von Zemraadmin | Dez. 28, 2014 | Kosova
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka penguar një përpjekje të dukshme për të shpërthyer një makinë të mbushur me lëndë plasëse në Prishtinë.
Zëdhënësi në Policinë e Kosovë, Baki Kelani tha se shoferi i veturës është arrestuar dhe marrë në pyetje. Ai tha se policia e ka ndaluar të dyshuarin të enjten vonë, teksa ai po qarkullonte drejt zonës ku ndodhen shumica e ambasadave perëndimore, përfshirë edhe atë të SHBA-ve.
Kelani tha se makina kishte targa të lëshuara nga Serbia dhe se shoferi kishte një pasaportë serbe, por nuk dihet identiteti i tij.

von Zemraadmin | Aug. 18, 2014 | Kosova
Para pak minutash një tren që po qarkullonte nga Drenasi për në Prishtinë ka goditur dy persona.
Burime të Express nga vendi I ngjarjes tregojnë se behët fjalë për dy vajza të moshës së mitur. Sipas dëshmitarëve njëra nga të aksidentuarat ka ndërruar jetë, derisa tjetër është në gjendje të rendë.
Dëshmitarët tregojnë se terni ka goditur dy vajzat të stacioni i Drenasit derisa ato po kalonin shinat.
/reporteri.net/
von Zemraadmin | Aug. 17, 2014 | Kosova
Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Standard. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf den Button unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.
Weitere Informationen
Xhaxhai Tahir Balliu shprehet se nuk di asgjë për nipin e tij 24-vjeçar, përveç lajmeve të dhëna. Gjithashtu, ai thotë se familja nuk di asgjë edhe për vëllain e tij dhe bashkëshorten, prindërit e Idajetit që gjithashtu janë larguar drejt Arabisë Saudite.
“Nëse është e vërtetë që ata i kanë mashtruar, u kanë thënë për studime dhe i kanë bërë ekstremistë, Zoti i ndëshkoftë! Nuk do të gjejnë kurrë paqe”, thotë Tahir Balliu.
Po ashtu, fqinjët shprehen se familja Balli njihej si familje e mirë.
“Me gjithë shpirt e zemër e them se këta janë mashtruar nga ekstremistët. Ata nuk janë ekstremistë, në asnjë mënyrë. Ata janë fukarenj. Ai u nis për shkollë andej dhe kush e di kanë vajtur edhe ata. Ne jemi fshat mysliman, e duam fenë islame, por jo ekstremizmin”, thotë një prej fqinjëve.
Idajet Balliu është larguar nga vendi i tij i lindjes dy vjet më parë. Para një muaji ai është parë sërish në fshat dhe më tej asgjë nuk dihet se si 24-vjeçari mbeti i vrarë në Siri. Po ashtu mendohet se edhe prindërit e Idajetit kanë rënë pre e mashtrimeve dhe janë larguar drejt Sirisë.
Familja Balliu jetonte në kushte ekstremisht të varfra në Dragostunjë dhe mendimi për një jetë më të mirë i ka shtyrë ata drejt largimit të përhershëm nga vendlindja. /Top Channel/
von Zemraadmin | Aug. 17, 2014 | Kosova
Ahmeti thotë se nuk janë marrë parasysh as studentët që jetojnë në Prishtinë, që mendohet të jenë rreth 40 mijë, e as administratën publike e cila e shton numrin e njerëzve gjatë ditës.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një dëgjim publik me banorët e lagjes Mati në Prishtinë, ka thënë se “diku 5 milionë reduktohet granti i përgjithshëm. Ministria, në qarkoren buxhetore, ka thënë se nuk do t’ua japim, por na ka rritur të hyrat vetanake, gjeni ju paratë për të hyrat vetanake, në mënyrë që ta mbani buxhetin e ngjashëm me atë të vitit të kaluar”.
“Pritet sipas qarkores së dytë të diskutojmë me Qeverinë për numrin e banorëve rreth 197 mijë me 380 mijë dhe rrjedh se buxheti parashihet të jetë rreth 62 milionë euro për vitin 2015.
Mendojmë se duhet të jetë shumë më i madh, përkatësisht se duhet ta marrim edhe një grant për Kryeqytetin, që ajo shumë e cila na është hequr të bëhet një grant për qëllime specifike që i nevojiten qytetit”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/
von Zemraadmin | Aug. 16, 2014 | Kosova
“Por, reformat nuk duhet të ndodhin vetëm kur ndodhë ndonjë sherr apo konflikt, por ato duhet të ndodhin në vazhdimësi. Sidomos në kohët e sotme moderne kur po përballemi me zhvillime të hovshme shkencore, kulturore, politike, fetare, informative, teknologjike e tjera”, thuhet në përgjigjen e BIK-ut.
Por profesori i Studimeve Islame në Universitetin e Prishtinës dhe njëherësh kryetar i Sindikatës në BIK, imami Idriz Bilalli, thotë se përgjegjësi kryesor për këtë gjendje është myftiu Naim Tërnava, që nuk mori masa ndaj imamëve kontroversë.
“Ne si Sindikatë e Punëtorëve të Bashkësisë Islame, shqetësimin tonë për dukuri jo të mirë e kemi ngritur qysh herët – para katër pesë viteve – përmes Sindikatës i kemi bërë publike qëndrimet tona. Mirëpo, kjo është çështje e institucioneve të rendit dhe të sigurisë publike të vendit që kanë paraparë të ndërmarrin një hap të tillë”, ka thënë ai.
Edhe deputetja e LDK-së, Alma Lama thotë se, BIK-u ka toleruar imamë radikalë nëpër xhami, që nxisin urrejtje fetare, gjinore dhe kombëtare. Ndërsa sipas saj u takon besimtarëve të vlerësojnë nëse BIK-u po i përfaqëson interesat e tyre dhe a po e justifikojnë ekzistencën e tyre.
Ndërsa deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, thotë se në Kosovë nuk kemi ende ligjin për bashkësi fetare, por sa i përket ekstremizmit, Kosova ka policinë, dhe Agjencinë për Inteligjencë, të cilat janë të gatshme të ballafaqohen me çdo rrezik potencial që i kanoset Kosovës.
von Zemraadmin | Aug. 15, 2014 | Kosova
Kushtrim Gara, Udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka bërë të ditur për Reporteri.net, se priten edhe identifikime të reja në ditët dhe javët në vijim, gjithnjë duke pasur parasysh numrin e mostrave të mbetjeve mortore, të zhvarrosura nga lokacioni i varrezës masive në Rudnicë, të Rashkës, e të dërguar për analizë të ADN-së, në fund të muajit qershor, të këtij viti.
Sipas Kushtrim Garës, përmes ”Sektorit për Komunikim me Familjarë në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, fillimisht do të njoftohen familjet përkatëse të personave të zhdukur, të identifikuar, gjithnjë në respektim të procedurave ligjore dhe të drejtave të familjarëve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre, të zhdukur gjatë luftës. Dhe varësisht nga kërkesa dhe vendimet e tyre do të procedohet tutje, në kuptimin e caktimit të datës për fillimin e procedurave të riatdhesimit të mbetjeve mortore të personave të identifikuar”. (reporteri.net)