von Zemraadmin | Juni 22, 2015 | Kosova
Më në fund lëvizin gjërat në drejtim të identifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit. Në tetor, pritet të nisë procesi i identifikimit të viktimave.
Në këtë mënyrë, për pesë vitet e ardhshme do të kryhet procesi i identifikimit e të gjitha viktimave të dhunës seksuale që besohet të jenë me qindra dhe mijera. Gjatë muajit korrik, ekzekutivi i vendit do të pranojë projekt-rregulloren për shqyrtim dhe miratim, çka i hap rrugë hapjes së procesit të shumëpritur. RTK sjell formularin përmes të cilit do të bëhet identifikimi i viktimave.
Kjo është forma me anë të së cilës viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës do të përshkruajnë historitë e tyre. Plotësimi i këtij formulari të cilin e ka siguruar RTK, do t’i mundësojë çdo femre të dhunuar gjatë luftës që në fshehtësi të plotë, të dëshmojë historitë e tyre të dhimbshme në mënyrë me të lehtë.

Në këtë formular, i cili është në fazën finale, është hequr kërkesa për dëshmitarë shtesë, të cilët do të vërtetonin historitë e çdo viktime. Aplikimi mund të bëhet në mënyrë individuale nëpërmjet OJQ-ve, online dhe duke u paraqitur në zyrat e sekretariatit të mbikëqyrura nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies sociale.
Procesi i identifikimit, i cili pritet të nisë në tremujorin e fundit të këtij viti do t`i mundësoj çdo viktime, fillimisht do të përshkruajë ngjarjen e më pas me dëshmi të tjera mjekësore do t’u mundësojë atyre marrjen më te lehtë të statusit të viktimës civile.
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë njofton se tashmë janë duke punuar që këto viktima të përfshihen edhe në sigurimin shëndetësor.
Besim Kajtazi, drejtor i Zyrës Ligjore në kryeministri, i cili udhëheq grupin punues njofton se në këtë proces nuk është marrë si model asnjë nga format e vendeve rajonale dhe më gjerë. Kjo për shkak se ka pasur përvoja të papërshtatshme për zbatim në territorin e Kosovës.
Ky proces mbase do të hedhë dritë edhe mbi numrin e përafërt të viktimave të dhunës seksuale pasi deri më tani është raportuar për mijëra gra të dhunuara gjatë luftës. / RTKLive.com
von Zemraadmin | Juni 22, 2015 | Shqiperia
Përderisa kanë nisur të numërohen kutitë e para të votuesve, përfshirë edhe votat e kryeqytetasve, i pari i Qeverisë, Edi Rama, sjell ne postimin e tij në Facebook edhe imazhet nga Brenda vendvotimeve
Përderisa kanë nisur të numërohen kutitë e para të votuesve, përfshirë edhe votat e kryeqytetasve, i pari i Qeverisë, Edi Rama, sjell ne postimin e tij në Facebook edhe imazhet nga Brenda vendvotimeve.
Në një status të shkurtër të tij, i bindur në fitore, Rama shkruan:
Edi Rama
„Salla e te dhenave operative ku ekspertet kane bindjen se pjesemarrja befasuese sot ka shume kuqevjollce Brenda :-)“. / RTKLive.com
von Zemraadmin | Juni 22, 2015 | Shqiperia
Rezultatet paraprake të Exit Poll të IPR Marketing dhe Ora News për koalicionet parashikojnë një fitore të koalicionit të majtë në Durrës dhe në Tiranë ndërsa në Shkodër kryeson koalicioni i djathtë.
Në Tiranë, Erion Veliaj rritet nga sondazhi në sondazh edhe pse me pak pikë duke çimentuar fitoren e tij në bashkinë më të madhe në vend. Ai në këtë sondazh merr 51% të votave kundër 33.5% të kandidatit të djathtë, Halim Kosova.
Erion Veliaj është rritur me 1 pikë nga hera e kaluar, ndërsa Halim Kosova ka mbetur po në vend.
