Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se përpjekjet për ta zhvlerësuat Luftën Çlirimtare të popullit të Kosovës janë të kahershme, si dhe përpjekja për t`i dënuar pjesëtarët e UÇK-së është shfaqur dy herë në Tribunalin e Hagës.
Por, thotë Krasniqi, këto përpjekje që shfaqen edhe sot, janë të këqija kundër të sotshmes e të ardhmes së Kosovës.
Krasniqi ka sjellë para lexuesve përgjigjen që i ka dhënë prokurorit gjatë kohës kur ka dëshmuar në Hagë.
Lexoni shkrimin e plotë të Krasniqit:
UÇK ËSHTË ORGANIZUAR DHE KA LUFTUAR VETËM FPRCAT E PUSHTUESIT
Përpjekjet për të minimizuar, mohuar dhe zhvlerësuar Luftën Çlirimtare të popullit të Kosovës kanë qenë të kahershme, mbase ato kanë filluar menjëherë pas luftës në qershorin 1999. Edhe përpjekja, fatbardhësisht e dështuar, për t’i dënuar pjesëtarët e UÇK-së për krime lufte, bile edhe për të cilësuar UÇK-në si “ndërmarrje kriminale” kanë qenë të shfaqura në dy raste edhe në Tribunalin e Hagës. Përpjekje këto që nuk kanë pushuar as sot e kësaj dite, brenda e jashtë atdheut. Për të argumentuar një pjesë të kësaj që e thash, para lexuesit të rrjeteve sociale po e sjelli një pyetje të Prokurorit dhe përgjigjen time, si dëshmitar në Gjykatën e Hagës. Nuk kam asnjë dyshim që këto përpjekje gjithsesi qëllim këqija tanimë nuk drejtohen vetëm kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, por kundër të sotshmes e të ardhmes sonë e të vendit tonë.
Prokurori:
A mund të shikoni në këtë artikull ka disa deklarata që janë bërë për z. Rugova. Kemi dëgjuar edhe në dokumente tjera për deklarata të tilla. “Një gjë duhet të bëhet e qartë po i themi president edhe pse nuk e meriton ta këtë këtë emër në shumë drejtime…”, besoj se e keni fjalën këtu për presidentin Rugova?Pastaj, në kolonën tjetër, në fund përsëri, është përgjigja juaj e fundit, thoni që “ne konsiderojmë se Ibrahim Rugova ka bërë një sërë gabimesh politike në dëm të çështjes kombëtare, duke filluar nga marrëveshja e arsimit nga e cila nuk ka dalë asgjë”. Mbas kësaj thuhet: “ai është faktori kryesor ndarës”, pastaj vazhdojmë në faqen tjetër në shqip, në fund të kolonës së parë, “Rugova është pacifist”, dhe “thuhet se ai beson në Gandizëm. Ai nuk është pacifist, por ai pranon të shkelet. Ai ka humbur identitetin e vet si individ. Ai është një person që nuk ja kthen këtij populli dinjitetin njerëzor, nuk ja kthen individëve, familjeve dhe kombit tonë. Kjo është e vërtetë për gjysmën e kombit tonë. Filozofia e UÇK-së është që të ja kthej njerëzve dinjitetin e tyre njerëzor, familjar dhe kombëtar.” Së fundi, pjesa tjetër është në kolonën e katërt ku thuhet: “UÇK-ja e respektonte atë idenë që politika paqësore e Rugovës, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, do të sillte rezultatet e veta. Ne kemi pritur për këtë 17 vjet. Gjatë kësaj kohe populli shqiptar ka kryer një rezistencë pasive, por asgjë nuk ndodhi. Njerëzit tani kanë marrë në dorë armët për të luftuar.” Ne kemi dëgjuar mjaft dëshmi që i keni dhënë ju për zotin Rugova. Pyetja ime e vetme është kjo: Këto deklarata, këto fjali që sapo i lexova, a e pasqyrojnë saktë pikëpamjen tuaj për politikat e zotit Rugova në atë kohë?
Krasniqi:
Të nderuar gjyqtarë, i nderuari kryetar,
Të gjitha këto që u lexuan (u than) këtu po përpiqet t’iu jepet një pasqyrë joreale e gjendjes që ka ekzistuar aso kohe në Kosovë. Është një e vërtetë e madhe se Ibrahim Rugova edhe atëherë edhe sot ka qenë kundërshtar politik i yni. Që atëherë edhe sot unë nuk jam pajtuar e as nuk pajtohem kurrë më atë politikë të nënshtrimit ndaj Beogradit që e ka pasur aso kohë ai, por dua ta sqaroj këtë gjykatë se UÇK-ja nuk është formuar për ta luftuar politikën e Rugovës. Ne edhe tani jemi kundërshtarë politikë, jemi në një kuvend që përbëhet nga pozita dhe opozita dhe nuk e kemi ndërmend që më armë ta largojmë Rugovën nga politika. UÇK-ja e ka bërë luftën kundër politikës tradicionale të pushtuesit të Beogradit në Kosovë. Ne, as serbët e Kosovës nuk i kemi parë si pengesë, por pengesë për Kosovën, pengesë për UÇK-në dhe gjithë qytetarët e saj ka qenë ushtria, policia dhe i gjithë aparati i dhunshëm i Beogradit i vendosur në Kosovë. Me këtë dua të them se, UÇK-ja në asnjë kohë nuk është armatosur për t’ia marrë pushtetin fiktiv Ibrahim Rugovës, se pushtet tjetër në Kosovë nuk ka pasur. Prandaj, tendenca për ta zbritur karakterin e luftës çlirimtare në luftë mes shqiptarëve në Kosovë, është e padrejtë, dhe kësaj tendence unë, dhe mendoj çdo qytetarë i Kosovës, nuk ka si ta pranoj dhe nuk ka si të mos protestoj ndaj kësaj tendence. E them më bindje se prokurori edhe në seancën e kaluar e ka ngritur shumë çështjen e bashkëpunëtorëve të armikut. Ne nuk kemi luftuar as kundër asaj kategorie, ani pse në Kosovë, për rrethanat që dihen, shumë njerëz kanë punuar në gjyqet serbe, kanë punuar në prokurorinë serbe, kanë punuar në administratën serbe. Kanë punuar edhe deri në qershorin e vitit ’99. Ne nuk jemi marrë me ata qytetarë. Se ata qytetarë, shumica prej tyre, ka shumë prokurorë e gjykatës që dy herë me kanë dënuar mua dhe kanë ngritur aktakuzë edhe kundër meje, që edhe sot janë në prokurorinë dhe gjyqësinë e Kosovës. Por, ata janë qytetarë të Kosovës që punojnë edhe në rrethana të reja për Kosovën Ne, me këtë kategori njerëzish që kanë qenë në shërbim të asaj politike, nuk merremi se ata janë shumë. Ne nuk jemi marrë as gjatë luftës me atë kategori. Ne në Kosovë, gjatë gjithë luftës çlirimtare, kemi luftuar aparatin e dhunshëm të regjimit të Millosheviqit dhe të gjithë ata që kanë qenë në shërbim të atij regjimi, do te thotë në shërbimin e dhunshëm të tij, policinë sekrete serbe, që ju kanë bërë dëm qytetarëve. Çdo qytetarë i Kosovës e di dëmin që ata i kanë bërë Kosovës e qytetarëve të saj. /RTKLive.com
Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri thotë se BE-ja ka vendosur që javën e ardhshme të mbahen bisedime tre ditore mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo thotë se BE-ja i ka vënë kusht Serbisë që kjo e fundit të dërgojë letër te ITU ku pajtohet për të mos penguar Kosovën në marrjen e kodit telefonik +383.
Në një intervistë për RTK, Tahiri tha se Kosova nuk do të lëshoj pe, dhe se kanë mbetur edhe dy çështje ku nuk janë pajtuar sa i përket marrëveshjes për telekomunikacionit.
“BE-ja ka një porosi të qartë- rezultate pas tre ditë bisedime. Dhe patjetër Serbia do i drejtohet me një letër ITU-së që nuk e pengon kodin telefonik të Kosovës. Frekuencat dhe disa licenca janë disa pjesë që nuk jemi marr vesh ende, këto tre ditë bisedime do të nxjerrim marrëveshjen finale”, tha Tahiri. /RTKLive.com
Kryetari i Unionit të Studentëve të Kosovës, Arben Mehmeti në emër të USK-së si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve në Republikën e Kosovës.
Ftojmë Qeverin, Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe komunen e Prishtinës që sa më parë të zgjedhin problemin objektit të jashtëligjshëm në Kampusin e Universitetit të Prishtinës. Objekt ky i ndertuar gjatë kohës së fashizmit të Milloshoviqit.
Dhe te mos lejojnë priftërinjtë serb të provokojnë durimin e studentëve duke tentuar rimëkëmbjen e objektit pa leje te quajtur Kishë. Si dhe tendencat e këtyre priftërinjëve që të mbajnë meshë në objektin që gjendet në Kampusin Universitar.
Hapsira në oborrin e Universitetit i takon vetëm studentëve dhe askuj tjeter.
Nëse nuk merren masa nga ana e institucioneve të Shtetit ne si studentë nga të gjitha universitetet publike dhe private në Republika e Kosovës do të organizohemi në protesta gjithë studentore për të kundërshtuar uzurpimin e hapsires që na takon ne si studentë.
Nuk jemi kundër institucionit të Kishës Ortodokse ,por jemi kundër uzurpimit të hapsirës tonë për të vendosur objekte fetare të cilës do fe.
Po ashtu i bëjmë thirrje Rektorit dhe organeve të Universitetit të Prishtinës që menjëherë të reagojnë dhe të kërkojë nga komuna e Prishtinës që sa më parë të kthejnë pronën e Universitetit e cila është uzurpuar nga Kisha Ortodokse gjatë kohës milloshoviqiane.
Universiteti është vatër e dijes dhe duhet të mbetet e tillë. /RTKLive.com
Protestuesit tanimë kanë filluar të mblidhen në sheshin “Skënderbe”. Ata po mbajnë në duar flamuj dhe pankarta të ndryshme.
Aty po qëndron edhe një numër i madh i mediave, të cilët nuk po lejohen të hynë në objektin e Kuvendit të Kosovës deri në ora 11:00.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” fillojnë të vijnë protestuesit e parë
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet tashmë kanë filluar të vijnë protestuesit, me pankarta dhe flamuj në duar.
Nga fotografitë e dërguar nga ekipet e KosovaPress-it në terren, shihen pankarta me mbishkrime “Fqinjësi të mirë me kufinjë të mirë”, “Demarkacion Po, koucensione Jo”.
Po ashtu në fotografi shihen protestuesit që po mbajnë flamurin e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Në serinë e XXIV-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell katër biseda telefonike të Adem Grabovcit me Bekim Haxhiun, Safete Hadergjonajn, Fadil Fazliun, e Xhevat Bislimin. Pos sharjeve që ia bëjnë me nënë Flora Brovinës, protagonistët fyejnë me epitete raciste deputetët e pakicave. Fadil Fazliu, një anëtar i Lartë i Lëvizjes për Bashkim, intervenon tek Adem Grabovci që profesori Arsim Bajrami, t’ia jep një notë kaluese djalit të tij, në Fakultetin Juridik.
Humanisten të cilën dikur PDK-ja e kishte kandiduar për presidente të Kosovës, Adem Grabovci e quan “idiote”.
Epitetin e të padijshmes, Grabovci ia jep deputetes Flora Brovina për shkak të pjesëmarrjes së saj në një debat televiziv në emisionin, “Jeta në Kosovë”.
Brovina ishte e ftuar për të debatuar për Ligjin për veteranët e luftës së bashku me Xhavit Jasharin, Xhevdet Qeriqin dhe një zyrtar të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Për këtë debat, Grabovcin e informonte kolegu i tij i partisë, deputeti, Bekim Haxhiu.
Në serinë e XXIV-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell katër biseda telefonike të Adem Grabovcit me Bekim Haxhiun, Safete Hadergjonajn, Fadil Fazliun, e Xhevat Bislimin.
Pos sharjeve që ia bëjnë me nënë Flora Brovinës, protagonistët fyejnë me epitete raciste deputetët e pakicave. Romët, ashkalitë e egjiptasit, deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj i quan “gabel” e “magjupë”, ndërsa serbët i quan “shkije”.
Ndërkohë, Fadil Fazliu, një anëtar i Lartë i Lëvizjes për Bashkim, i cili ka një pozitë të lartë në KEK, intervenon tek Adem Grabovci që profesori Arsim Bajrami, t’ia jep djali të tij një notë kaluese në Fakultetin Juridik në mënyrë që ta zë kushtin për ndjekjen e ligjëratave të vitit pasues.
Mit dem Laden des Videos akzeptieren Sie die Datenschutzerklärung von YouTube. Mehr erfahren
Në bisedën e parë, Grabovci flet me kolegun e tij partiak, deputetin Haxhiu.
“Ish kanë Jeta n’Kosovë, ajo farë Flora Brovina, s’guxojke me ju përgjigj atynev. Shkoi u kuq, u sarrakuq aty”, i tregon Bekim Haxhiu, i njohur si “Kamishi”, Grabovcit.
“Ku, ku… ja kom qi nanën, ku ka shku ajo idiote”, nervozohet Grabovci. Kamishi i thotë se Brovina nuk guxonte t’u përgjigjej, përfaqësuesve të veteranëve, Xhevdet Qeriqit e Xhavit Jasharit.
“Jo more, ja çkërdhefsha nanën. Ajo u shku e ka bo bërbllog atje n’komision, tash u munojke me mbrojt aty gabimet e veta. Aty u tut prej Xhavitit a s’guxoi me fol prej Xhavitit, as Qeriqit”, shton Kamishi.
Grabovci, e pyet kolegun se çfarë thoshin Qeriqi e Jashari.
“S’ke ba kurfarë ligji, katastrofë, qisi farë sene. Jo e kom ligjin e dobët veç e përmisojna. Qisi farë senesh. Pa lidhje. Bile ma mirë ai djali, ai Rraci ai i.. ministrisë. Bile ai ma nom, ma nivel ke ai”, vlerëson debatin, Bekim Haxhiu për t’i quajtur demagogë përfaqësuesit e shoqatave të luftës.
Grabovci, thotë se po të kishte qenë ai në debat, do ta kishte mundur Xhavit Jashari. Shton se ai është dashur të marrë pjesë në këtë debat.
Ndërkaq në bisedën tjetër, Grabovci flet me Safete Hadergjonajn, deputete e PDK-së.
“E ke pa? Na jemi njerëz që përfaqësojmë krejt Kosovën… Me hashkali, e me…”, i thotë Grabovci, Hadergjonajt.
Ajo nis tregimin për takimin e fundit në Komisionit Parlamentar për Financa.
“Kuku, shuj, mos m’i kujto! N’takim t’fundit, ti je kon për financa… Unë, Naiti, Lumnia edhe ni mjekrosh. Kërkush tjetër me neve”, thotë Hadergjonaj.
“E Naiti, paradite ke i mrekullushëm aty, kur foli për drejtësi. I thash je kryesues i grupit a? Thash çka po dike ti m’u bo politikan. Thash po na kishe neve, pse me marrë mashën me djeg dorën ti. Masdite boni hajgare edhe tash i thash qyre, ken krejt, gabel, e magjup, e shkije. Thash kur Ademi e kishte knaqësinë e përfaqësimit, thash ishte ai kur na iki kjo kënaqësi e të përfaqësuarit. Thash na ikën, gabel, e magjup, e turq, e boshnjak, s’ken mo. Thash ta la ty…, e qa kemi bo tu kesh”, tregon duke qeshur deputetja, Hadergjonaj.
Ndërkohë, Fadil Fazjiu i njohur me nofkën “Zjermi”, kishte një hall tjetër. I duhej ndihma e Grabovcit për të ndikuar tek Arsim Bajrami që djalit të tij student, t’ia falë një notë kaluese.
Mit dem Laden des Beitrags akzeptieren Sie die Datenschutzerklärung von Facebook. Mehr erfahren
“Me t’u lutë për…, e, me Arsim Bajramin qysh i ki raportet, qysh i ki raportet me Arsim Bajramin”, e pyet Fajziu, Grabovcin.
“Mirë”, i thotë shefi.
“Djali, e ka ni provim aty, e s’ka mujt me… me tha tash e ka kushtin, me kanë që e jep…”, sqaron Fazliu.
“Hjade, hajde…, nesër, n’daq të pimë kaj kafe…”, e fton Grabovci duke mos dashur të flasin më shumë në telefon për këtë çështje.
Grabovci, shihej se kishte raporte të mira me kolegun e dikurshëm partiak, Xhevat Bislimin. Bislimi, në kohën e përgjimeve ishte deputet i PDK-së. Ai ishte larguar nga kjo parti për t’ju bashkuar Nismës për Kosovën, të udhëhequr nga Fatmir Limaj.
Por, pak javë më parë braktisi edhe këtë subjekt dhe iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje.
Biseda mes tyre nis në gjuhën serbe.
Grabovci i thotë Bislimit që në seancën e radhës të marrë pjesë për shkak se do të votohej Ligji për Prizrenin. Bislimi, që tash ka ndryshuar krejtësisht qëndrime lidhur me funksionimin e shtetit dhe ndarjen e pushtetit me pakicën serbe, kishte marrë pjesë në seancë duke votuar pro këtij ligji të kontestueshëm asokohe.
Biseda Grabovci – Haxhiu
Haxhiu: Hë…, bos?
Grabovci: Aj…ku, ku…, kush o tu fol bre?
Haxhiu: Paj…, ish kanë Jeta n’Kosovë, ajo farë Flora Brovina, s’gucojke me, me…, me ju përgjigj atynev, shkoi u kuq, u sarrakuq aty, thash…
Grabovci: Ku, ku… ja kom qi nanën, ku ka shku ajo idiote?
Haxhiu: A vallain qitash Jeta në Kosovë ke, veç sa u kry, emi…, debati.
Grabovci: Jo tybe, në paqa ditë.
Haxhiu: Jo more, ja ç’kërdhefsha nanën, ajo u shku e ka bo bërbllog atje n’komision, tash u munojke me mbrojt aty gabimet e veta. Aty u tut prej Xhavitit a guxoi me fol prej Xhavitit, as Qeriqit.
Grabovci: E çka i thojshin ata?
Haxhiu: S’ke ba kurfarë ligji, katastrofë, qisi farë sene. Jo e kom ligjin e dobët veç e përmisojna. Qisi farë senesh. Pa lidhje. Bile ma mirë ai djali, ai Rraci ai i, i… ministrisë. Bile ai ma nom, ma nivel ke ai.
Grabovci: Ëhë…
Haxhiu: Ai, ai djali i departamentit, ai Rraci, i… Ministrisë Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Grabovci: Ëhë.
Haxhiu: Ma nivel ke ai, se kjo.
Grabovci: Po de po.
Haxhiu: Qishtu dostit. Okej thash mos e ke përcjell valla.
Grabovci: Jo tybe, jo tybe, se jom kanë diçka…, jo jom kanë shtrit.
Haxhiu: Se edhe këta farë demagoga. Ky far Xhaviti o katastrof.
Grabovci: Jo unë me Xhavitin, kisha, kisha…, u duft me shku na. Unë ta kisha ditë…
Haxhiu: Jo more… edhe ai farë Qeriqi kon e përfaqëson.
Grabovci: Unë, unë atynev ju thom…
Haxhiu: Po kon, po kon e përfaqëson…
Grabovci: Ju kisha thanë çka paraqitni ju…
Haxhiu: Kon e përfaqëson ai Qeriqi? S’përfaqëson kurgjo, ma shumë kom ushtarë unë mas veti se ai.
Grabovci: Po çfarë ushtarë mas veti ai, ai kon e ka, as s’e ka pas kurrë, as se ka. U bo shoqi hajt mos u nervozo.
Haxhiu: Hajde shoqi, jo, jo.
Grabovci: Hajde.
Haxhiu: Hajde, tung.
Biseda Grabovci – Hadergjonaj
Grabovci: Alo.
Hadegjonaj: Alo.
Grabovci: Ku je?
Hadergjonaj: Qe, n’shpi.
Grabovci: A…, s’ke dal n’kit an a?
Hadergjonaj: Jo qitash jom ka nisna.
Grabovci: Jo unë thash, me shku, me shku në…?
Hadergjonaj: Ku?
Grabovci: Në, festën shqiptare.
Hadergjonaj: Uhhh…, a sonte u kon a?
Grabovci: Sonte u kon, e ke harru domethon krejt
Hadergjonaj: Uhhh… qyqe, e prej sa ora, se kom harru…
Grabovci: Qyqja e përtej qyqes, po thotë Lata.
Hadergjonaj: Hahaha…, ej kuku…
Lata: Oj… kryetare…?
Hadergjonaj: Oj…, kryetare mu ka, mu ka lodh kryt a, qysh je?
Hadergjonaj: Hahahah…
Grabovci: Hahahahaha…, duhet, duhet me dal, n’pension ju deputet.
Hadergjonaj: Hahaha…
Grabovci: Jeni lodh.
Hadergjonaj: Jo, pom doket se po, na veç me shku me (nuk kuptohet) hahahaha…
Grabovci: Hahahaha…
Hadergjonaj: Shkurten, na qit ku s’duhet, e tash na bohet për spital.
Grabovci: Shuj, shuj, se mirë jena bo, ec mos mos, t’bohet dert.
Hadergjonaj: Jo, jo mirë shumë, mirë shumë.
Grabovci: Ai…
Hadergjonaj: Ani, a kokit ka shkoni ju a?
Grabovci: E ke pa, na jemi, jemi njerëz që përfaqësojmë krejt Kosovën.
Hadergjonaj: Po, po.
Grabovci: Me hashkali, e me…, hahahahah…
Hadergjonaj: Kuku, shuj, mos mi kujto, n’takim t’fundit, ti je kon për financa, unë…
Grabovci: Ti, ti…, a i ke tregu Latës?
Hadergjonaj: Unëë…, jo se kom pa Latën hala, unë Naiti, Lumnia edhe ni mjekrosh, kërkush tjetër me neve.
Grabovci: Seriozisht.
Hadergjonaj: Jo, vallahin. Tha ai… kur ti unë, qyre kur t’vi, ki me na qit ka ni kafe, ko mi thirr Laten, e ka me ja kallu historitë e tua, a more vesh.
Grabovci: Hahahah…
Hadergjonaj: (nuk kuptohet)
Grabovci: (nuk kuptohet)
Hadergjonaj: I thash Naitit, i thash Naitit.
Grabovci: (Nuk kuptohet), m’shele gojën.
Hadergjonaj: E Naiti, paradite ke i mrekullushëm aty, kur foli për drejtësi, i thash je kryesues i grupit, a thash çka po dike ti mu bo, thash politikan, thash po na kishe neve, pse me marr mashën me djeg dorën ti, masdite boni hajgare edhe tashi thash qyre, ken krejt, gabel, e megjup, e shikje, thash kur Ademi e kishte knaqësinë e përfaqësimit. Thash ishte ai kur na iki kjo knaqësi e të përfaqësuarit, thash na ikën, gabel, e magjup, e turq, e boshnjak, s’ken mo. Thash ta la ty…, e qa kemi bo tu kesh, hahahah…, e qishtu.
Grabovci: U bo.
Hadergjonaj: Ani, hajde shihum.
Grabovci: T’fala, t’fala Lata po t’bon edhe familjes…
Hadergjonaj: Kalofshit mirë, t’fala edhe ju.
Grabovci: Hajt, tung tung.
Biseda Grabovci – Fazliu
Grabovci: Alo.
Fadil Fazliu: O shoq, përshëndetje.
Grabovci: Tungatjeta.
Fadil Fazliu: Fadili, n’telefon, zjermi, si je?
Grabovci: Kush?
Fadil Fazliu: Zjermi, Fadil Fazliu.
Grabovci: Ooo, zjermi, t’flakt.
Fadil Fazliu: (nuk dëgjohet)
Grabovci: Vallahin qe.
Fadil Fazliu: A je lodh?
Grabovci: Flak, jem ka lshojm, n’tona antë.
Fadil Fazliu: Jo ishalla, mos jeni (nuk kuptohet)
Grabovci: Hahahaha…, ça i ki puntë, ti a je mirë?
Fadil Fazliu: Mirë faleminderit, shnosh.
Grabovci: A je lodh, a si kalon a?
Fadil Fazliu: Mirë, me shnetë?
Grabovci: Mirë, mirë.
Fadil Fazliu: Familjen vetë, t’kom thirrë…
Grabovci: Krejt, mirë.
Fadil Fazliu: T’kom thirr, sdi sa herë, t’kom thirr, dje e sot, kom harru valla, tash e morra ni numër 49-sh, temin, se i kom dy numra, thash t’thirri, a je gjallë a jo a, ku osht ai njeri.
Grabovci: Jo mirë, mirë mirë, po vallahi…, pe sheh, jem t’ngarkum, pe, pe, sheh edhe vetë, me qito telashe, ma shumë na ka dal, n’qatana, ka ka veriu telashe.
Fadil Fazliu: Po, more e rregullojmë atë punë.
Grabovci: Po me kysmet.
Fadil Fazliu: Hahahaha…
Grabovci: Pa hi n’rrugë edhe ajo osht e rregullume.
Fadil Fazliu: Po more, e…, me tu lutë për…, e, me Arsim Bajramin qysh i ki raportet, qysh i ki raportet me Arsim Bajramin.
Grabovci: Mirë.
Fadil Fazliu: Djali, e ka ni provim aty, e s’ka mujt, me tha, tash e ka kushtin, me kon që e jep…
Grabovci: Hjade, hajdeee…, nesër, n’daq te pimë kaj kafe…
Fadil Fazliu: Ka, sa ora?
Grabovci: Mas orës 10-të.
Fadil Fazliu: Mas 10-të…
Grabovci: 10 dej, 11 mas larti.
Fadil Fazliu: Unë, vi…, dhetë e dhetë, aty jom.
Grabovci: Okej, okej, dost.
Fadil Fazliu: Edhe kem diçka tjetër, për çka bisedojmë aty bashkë.
Grabovci: Hajt hajt, okej okej.
Fadil Fazliu: Hajt, faleminerës, hajt.
Biseda Grabovci – Bislimi
Grabovci: Po.
Xhevat Bislimi: Mirëmbrëma, shkelqësi.
Grabovci: Koje u telefon tamo molim… Prestvali.
Xhevat Bislimi: Ova je neki neki Xhevat Bislimi
Grabovci: Ii ime prezime …
Xhevat Bislimi: Od Vitina, poznajesh Vitina….
Grabovci: (nuk kuptohet) Nallashiq.
Xhevat Bislimi: Republiko (nuk kuptohet)…
Grabovci: Hehehehe…
Xhevat Bislimi: Hahahaha…
Grabovci: Ku je more, ku je more?
Xhevat Bislimi: Jo ku je ti se?
Grabovci: Jo vallahin unë, ti adresën ma din… kur t’dush.
Xhevat Bislimi: Po s’ish kanë reni me t’bo shef more ty, (nuk dëgjohet) kjo parti.
Grabovci: Hej, kqyre se me kon, me kon, mi thon dikujt tjetër, thotë qy çfarë demagogi a din po tybe në paqa pas për qef.
Xhevat Bislimi: Po de po.
Grabovci: Se, sot sot, sot me gjithë qef, dal edhe shëtiti.
Xhevat Bislimi: E ku je?
Grabovci: N’zyre hala.
Xhevat Bislimi: Hala, n’zyre a?
Grabovci: Po, ku je ti?
Xhevat Bislimi: Unë ika (nuk kuptohet). Nesër a je n’Prishtinë?
Grabovci: Po jom, n’Prishtinë, po nesër e kem buxhetin.
Xhevat Bislimi: Buxhetin, uh.., dreqi jau hanktë buxhetin.
Grabovci: Hajde, hajde, hajde në ndërkohë, n’zyrë, hajde n’zyre teme edhe dal prej, buxhe…
Xhevat Bislimi: N’sa, n’sa e keni?
Grabovci: Po, n’10 dikun, hajde ti llogarite, kah (nuk kuptohet) ora dy.
Xhevat Bislimi: A e keni, pikë t’parë.. pikë t’parë, a dytë?
Grabovci: Pikën e parë, e kem edhe pikën e dytë, s’guxojmë me lëviz hiq, se e kem edhe Ligjin e Prizrenit.
Xhevat Bislimi: A jo, jo…
Grabovci: Dyjat…
Xhevat Bislimi: Ani, ani dikur ma vonë, masdite pra.
Grabovci: Hajde kah, ora, ora 2, 2 e gjysë, qatëherë, unë n’zyre, nalt, kur t’vish, i shtin kto çikat em thirrin, e vi tani nalt.
Xhevat Bislimi: Hajt se vi n’zyre, n’2, n’3, hajt.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj kritikëve të marrëveshjes kufitare me Malin e Zi duke përsëritur se kufijtë e njohur nga arena ndërkombëtare janë kufijtë e përcaktuar nga Komisioni Shtetëror dhe ka bërë thirrje të mos helmohet opinioni politik me deklarata sipas orekseve politike.
“Ne mund ta helmojmë opinionin me lloj lloj “argumente”, mund edhe të kërcënojmë se kurrë nuk do të ratifikohet marrëveshja, por duhet të jemi realist se kufij tjerë të këtij shteti nuk do të ketë. Janë këta kufij që i njohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komuniteti ndërkombëtar.” thekson Kryeministri Mustafa në një postim në Facebook.
Ja postimi i plotë i tij:
Kufiri me Malin e Zi është ai në të cilin ka ndërhyrë Aleanca Veriatlantike në krye me SHBA-të, i definuar në Marrëveshjen e Kumanovës, i “vizatuar” me Planin e Ahtisarit, i respektuar me Planin Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe me Planin Zhvillimor të Komunës së Pejës.Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare nuk ka përcaktuar kufij të rinj, ka respektuar kufijtë në të cilët kemi shpallur pavarësinë.
Prandaj , garat me harta dhe me dokumentacion kadastral, ndërmjet Komisionit Shtetëror dhe disa ekspertëve që kanë marrë bajrakun për të treguar se cilët duhet të jenë kufijtë e Kosovës e humbin rëndësinë. Kufijtë për Kosovën janë caktuar kur është çliruar Kosova dhe kur është shpallur pavarësia. Nuk caktohen sot, as në mbledhjen e 1 Shtatorit. Ne mund ta helmojmë opinionin me llojlloj “argumente”, mund edhe të kërcënojmë se kurrë nuk do të ratifikohet marrëveshja, por duhet të jemi realist se kufij tjerë të këtij shteti nuk do të ketë.
Janë këta kufij që i njohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komuniteti ndërkombëtar. Në deklaratat tona munda ta zgjerojmë Kosovën sipas orekseve dhe kuteve politike, por realiteti është se kufijtë ndërkombëtar nuk janë vullnet i vetëm një pale. Janë vullnet i dy palëve, i cili në rastin tonë është nënshkruar në nivel qeveritar, dhe vullnet i atyre që na kanë ndihmuar të çlirohemi, ta shpallim pavarësinë dhe po na përkrahin në shtetndërtim. Ne duhet të ndihemi të nderuar dhe të respektuar që me çështjet tona merret edhe zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
SHBA nuk i kanë borxh Kosovës, ne u kemi borxh Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar për gjithë atë që e bënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës përfshirë edhe viktimat njerëzore të tyre. Asnjëri nga deputetët dhe ne qeveritarët nuk është aq i ri sa mos të kujtojë kohën e luftës dhe apelin që të na ndihmojë bashkësia ndërkombëtare. /RTKLive.com