von Zemraadmin | Aug. 17, 2014 | Kosova
Sie sehen gerade einen Platzhalterinhalt von Standard. Um auf den eigentlichen Inhalt zuzugreifen, klicken Sie auf den Button unten. Bitte beachten Sie, dass dabei Daten an Drittanbieter weitergegeben werden.
Weitere Informationen
Xhaxhai Tahir Balliu shprehet se nuk di asgjë për nipin e tij 24-vjeçar, përveç lajmeve të dhëna. Gjithashtu, ai thotë se familja nuk di asgjë edhe për vëllain e tij dhe bashkëshorten, prindërit e Idajetit që gjithashtu janë larguar drejt Arabisë Saudite.
“Nëse është e vërtetë që ata i kanë mashtruar, u kanë thënë për studime dhe i kanë bërë ekstremistë, Zoti i ndëshkoftë! Nuk do të gjejnë kurrë paqe”, thotë Tahir Balliu.
Po ashtu, fqinjët shprehen se familja Balli njihej si familje e mirë.
“Me gjithë shpirt e zemër e them se këta janë mashtruar nga ekstremistët. Ata nuk janë ekstremistë, në asnjë mënyrë. Ata janë fukarenj. Ai u nis për shkollë andej dhe kush e di kanë vajtur edhe ata. Ne jemi fshat mysliman, e duam fenë islame, por jo ekstremizmin”, thotë një prej fqinjëve.
Idajet Balliu është larguar nga vendi i tij i lindjes dy vjet më parë. Para një muaji ai është parë sërish në fshat dhe më tej asgjë nuk dihet se si 24-vjeçari mbeti i vrarë në Siri. Po ashtu mendohet se edhe prindërit e Idajetit kanë rënë pre e mashtrimeve dhe janë larguar drejt Sirisë.
Familja Balliu jetonte në kushte ekstremisht të varfra në Dragostunjë dhe mendimi për një jetë më të mirë i ka shtyrë ata drejt largimit të përhershëm nga vendlindja. /Top Channel/
von Zemraadmin | Aug. 17, 2014 | Kosova
Ahmeti thotë se nuk janë marrë parasysh as studentët që jetojnë në Prishtinë, që mendohet të jenë rreth 40 mijë, e as administratën publike e cila e shton numrin e njerëzve gjatë ditës.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një dëgjim publik me banorët e lagjes Mati në Prishtinë, ka thënë se “diku 5 milionë reduktohet granti i përgjithshëm. Ministria, në qarkoren buxhetore, ka thënë se nuk do t’ua japim, por na ka rritur të hyrat vetanake, gjeni ju paratë për të hyrat vetanake, në mënyrë që ta mbani buxhetin e ngjashëm me atë të vitit të kaluar”.
“Pritet sipas qarkores së dytë të diskutojmë me Qeverinë për numrin e banorëve rreth 197 mijë me 380 mijë dhe rrjedh se buxheti parashihet të jetë rreth 62 milionë euro për vitin 2015.
Mendojmë se duhet të jetë shumë më i madh, përkatësisht se duhet ta marrim edhe një grant për Kryeqytetin, që ajo shumë e cila na është hequr të bëhet një grant për qëllime specifike që i nevojiten qytetit”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/
von Zemraadmin | Aug. 17, 2014 | Kronikë e Zezë
Por, kjo nuk u ka pëlqyer shumë vendësve e as grupeve të djathta radikale izraelite, të cilat para ndërtesës së Komunës në periferinë Rishon Lezion kanë protestuar zëshëm kundër lidhjes së kësaj martese.
“Vdekje arabëve!”, bërtisnin nja 600 sish.
Ndër të tubuarit kishte edhe të tillë që e mbështesnin dashurinë e çiftit të ri, kështu që Policia kishte punë shtesë, sepse tërë kohën ishin të detyruar t’i qetësojnë tensionet.
Grupi ultrakonservativ “Lehav” (Organizata për pengimin e asimilimit në Tokën e Shenjtë) që më parë i kishte paralajmëruar protestat.
Me anë të “Facebook”-ut kanë ftuar qytetarët të vijnë me transparente dhe të shprehin pakënaqësinë e tyre me këtë bashkim. Ndonëse, çifti kishte kërkuar nga shteti t’i ndalojë, ia kanë dalë të kenë vetëm mbrojtje policore. Thonë se edhe disa ditë para kurorëzimit u janë nënshtruar fyerjeve dhe kërcënimeve me vdekje.
Ky grup në të kaluarën shpesh i ka keqtrajtuar çiftet arabo-izraelite më së shpeshti nën parullën “T’i mbrojmë vajzat tona hebreje”.
“Unë jam i lumtur dhe i prekur nga përkrahja që kemi marrë nga shumë njerëz të panjohur. Të tjerat fare nuk më interesojnë”, ka thënë dhëndri për televizionin izraelit. /Telegrafi/
von Zemraadmin | Aug. 16, 2014 | Kosova
“Por, reformat nuk duhet të ndodhin vetëm kur ndodhë ndonjë sherr apo konflikt, por ato duhet të ndodhin në vazhdimësi. Sidomos në kohët e sotme moderne kur po përballemi me zhvillime të hovshme shkencore, kulturore, politike, fetare, informative, teknologjike e tjera”, thuhet në përgjigjen e BIK-ut.