Të njëjtën përqindje ka ruajtur edhe kandidati i pavarur në Tiranë, Gjergj Bojaxhi i cili po bëhet tashmë një realitet në skenën politike shqiptare. Ai ka mbetur në kuotën e 11%, aq sa ishte dhe në sondazhin pararendës.
Ndërkohë vijon Sazan Guri me 3.5%, Arben Tafaj dhe Dhimitër Muslia me nga 0.5%. / RTKLive.com

von Zemraadmin | Juni 22, 2015 | Shqiperia
Pas mbylljes së votimeve Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri apel qeverisë të mos përsërisë incidentet e ndodhura gjatë ditës në procesin e numërimit dhe të dorëzimit të kutive të votimi
”Rëndësi ka procesi i numërimit të votave, i bëj thirrje kësaj qeverie të mos përsërisë dhunimet dhe incidentet dhe parregullsitë e vërejtura gjatë ditës në procesin kyc të numërimit të votave dhe finalizimit të dorëzimit të votave” tha Basha.
Gjithashtu Basha bëri thirrje numëruesve të APPD të qëndrojnë në lartësinë e detyrës “Inkurajoj të kryejnë detyrën sipas ligjit. Ka rëndësi zbatimi me përpikmëri i leximit me transparencë në kutitë e votimit’ tha Basha. / RTKLive.com
von Zemraadmin | Juni 22, 2015 | Shqiperia
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Demokratike po shkon drejt mosnjohjes së zgjedhjeve. Paralajmërimi jepet nga Sali Berisha.
Ai ka kërkuar nga ndërkombëtarët, që të mos përligjë këto zgjedhje.
Postimi origjinal i Berishës në Facebook:
“Te dashur miq, pak me pare perfundoi me procesin e votimit, farsa elektorale me e shemtuar, me poshteruese per zgjedhesit e ndershem shqiptare ne tere historine e pluralizmit te vendit. 1¬ Ne keto zgjedhje, si kurre me pare, bota e krimit, nen udheheqjen e Edi Rames, kandidoi zyrtarisht perfaqesuesit e saj kriminele, vrases, trafikante droge, prostitucioni, pengmarres, per dhjetera e dhjetera poste per kryetar bashkie dhe keshilltare, pra parlamentare te bashkive te vendit. Edi Rama bllokoi marreveshjen per dekriminalizimin, hodhi poshte me cinizem te gjitha perpjekjet e medha qe miqte dhe partneret e Shqiperise bene per te ndihmuar qe qytetaret shqiptare te mos votojne per kriminele. 2¬ Ne keto zgjedhje, me shume se kurre ne historine e pluralizmit , mbi zgjedhesit e varfer shqiptare ushtruan presione te shumeanshme bandat e lidhura me qeverine 3¬ Ne kete fushate vershoi me shume se kurre lumi i parave te droges, prostitucionit, vjedhjeve te botes se krimit te lidhur me qeverine per manipulimin e vendimit te qytetareve 4¬ Ne kete farse te shemtuar, si asnje here me pare, blerja e votes me leke, me post pune, me miell, plaçka, me karta identiteti, dhune e terror, u bene nje fenomen i shfaqur ne çdo skaj te vendit 5¬ Ne kete farse zgjedhore, me e pabarbarta ne historine e vendit, e ne kete fushate, si kurre ndonjehere me pare qeveria, me urdher te Edi Rames, te filmuar me ze dhe figure, perdori per qellime elektorale kunder opozites te gjitha institucionet e mazhorances se krimit, jo vetem burimet njerezore por edhe ato materiale te tyre, perdori mediat, Policine, Ushtrine, zyrat e administrates, shkollat, spitalet, repartet ushtarake. Nga kreu i ekzekutivit u kercenua direkt me largim nga puna ne rast se ne kuti te votimi t nuk do te sillte rezultatin e caktuar nga Partia, cdo njeri qe ka marre qofte dhe “nje fije pushtet” nga Partia Socialiste. 6¬ Kjo ishte nje farse e shemtuar elektorale, ne te cilen kreu i ekzekutivit kercenoi per here te pare popullin opozitar se po te mos votonin per kandidatet e tij do perballeshin me mungesen e ujit, rrugve, investimeve, sikur buxheti i shtetit te ishte buxheti i tij familjar apo partiak dhe jo kontribut i mundit dhe djerses te qytetareve shqiptar me dhe pa parti. 7¬ Kjo ishte farsa me shemtuar elektorale pasi u shoqerua me sulme primitive ndaj aktivisteve te PD, shoqerime terrorizuese ne Polici, bllokime te biznesit te tyre dhe heqje liçencave 8¬ Kjo ishte farsa me e shemtuar elektorale sepse per here te pare ne historine e vendit, njelloj si ne demokratura, sekuestrohen ne kundershtim me cdo ligj dhe me akuza fund e krye fallco, media kundershtare te qeverise dhe kercenohen gazetaret nga kandidatet kryesor te Edi Rames, njelloj si ne filmat e Franci s Coppolas 8¬ Kjo, qe ne pamje dukej nje dite e qete, ishte nje dite e shemtuar ne te cilen materialet zgjedhore u transportuan per mbikujdesje si kurre me pare me automjete te partive politike dhe qendrat e votimit u rrethuan nga makinat e partive te qeverise dhe bandite te tyre te armatosur. Duke përfunduar, i bej thirrje komunitetit ndërkombëtar te mos perligj zgjedhjet, ne te cilat si kurre me pare ngadhënjeu krimi dhe kriminelet e qeverise, lumenjte e parave te droges dhe prostitucionit, u shkelmuan parimet me themelore nderkombetare te zgjedhjeve”, shkruan Berisha. / RTKLive.com
von Zemraadmin | Juni 21, 2015 | Kosova
Ministra e Diasporës filloi fushatën për promovimin e regjistrit të diasporës.
Bashkatdhetarët që vizitojnë Kosovën, do të kenë mundësi që të kryejnë regjistrimin në ekipet mobile në të gjitha qytetet e Kosovës.
Fushata do të zgjasë tre muaj me aktivitete të ndryshme në të gjithë territorin e Kosovës. Ministria e diasporës, përmes kësaj fushate ka për qëllim që shqiptarët që jetojnë e veprojnë në mërgatë t’i sjellë më afër atdheut të tyre. Sipas ministrit Valon Murati, të dhënat që dalin nga ky proces i regjistrimit, do të ndihmojnë në krijimin e politikave më të dobishme shtetërore, e që janë në të mirë të diasporës.
Hapja zyrtare e fushatës për promovimin e regjistrit të diasporës u bë sot në Prishtinë, ku e pranishme qe dhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
Me sloganin “Ti je pjesë e atdheut” që ka kjo fushatë këtë vit, ministri Murati tha se diaspora ka qenë dhe do të mbetet ndër shtyllat kryesore të mbijetesës politike.
Ai tha se procesi i regjistrit të diasporës nuk ka të bëjë vetëm me regjistrin demografik e të dhënat statistikore të cilat mungojnë.
“Këto të dhëna që do të dalin nga ky proces do të na ndihmojnë në krijimin e politikave më të favorshme shtetërore në të mirë të diasporës. Përmes këtij procesi, ne do të dijmë sa është potenciali ynë jashtë territorit tonë dhe si rrjedhim ne do të mund të hartojmë politika më të sakta e më të drejta, si në fushën e mësimit plotësues të gjuhës dhe kulturës, ashtu edhe të avancimit te të drejtave civile dhe politike të diasporës, si në vendin tonë ashtu edhe në vendet ku jetojnë, përmes inkuadrimit në jetën politike dhe publike”, tha ai.
Gjithashtu, sipas Muratit, këto të dhëna do të ndihmojnë për identifikimin e potencialit intelektual, profesional dhe financiar të diasporës, si vlerë e jashtëzakonshme e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit, për përfitim të dy anshëm.
Fushata për regjistrin e diasporës mbështetet nga projekti “Përfshirja e diasporës në zhvillim ekonomik”, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës, e që zbatohet nga UNDP dhe IOM në Kosovë.
E thirrje bashkatdhetarëve që t’i bashkohen këtij procesi, iu bëri edhe përfaqësuesi rezident i UNDP-në në Kosovë Andrew Russell.
“UNDP së fundmi ka bërë një raport i cili i thekson anët pozitive të cilat migrimi mund t’i sjellë vendit këtu në Kosovë. Është diçka pozitive kur diaspora nuk investon vetëm për konsum por investon edhe për arsim, investon për hapjen e vendeve të punës dhe fusha tjera të rëndësishme për zhvillimin e Kosovës. Unë ftoj të gjithë pjesëtarët e diasporës kudo që janë ,që a ta të marrin pjesë këtu në Kosovë, në procesin e regjistrimit, në vendin e tyre”, tha ai.
Partneritetin me Ministrinë e Diasporës ai e cilësoi si shumë të rëndësishëm.
Për këtë fushatë, Ministria e Diasporës ka rekrutuar rreth 100 zyrtarë, që do të përkujdesen për mikpritjen dhe regjistrimin e pjesëtarëve të diasporës gjatë kohës së qëndrimit që tyre në atdhe. E përveç regjistrimit, bashkatdhetarët do të mund të pajisen edhe me informacione rreth procedurave administrative.
Projekti i regjistrimit të diasporës, ka kaluar nga qeveria e Kosovës në mandatin e kaluar.

Projekti i regjistrimit të diasporës, ka kaluar nga qeveria e Kosovës në mandatin e kaluar.Ministra e Diasporës filloi fushatën për promovimin e regjistrit të diasporës. Bashkatdhetarët që vizitojnë Kosovën, do të kenë mundësi që të kryejnë regjistrimin në ekipet mobile në të gjitha qytetet e Kosovës.
Fushata do të zgjasë tre muaj me aktivitete të ndryshme në të gjithë territorin e Kosovës. Ministria e diasporës, përmes kësaj fushate ka për qëllim që shqiptarët që jetojnë e veprojnë në mërgatë t’i sjellë më afër atdheut të tyre. Sipas ministrit Valon Murati, të dhënat që dalin nga ky proces i regjistrimit, do të ndihmojnë në krijimin e politikave më të dobishme shtetërore, e që janë në të mirë të diasporës.
Hapja zyrtare e fushatës për promovimin e regjistrit të diasporës u bë sot në Prishtinë, ku e pranishme qe dhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
Me sloganin “Ti je pjesë e atdheut” që ka kjo fushatë këtë vit, ministri Murati tha se diaspora ka qenë dhe do të mbetet ndër shtyllat kryesore të mbijetesës politike.
Ai tha se procesi i regjistrit të diasporës nuk ka të bëjë vetëm me regjistrin demografik e të dhënat statistikore të cilat mungojnë.
Fushata për regjistrin e diasporës mbështetet nga projekti “Përfshirja e diasporës në zhvillim ekonomik”, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës, e që zbatohet nga UNDP dhe IOM në Kosovë.
E thirrje bashkatdhetarëve që t’i bashkohen këtij procesi, iu bëri edhe përfaqësuesi rezident i UNDP-në në Kosovë Andrew Russell.
Për këtë fushatë, Ministria e Diasporës ka rekrutuar rreth 100 zyrtarë, që do të përkujdesen për mikpritjen dhe regjistrimin e pjesëtarëve të diasporës gjatë kohës së qëndrimit që tyre në atdhe. E përveç regjistrimit, bashkatdhetarët do të mund të pajisen edhe me informacione rreth procedurave administrative.
Projekti i regjistrimit të diasporës, ka kaluar nga qeveria e Kosovës në mandatin e kaluar./KosovaPress/
– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/me-regjistrim-te-diaspores-synohet-krijim-i-politikave-me-te-dobishme-45168/#sthash.bmj4syUr.dpuf
Ministra e Diasporës filloi fushatën për promovimin e regjistrit të diasporës. Bashkatdhetarët që vizitojnë Kosovën, do të kenë mundësi që të kryejnë regjistrimin në ekipet mobile në të gjitha qytetet e Kosovës.