57 aksidente për 24 orë, 1 me fatalitet

Në 24 orët e fundit, në rrugët e Kosovës janë regjistruar gjithsejtë 57 aksidente, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Në krahasim me 24 orëshin e kaluar, vërehet se ka një rënie të këtyre shifrave duke qenë se një ditë më parë, Policia njoftoi për gjithsejtë 76 aksidente, e që i bie 19 më shumë.

Megjithatë, brenda 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një aksident me fatalitet, i ndodhur në fshatin Fshaj të Komunës së Gjakovës.

Në raport të Policisë raportohet edhe për 1292 tiketa trafiku të shqiptuara, 22 arrestime dhe 9 persona që janë ndaluar në mbajtje. / RTKlive.com

Mustafa kujton 17 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë

Mustafa kujton 17 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar 17 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Mesazhi i plotë i kryeministrit Mustafa:

17 vjet më parë trupat e NATO -s filluan zbarkimin në Kosovë, pas 78 ditësh të bombardimeve mbi caqet serbe.

Ditët e lirisë që po shënohen këto ditë nëpër Kosovë u arritën fal sakrificave shumëvjeçare dhe vendosmërisë së paepur të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Këto ditë krenarie, na përkujtojnë lidershipin dhe vizionin e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, luftën heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dhe të gjithë heronjve të tjerë të Kosovës.

Populli i Kosovës do t’i jetë përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentit Bill Clinton, Sekretares Madeleine Albright, Gjeneralit Wesley Clark, ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe miqve të tjerë ndërkombëtarë që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

Liria dhe shteti i Kosovës janë storie e përbashkët suksesi e popullit të Kosovës dhe botës demokratike.

Mustafa për vizat: Moment historik

Mustafa për vizat: Moment historik

Kryeministri Isa Mustafa thotë se tani qytetarët e Kosovës janë të barabartë me qytetarët e tjerë të BE’së.

Pas rekomandimit të Komisionit Europian që qytetarëve të Kosovës t’iu hiqen vizat, Mustafa tha se është ditë e vonuar por e merituar dhe historike.

‘Është një moment historik, është një ditë mund të them pak e vonuar por është një ditë shumë e merituar e qytetarëve të Kosovës sepse kjo është rezultat i përpjekjeve të të gjithëve, edhe atyre që sot nuk janë gjallë dhe që nuk janë me ne por që janë flijuar për këtë vend dhe të gjithë atyre që kanë punuar për lirinë dhe pavarësinë dhe për ndërtimin e institucioneve të Kosovës. Kjo na mundëson tani që ta ndjejmë vetën të barabartë me qytetarët e tjerë europianë, që mos ta ndjejmë më vetën të izoluar”, tha Mustafa për RTK’në. /RTKlive.com

Kjo ishte letra e Monës, dedikim për vajzën e saj Zanfinën (VIDEO)

Kjo ishte letra e Monës, dedikim për vajzën e saj Zanfinën (VIDEO)

Lajmi për vdekjën e zonjës Mona njëherit nënës së motrave Ismaili u pranua me shumë pikëllim.

Kjo për faktin që kujtojmë një grua mjaft të zonjën dhe të përkushtuar për suksesin e vazhdueshëm të vajzave të saj të cilat i rriti e vetme.

Është Zanfina, vajza e vogël e saj e cila me gjasë ishte më e përkushtuar për të emën dhe kështu pa dyshim ajo do ta ndjejë më së shumëti mungesën e nënës e cila ka ndërruar jetë sot.

Për të gjallë të zonjës, Zanfina nuk hezitonte në asnjë moment të vetëm të tregonte se sa e lidhur është ajo më përsonin më të cmuar për të, më atë që i fali jetën.

Kujtojmë një  moment tepër emocionues ku ajo ishte e ftuar në një edicion festiv të vitit të ri në emisionin Prive.

Nëna Mona kishte shkruajtur një kartolinë me vargje tepër prekëse për ta pamundësuar kështu leximin nga vetë Zanfina.

Ishte Ermali ai që lexoi kartolinën derisa Zanfina shpërtheu në lotë nga fjalët e nënës së saj. “Dali jem” fillon kartolina, dedikuar kështu Zanfinës të cilën shpesh me përkëdheli i jepte epitetin e djalit të cilin nuk e pati. Ndiqeni leximin e letrës nga min.7:40/PRIVE.AL

 

{media id=2963,layout=blog}

 

Mustafa: Kemi përmbushur kriteret, presim vendimin e BE-së

Mustafa: Kemi përmbushur kriteret, presim vendimin e BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, kërkoi përkrahjen e Gjermanisë dhe të Francës për liberalizimin e vizave.

Kryeministri Mustafa, priti në takim ministrin gjerman të Shtetit për Evropë, Michael Roth dhe sekretarin francez të Shtetit për Çështje të Evropës, Harlem Desir.

Në takim, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin konkret në zhvillimin ekonomik, për proceset integruese evropiane dhe reformat tjera në fuqizimin e shtetit, njofton Zyra për informim e Kryeministrisë.

Kryeministri Mustafa theksoi punën e madhe që po bëhet në implementimin e MSA-së, me përkrahje të gjerë, si dhe për rëndësinë që ka për Kosovën liberalizimi i vizave.

“Ne i kemi përmbushur kriteret dhe tani presim vendimin politik të BE-së. Kosovarët kanë mbetur qytetarët e vetëm të rajonit që nuk mund të lëvizin të lirë, që është e padrejtë. Andaj, ne besojmë që BE-ja së shpejti do të marr vendim pozitiv për liberalizimin e vizave, duke qenë se lëvizja e lirë është e rëndësishme edhe për MSA-në, pasi që do t’ia lehtësonte bizneseve kosovare të marrin pjesë në panaire, të gjejnë tregje adekuate dhe t’i shfrytëzojnë pa vështirësi mundësitë ekonomike e tregtare që iu krijon MSA-ja”, tha kryeministri.

Duke falënderuar për kontributin e madh të Gjermanisë dhe të Francës për Kosovën në të gjitha fazat e deritashme, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahje të mëtejshme të tyre në rrugën integruese evropiane, zhvillimin ekonomik dhe proceset e tjera.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim të gjithanshëm me Gjermaninë dhe me Francën.

Ministri gjerman i Shtetit për Evropë, Michael Roth, vlerësoi progresin në Kosovë duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Gjermanisë.

Ministri Roth tha se kjo vizitë është dëshmi e përkushtimit të Gjermanisë dhe të Francës për Kosovën dhe për tërë rajonin.

Sekretari francez i Shtetit për Çështje Evropiane, Harlem Desir, po ashtu, çmoi të arriturat e Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të adresuar një varg çështjesh të rëndësishme.

Sekretari Desir foli edhe për përgatitjet e Samitit të Parisit, i cili do të mbahet në vazhdën e Procesit të Berlinit, si proces tejet i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe zhvillimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për proceset tjera që lidhen me Kosovën, për zhvillimet politike, dialogun me shtetet fqinje, etj. / RTKLive.com

Digjet një fabrikë në Ferizaj (Foto/Video)

Një zjarr ka shpërthyer sot në orët e mëngjesit në qytetin e Ferizajt. Banorët kanë treguar se zjarri është afër fabrikës së këpucëve në këtë qytet derisa po rrëzohet edhe mobilieritë që janë afër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve dhe po mundohen të fikin zjarrin.

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka thënë për portalin Koha.net se nuk ka të lënduar, por dëmet janë të konsiderueshme.

“Njoftimin e kemi marrë në orën 09:00 të mëngjesit. Persona të lënduar nuk ka, por dëmet janë të konsiderueshme”, ka thënë Basri Shabani nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt.

 

{media id=2889,layout=blog}

 

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE