Autostrada i `ofrohet`Prishtinës

Punimet ne autostradën Prishtinë – Han i Elezit i janë ofruar kryeqytetit. Autostrada Prishtinë – Hanë i Elezit është e gjatë 55 kilometra dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2017.

Lidhja juglindore e Prishtinës do të jetë gati në fund të korrikut. “Bechtel & Enka”, kompania ndërtuese e autostradës, ka rritur dinamikën e punës për ta përfunduar këtë pjesë.

“Jemi në pikën që quhet lidhja me M2, dhe kjo është pika ku lidhet rruga 6 me rrugën ekzistuese. Do ta shihni që ekipi që po vjen në këtë drejtim, po sillen të gjitha aktivitetet në këtë pjesë. Siç do ta shihni edhe në dizajn, ajo që po bëjmë është se do të ketë një lidhje të mirë në rrugën ekzistuese”, tha Menaxheri i projektit “Bechtel & Enka”, Chris Jennions.

Në punët që bën Bechtel-Enka është vështirë të pranohet fakti që punimet mund të kalojnë afatin që e ka parashikuar kompania.

“Që nga momenti që bëmë ceremoninë e hapjes, objektivi jonë ka qenë që kjo rrugë të hapet në pikën e trafikut dhe ne jemi brenda planit që kjo pjesë të hapet kur trafiku të jetë i rënduar. Plani ynë është që brenda korrikut ta kemi përfunduar këtë pjesë”, tha ai.

Shtrimi i asfaltit është një pjesë e rëndësishme e autostradës. Menaxheri që merret me këtë element të fundit të autostradës, thotë se kushtet atmosferike lejojnë shtrim të mirë të asfaltit.

“Të gjitha aktivitetet po shkojnë siç ishte planifikuar, po ajo që mund vërej në këtë moment, është që po punohet dhe po shtrohet në drejtimi të asaj që do të hapet, pra të gjitha punimet po shkojnë në atë drejtim dhe punohet në nyjën lidhëse“, tha menaxher i shtrimit të asfaltit, Mehmet Taktak.

Ndërtimi i Autostradës për Shkup, ka filluar para afro një viti. Deri tash janë hapur për punë afër 10 kilometra, ndërsa puna kryesore është përqendruar në lidhjen e kësaj rruge në juglindje të Prishtinës.

Autostrada Prishtinë – Hanë i Elezit është e gjatë 55 kilometra dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2017. E gjithë rruga po financohet nga buxheti i Kosovës në vlerë prej 600 milionë eurosh. / RTKLive

Dështon themelimi i Gjykatës Speciale

Dështon themelimi i Gjykatës Speciale

Me 75 për, 7 kundër , 2 abstenime nuk miratohet ndryshimet e Kushtetutës së Kosovës.

Me këtë votim, deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë Jo, miratimit të ndryshimit të amandamentit 24 të Kushtetutës së Kosovës, përmes të cilit do të hapej rruga për themelimin e Gjykatës Speciale.

Menjëherë pas rezultatit, seanca u mbyll. / RTKLive

Thaçi: Të përfundojmë edhe këtë proces jo të lehtë

Thaçi: Të përfundojmë edhe këtë proces jo të lehtë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, tha para deputetëve se Kosova sot po fillon një proces jo të lehtë, që ka të bëjë me pastrimin e luftës së UÇK-së.

Sipas tij, Kosova është para dy mundësive, që të themeloj vet këtë gjykatë me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të përmbyll njëherë e përgjithmonë këto pretendime për një periudhë kohore prej 5 vitesh, ose në rast të dështimit, ekziston mundësia e dytë që kjo çështje të shkoj në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Jemi të vetëdijshme që Serbia ka vrarë mbi 12 mijë qytetar, se ushtarët e forcat policore serbe kanë dhunuar 20 mijë gra, se Serbia ka dëbuar me dhunë mbi 1 milionë qytetar nga Kosova, se ka 1600 të zhdukur nga konflikti e që shumica e tyre janë shqiptar”, tha Thaçi.

Ai tutje tha se Kosova për herë të pestë po përballet me pastrim të luftës së UÇK-së dhe me hetim të ushtarëve të UÇK-së.

Sipas tij BE do të shpenzoj 300 milionë euro për krimet e supozuara gjatë luftës së f undit në Kosovë dhe Kosova, sipas tij, ka nevojë që të pastrohet nga ky etiketim i panevojshëm dhe i padrejtë, ndonëse Thaçi tha se në të gjitha luftërat ka pas lëshime dhe krime.

Ai ftoj deputetët që të votojnë pro kësaj gjykate. / RTKLive

Ende bëhen vrasje me armë ilegale

Shumë vrasje tash e 16 vjet, janë regjistruar në statistikat e policisë.

Arsyet pse ndodhin këto krime lidhen shumë edhe me lehtësinë që qytetarët kanë për të poseduar ilegalisht një armë. Kuvendi i Kosovës po harton plotësim ndryshimit e projektligjit bazik për armët i cili do të rregullojë dhe do ta ketë në kontroll më të madh posedimin dhe armëmbajtjen nga qytetarët.

Nuredin Ibishit, anëtar i komisionit për siguri, thotë se “Është vlerësim i vazhdueshëm që ka shumë armë të vogla në posedim ilegal të qytetarëve dhe fatkeqësisht që në vazhdimësi po i shohim, po ndodhin edhe prej rasteve të shkrepjeve ilegale dhe rasteve kriminale, edhe të vrasjeve, tregon për një numër enorm të posedimit të armëve ilegale. Mendoj që edhe ky ligj në një formë e zbutë atë sepse u jep mundësi qytetarëve të kenë në posedim edhe armë legale edhe të gjahut edhe të shenjtërisë, edhe të armëve të vogla…është e paakceptueshme që njerëzit të bartin me tej armë ilegale dhe ky ligj u jep mundësi për atë që ka nevojë”, tha Ibishi. / RTKLive

Shtatë të arrestuar në Lazarat

Policia e Shtetit konfirmon se nga lista e 21 te kërkuarve për sulmin e sotëm në Lazarat, deri tani janë kapur dhe vetëdorëzuar 7 persona.

Gjithashtu Policia bënë të ditur se operacioni nuk është ndërprerë, por se gjatë natës fshati Lazarat do të mbahet i rrethuar dhe i blinduar.

„Nuk janë tërhequr asnjë nga forcat e policisë“, thotë zëdhënësi i Policisë së Shtetit Genti Mullaj.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmuan se Forcat RENEA kanë arritur të arrestojnë një nga personat e shpallur në kërkim, me emrin Sinan Rabaj, 30 vjeç.

Ndërkohë tre nga personat e tjerë ; Jeton Kalemi, 21 vjeç; Xhemil Gjolleshi 20 vjeç dhe Eligent Basha, emri i të cilëve figuron në listën e të shpallurve në kërkim për ngjarjen në Lazarat janë vetëdorëzuar dhe kanë mohuar të kenë lidhje me grupin e zjarrit.

Vihet re se pjesa më e madhe e këtij grupi janë në moshë shumë të re, nën 22 vjeç.

Policia e Shtetit apelon se është e vendosur për zbatimin me rreptësi të ligjit, deri në kapjen apo asgjë simin e grupit të armatosur, nëse i rezistojnë operacionit të policisë duke u kundërpërgjigjur me armë. / RTKLive

Nga 57 bashki, të majtët fitues në 42, në 14 të djathtët

Nga 57 bashki, të majtët fitues në 42, në 14 të djathtët

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 57 bashki. Në 42 prej tyre kanë fituar kandidatët e majtë, ndërsa në 14 fitues janë kandidatët e së djathtës dhe 1 i partisë së minoritetit grek „Mega“.

Priten rezultatet edhe vetëm në tri bashki.

Pas Korçës dhe Lushnjes koalicioni i majtë ka marrë 3 nga bashkitë e mëdha të vendit. Fitorja e ASHE-së konfirmohet në Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa është çështje kohe zyrtarizimi i fitores në Vlorë.
Në Elbasan, Qazim Sejdini ka siguruar rreth 15 mijë vota më shumë se rivali i tij, Ardjan Turku. Në Gjirokastër, Zamira Rami, ka një avantazh prej 1800 votash.
Me mbi 10 mijë vota avantazh, Armand Subashi shpallet fitues i Bashkisë së Fierit, ndërsa në Vlorë, Dritan Leli i ASHE-së ka një avantazh prej 18400 mijë votash ndaj rivalit të tij, Genc Deromemajt, kur ka mbetur vetëm kutia e fundit për t’u numëruar.
Në Shkodër, ku janë numëruar 124 nga 245 kuti, Voltana Ademi udhëheq me rreth 6280 mijë vota avantazh ndaj Keti Bazhdarit. Suprizë mund të konsiderohet rezultati i Malësisë së Madhe, ku udhëheq me rreth 320 vota kandidati i së majtës.
Edhe në Lezhë, kandidati i Partisë Demokratike udhëheq me rreth 4100 vota ndaj kandidatit të së majtës, Viktor Tushaj, kur kanë mbetur edhe 2 kuti nga fundi.
Ndërkohë, sa i përket Durrësit, kur kanë mbetur edhe 66 kuti për t’u numëruar nga 310 në total, Dako prin me 7150 vota ndaj Grida Dumas.
Në Berat, kur kanë mbetur edhe 16 kuti për t’u numëruar, kandidati i ASHE-së, Petrit Sinaj kryeson me 1600 ndaj Kasëm Mahmutaj.
Në Kukës, me mbi 3 mijë vota avantazh, Bashkim Shehu u APPD u shpall fitues ndaj Hasan Halilajt të ASHE-së.
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Shukri Xhelili ka arritur të fitojë në Bashkinë e Dibrës me një avantazh rreth 290 vota ndaj kundërshtarit të tij.
Edhe në Krujë ka fituar kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Artur Bushi. Kandidati i majtë fitoi me 54,59% të votave, ndërsa ai i APPD-së, Hamdi Pasha, mori 45,41% të votave.
Votat e qytetarëve kavajas kanë bërë që Elvis Roshi të jetë edhe një tjetër mandat në krye të Bashkisë së Kavajës. Ai arriti të fitojë me një diferencë rreth 7 mijë vota nga rivali i tij Engjëll Cara, i koalicionit Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet.
Ndërkohë edhe bashkia e Prrenjasit është fituar nga kandidatët e ASHE. Miranda Rira është kryetarja e re e kësaj bashkia, pasi arriti të merrte 57.73% të votave, ndërsa kundërshtari i saj, Bajazit Karriqi mori 42.27%.

Bashkitë e fituara nga kandidatët e majtë:
1. Poliçan, Adriatik Zotkaj
2. Skrapar, Nesim Spahiu
3. Pukë, Gjon Gjonaj
4. Fushë-Arrëz, Fran Tuçi
5. Has, Adem Lala
6. Delvinë, Rigles Balili
7. Kolonjë, Arben Malo
8. Libohovë, Luiza Mandi
9. Belsh, Arif Tafani
10. Himarë, Jorgo Goro
11. Cërrik, Altin Toska
12. Konispol, Shuaip Beqiri
13. Pustec, Edmond Themelko
14. Mirditë, Ndrec Dedaj
15. Roskovec, Majlinda Bufi
16. Ura Vajgurore, Juliana Memaj
17. Gramsh, Luljeta Dollani
18. Sarandë, Floriana Koka
19. Rrogozhinë, Beqir Nuredini
20. Korçë, Sotiraq Filo
21. Peqin, Saimir Hasalla
22. Tepelenë, Tërmet Peçi.
23. Kurbin, Artur Bardhi
24. Lushnje, Fatos Tushe
25. Këlcyrë, Klement Ndoni
26. Shijak, Ardian Kokomani
27. Memaliaj, Durim Rroshi
28. Fier, Armando Subashi
29. Gjirokastër, Zamira Rami
30. Elbasan, Qazim Sejdini
31. Librazhd, Kastriot Gurra
32. Patos, Rajmonda Balilaj
33. Divjakë, Fredi Kokoneshi
34. Maliq, Gëzim Topçiu
35. Vlorë, Dritan Leli
36. Bulqizë, Melaim Damzi
37. Kuçovë, Selfo Kapllani
38. Dibër, Shukri Xhelili
39. Prrenjas, Miranda Rira
40. Kavajë, Elvis Roshi
41. Krujë, Artur Bushi
42. Berat, Petrit Sinaj
Bashkitë e fituara nga kandidatët e djathtë:
1. Klos, Basir Çupa
2. Tropojë, Besnik Dushaj
3. Përmet, Niko Shupuli
4. Mat, Nezir Rizvani
5. Selenicë, Përparim Shametaj
6. Vorë, Fiqiri Ismaili
7. Pogradeci, Eduart Kapri
8. Vau i Dejës, Zef Hila
9. Kukës, Bashkim Shehu
10. Mallakastër, Agron Kapllanaj
11. Dropull, Arqile Deçka
12. Devoll, Bledjon Nallbati
13. Lezhë, Fran Frrokaj
14. Kamëz, Xhelal Mziu
Bashkia e Finiqit fitohet nga Mega, me Leonidha Kristo.
Në bashkitë e mbetura vijon numërimi i votave. / RTKLive

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE