Kosova në fazën e parë të kërcënimeve nga terrorizmi

Terrorizmi ndërkombëtar është një nga problemet shqetësuese të shoqërisë bashkëkohore dhe kjo epokë jo rastësisht njihet si epoka e terrorizmit ndërkombëtar.

E, nga terrorizmi është e prekur edhe Kosova, në një formë apo në një tjetër, thotë profesori i terrorizmit ndërkombëtar në Universitetin e Tetovës, Bashkim Selmani.

Sipas Selmanit, Kosova gjendet në fazën e parë të kërcënimeve. Organizatat e ndryshme të ardhura në Kosovë pas luftës, thotë ai, shfrytëzuan vakuumin ligjor për të përgatitur në prapaskenë veprime terroriste, derisa vinin si organizata humanitare.

Sipas tij, roli dhe funksioni i institucioneve fetare në Kosovë duhet të jetë më i shtuar, me aktivitete, në përzgjedhjen e predikuesve dhe elementeve të ndryshme.

Për të përgatitur dhe për t’u involvuar në organizata terroriste, sipas Selmanit duhen plotë tri dekada.

“Decenia e parë është përzgjedhja e këtyre individëve ose këtyre kategorive; decenia e dytë është trajnimi i tyre në një apo në formë tjetër; dhe, faza e fundit është deri tek vetë viktimizimi ose flijimi”, ka thënë ai për Kosovapress.

Videoja e publikuar javë më parë në internet ku një shtetas i Kosovës kërcënon se do të ndodhin akte terroriste në Kosovë, janë veprime dhe deklarata individuale, por që janë një paralajmërim për institucionet e Kosovës. Ndaj, Selmani thotë se Kosova duhet të jetë më tepër e fokusuar në aspektin ekonomik, që t’i trajtojë ata njerëz dhe këto kategori, sepse ka individë që për shkaqe ekonomike vetëflijohen. Madje, ai thekson se nuk është vonë që institucionet të përgatisin një trup institucional të veçantë që do të merrej drejtpërdrejt me hulumtimin e këtyre rasteve. / RTKLive.com

Spikeret e lajmeve të zhveshura në televizionin shqiptar [video]

Nëse mendonit se të gjithë mënyrat për të tërhequr audiencën ishin konsumuar, atëherë gaboheni. Një televizion i ri në Shqipëri ka zgjedhur që të hyjë në treg, duke tërhequr me fizikun e vajzave.

I çuditshëm është fakti që spikeret e lajmeve në “Zjarr Televizion”, shfaqen duke dhënë lajmet më të zhveshura seç duhet, shkruan Shekulli.

Ndërkohë që jemi mësuar t’i shohim serioze spikeret e lajmeve, këto dy prezantuese poshtë xhaketave nuk mbajnë as bluze dhe as reçipeta.

Ndoshta producentët e këtij televizioni kanë zgjedhur këtë mënyrë për të luftuan në tregun e ‘egër’ të medias, duke lënë mënjanë etikën. / Koha.net

Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Standard. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf den Button unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Weitere Informationen


Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Standard. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf den Button unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.

Weitere Informationen

Ilir Deda:Të bëjmë Gjykatë për Krime Lufte me seli në Prishtinë

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka propozuar themelimin e një Gjykate për Krime Lufte me Seli në Prishtinë si kundërpërgjigje ndaj refuzimit të Gjykatës Speciale që i ka bërë dje Kuvendi i Kosovës.

Deda ka thënë se tash pas dështimit të Gjykatës në Parlament duhet të ulen pozita e opozita për të gjetur zgjidhje pa inate e barrikadime.

Ai ka thënë se Kosova duhet të pajtohet për dëshmi dhe mbrojtje të dëshmitarëve jashtë vendit e që janë të rrezikuar në Kosovë.

Lexojeni të plotë propozimin e Ilir Dedës:

Tash, pa inate, të gjitha partitë politike në Kuvend duhet të ulen dhe ta propozojnë alternativën e Kosovës ndaj Gjykatës Speciale që nuk kaloi dje. As nuk duhet Qeveria të inatoset dhe për inat ta procedojë amandamentin e dështuar kushtetues, dhe as nuk duhet të barrikadohet opozita.

Tash duhet të mirremi vesh për Gjykatën e Kosovës për Krime Lufte. Gjykatë të njëjtë çfarë kanë Kroacia, Bosnja e Serbia. Mund ta bëjmë këtë Gjykatë të Kosovës për Krime Lufte, me seli në Prishtinë; edhe nëse është me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë; të bëhen gjykimet në Kosovë për çfarëdo pretendimi; dhe të pajtohemi për dëshmi dhe mbrojtje të dëshmitarëve jashtë Kosovës që janë të rrezikuar këtu.

Ekziston edhe rruga e cila e sforcon shtetin tonë dhe pjekurinë politike dhe shoqërore për ballafaqim me të gjitha krimet e kryera në Kosovë, dhe jo vetëm sipas pretendimeve të Martyt. Pa inate, pa barrikadim. / Reporteri

POROSI PER KOMUNITETET FETARE SHQIPTARE

POROSI PER KOMUNITETET FETARE SHQIPTARE

POROSI PER KOMUNITETET FETARE SHQIPTARE
Nëse të gjitha komunitete fetare shqiptare jetojnë nën një territor të caktuar hapësinor siç janë sot , që do të thotë; kanë një gjuhë, një gjak, kanë një dhe si dhe një traditë, para së gjithash dhe në rend të parë për ta duhet të jetë “ E mira e përbashkët e tyre”.
“ E mira e përbashkët” është siguria, stabiliteti, mirëqenia ekonomike dhe politike si dhe liria e besimit dhe shprehjes për të gjithë dhe pa dallim. Ndryshe , “ E mira e përbashkët “, është shteti dhe qeverisja e jonë, të cilin duhet t`a zhvillojmë dhe forcojmë mbi këto parime. Besimin në Zot nuk mund t`a gëzoj dhe përjetoj askush në nivelin e duhur dhe të kënaqshëm , nëse vendi ku ti jeton nuk ka stabiliteti politik dhe nuk ka mirëqenie të duhur ekonomike.
Prandaj, vetëm përmes realizimit “ të së mirës tonë të përbashkët” ne do të hapim mundësinë edhe të zhvillimit të të gjitha komuniteteve tona fetare në mesin tonë si dhe njëkohësisht do të rrisim respektimin e ndërsjellë të tyre. / Shkruen Xhabir Hamiti në profilin e tij ne Facebook

Gjykata Speciale sërish në Kuvend!

Gjykata Speciale sërish në Kuvend!

Megjithëse Kuvendi i Kosovës nuk i ka miratuar amendamentet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, Qeveria e vendit do t’i riprocedojë në Kuvend për votim këto amendamente në mënyrë që institucionet e vendit ta themelojnë Gjykatën Speciale dhe ta evitojnë dërgimin e kësaj çështjeje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kjo është bërë e ditur edhe nga drejtuesit e Qeverisë, kryeministri, Isa Mustafa, dhe nga zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, të cilët kanë thënë se në ditët në vijim ekzekutivi i vendit do të bashkërendojë aktivitetet me Kuvendin dhe me grupet parlamentare në Kuvend, në mënyrë që të miratohen këto amendamente dhe kështu t’i hapet rrugë krijimit të Speciales, pasi ata kanë vlerësuar se themelimi i saj është jetike për shtetin e Kosovës.

Gazeta “Zëri” ka mësuar se ky opsion mbështetet edhe nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, të cilët nuk dëshirojnë që kjo çështje të shkojë në Këshillin e Sigurimit. Në anën tjetër partitë opozitare kanë thënë se riprocedimi i këtyre amendamenteve në Kuvend është e papranueshme dhe se, sipas tyre, Kuvendi i Kosovës përmes mosmiratimit të tyre ka mbrojtur sovranitetin e shtetit. / Reporteri

Deputetët po shantazhohen me Rusinë

Deputetët po shantazhohen me Rusinë

Paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për riprocedimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend ndaj Gjykatës Speciale, Lëvizja “Vetëvendosje” i ka quajtur si fundi i demokracisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, të shtunën në një konferencë për medie ka deklaruar se ndryshimi i riprocedimit të ndryshimeve kushtetuese është një shkelje e demokracisë në vend. Ai këtë e ka vlerësuar si kushtëzim i votimit të Speciales. Konjufca gjithashtu theksoi se deputetëve u është bërë shantazh edhe me Rusinë për t’u votuar Specialja.

“Rusia është shtet diktatorial në Evropë. Në këtë shtet vritet shprehja e lirë. Pra, ky shtet nuk ka kredibilitet t’i gjykojë ushtarët tanë”, ka thënë ai.

 Konjufca për medie tha se do të pranojnë bisedime për riprocedim vetëm nëse ndryshohet kushtet e themelimit të kësaj Gjykate, që njëra nga to është të mos preket sovraniteti i Kosovës.

Mosvotimi i amendamenteve të rrugës së krijimit të Gjykatës Speciale, Konjufca e ka përshëndetur duke thënë se kjo Gjykatë nuk mbron aspak në vlerat e mirëfillta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Vendimi i djeshëm është i drejtë dhe lajm i mirë për Kosovën, kjo pasi që në Ligjin e Gjykatës Speciale thuhet se Republika e Kosovës nuk e gëzon të drejtën të ketë qasje në dokumentet e arkivit të kësaj Gjykate. Asnjë qytetar dhe institucion i Kosovës nuk do të ketë qasje në to, por do të kumtohen vetëm rezultatet e jo procedurat”, ka deklaruar Konjufca.

Ndër të tjera Konjufca është shprehur i gatshëm që të bisedojnë me pozitën për miratimin e Speciales vetëm nëse do të ketë alternativë të re në krijimin e saj.

Sipas tij, etniciteti dhe sovraniteti duhen të rishqyrtohen mirë para se të formohet kjo Gjykatë. Konjufca ka thënë se është e papranueshme që Specialja bëhet vetëm për shqiptarët dhe preket sovraniteti i vendit.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë vetëm për një alternativë të re të Gjykatës Speciale, e cila nuk i ka dy karakteristika: nuk është gjykatë vetëm për shqiptarët e para dhe e dyta të mos e shkel sovranitetin e Kosovës për të ndryshuar procesin tonë gjyqësor. Të jetë brenda sistemit tonë gjyqësor dhe të mos jetë gjykatë etnike. Për këtë jemi të gatshëm të diskutojmë tërë ditën”, tha Konjufca.

Ndryshe, Konjufca ka akuzuar edhe kryeministrin, Isa Mustafa, dhe zëvendëskryeministrin, Hashim Thaçi, të cilët, sipas tij, po bëjnë thirrje hakmarrëse ndaj atyre që kanë votuar kundër.

“Thaçi dhe Mustafa po i ngjajnë njëri-jetrit gjithnjë e më shumë, janë bërë pothuajse si ata binjakët siamezë. Njëri i kërcënon deputetët e partisë së vet që nuk e votuan si kryeministër atë, kurse tjetri i kërcënon deputetët e partisë së vet pse nuk e votuan projektin e tij të Gjykatës Speciale”, tha ai.

Ndryshe, amendamentet për krijimin e Gjykatës Speciale të premten nuk kaluan në miratim.

Për miratimin e këtyre amendamenteve ishin të nevojshme 80 vota të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mirëpo ato morën përkrahjen e vetëm 75 deputetëve, meqë 7 deputetë të PDK-së votuan kundër e 2 të tjerë abstenuan, kurse deputetët e opozitës e bojkotuan votimin. (Zeri)

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE