Lëkundje mes partnerëve në koalicionin qeverisës PDK-LDK?

Lëkundje mes partnerëve në koalicionin qeverisës PDK-LDK?

Për më pak se një vit mandat në krye të institucioneve, koalicionit PDK – LDK i kanë shpërthyer pakënaqësitë e para nga militantët partiakë, të cilat rrezikojnë ta çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pakënaqësitë më të mëdha vijnë nga zyrtarët e partnerit të madh të koalicionit, përkatësisht partisë që drejtohet nga zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, (PDK), të cilët po vlerësojnë se po largohen padrejtësisht nga pozicionet institucionale nga ministrat e partisë së Isa Mustafës, në të cilat pozita po emërohen militantë të LDK-së.
Burime të gazetës “Zëri” brenda Qeverisë së Kosovës bëjnë të ditur se pakënaqësi të mëdha kanë shpërthyer së fundmi në lidhje me menaxhimin e Ministrisë së Financave nga Avdullah Hoti dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nga Hykmete Bajrami.

“Të gjithë ministrat e PDK-së që e kanë drejtuar Ministrinë e Financave, Ahmet Shala, Bedri Hamza, Besim Beqaj, nuk e kanë larguar asnjë zyrtar të LDK-së, pavarësisht se në atë kohë kjo e fundit ka qenë në opozitë. Agim Krasniqi, i cili tashmë është emëruar zëvendësministër i Financave, gjatë gjithë periudhës së kaluar sa këtë Ministri e ka drejtuar PDK-ja, ai ka qenë drejtor i buxhetit të Kosovës. Të kundërtën po e bën Avdullah Hoti, pavarësisht se partia e tij është në koalicion me PDK-në”, thotë burimi i gazetës./Zëri.info/

Familja e Mensur Hysenit fal gjakun e djalit të tyre (Video)

Sot në varrimin e Mensur Hysenit, 25-vjeçarit nga Podujeva, i cili vdiq dje në një aksident trafiku në fshatin Orllan të Podujevës, është shtrirë dora e pajtimit mes familjes së Mensurit dhe familjes së personit përgjegjës për këtë aksident, raporton llapi.info.

Në këtë video shihen momentet kur shtrihet dora e pajtimit mes këtyre dy familjeve.

Varrimi i të ndjerit është bërë sot në ora 19:00 në varrezat e fshatit Penuhë të Podujevës./Llapi.info

Videoja është huazuar nga Iniciativa Vullnetare “RB”.

Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Standard. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf den Button unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Weitere Informationen

Opozita pret shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Partitë opozitare u bënë sërish bashkë dhe në këtë formë duan ta sfidojnë pushtetin duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Ato besojnë se kishte shkelje gjatë votimit të Gjykatës Speciale në Kuvend, dhe këtë duan t’ia vërtetojnë edhe organit më të lartë juridik. Tri deputete që përfaqësojnë tri subjekte politike, dërguan faktet që dëshmojnë ato që opozita i quan shkelje kushtetuese.

Opozita e bashkuar dërgoi në Gjykatën Kushtetuese amendamentin 24, i cili i hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale..
Sipas Albulenë Haxhiut nga „Vetëvendosje“, ky amendament, pos që krijon sistem paralel të drejtësisë, cenon edhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe është në kundërshtim me 6 kapituj të Kushtetutës.
“Ajo se çfarë kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese është që ky amendament të shfuqizohet për shkak se përmbajtja e tij është në shpërputhje me Kushtetutën, por të shfuqizohet edhe për shkak të aspektit procedural, sepse nuk janë përfillur dispozitat kushtetuese, dhe po ashtu kemi kërkuar që i njëjti amendament të mos krijojë pasoja juridike” ka thënë Albulena Haxhiu deputete e VV-së

Ndonëse me dyshime në besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese, Teutë Haxhiu nga AAK-ja tha se po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre si ligjvënës për t’i vërtetuar pretendimet e tyre, se në riprocedim të amendamentit 24 ka pasur shkelje procedurale.
“Edhe ne si grup parlamentar jemi të bashkuar në këtë kërkesë dërguar në gjykatën kushtetuese, edhe pse të ju them të drejtën kjo gjykatë e ka humbur kredibilitetin për vet faktin që themelimi i Gjykatës Speciale në Kuvend, tregon që edhe komuniteti ndërkombëtar nuk po i beso n kësaj gjykate, por megjithatë ne si deputet kemi shfrytëzuar të drejtën tonë, të drejtë e cila na është lejuar në bazë të rregullores së kuvendit por edhe në bazë te Kushtetutës së Kosovës që janë shkelur procedurat, duke treguar edhe njëherë se Kuvendi i Kosovës po shkelet çdo e drejtë e tij” ka thënë Teuta Haxhiu deputete nga radhët e AAK-së

E Valdete Bajrami duke vlerësuar se në seancën e 3 gushtit është shkelur vullneti i deputetëve, shprehu besimin që kjo gjykatë do ta respektojë kushtetutshmërinë në vend.
“Është shkelur vullneti i deputetëve në atë ditë dhe kjo na sjell sot këtu, pikërisht para Gjykatës Kushtetuese, që të kërkojmë nga kjo Gjykatë që së paku kjo ta respektoj Kushtetutën dhe gjyqtarët që janë brenda të mos e shkelin vetë ata betimin t tyre, dhe mos ta shkelin gjykatën, dhe presim nga ky vendim të reflektojë Gjykata Kushtetuese dhe që konform ligjit ta jep një përgjigje pozitive” ka thënë Valdete Bajrami deputete e NISMA-së

