prishtinës“.
Shesheli tha se “Regjimi në Prishtinë tenton në çdo mënyrë të marrë Trepçën“, ndërsa regjimi nga Beogradi aktron se e mbron Trepçën. „Në prapavijë shihet se diçka po përgatitet, këtë kanë deklaruar disa zyrtarë të huaj, që Serbisë t’i ofrohet një shumë, gjithsesi shumë e vogël, që në këtë mënyrë ajo të heqë dorë nga Trepça“, deklaroi Sheshel.
I pyetur se nëse ka ndërmend të vizitojë Kosovën, Sheshel tha se „për fat të keq, unë nuk jam në gjendje të bëj këtë, vetëm nëse e kaloj ilegalisht kufirin administrativ.
„Mua më është lëshuar letërnjoftimi menjëherë pasi jam kthyer në Beograd dhe me atë letërnjoftim kam marrë vendim me shkrim se këtë letërnjoftim nuk mund të përdori si dokument udhëtimi. Përdorët si dokument udhëtimi për Republikën Srpska, Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, Malin e Zi, Maqedoni dhe Kosovë dhe Metohi. Pra, në vendkalime askush nuk mund të kalojë pa letërnjoftim. Ndërsa në letërnjoftimin tim kanë vendosur se nuk vlen si dokument udhëtimi, dhe pa marrë parasysh se Qeveria e Serbisë nuk e ka njohur Kosovën si Shtet të pavarur, faktikisht me këtë ndalesë mua që të përdori letërnjoftimin për të udhëtuar në Kosovë tregon se ajo e ka shlyer këtë territorin serb”, u shpreh Shesheli.
I pyetur të komentojë deklaratat e presidentes të sapozgjedhur kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, në lidhje marrëdhëniet me Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit Shesheli tha se me Grabar Kitaroviç komunikon dhe se janë në „marrëdhëniet e ngushta“. „Ne jemi në marrëdhënie shumë të ngushta, komunikojmë përmes internetit, Tëitterit, para se gjithash. Nuk do t’ju sqaroja më hollësisht se cilat janë plane tona. Kjo bën pjesë në intimitetin tonë të rreptë“, ka thënë Sheshel.
Ai në konferencën për shtyp në selinë e SRS-së në Zemun gjithashtu paraqiti një sërë akuzash në llogari të ish-kolegut të partisë dhe kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Dhoma gjyqësore e Tribunalit të Hagës më 6 nëntor 2014 ka marrë vendimin që i akuzuari për krime lufte të bëra në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Vojvodinë Vojisllav Sheshel të lirohet përkohësisht në Serbi, për trajtim mjekësor. Ai më 12 nëntor u kthye në Serbi.
Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë lëshoi padi kundër Sheshelit në janar 2003 për krime lufte në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Vojvodinë. Shesheli u dorëzua vullnetarisht në 24 shkurt të njëjtin vit, ndërsa gjykimi i tij i cilo filloi më 7 nëntor 2007 ende nuk ka përfunduar.
Është akuzuar për persekutime në baza politike, racore dhe fetare në Slloveninë lindore dhe perëndimore, Bosnje dhe Hercegovinë dhe pjesë të Vojvodinës, duke përfshirë vrasjet në Vukovar, rrethinën e Sarajevës, Mostarit, Nevesinje dhe Zvornik, si dhe paraburgimi i civilëve në kampet në kushte çnjerëzore, torturat, rrahjet dhe vrasjet, dëbim dhe transferimin me forcë të dhjetëra mijëra kroatëve dhe muslimanëve nga ato territore dhe pjesë të Vojvodinës, dhe shkatërrimin e qëllimshëm të shtëpive të tyre, të mbjelluarve dhe objekteve fetare.
Për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe paraqitjet publike Tribunali i Hagës ka kërkuar kthimin e Sheshelit në Hagë, por kërkesa e parë e nënshkruar nga kryeprokurori Brammertz është refuzuar.
(reporteri.net)
von Zemraadmin | Jan. 26, 2015 | Kosova
Më vonë e rishikuan qëndrimin dhe shprehën gatishmëri për të hyrë në pushtet bashkë me LAN me kusht që negociatat të ndaleshin dhe që Lista Srpska të mos përfshihej. Më pas edhe nga këto dy pozicione hoqën dorë.
Shkelja programit premtimeve dhe qëndrimeve pat shkaktuar pakënaqësi në strukturë dhe anëtarësi dhe te militantët tradicional.
Në turin e bërë nëpër degë nga lidershipi i VV thuhet nga burime të brendshme të VV-së se zhgënjimi e kritika nga anëtarësia është shfaqur hapur.
Dhe duke parë këtë, dhe dështimin e planit të tyre për të qenë në qeveri me Bllokun, VV ka radikalizuar retoriken, i është rikthyer protestave për të rikthyer militantet, larguar vëmendjen nga ngërçi dhe flirtimi me pushtetin, mohimin e negociatave, afrimin me Srpskan dhe jo konsistencën në qëndrime.
VV pritet të vazhdojë, me gjasë edhe të ashpërsojë gjuhen dhe veprimet në mënyrë që ajo periudha 6 mujore, kur kishin vluar kritikat ndaj tyre të harrohet.
(lajmi.net)
von Zemraadmin | Jan. 26, 2015 | Kosova
Ministri Hoti në përgjigjen e tij, i ka sqaruar Jabllanoviqit se në projektligjin kombëtar përfshin asetet më të mëdha të Kosovës në AKP, si Trepçën dhe ndërmarrjet e tjera.
von Zemraadmin | Jan. 26, 2015 | Kosova
Lajmin e ka konfirmuar për “Zërin” Nysrete Kumnova, kryetare e kësaj organizate. Ajo nuk ka pranuar të flasë shumë për këtë qështje, me arsyetimin se ka problem shëndetsore, por shkurtimisht ka thënë përmes telefonit se nuk do të jenë pjesë e protestes. “Unë personalisht jam sëmurë duke marrë infuzion dhe nuk do të jem të marten në Prishtinë. Por gjithashtu besoj që askush prej familjarëve nuk do të jetë atje. Në shoqatë kemi vendosur që të mos jemi pjesë e asnjë proteste”, ka thënë shkurtimisht ajo.
Kumnova nuk ka dhënë arsye shtesë se pse kanë evendosur ta braktisin protestën, por megjithatë ka shtuar se shoqata do të vazhdojë të qëndrojë prapa qëndrimeve të veta. “Në do të vazhdojmë ta kërkojmë shkarkimin e Jabllanovicit, por tash e tutje këtë do ta bëjmë të pavarur si shoqatë me metodat tona”, ka përfunduar ajo.
Ndërkohë, të pyetur nga gazeta, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë kanë thënë se nuk kanë informacione për ndonjë lëvizje të tillë. “Unë sot e kam vizituar zonjën Kumnova në spital dhe ajo më ka thënë se vazhdon të qëndrojë prapa asaj që e kem nisur, prandaj edhe në emër të saj bëj thirrje për pjesamrrje sa më massive në protesten e nesërme. Nuk e di nëse ka ndryshuar diçka në qëndrimin e saj”, ka thënë Driton Çaushi, koordinator i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, për të sthuar se nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë lindin dyshimet për ndonjë lojë politike. “Nëse ka ndonjë lëvizje atëherë dihet se kjo është në vazhdë të sulmit politik të subjekteve politike që nuk kanë guzim të pozicionohet në këtë situatë”, ka thënë Çaushi. Ai këto deklarata i ka dhënë në një konferencë për media në ambient të hapur, e në të cilën ndryshe nga heart tjera nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësuese e shoqatës “Thirrjet e Nënave”.
Ndryshe, burime brenda Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, kanë thënë për gazeten se nënat e të pagjeturve nga Gjakova kanë vendosur që realizimin e kërkesave të tyre për shkarkimin e ministrit Jabllanovic ta kërkojnë të vetme si shoqatë, pasi pas protestës që u mbajt të shtunen në Prishtinë, ato kanë konstatuar se kjo qështje tashmë ka marrë përmasa politike e partiake, prandaj ato nuk janë të interesuara që qështja e të pagjeturve të bëhet mjet për përfitime politike të subjekteve politike në Kosovë.
Në këtë vendim duket që ka ndikuar edhe eskalimi në dhunë dhe vandalizëm i protestës së të shtunes. Këtë e dëshmon edhe një deklaratë e së dieles e Nyzrete Kumnovës, e cila për mediat kosovare ka thënë se “Thirrjet e Nënave” disatoncohet nga dhuna e përdorur gjatë protestes. “Nënat e Gjakovës ndihen të prekura dhe të ofenduara për shkak të atyre sjelljeve ekcesive, ku u sulmua ndërtesa e Qeverisë” ka thënë ajo.
von Zemraadmin | Jan. 11, 2015 | Kosova
Flamur Hasani nga Ferizaj, ishte akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, kryerjen e të cilit krim ai e ka mohuar vazhdimisht. Tani ai kërkon kompensim nga shteti për kohën e kaluar padrejtësisht në burg.
Flamur Hasani nga Ferizaj pas mbajtjes në burg për më shumë se shtatë vjet para disa muajsh është shpallur i pafajshëm. Ai ka qenë i dënuar me 25 vjet burg për ngufatjen e të dashurës në ujë.
Hasani thotë se ka bërë përpjekje për zbardhur pafajësinë e tij pasi siç thotë vetëm i kishte ofruar asaj ndihmën e parë. Por Gjykata vendosi në bazë të rezultatit të mjekësisë ligjore, raporton televizioni publik. Pafajësia e tij u shpall vetëm atëherë kur bëri kërkesë në Gjykatën Supreme e cila pas ekspertizave të bëra e shpalli të pafajshëm Flamurin.
Rasti i Flamurit nuk është i vetmi që pas disa vjetëve burgim shpallet i pafajshëm. Ai thotë se do të kërkojë kompensim për dëmin e shkaktuar për gjatë këtyre viteve.
Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në vitin 2014 162 persona kanë kërkuar kompensim të dëmit.
Drejtori i Departamentit Ligjor të Këshillit Gjyqësor Astrit Hoti ka thënë se për një ditë të mbajtur në paraburgim 1 person kompensohet me 12 euro ndërsa për një ditë në arrest shtëpiak kompensimi është 10 euro.
/Koha.net