von zemra_de | Jan. 31, 2015 | Kosova
Mijëra kosovarë vazhdojnë ikjen nga Kosova. Mbrëmjen e sotme në stacionin e autobusëve në Prishtinë, sërish janë parë shumë kosovarë duke marrë autobusët e linjës Prishtinë-Beograd.
Ndërkohë pamjet tregojnë kosovarët të cilët shtyhen për një vend në autobus, në të cilin ka shumë familje me fëmijë.
{media id=1412,layout=blog}
von Zemraadmin | Jan. 30, 2015 | Lajme
Kryeministri Edi Rama bëri me dije në Kuvend se Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare është njoftuar se Garda Spanjolle ka rrëzuar një helikopter me drogë, në bordin e të cilit ishte pilot një major i Forcave Shqiptare të Armatosura.
„Majori që drejtonte helikopterin e nisur nga Maroku, ishte pjesëtar i Forcave të Armatosura, ishte graduar në vitin 2009“, u shpreh Rama. Me vone, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se majori qe vdiq si pasoje e rrezimit te helikopterit eshte instruktori i bazes se Farkes, majori Sokol Feka
Ndërkohë, mediat spanjolle e kanë raportuar së fundmi këtë ngjarje, duke saktësuar se në bordin e helikopterit ndodheshin dy persona, njëri spanjoll dhe tjetri i huaj, (Feka) të cilët transportonin rreth 800 kg hashash të ndara në më shumë se 30 pako.
Helikopteri i ngarkuar me drogë është përplasur me një shtyllë tensioni në Cortes de la Frontera të Malagës. Ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të ditës së martë, sipas gazetave ‘Diario Sur’ dhe ‘Malaga Hoy’.
Helikopteri ishte lyer me të zezë, gjë që bëhet për të mos u pikasur gjatë fluturimit natën.
von Zemraadmin | Jan. 30, 2015 | Kosova
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se protestat për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq dhe për Ligjin e Trepçës, do të vazhdojnë javën e ardhshme.
Ai pas mbledhjes me kryesinë e partisë së tij, ka thënë se protesta e radhës do të organizohet të mërkurën e ardhshme në orën 12.
Protesta, sipas tij, do të nisë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe do të marshojë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë.
Sot në mëngjes, pas një mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u vendos që data e protestës së ardhshme të jetë të mërkurën, më 4 shkurt, në ora 12:00, i njoftoi Albin Kurti mediet e mbledhura në konferencën e sotme për shtyp. Ai shpjegoi se protestuesit, po ashtu si të martën, do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga do të marshojnë drejt sheshit “Skënderbeu”, para Qeverisë së Kosovës.
“Pra, vazhdon protesta përderisa vazhdon të qëndrojë në Qeveri Jabllanoviqi”, tha Kurti, duke sqaruar se kërkesat e protestës mbesin të njëjta – shkarkimi i Ministrit Jabllanoviq dhe mbrojtja e Trepçës përmes një ligji të veçantë, i cili e definon Trepçën si ndërmarrje publike të veçantë.
Ai po ashtu falënderoi të gjithë qytetarët për ndihmën dhënë protestuesve të martën, ku solidaritet i veçantë është shprehur me të lënduarit, duke i ndihmuar ata pa rezervë me ujë qumësht e qepë.
Ndërkaq, deputetja Aida Dërguti tha se Figurat kryesore të partive politike që tani janë në Qeveri, rrugëtimin e vet në politikë e nisën qoftë me protesta si LDK, qoftë me luftë çlirimtare si PDK, të cilët e braktisën dhe sakrifikuan për pushtet. Nënshtrimi ndaj kushteve të Listës Serbe dhe fyerjeve të Jabllanoviqit për qytetarët e Kosovës, tregon gatishmërinë e këtyre qeveritarëve që të nënshtrohen. Ajo tha se qytetarët janë themeli i Republikës dhe Republika pa qytetarët nuk mund të ekzistojë. Prandaj, çdo qytetar veç e veç dhe të gjithë së bashku, kanë obligim që të mbrojnë dinjitetin e dëshmorëve e viktimave, që u fye nga Jabllanoviqi. Ndërsa, të sotmen si mundësi dhe të ardhmen si zhvillim e mirëqenie, qytetarët mund ta sigurojnë vetëm përmes mbrojtjes së Trepçës.
Në fund, kryetari, Albin Kurti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi dhunën policore tha: “Nuk ka dhunë që na ndal neve. Nuk ka brutalitet policor që na bën neve të mos dalim në protestë apo të mos marshojmë përpara. Sepse nuk mund të bëjmë kompromis me Republikën, me jetën e dinjitetshme, me lirinë, me atë që na bënë subjekt e subjektivitet njerëzor”.
29 janar 2015
Lëvizja VETËVENDOSJE!
von Zemraadmin | Jan. 27, 2015 | Kosova
Mediat amerikane përmes njoftimeve të agjencive Associated Press dhe Reuter kanë raportuar për protestat e sotme të dhunshme në Prishtinë si trazirat më të rënda që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Reuter raportonte për gazin lotsjellës dhe ‘topthat’ e ujit të hedhur nga policia në përpjekje për shpërndarjen e rreth 2000 protestuesve që kishin dalë në rrugë në protestat e organizuara nga lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera opozitare.
Të paktën 37 veta janë lënduar, në mesin e tyre 22 policë. Protestuesit kanë gjuajtur policinë me gurë, koktej molotovi dhe gjësende të tjera të forta.
Përleshjet kanë pasuar një javë demonstratash në gjithë Kosovën të organizuara nga partitë opozitare që kërkojnë shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, për shkak të komenteve të tij në minimizimin e rolit të Serbisë në luftë dhe fyerjes së familjeve të rreth një mijë shqiptarëve që ende janë të zhdukur, theksonte kanali ABC në raportin e marrë nga Associated Press.
Reuter thekson gjithashtu se protesta e dytë me radhë në Prishtinë gjente zemërimin popullor dhe motivin ndaj zbrapsjes së qeverisë mbi fatin e kompleksit të madh të minierave në Trepçë.
“Trepça është e jona,” “Jabllanoviqi të largohet” kanë qenë disa nga thirrjet dhe pankartat e shkruara që kanë mbajtur protestuesit, thuhet në këto raportime.
von Zemraadmin | Jan. 27, 2015 | Kronikë e Zezë
Policia e Kosovës ka raportuar se në fshatin Maxhunaj, të Vushtrrisë është gjendur një mjet i pashpërthyer.
Një person ka njoftuar në polici se në afërsi të ish qumështores për skaj rrugës kishte vërejtur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer.
Në ora 16:25 njësiti i FSK-ës së bashku me njësitin e KFOR-it Amerikan kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë mjetin e pa shpërthye me vete, granatë dore të prodhimit jugosllav M 75 e cila ishte e paketuar në paketim plastik me ngjyre të gjelbër.
von Zemraadmin | Jan. 27, 2015 | Kronikë e Zezë
Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar Artist Durakun nga Prizreni me 3 vjet e gjysmë burg si dhe dënoi me gjobë në shumën prej 200 euro.
Dënimi iu shqiptua të akuzuarit pasi u shpall fajtor për dy vepra penale të shantazhit dhe për dy vepra penale të hyrjes në sistemin kompjuterik.
Në aktgjykim thuhet se i pandehuri A.Duraku, në mënyrë të kundërligjshme hynë në facebook-un e të dëmtuarës M.B. i siguron disa foto nudo, dhe më pas e shantazhon duke i thënë se këto foto nudo do t’i publikojë në rrjetin social-internet, dhe nga ajo kërkon t’i sjell shumën prej 50 euro.
Prej datës 04.11.2014 e gjerë më datën 21.11.2014 në intervale të ndryshme kohore, në vazhdimësi, i pandehuri duke ia përvetësuar fjalëkalimin e të dëmtuarës M.E., në mënyrë të kundërligjshme hynë në faqen e rrjetit social facebook, i siguron disa foto intime të dëmtuarës e më pas e shantazhon të dëmtuarën duke i thënë se këto foto do t’i publikojë në rrjetin social- internet dhe nga ajo kërkon 250 euro në mënyrë që mos ti publikoj fotografit, thuhet në aktgjykimin e gjykatës së Prizrenit.