von Zemraadmin | Juni 13, 2015 | Kosova
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shpenzuar rreth 380 mijë euro për dy autobusë prej 39 ulëseve, të cilët do të përdoren vetëm për nevoja të brendshme të FSK-së.
Kjo Ministri më 15 dhjetor 2014 ka pranuar faturën për pagesën e dy autobusëve në vlerë prej 379.222 eurosh. Ndërkohë, që detajet e hollësishme janë specifikuar në kontratën që e ka siguruar gazeta “Zëri”. Autobusët e blerë nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të markës “Tam”, të cilët prodhohen në Maribor të Sllovenisë.
Zyra e prokurimit të MFSK-së arsyeton shumën për blerjen e këtyre autobusëve, duke thënë se kanë specifika të veçanta krahasuar me autobusët e thjeshtë. Ata tregojnë se një autobus u ka kushtuar 189.611 euro.
von Zemraadmin | Juni 12, 2015 | Kosova
Policia e Kosovës sot në ora 12:00 do të organizojë ceremoni me rastin e diplomimit të gjeneratës së 52-të të kadetëve të Policisë së Kosovës. Me këtë rast prezantohet edhe uniforma e re e Policisë së Kosovës.
Kjo ceremoni organizohet nga policia dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Gazeta Tribuna ka siguruar fotografinë ku shihet uniforma e re e Policisë së Kosovës.
von Zemraadmin | Juni 12, 2015 | Kosova
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Hashim Thaçi do të behët president i Kosovës në vitin 2016.
Ai ka thënë se marrëveshja mes PDK dhe LDK është që ky proces të votohet dhe kjo do të ndodh.
„Janë thënë shumë here fjalë të ndryshme për vota, por unë jam i sigurt që ato vota janë. Marrëveshja është dhe nuk ka asgjë tjetër“, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të reja. Ai ka thënë se kjo nuk i duhet Kosovës dhe këtë nuk do ta lejojnë të ndodh fare. sipas tij çështja Thaçi është çështje e kryer.
Mustafa: Me palën serbe më 23 qershor do të ketë bisedime tërë ditën
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se në takimin e 23 qershorit në Bruksel me palën serbe do të bisedojnë për kodin telefonik, energjinë, çështjen e sigurimeve si dhe çështja shumë e rëndësishme “Parku i Paqes” mbi lumin Ibër si dhe për Asociacionin e Komunave.
Sipas kryeministrit nuk do të lejohet që ky Asociacion të ketë pushtet ekzekutiv.
Mustafa beson se me palën serbe do të ketë bisedime tërë ditën.
———————————————————————————————————–
Mustafa: Specialja do ta pastronte luftën e UÇK-së
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një intervistë për RTV21 ka thënë se Brukseli themelimin e Gjykatës Speciale e konsideron punë të kryer dhe tash I mbetet Kuvendit të Kosovës ta kryejë punën e vet.
Sipas tij Gjykata do ta pastronte luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri tha se mos votimi i Speciales nga ana e deputetëve do ta kthente Kosovën 16 vjet pas pasi që këtë të drejtë do ta marrë Organizata e Kombeve të Bashkuara(OKB).
Mustafa tha se UNMIK-u dhe EULEX-i nuk kanë arritur t’i kryejnë punët që kanë pasur në gjyqësor.
Kryeministri pohoi se tashmë nga drafti për Gjykatën është hequr fjala gjenocid. / RTKLive
von Zemraadmin | Juni 12, 2015 | Kosova
Sipas raportit të Agjencia Kosovare e Statistikave, mbi Vlerësimit të Popullsisë 2014 Kosova këtë vit është shtuar për 22 922 banorë, kurse popullsia rezidente është zvogëluar për 15 687 banorë për shkak të emigrimit të theksuar në vitin 2014.
Popullsia rezidente e Kosovës për vitin 2014 është vlerësuar të jetë 1,804,944 banorë, i cili krahasuar me vitin 2013 është për 15,687 më i vogël, për shkak se një vit më parë Kosova kishte 1,820,631 banorë.
von Zemraadmin | Juni 12, 2015 | Maqedonia
Gazeta prestigjioze amerikane përmes një shkrimi për Maqedoninë ka shkruar se ky vend gjendet në një udhëkryq me shumë probleme.
“Maqedonia po qëndron anash në dhomën e pritjes për në Evropë, e izoluar për shkak të problemit të emrit, e kërcënuar nga një konflikt etnik dhe e demoralizuar nga ekonomia e dobët që e bën këtë vend me shkallë më të lartë të papunësisë në Evropë. Është e pritshme që mbi 300 mijë qytetarë të braktisin këtë vend gjatë pesë viteve të fundit”, thuhet në kolumnën e titulluar “Maqedonia në udhëkryq”, e publikuar në Neë York Times, transmeton INA.
“Derisa ky vend po aktëron reforma dhe po gënjen Brukselin me procesin e integrimeve, ky regjim po vazhdon me stilin ballkanik të një ‘demokracie funksionale’. Punësimi në Qeveri është i kushtëzuar me votimin e partisë në pushtet, ndërsa njëri nga televizionet më kritik ndaj partisë në pushtet është mbyllur. Partia në pushtet VMRO-DPMNE i shfrytëzon zgjedhjet për të treguar se si opozitës nuk mund ti besohet dhe se ajo i përgadit zgjedhjet për të siguruar rizgjedhjen e saj”, thekson kolumna e NYT.
Më tej theksohet se Qeveria e mahnitur nga imazhi i saj i krijuar si viktimë e komploteve të huaja, ajo ka krijuar në thelb një retorikë agresive nacionaliste ndaj fqinjëve të saj.
NYT më tej nënvizon se shpërthimi i aferës së përgjimeve nga lideri i opozitës maqeodnase Zoran Zaev ka zbardhur një nga skandalet më të mëdha në këtë vend, ku pushteti ka ndjekur dhe regjistruar 670 mijë regjistrime telefonike të paligjshme, të telefonave të politikanëve të opozitës, ministrave, krerëve të tjerë shtetëror, gazetarëve, sektorit joqeveritar, klerikëve, etj. Këto përgjime zbardhën aktivitete korruptive dhe kriminale, vjedhje të votave, por edhe fshehje të vrasjeve.
Lidhur me ngjarjen e Kumanovës theksohet në maj, grupe të armatosura të shqiptarëve dhe forcat maqedonase të sigurisë u përleshën në afërsi të qytetit, me ç`rast humbën jetën 22 veta, por me këtë sërish u rikthye frika nga dhuna ndëretnike.
Por, kriza e tanishme nuk ka asgjë të përbashkët me konfliktin e vitit 2001. Zemërimi ndaj elitave ka bashkuar maqedonasit dhe shqiptarët, ndërsa demonstratat janë një nga vendet e rralla, ku shpresa evropiane për një Maqedoni multietnike është realitet. /INA/
Lexo shkrimin original të NYT:
http://www.nytimes.com/2015/06/09/opinion/macedonia-at-the-crossroads.ht…
von Zemraadmin | Juni 12, 2015 | Kosova
Në kuadër të shënimit të Ditës së paqes, Kuvendi i Republikës së Kosovës po mban seancë festive por pa praninë e opozitës. Seanca po vazhdon me ekzekutimin e veprave muzikore të kompozitorëve të njohur kombëtarë dhe botërorë nga Filarmonia e Kosovës.
Opozita ka bojkotuar seancën me arsyetimin se në të do të flas vetëm Kadri Veseli. Ky i fundit tha vetëm dy fjalë.
“12 qershori është ditë sublime për popullin e Kosovës dhe këto vlerë sublime më së miri flet arti”, ka ai. / RTKLive