Por profesori i Studimeve Islame në Universitetin e Prishtinës dhe njëherësh kryetar i Sindikatës në BIK, imami Idriz Bilalli, thotë se përgjegjësi kryesor për këtë gjendje është myftiu Naim Tërnava, që nuk mori masa ndaj imamëve kontroversë.
“Ne si Sindikatë e Punëtorëve të Bashkësisë Islame, shqetësimin tonë për dukuri jo të mirë e kemi ngritur qysh herët – para katër pesë viteve – përmes Sindikatës i kemi bërë publike qëndrimet tona. Mirëpo, kjo është çështje e institucioneve të rendit dhe të sigurisë publike të vendit që kanë paraparë të ndërmarrin një hap të tillë”, ka thënë ai.
Edhe deputetja e LDK-së, Alma Lama thotë se, BIK-u ka toleruar imamë radikalë nëpër xhami, që nxisin urrejtje fetare, gjinore dhe kombëtare. Ndërsa sipas saj u takon besimtarëve të vlerësojnë nëse BIK-u po i përfaqëson interesat e tyre dhe a po e justifikojnë ekzistencën e tyre.
Ndërsa deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, thotë se në Kosovë nuk kemi ende ligjin për bashkësi fetare, por sa i përket ekstremizmit, Kosova ka policinë, dhe Agjencinë për Inteligjencë, të cilat janë të gatshme të ballafaqohen me çdo rrezik potencial që i kanoset Kosovës.
von Zemraadmin | Aug. 15, 2014 | Kosova
Kushtrim Gara, Udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka bërë të ditur për Reporteri.net, se priten edhe identifikime të reja në ditët dhe javët në vijim, gjithnjë duke pasur parasysh numrin e mostrave të mbetjeve mortore, të zhvarrosura nga lokacioni i varrezës masive në Rudnicë, të Rashkës, e të dërguar për analizë të ADN-së, në fund të muajit qershor, të këtij viti.
Sipas Kushtrim Garës, përmes ”Sektorit për Komunikim me Familjarë në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, fillimisht do të njoftohen familjet përkatëse të personave të zhdukur, të identifikuar, gjithnjë në respektim të procedurave ligjore dhe të drejtave të familjarëve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre, të zhdukur gjatë luftës. Dhe varësisht nga kërkesa dhe vendimet e tyre do të procedohet tutje, në kuptimin e caktimit të datës për fillimin e procedurave të riatdhesimit të mbetjeve mortore të personave të identifikuar”. (reporteri.net)
von Zemraadmin | Aug. 15, 2014 | Kosova
Profesori i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, Xhabir Hamiti, është i bindur se nuk konsiderohet luftë kundër islamit dhe as kundër myslimanëve që të mos pajtohesh me përfaqësuesit e një orientimi devijant ideologjik dhe sektar, i cili së pari është i dëmshëm për vetveten e tyre dhe kërcënues për të gjithë të tjerët të cilët nuk mendojnë dhe besojnë si ta.
Hamiti në një artikull të botuar në profilin e tij në Facebook, ka kujtuar se si ishte përjashtuar nga kryesia e BIK-ut, të cilëve thotë se i kishte paralajmëruar se duhet qenë vigjilentë. Për këtë madje, kujton ai, ishin sulmuar edhe fizikisht.
Ai, thotë se pyetja e tyre e hershme, e që ja vlen të përsëritet edhe sot është se: A mund të jemi e të qëndrojmë shqiptarë dhe pjesëtarë të besimit Islam, pa qenë pjesë e asnjë lëvizje të huaj ideologjike fetare dhe politike, me fjalë të tjera të jemi autokton në mendimin dhe kultivimin tonë fetar?
Me pohim të plotë mund të themi se: MUNDEMI!
“Si njohës të mësimeve islame, të lëvizjeve politiko fetare, të traditave zakoneve dhe fanatizmave të pjesës së botës islame, që herët patëm paralajmëruar se duhet të jemi vigjilent si popull dhe të bëjmë dallimin mes tyre dhe fesë në gjenezë, si dhe devijimeve që popujt e ndryshëm i bënë dhe po i bëjnë nën ombrellën e saj, në rrethana krejt tjera nga hapësira e jonë, për të realizuar qëllimet e tyre grupore, sektare dhe gjeopolitike”, thotë Hamiti, teksa shton se me këtë asnjëherë nuk është synuar që të ndodhë kjo që ndodhi e cila, siç thotë ai, i erdhi vendit tonë bumerang, e që fatkeqësisht shoqërisë kosovare i dha dhe po i jep një imazh tepër të keq, karshi vendeve mike të botes perëndimore dhe islame.
“Neve, në vend që ta na dëgjojnë e ta analizojnë atë që e thoshim, pikërisht ky lidership i BIK-ut e bëri të kundërtën, ngriti aktakuzë të brendshme ndaj nesh dhe na largoi me dhunë nga pozitat e brendshme që kishim, duke zhvilluar edhe propagandë në mesin e xhematit të rëndomtë, se gjoja ne jemi kundër Islamit dhe BIK-ut, ndërsa vetën e shihnin dhe e paraqisnin kinse shpëtues të tij, gjersa sot e kanë mbushur gojën plotë me thënien tonë të hershme, se për neve “Islami tradicional” është rruga e cila duhet ndjekur”, thotë ai. “Megjithatë, është shumë mirë që e kanë kuptuar më në fund!”.
Hamiti, thotë se për të përkujtuar, atyre u pati ndodhur edhe më e keqja, sa që, për që ishin kërkuar, kërcënuar dhe madje sulmuar fizikisht nga grupe kriminale, të frymëzuara nga ata që, siç thotë Hamiti “neve, na shihnin rrezik për ta. Pse!”.
“Sot është tepër e dhimbshme për ne si dhe për familjaret e tyre në rend të parë kjo që shohim sot me këta të rinj, të cilët kanë rënë pre e propagandës nxitëse anti parimeve fetare, humane dhe kombëtare tona, për çka besojmë se më vonë edhe ata vet do ta kuptojnë se kanë qenë të manipuluar nga tutorë të paguar për te rënë në grackë, nën emocionet e ndjenjave fetare”, thotë Hamiti.
Njohësi i çështjeve islame, dhe pretendenti për myfti në BIK, thotë se kësaj në fakt nuk duhet dhe nuk do të duhej t’i gëzohet askush.
“Nuk konsiderohet luftë kundër islamit dhe as kundër myslimanëve që të mos pajtohesh me përfaqësuesit e një orientimi devijant ideologjik dhe sektar, i cili se pari është i dëmshëm për vetveten e tyre dhe kërcënues për te gjithë te tjerët te cilët nuk mendojnë dhe besojnë si ta”, thotë Hamiti, teksa shtron pyetjen e hershme, e që thotë se ja vlen ta përsërisë edhe sot se a mund të jemi e të qëndrojmë shqiptarë dhe pjesëtarë të besimit Islam, pa qenë pjesë e asnjë lëvizje të huaj ideologjike fetare dhe politike, me fjalë të tjera të jemi autokton në mendimin dhe kultivimin tonë fetar?
“Me pohim te plote mund të themi se: MUNDEMI!”, përgjigjet ai.
Në fund, Hamiti fton të gjitha institucionet vendit, liderët politikë, shoqërinë civile që gjendjen e krijuar të mos e përdorin për poena dhe interesa te tyre, por që problemin ta shohin të përbashkët, sepse qetësia, stabiliteti dhe zhvillimi i vendit në binar të drejtë është në interes të të gjithëve.
Ai jep një zgjidhje se si të dilet nga kjo situatë.
“E dimë që është e vështirë dhe e dhimbshme që ky lidershp i BIK-së te pranojë dorëheqjen, mirëpo realitetit të krijuar sot, me dhe pa fajin e tyre nuk mund t’i iket. Për hir të institucionit të vet BIK-së në rend të parë, pastaj të shoqërisë dhe vendit propozojmë që t’i lënë anash inatet personale dhe të ulemi me koka të ftohura, duke krijuar një udhëheqje gjithëpërfshirëse teknike, e cila do të marr për obligim reformimin organizativ dhe administrativ të këtij institucioni deri në zgjedhjet e reja të nivelit lokal dhe qendror, sepse kjo udhëheqje e sotme e ka humbur kredibilitetin e saj dhe është e pa denjë për të bërë ndryshime serioze. Ky do ishte hapi parë dhe imediat i cili duhet bëhet, kurse hapi i dytë është që shpejt dhe në bashkëpunim me institucionet e vendit, të rregullohet pozita juridike e BIK-së në mënyrë që pa vonesë të ecet përpara me agjendë të qartë dhe transparencë të plotë”, ka thënë Hamiti.
Se zgjedhjet e më hershme në këtë institucion kanë qenë fatkeqësisht skajshmërisht të manipuluara, sot askush nuk e vënë më në dyshim, sado që dikush nga brenda po mundohet në formë talalli t’i paraqesë ato të rregullta dhe transparente, thotë Hamiti.
“Jemi apo nuk jemi ne protagonistë të këtij ndryshimi nuk është aq e rëndësishme, por e rëndësishme është që kjo urgjentisht të ndodhë, jo për qejfin dhe dëshirën e askujt, por për nevojën e domosdoshme të BIK-së dhe shoqërisë tonë në përgjithësi. Gabimet duhet t’i pranojmë me qellim që ato t’i përmirësojmë. Askush nuk është i pa gabueshëm dhe i përkryer.
Me këtë nuk kërkohet diskriminimi i askujt, por vetëm punë dhe angazhim aktiv, kritere, përgjegjësi dhe transparencë për te gjithë pa dallim!”, ka thënë ai.