von Zemraadmin | Aug. 15, 2014 | Kosova
Një përleshje mes të rinjsh ka sjellë deri tek therja me thikë të dy prej tyre në lagjen ‘Santea’ në Prishtinë.
Këtë për KosovaPress, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.
“Rreth orës 22:00 ka ndodhë te Santea, dmth në lagjen Dardania. 2 persona kane marre lëndime nga therja me thikë”, ka thënë Borovci.
Më tutje, ai ka bërë të ditur se personat janë dërguar për trajtim mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa Policia po qëndron në vendin e ngjarjes dhe po punon për hetimin e rrethanave të ngjarjes.
/reporteri.net/
von Zemraadmin | Aug. 15, 2014 | Kosova
Të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Agjencisë së Inteligjencës Amerikane thuhet se Maqedonia nuk ka problem të tjera të hapura përveç refuzimit të Greqisë për pranimin e emrit të vendit.
“Kosova dhe Maqedonia e kanë përfunduar demarkacionin e kufirit të ty re në shtator 2008; Greqia vazhdon të refuzojë pranimin e emrit Maqedoni ose Republika e Maqedonisë”, thuhet në librin e fakteve të publikuar nga CIA, shkruan e përditshmja “Koha” në Maqedoni.
Ndërkaq sipas të dhënave të publikuara nga CIA, nuk është regjistruar asnjë problem dypalësh për Shqipërinë dhe Bullgarinë.
Ndërsa për Serbinë është theksuar problemi me Kosovën dhe pjesët kontestuese të kufirit me Bosnjë dhe Hercegovinën përgjatë lumit Drina.
/reporteri.net/
von Zemraadmin | Aug. 15, 2014 | Kosova
Pjesëtari i FSK-së, Naim Hakiqi, i vetëvrarë dje, është varrosur sot me nderime të larta ushtarake në fshatin Llapashticë të Podujevës.
Ai kishte bërë vetëvrasje me armë zjarri në shtëpinë e tij në fshatin Llapashticë. Isak Ejupi, komandant i Policisë në Podujevë, ka bërë të ditur se i ndjeri Naim Hakiqi, i lindur më 1988, kishte bërë vetëvrasje rreth orës 12.00.
Në varrimin e të ndjerit ka marrë pjesë edhe komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati, oficer dhe ushtarë të FSK-së. Në mesin e të pranishmeve ishte edhe deputeti, Latif Gashi, transmeton indeksonline.