AVOKATJA: JAM KEQKUPTUAR, NUK ËSHTË GJETUR HELM

Edhe avokatja e të arrestuarëve për terrorizëm te liqeni i Badovcit, Sabrie Jashari ka demantuar shkrimet e portaleve.

Avokatja Sabrie Jashari ka demantuar shkrimet në media në të cilat u raportua se ajo ka thënë  “përveç flamurit të ISIS-it, maskave dhe dorëzave, në çantën e cila është gjetur pranë të arrestuarit është gjetur edhe një helm”. „Avokatja Jashari përmes sms-it, i ka thënë RTK-së se nuk është gjetur helm. „Jam keqkuptuar, ju lutem“ ka shkruar ajo. Jashari nuk ka dhënë më shumë detaje, meqë ka njoftuar se në këto momente është në seancën që po mbahet për të dyshuarit. / RTKLive

Policia arreston te Liqeni i Badocit tre persona, dyshohen se janë pjesëtarë të ISIS

Arrestimin e tre personave në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme si të dyshuar për pjesëmarrje në vepra të terrorizmit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka thënë se në mesnatë rreth orës 01:40 kanë arrestuar personat e dyshuar të cilët po udhëtonin me dy vetura në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Njëra veturë e tipit Golf 2 ngjyrë të kuqe si dhe tjetra Pasat po ashtu ngjyrë e kuqe.

“Ju njoftojmë se më datë 11.07.2015 rreth orës 01:40, në magjistralen Prishtinë-Gjilan konkretisht afër liqenit të Badovcit njësitet relevante policore kanë arrestuar tre persona të dyshuar me dyshimin e bazuar në përfshirjen e veprës penale. Personat e dyshuar kanë qenë në posedim të dy veturave, njëra Golf 2 ngjyrë të kuqe dhe tjetra Pasat po ashtu ngjyrë e kuqe”, ka thënë Kelani.

Ai ka thënë se në vetura janë konfiskuar një sasi e provave materiale.

Kelani ka bërë të ditur se personat e dyshuar janë shoqëruar për në stacionin policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme.

“Personat e dyshuar, tanimë të arrestuar janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim, për procedura të mëtutjeshme policore”, ka thënë Zëdhënësi Kelani për indeksonline.

Policia e Kosovës njofton qytetarët se të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë ndërmarrë në kohë.

Ndalet furnizimi nga Liqeni i Badovci, dyshohet për helmim të ujit

Ndalet furnizimi nga Liqeni i Badovci, dyshohet për helmim të ujit

Të arrestuarit në liqenin e Badovcit nën dyshimin për terrorizëm, dyshohet të kenë planifikuar edhe helmimin e ujit në këtë liqen nga i cili furnizohen 40 për qind e Prishtinës.

Dyshimin për këtë e ka konfirmuar për Lajmi.net edhe Zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku e cila ka thënë:

“Ne kemi bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë dhe pas arrestimit të tre personave, na është sugjeruar ta ndërpresim furnizimin me ujë të pijes. Furnizimi me ujë nuk do të lëshohet deri në momentin që Instituti i Shëndetit Publik të bëjë kontrollet”, ka thënë Mjeku.

ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument)

ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument)

Policia e Kosovës sot në orët e para të mëngjesit arrestoi tre të dyshuar si pjesëtarë të ISIS në afërsi të liqenit të Badovcit. Por, a po planifikonin këta të dyshuar të kryenin sulm te ky liqen, me qëllim shkaktimin e dëmeve të mëdha, që do të reflektonin në jetën e qindra mijëra qytetarëve. 

Në një dokument të siguruar nga lajmi.net, organet e rendit në Kosovë, ngrisin alarmin se policia duhet të fillojë me rritjen e masave të sigurisë, pasi sipas informacioneve të tyre, në vend po planifikohen sulme terroriste. Aty kërkohet që masat e sigurisë të rriten me theks të vecantë në afërsi të liqeneve artificiale dhe fabrikave të ujit, pasi kishin informacione, se ato mund të ishin cak i terroristëve.

Policia e Kosovës bazuar në rrezikun e lartë që mund t’i kanoset nga përgatitjet për sulm terrorist nga pjesëtarë të ISIS-it, ka kërkuar nga zinxhiri komandues shtim të lartë të vigjilencës në Prishtinë.

“Të rritet vigjilenca e policisë në pika të kontrollit në hyrje dalje të qyteteve. Të ngriten masat e sigurisë përgjatë liqeneve artificiale si dhe fabrikave të përpunimit të ujit që furnizojnë ujësjelsin nëpër qytete nga liqenet artificiale. Të kontaktohen personat përgjegjës të institucioneve që menaxhojnë me ujësjellësit në Kosovë në mënyrë që personat përgjegjës për siguri të jenë më të vëmendshëm ndaj lëvizjeve të personave afër liqeneve dhe fabrikave të përpunimit të ujit”, thuhet ndër të tjera në këtë rekomandim, që struktura komanduese e Policisë së Kosovës, u rekomandon vijave tjera të policisë.

Krejt këto masa të ndërmarra nga policia e Kosovës vijnë pas zbulimit se një shtetas i Maqedonisë i kombësisë shqiptare që aktualisht gjendet në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak, në bashkëpunim me persona të tij të besueshëm, po përgatiste sulme në Kosovë e Maqedoni.

Policia në këtë dokument të sigurua nga lajmi.net, thotë se bëhet fjalë për personin B.F. nga Maqedonia, i njohur me nofkën (Ebu Usama) me të cilën identifikohen në konfliktet e Lindjes së Mesme.

Në bisedën e B.F. me persona ende të pa identifikuar, potencohet qëllimi i tij që të organizojnë sulme në Shkup e Prishtinë, përmes së cilave do të shkaktoheshin dëme të mëdha materiale dhe pasoja në njerëz, pa dallim religjioni.

Caqet e sulmeve, sipas Fidanit, do të ishin infrastruktura e ujësjellësit dhe liqenet artificiale.

I pyetur lidhur me këtë dokument, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, ka hezituar të jep detaje, por ka thënë se mobilizimi i pjesëtarëve të PK-së ka ndodhur ditë më parë, duke mos treguar hollësi të mëtutjeshme.

“Ne si Polici e Kosovës e kemi bërë të ditur përmes njoftimeve se kemi rritur nivelin e gatishmërisë për të ofruar një siguri më të lartë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kelani për lajmi.net.

Ai nuk ka komentuar nëse rasti i arrestimit të sotëm i tre personave afër liqenit të Badovcit, afër Prishtinës, ka të bëjë me kërcënimin i cili është identifikuar në këtë dokument të PK-së. /lajmi.net

ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument) 2

RTK e nderon Rita Orën me çmimin personaliteti i vitit

RTK e nderon Rita Orën me çmimin personaliteti i vitit

Drejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala ia ka dhënë një dhuratë këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Ora gjatë pritjes solemne në ambasadën e Kosovës në Londër.

Shala ka shkruar në rrjetin social në Facebook se ishte nder që në emër të RTK-së ta nderonte personalitetin e Orës.
“Ishte nder qe ne emër te RTK t’ia dhurosh nje dhurate ne shenje mirënjohje Rita Orës qe RTK e ka nderuar si personalitet i vitit 2014, ne ngjarjen e organizuar nga Ambasada E Republikës se Kosovës ne Britaninë e Madhe, ku morën pjese edhe personalitete si Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga, ish kryeministri britanez Toni Bler, Lordi Robertson, etj” / RTKLive

RTK e nderon Rita Orën me çmimin personaliteti i vitit 5

RTK e nderon Rita Orën me çmimin personaliteti i vitit 6

Deputetët votojnë ndryshimet në buxhetin e Kosovës

Deputetët votojnë ndryshimet në buxhetin e Kosovës

Në vazhdimin e seancës së nisur të enjten, deputetët i dhanë mbështetje Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e buxhetit për vitin 2015, për të cilin ishte debatuar gjatë në seancën e djeshme.

 Po ashtu, u miratuan edhe disa pika të tjera. Me votimin e rekomandimeve të komisionit për të drejtat e njeriut lidhur me peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike, nuk u pajtua opozita, andaj kërkoi që të anulohet. Të revoltuar me moslejimin e diskutimeve për këtë çështje, opozita e braktisi seancën.

Deputetët e opozitës e kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës, të revoltuar me votimin e rekomandimeve të Komisionit për të drejtat e njeriut, lidhur me peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike dhe moslejimit të diskutimeve nga ana e kryesuesit të seancës Xhavit Haliti. Opozitarët e shfrytëzuan kohën e diskutimeve për Projektligjin për faljen e borxheve, për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me votimin e këtyre rekomandimeve. Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes tha kërkoi të anulohet ky votim, ngase e konsideroi shkelje të ligjit.
“Mund të them lirisht se e keni shkelur ligjin dhe kjo nuk është mirë për Kuvendin e Kosovës. Unë iu drejtohem atyre 35 mijë qytetarëve që ajo që sapo ndodhi në Kuvendin e Kosovës është vërtetë skandaloze. Si ka të drejtë komisioni përkatës t’i ndryshojë dhe shtrembërojë kërkesat e 35 mijë qytetarëve që kanë ardhur përmes peticionit të nënshkruar dhe këtu në Kuvend të votohet krejt diçka tjetër”, tha Konjufca.

Edhe shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, pati të njëjtin shqetësim por ajo nuk u lejua të flas nga kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti.

“Në qoftë se ju jeni të pakënaqur, i keni firmat, thirrni prapë debat dhe mos e keqpërdorni foltoren e Kuvendit për interesa as elektorale, as protagoniste. S’ka nevojë për protagonizëm për problemet që kanë qytetarët dhe për të cilat probleme jemi shqetësuar, besoj të gjithë”, tha Haliti.

Në këtë situatë, opozita e braktisi seancën, ndërsa Kuvendi nuk pati kuorum për të votuar për Projektligjin për faljen e borxheve publike, të cilit paraprakisht PDK e LDK i dhanë mbështetje në parim, ndërsa opozita bëri vërejtje të shumta.

Ndërkohë, në fillim të seancës, me 61 vota për dhe 7 kundër, Kuvendi miratoi Projektligjin për rishikimin e Buxhetit, I cili parasheh të ketë shkurtime afër 49 milionë euro tek kategoritë paga dhe mëditje, udhëtimet, mallra dhe shërbime. Kuvendi miratoi edhe rekomandimin e Komisionit për të drejtat e njeriut, lidhur me peticionin e qytetarëve të Rahovecit për ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit.

Ligjvënësit po ashtu shqyrtuan raportin e Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2014, dhe raportin e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2014. / RTKLive

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE