von Zemraadmin | Dez. 28, 2014 | Shqiperia
Burime brenda institucioneve të sigurisë në Kosovë, janë duke e hetuar mundësinë, nëse cak i sulmit terrorist në Prishtinë, që po pergatitej nga një serb nga Beogradi, mund të ketë qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili sot vizitoi kryeqytetin e Kosovës.
Një makinë e mbushur me eksploziv është ndaluar të enjten në mbrëmje nga Policia e Kosovës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku ndodhen selitë e Ambasadës Amerikane dhe disa përfaqësi të huaja diplomatike.
Makina e tipit ‘Renault Clio’ me targa të Beogradit, si dhe materiali eksploziv është konfiskuar nga Policia, ndërsa shoferi me inicialet S.G. me nënshtetësi nga Serbia është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Edhe pse aksioni policor është zhvilluar në lagjen ku janë të vendosura disa ambasada të huaja, në Polici thonë se rasti nuk mund të ndërlidhet me ndonjë sulm terrorist apo sulm ndaj ambasadave.

Por burime nga institucione te sigurisë, po verifikojnë edhe informacione të bazuara që flasin se objektiv sulmi mund të ketë qenë hoteli ku pritej të qëndronte gjatë vizitës në Kosovë, Kryeministri Edi Rama, raporton televizioni Top Channel.
Nuk dihet nese ndryshimi i axhendes se Kryeministrit shqiptar, moshkuarja mbreme ne Prishtine, por vetem sot ka lidhje me kete rast. Zyrtarisht policia e Kosoves hedh poshtë çdo version sepse hetimet përfundimtare do të tregojnë motivet e vërteta të sulmit.
Hetuesit policorë që po merren me këtë rast kanë treguar me kushte anonimiteti për Top Channel, se materiali eksploziv brenda makinës ka qenë në transportim e sipër dhe i njëjti, pas përgatitjes, do të mund të hidhej në erë me telekomandë për ndonjë sulm terrorist, pasi materiali ka qenë i ndarë në 10 njësi të veçanta.
Edhe pse zyrtarisht nuk behet i ditur se për çfare lloj materiali eksploziv bëhet fjalë, sipas hetuesve të rastit mund të jetë shumë i rrezikshëm nëse do të përdorej në hapësira të mbyllura ku ka njerëz.
“Policia e Kosovës paraprakisht ka zotëruar informacion inteligjent lidhur me veturën e dyshuar dhe mundësinë e qarkullimit të sajë drejt Prishtinës. Realisht vetura e cila është ndaluar nga njësitë policore ka qenë veturë në lëvizje dhe ka qenë materia duke u transportuar. Nuk mund të themi për ndonjë sulm terrorist të mundshëm, mirëpo mund të themi që është një materie e përpunuar, e cila ka qenë e mbështjellë në disa pjesë dhe që mund të përdoret si materie e rrezikshme eksplozive”, tha Kelani.
Kelani ka treguar se makina e mbushur me lëndë eksploziv ishte nën vëzhgim policor para se të ndalohej pasi sipas tij informacionet për të ishin marrë nga Agjencia Inteligjente. Po ashtu mësohet se makina e ndaluar në Prishtinë kishte ardhur nga Serbia në Kosovë përmes veriut të Mitrovicës. Prokuroria Speciale e Kosovës urdhëruar ndalimin policor për 48 orë ndaj personit S.G për shkak të dyshimit se ky person ka kryer veprën penale:
“Përgatitja e veprës terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 144 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. (Top Channel)
von Zemraadmin | Dez. 28, 2014 | Kosova
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka penguar një përpjekje të dukshme për të shpërthyer një makinë të mbushur me lëndë plasëse në Prishtinë.
Zëdhënësi në Policinë e Kosovë, Baki Kelani tha se shoferi i veturës është arrestuar dhe marrë në pyetje. Ai tha se policia e ka ndaluar të dyshuarin të enjten vonë, teksa ai po qarkullonte drejt zonës ku ndodhen shumica e ambasadave perëndimore, përfshirë edhe atë të SHBA-ve.
Kelani tha se makina kishte targa të lëshuara nga Serbia dhe se shoferi kishte një pasaportë serbe, por nuk dihet identiteti i tij.

von Zemraadmin | Dez. 28, 2014 | Shqiperia
Mediat serbe, apo më sakt gazeta e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, ‚Informer‘, është munduar t’i hakmerrët kryeministrit shqiptar Edi Rama, për atë që ky ua bëri gjatë vizitës së parafundit në Beograd, por edhe për prezantimin e fuqishëm gjatë Samitit Kinez, të mbajtur në kryeqytetin serb.
Kjo gazetë mundohet që përmes një loje fjalësh t’i paraqesë deklaratat e kryeministrit shqiptar në atë formë, kinse ai e paska pranuar se Kosova është Serbi.
Ata në këtë rast marrin deklaratën e Ramës, i cili thotë se, ‚Serbia është fqinji ynë, e jo armiku ynë‘.
Kjo gazetë e cila në Serbi njihet si medium në pronësi indirekte të kryeministrit serb, këtë deklaratë të Ramës e lidh me faktin se Shqipëria territorialisht kufizohet me Serbinë vetëm përmes territorit të Kosovës, transmeton reporteri.net.
‚Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama, i cili kishte provokuar me deklaratat e tij për pavarësinë e Kosovës, sot tha Shqipëria dhe Serbia janë fqinjë e jo armiq dhe kështu praktikisht e pranoi se Kosova është një pjesë integrale e Serbisë, pasi ne kufizohemi me Shqipërinë në kufijtë jugor të Kosovës‘, shkruan kjo gazetë.
Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë Milovan Drecun, i ka thënë gazetës se Rama kishte të drejtë për një gjë, dhe ajo është kur tha se Serbia dhe Shqipëria janë fqinjë, ’sepse Kosova është e jona‘.
‚Rama e pranoi këtë fakt, nëse Zoti na ruajt, ai kur ka thënë ashtu nuk e ka konsideruar territorin e Kosovës si pjesë e territorit të Shqipërisë. Nëse ai do të thoshte këtë të fundit, atëherë deklaratat e tij pajtuese janë vetëm një mbulesë, dhe kjo do të ishte në kundërshtim me të drejtën‘, ka thënë Drecun.
/reporteri.net
von Zemraadmin | Dez. 28, 2014 | Shqiperia
Një ditë pas vrasjes së dyfishtë në zonën e Selitës, policia është rikthyer në vendngjarje për ekspertizë. Pas marrjes në pyetje të shtetasit Flamur Ymeri, i cili qëlloi për vdekje dy persona, të cilët sipas tij tentuan t’i vidhnin shtëpinë, ekspertët janë drejtuar për në shtëpinë e tij për të kqyruar provat edhe një herë.
Dy prokurorë, ekspertë të policisë shkencore, si dhe oficerë të policisë gjyqësore kanë qëndruar rreth dy orë në shtëpinë e Ymerit. Ky i fundit ishte vetë personin që njoftoi policinë për ngjarjen e ndodhur, mëngjesin e së mërkurës rreth orës 08:00.
45-vjeçari telefonoi dje në numrin 129 në sallën operative të Policisë, duke deklaruar se në shtëpinë e tij gjenden dy trupa të pajetë, të cilët i kishte qëlluar me armë pasi kishin tentuar t’i vidhnin shtëpinë. Por, nga hetimet ka rezultuar se nuk ka përputhje mes gëzhojave dhe armës me të cilën Ymeri pretendon se ka vrarë dy „grabitësit“. Përveç këtij detaji ka edhe disa fakte të tjera të dyshimta në këtë ngjarje.
von Zemraadmin | Dez. 28, 2014 | Shqiperia
Shqipëria është shteti më i rrezikshëm në Ballkan për të jetuar. Vetëm gjatë vitit 2012 janë regjistruar 159 vrasje. Vendi më i qetë është Sllovenia,ku ka pasur vetëm 14 vrasje.
Sipas numrit të vrasjeve, në Maqedoni ndodhin më shumë vrasje se në Serbi. Vetëm gjatë vitit 2012 ka pasur 37 vrasje.
Kështu flasin të dhënat zyrtare në raportin e publikuar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për periudhën 2000-2012.
/reporteri.net
von Zemraadmin | Aug. 18, 2014 | Kosova
Para pak minutash një tren që po qarkullonte nga Drenasi për në Prishtinë ka goditur dy persona.
Burime të Express nga vendi I ngjarjes tregojnë se behët fjalë për dy vajza të moshës së mitur. Sipas dëshmitarëve njëra nga të aksidentuarat ka ndërruar jetë, derisa tjetër është në gjendje të rendë.
Dëshmitarët tregojnë se terni ka goditur dy vajzat të stacioni i Drenasit derisa ato po kalonin shinat.
/reporteri.net/