Ndryshe, sot ishte dita e fundit për të iniciuar kundërshti rreth miratimit të amendamentit 24. Haxhiu kërkoi nga Presidentja që mos ta dekretojë këtë amendament përderisa ata kanë kërkuar nga Kushtetuesja mendim rreth ligjshmërisë procedurale të miratimit të këtij amendamenti.
Gjykata Kushtetuese ka afat 60 ditë për të kthyer një përgjigje lidhur me lëndën e opozitës. / RTKLive.com

KIPRED nxjerr Policinë dhe FSK-në si më të besueshmet

Instituti Kosovar për Zhvillim të Politikave (KIPRED), ka nxjerrë Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës si më të besueshmet nga qytetarët.

Këto rezultate janë dalë nga një monitorim që është bërë për sektorin e sigurisë së Kosovës.

Ndërsa besueshmëria më ulët ishte tek Presidentja, Kryeministri dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Në këtë tryezë të rrumbullakët KIPRED ka paraqitur edhe kërcënimet terroriste të ISIS dhe përleshjen e armatosur në Kumanovë.

Drejtori ekzekutiv i KIPRED, Lulzim Peci tha se Kosova nuk ka asnjë akt juridik me të cilin përcaktohet niveli i kërcënimeve dhe rreziqeve të sigurisë.

Madje ai tha se deklarimet per kërcënimet nga ISIS në Kosovë tha se ka pas kundërthënie mes deklarimeve të MPB dhe PK-së e që ka mungu komunikimi me publikun edhe përkundër rrezikut terrorist.

Regjistrimi i diasporës po vazhdon

Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, gjatë muajve të verës kur vinë për pushime kanë mundësinë që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit, proces ky i cili ka filluar kohë më parë.

Ministria e Diasporës në Qeverinë e Kosovës, gjatë kësaj kohe ka filluar një fushatë me anë të së cilës po informon këta të fundit për rëndësinë e regjistrimit të tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë së Diasporës, Lorik Pustina në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka treguar për rrjedhën e kësaj fushate.

“E kemi parë të nevojshme që të zbatojmë një fushatë agresive në kohën kur bashkatdhetarët tanë janë në Kosovë, ashtu që t’ua shpjegojmë atyre rëndësinë e regjistrimit, benefitet që mund t’i kenë”.

“Mund të shihen në qytetet e Kosovës regjistrues të ndryshëm të identifikueshëm me logon e re me sloganin ‚Ti je pjesë e atdheut‘ që komunikojnë më bashkatdhetarët, i japin flet regjistrimet, i mbushin ato dhe pastaj i kthejnë në Ministri të Diasporës pastaj ato futen në databazë”, sqaron Pustina.

Qëllimi i regjistrimit është evidencimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike, shtetet ku jeton dhe vepron diaspora e mërgata, si dhe regjistrimi i shoqatave dhe formave të tjera të organizimit të tyre.

Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.

Regjistrimi i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, thotë Pustina, është një proces që po shkon mirë edhe përkundër një ngecje gjashtë mujore që ka qenë vitin e kaluar.

“Tani për tani ky proces është duke ecur shumë mirë, dhe ne jemi të befasuar me shifrat që po na vijë dhe shpresojmë se do të vazhdojë deri në vitin 2016, kur pritet edhe të përfundojë regjistrimi aktiv i mërgimtarëve tanë”, ka vlerësuar Pustina.

Regjistrimi i diasporës ishte konsideruar si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin nga autoritetet në Kosovë dhe shoqëria civile në përgjithësi.

Elbasan Morina nga shoqëria civile, në një prononcim dhënë më herët për Radion Evropa e Lirë e kishte vlerësuar si mjaft të rëndësishëm regjistrimin e diasporës.

“Kosova ka interes të madh që të kuptojë saktë numrin e popullsisë që jetojnë jashtë shtetit edhe pse është e pamundur të dihet 100 për qind saktë, pasi që ky është një proces që vazhdon. Ne jemi dëshmitarë të trendëve të reja të migrimit që kanë ndodhur në dy vitet e fundit. Pra është e pamundur të përcillet vazhdimisht ky proces,por se gjithsesi i ndihmonshtetit në formulimin e politikave të ndryshme”, ka thënë Morina.

Ndryshe, nëpër strategji e dokumente të ndryshme të autoriteteve të Kosovës, vlerësohet se një e treta e qytetarëve të Kosovës jetojnë jashtë territorit të saj.

Derisa,sipas disa të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, shumica prej tyre në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qytetarët e Kosovës të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, kanë ndihmuar vendin e tyre për vite me radhë.

Dërgesat e emigrantëve kosovarë që në vit arrijnë shifrën e gjysmë miliardë euro, vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla. / RTKLive.com

Ja çfarë ndodhi mbrëmë në Shipkovicë të Tetovës (VIDEO)

Gjatë përmbytjeve që ndodhën mbrëmë në fshatin Shipkovicë të Tetovës së Maqedonisë e humbën jetën tre persona, ndërsa një tjetër konsiderohet i zhdukur. Po ashtu jane shkaterruar shume prona.

Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Standard. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf den Button unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Weitere Informationen

/Klan-Kosova

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE