Profesorët e Universitetit të Prizrenit u arrestuan sepse merreshin me fajde

Profesorët e Universitetit të Prizrenit u arrestuan sepse merreshin me fajde

Policia e Prizrenit ka arrestuar tre persona të dyshuar për marrje me fajde, dy prej të cilëve profesorë të Universitetit të Publik “Ukshin Hoti” në Prizren.

Në një njoftim për media nga Prokuroria e Shtetit, bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka lëshuar aktvendime për ndalim kundër B.Z, dhe B.A., që të dy profesorë të Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, si dhe kundër E.S nga Prizreni, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të fajdes, transmeton lajmi.net.

“Prokuroria ka lëshuar aktvendimin për ndalim kundër B.Z., profesor në Universitetin Publik „Ukshin Hoti“ – Prizren, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga neni 422 të KPRK-së. Ky ndalim ka rezultuar pas zhvillimit të hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njësiti i Krimeve Ekonomike në Prizren”.

“Aktvendimin për ndalim kundër B.A., profesor i Universitetit publik “Ukshin Hoti”, në Prizren prokuroria e ka lëshuar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale të fajdes nga neni 343 të KPRK-së”.

“Ndërkaq aktvendimin për ndalim kundër E.S, prokuroria e ka lëshuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të fajdes nga neni 343 të KP-së”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë së Shtetit. / Reporteri.net

Në Kosovë rreth 350 mijë ndërtime pa leje

Në Kosovë, zyrtarisht janë regjistruar rreth 350 mijë ndërtime pa leje. Tash faza tjetër e procesit është shqyrtimi i tyre në të cilën do të bëhet legalizimi, aty ku ka mundësi.

Tashmë gjithçka ka përfunduar. Në Kosovë janë regjistruar në regjistrin kombëtar rreth 350 mijë ndërtime pa leje. Me përmbylljen e këtij regjistri, përfundoi edhe faza e parë e procesit të legalizimit.
Ferid Agani, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë thotë se shndërrimi i ilegalitetit në legalitet, jo ligjore në ligjore është arritja me e madhe e këtij procesi. „Jam shumë I lumutur që këtë e kemi bërë së bashku” tha ai. Këtë proces po e ndihmon USAID-i, ndërsa prezentë në këtë ngjarje ishte një zyrtare e lartë e Departamentit të Shtetit Amerikan. Alina Romanoëski, Koordinatore për Ndihmë të Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Euro-Azi, kjo gjë është përifutese për familjen dhe komunitetin që të drejtat për pronën duhet të realizohen. ndërsa, James Hope, Drejtor i Misionit të USAID në Kosovë tha se duke qenë partnerë mbetet shumë punë për tu bërë. „Do të jemi të angazhuar të vazhdojmë, sepse kemi shumë punë për të bërë. Sot nuk jemi duke festuar, por jemi duke u bërë gati për punën e madhe që na pret”, tha ai.
Bashkimi Evropian e ka ndihmuar Ministrinë e Planifikimit që ta shtyjë përpara këtë projekt. Faza e dytë e procesit të trajtimit të objekteve pa leje, do të nisë në shtator të këtij viti për të përfunduar në fillim të vitit 2017. / RTKLive.com

Limaj: Gjykata Speciale prek sovranitetin e vendit

Limaj: Gjykata Speciale prek sovranitetin e vendit

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj në emisionin Debat në RTK ka thënë se janë kundër themelimit të Gjykatës Speciale sepse sipas tij ajo prek sovranitetin e vendit.

Ish-komandanti i UÇK-së që nga Gjykata e Hagës ishte akuzuar për krime lufte dhe ishte shpallur i pafajshëm tha se duhet të gjykohen individë që kanë kryer krime të mundshme gjatë luftës por që ajo mos të jetë selektive.
Limaj është i bindur se të gjithë ata që sot mendojnë ndryshe nga ai sa i përket Gjykatës Speciale dikur do të zhgënjehen. RTKLive.com

34 mijë nxënës presin të regjistrohen në shkolla të mesme

Rreth 34 mijë nxënës që kanë përfunduar klasën e nëntë, presin të regjistrohen në shkollimin e mesëm të lartë në bazë të konkursit që është hapur sot.

Ministria e Arsimit, ka bërë të ditur se në të gjitha komunat e Kosovës janë përcjellë kriteret, të cilat duhet të plotësohen për pranimin e nxënësve në Shkollat e Mesme të Larta. Kriteret e përgjithshme janë, nga numri i pikëve, gjegjësisht nga suksesi i arritur në shkollimin paraprak 40 pikë dhe nga testi i arritshmërisë 60 pikë. Konkursi mbyllet më 22 qershor, ndërsa më 23 publikohen rezultatet. Për nxënësit të cilët nuk arrijnë të regjistrohen në shkollat e mesme të larta, do të ketë konkurs plotësues me 24 gusht. / RTKLive.com

AAK propozon rezolutë për lirimin e Ramush Haradinajt

AAK propozon rezolutë për lirimin e Ramush Haradinajt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që gjatë seancës së sotme që të nxjerrët një rezolutë nga Kuvendi i Kosovës, për veprimet që do të ndërmerren rreth rastit të Ramush Haradinajt.

Deputetët kanë lëshuar sallën duke dalë për një pauzë dhjetë minutësh, për t’u koordinuar lidhur me propozimin për këtë rezolutë.

Këtë kërkesë e cila e bëri deputetja Donika Kadaj – Bujupi, e mbështeten edhe partitë tjera në Kuvend. / RTKLive.com

Rritja e mbështetjes në bujqësi, kerkohet staf nga ministritë tjera për implementim të programit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka kërkuar sot ne mbledhjen e Qeverisë mbështetjen e ministrive për të bërë transferimin e zyrtarëve të nevojshëm për funksionalizimin e Agjensionit për Zhvillimin e Bujqësisë, të cilën do ta mbështesë edhe Ambasada Britanike në Kosovë, për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe njerëzore të saj.

“Kjo do të kontribuojë në avancimin e menaxhimit të donacioneve të dyfishuara për bujqësinë që do të ndahen për subvencionimin e zhvillimit të bujqësisë në vend”, ka thënë ai. / Reporteri

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE