von Zemraadmin | Aug. 5, 2016 | Kosova
Presidenti Hashim Thaçi, është treguar i kujdesshëm gjatë bisedave me Adem Grabovcin. Ai flet kryesisht me kode që i njohin vetëm ata. Megjithatë, Thaçi flet edhe për emra konkret të caktimit të njerëzve në institucione. Koordinon veprimet për t’i detyruar deputetët për të votuar për ligje. Shprehet i gatshëm të punojë sipas kërkesave të ndërkombëtarëve, teksa deklarohet se “do të luaj k… me amerikanët”. Insajderi sjell gjashtë biseda të presidentit Thaçi me Adem Grabovcin. Gjashtë tjera do të transmetohen në pjesën e dytë të hulumtimit.
Presidenti Hashim Thaçi është përgjuar duke komunikuar me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.
Komunikimi mes tyre është i rregullt dhe i vazhdueshëm. Ata konsultohen për gjithçka, madje edhe për caktime të njerëzve të tyre nëpër pozita të larta shtetërore.
Kur është puna për veprime të tilla, Thaçi, që aso kohe ishte kryeministër i vendit dhe lider i partisë më të madhe në pushtet, flet me kode.
Bashkëbiseduesit koordinohen që dy ligje të rëndësishme që i jepnin fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të Kosovës, të kalojnë në Kuvend me çdo kusht. Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit dhe ai për Hoqën e Madhe, herën e parë nuk ishin votuar. Thaçi mobilizohet që ligjet të rikthehen në Kuvend dhe duke u bërë presion, të votohen ato.
Presioni dhe kërcënimet e deputetëve konfirmohen nga bisedat tjera të Grabovcit me kolegun Shaip Muja, si dhe me Naser Krasniqin, i njohur si “Ftyra”.
Grabovci bisedon me “Ftyrën” i cili ishte në paraburgim, i akuzuar për Rastin Kleçka. Atij i tregon se e ka kërcënuar ish-kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, se nëse “nxjerr problem, me të merret ‘Ftyra’”.
Lexo edhe këtë: Publikohen përgjimet „Dosja e shefave III“, tani flitet me emra, ja si i shajnë njerëzit
“Ftyra” ishte i akuzuar për krime lufte. Ndër veprimet e tij inkriminuese ishin edhe prerja e dy serbëve me kosë.
Gjatë bisedave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi me Adem Grabovcin, Jakup Krasniqit i referohen si “sheqer”, “sheqerash” e i “sëmurë prej sheqeri”. Këtë e bëjnë me përbuzje duke ia përmendur vazhdimisht këtë problem shëndetësor.
Insajderi ka pritur për më shumë se një javë përgjigje nga Presidenca duke ju ofruar paraprakisht edhe bisedat për t’i dëgjuar, por zyra e Thaçit nuk ka pranuar të deklarohet.
Në pjesën e parë të përgjimeve të Thaçit me Grabovcin, Insajderi sjell të përmbledhur gjashtë biseda të tyre. /Botasot.info
von Zemraadmin | Aug. 4, 2016 | Kosova
Sipas analistëve politikë, mungesa e dialogut, mes dy kampeve politike, ka bërë që shumë çështje emergjente për Kosovën të mbeten pa u zgjidhur, ashtu siç ka ndodhur në rastin e Demarkacionit, i cili është edhe kusht për liberalizimin e vizave.
Mospajtimet ndërmjet pozitës dhe opozitës sa i përket çështjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e zi, kanë thelluar krizën politike të cilën në Kosovë. Të ndodhur në pozicione të palëkundura, pozita e opozita, duket se nuk po gjejnë zgjidhje dhe si rrjedhojë, po lindë nevoja për ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sadri Ferati, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se ndërkombëtarët janë partner të preferueshëm për Kosovës, mirëpo, zgjidhjen duhet ta jep Kuvendi i Kosovës. “Unë mendoj se zgjidhja duhet të gjendet sepse është obligim ligjor të cilin e kemi d.m.th si obligim ligjor që këtë cështje ta sjellim në Kuvend dhe të prononcohemi, defakto të shprehim vullnetin në Kuvend për atë cështje. Votohet apo nuk votohet, Kuvendi është ai që duhet ta jap fjalën përfundimtare ndërsa ndërkombëtarët janë partner të preferueshëm dhe pozitiv, por që Kuvendi duhet ta jap fjalën e vet përfundimtare”, ka thënë Ferati për “Bota sot”.
Por, ndryshe mendon analisti Emrush Ujkani, sipas të cilit, ndërhyrja ndërkombëtare po bëhet e domosdoshme në situatën, ku subjektet nuk po pajtohen ndërmjet vete. “Personalisht, mendoj që institucionet tona por edhe subjektet opozitare, është dashur qysh moti të gjejnë zgjidhje për temën shumë të diskutueshme rreth ratifikimit të marrëveshjes për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e zi. Duke vepruar në mënyrën se si kanë vepruar deri më tash, pa përjashtim, kanë sjellë shtetin e Kosovës në një situatë shumë të palakmueshme edhe vet Malin e zi, një partner i yni që e ka njohur Kosovën si shtet, por edhe karshi bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi. Të ndodhur në këtë situatë është pothuajse gati e pamundur që ne t`i japim një zgjidhje kësaj cështjeje pa një ndërhyrje të faktorit të tretë”, ka thënë Ujkani.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”) /Botasot.info
von Zemraadmin | Juli 29, 2016 | Kronikë e Zezë
Zbulohet dosja për 67-vjeçarin abuzues Margarit Ç., i cili është arrestuar para tri javësh. Pak ditë pas martesës, bashkëshorti i të dëmtuarës ishte larguar për në Greqi, ndërsa babai i tij e kishte dhunuar seksualisht. Nëna e tre fëmijëve ka pohuar para hetuesve se vjehrri e detyronte të kryenin seks, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike
Denoncimi i një krimi seksual 15-vjeçar ka tronditur opinionin publik të një fshati të Rrethit të Fierit. Bëhet fjalë për një ngjarje te ndodhur në vitin 2013. Edhe më skeptikët kundrejt traditave të familjes shqiptare janë shokuar kur një 35-vjeçare ka nxjerrë në dritë dhunën seksuale dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj nga vjehrri monstër për një dekadë e gjysmë dhe heshtjen e mosreagimin e bashkëshortit edhe pas vënies në dijeni të këtij fakti. Është një histori rrëqethëse, ku personazhet për 15 vjet me radhë kanë përjetuar një situatë, e cila pas perdes së dhunës fizike e psikologjike, tradhtive brenda familjes, dyshimeve dhe epsheve seksuale, ka sjellë në jetë edhe tre fëmijë, një prej të cilëve prej pak vitesh. Një histori, e cila nxjerr në pah anën më të errët të medaljes së realitetit të sotëm social-ekonomik në vend, ku vetëm vitet e fundit femra ka nisur të marrë guximin të denoncojë dhunën e gjithanshme të ushtruar ndaj saj. Ndërkaq, pas kallëzimit në polici, të kryer nga 37-vjeçarja, hetuesit kanë provuar se pretendimet e saj ishin të vërteta dhe kanë prangosur rreth tri javë më parë 67-vjeçarin Margarit Ç. nga fshati Topojë i Fierit.
Gazeta “Shqip” ka siguruar të dhëna nga dosja hetimore në ngarkim të të dyshuarit për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë, i cili tashmë ndodhet në qelitë e paraburgimit në Rrogozhinë.
Historia
Nga burime të besueshme të gazetës mësohet se gjithçka ka nisur 15 vjet më parë, pak ditë pas martesës së djalit të të arrestuarit, Arben Ç., 40 vjeç, me bashkëshorten Lindita Ç., 35 vjeçe. Sipas denoncimit, Arbeni, pasi ka kaluar pak ditë të lumtura me bashkëshorten, e cila në atë kohë ishte 20 vjeçe, është larguar për të emigruar i vetëm në Greqi, ku ka punuar për vite me radhë për të siguruar të ardhurat financiare për familjen. Burimet e sipërcituara pohojnë se në kallëzimin e saj, e dëmtuara ka pohuar se menjëherë pasi bashkëshorti i saj është larguar për në Greqi, vjehrri i të dëmtuarës, Margarit Ç., e ka dhunuar seksualisht dhe ka vazhduar ta bëjë këtë gjë në mënyrë të përsëritur. Ajo ka shtuar se gjatë muajve të parë, 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale nën ushtrimin e dhunës psikologjike dhe fizike. Gjithashtu, ajo ka shtuar se vjehrri i ka thënë që të mos tregojë për lidhjen e tyre, pasi ishte ajo që dilte e humbur nga kjo histori. Në këto kushte, marrëdhënia seksuale mes denoncueses dhe babait të bashkëshortit të saj ka vazhduar për vite me radhë. Duke qenë se bashkëshorti jetonte më shumë në Greqi sesa në familjen e tyre, e dëmtuara ka qenë e ekspozuar direkt ndaj dhunës seksuale të vjehrrit dhe autoritetit të tij. Ndërkohë, gjatë kalimit të viteve, ajo ka lindur fillimisht dy fëmijë, e më pas edhe një të tretë, por për këtë çështje, policia nuk ka dhënë ndonjë detaj nëse janë pjesë e abuzimit seksual, apo kanë ardhur në jetën nga marrëdhënia me bashkëshortin e saj.
Denoncimi
Për shkak se e dëmtuara nuk ka pasur përkrahje nga bashkëshorti i saj, ka vendosur që rreth një muaj më parë ta denoncojë në polici dhunën seksuale e psikologjike të ushtruar ndaj saj. Pas marrjes së dëshmisë rrëqethëse, hetuesit kanë dashur të sigurojnë prova para se të kryenin ndalimin e 67-vjeçarit, pasi ka pasur dyshime se 35-vjeçarja mund ta kishte trilluar historinë. Në këto kushte, policia ka kryer përgjime ambientale, ku nga bashkëbisedimet e kryera mes të prangosurit, të dëmtuarës dhe anëtarëve të tjerë të familjes, duket qartë se denoncuesja ka treguar të vërtetën. Pas sigurimit të këtyre provave, prokuroria ka urdhëruar ndalimin e 67-vjeçarit, i cili po hetohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Sipas të dëmtuarës, ka qenë frika e përballjes me opinionin e të afërmve dhe personave që e njohin, që e ka ndrydhur dhe e ka detyruar ta mbajë sekret për 15 vite këtë krim të ushtruar ndaj saj, në mënyrë të përsëritur dhe me dhjetëra herë në çdo vit.
Kallëzimi
E dëmtuara i tregoi të shoqit, por ai nuk reagoi
Pasi kanë kaluar vite me radhë nën peshën e sekretit të saj dhe vjehrrit, ku ky i fundit e dhunonte seksualisht në mënyrë sistematike, 35-vjeçarja ka vendosur t’ia tregojë këtë fakt bashkëshortit të saj. Nga burimet e gazetës mësohet se denoncuesja ka pretenduar në kallëzimin e saj se rreth dy vite më parë e ka vënë në dijeni bashkëshortin për atë çfarë kishte bërë babai i tij me të. Por bashkëshorti nuk ka reaguar, duke mos i kërkuar të atit të dinte versionin e tij. Ai ka vazhduar të jetojë edhe dy vitet e fundit me barrën e kësaj historie, ku bashkëshortja akuzonte vjehrrin për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Mosreagimi i tij për qartësimin e situatës së krijuar, ka bërë që 37-vjeçarja të marrë guximin e ta denoncojë këtë fakt, me qëllim vënien para përgjegjësisë së monstrës që i kishte devijuar qëllimin e martesës së saj, duke e bërë objekt të epsheve të tij seksuale. /Botasot.info
von Zemraadmin | Juli 21, 2016 | Kosova
Në 24 orët e fundit, në rrugët e Kosovës janë regjistruar gjithsejtë 57 aksidente, sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Në krahasim me 24 orëshin e kaluar, vërehet se ka një rënie të këtyre shifrave duke qenë se një ditë më parë, Policia njoftoi për gjithsejtë 76 aksidente, e që i bie 19 më shumë.
Megjithatë, brenda 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një aksident me fatalitet, i ndodhur në fshatin Fshaj të Komunës së Gjakovës.
Në raport të Policisë raportohet edhe për 1292 tiketa trafiku të shqiptuara, 22 arrestime dhe 9 persona që janë ndaluar në mbajtje. / RTKlive.com
von Zemraadmin | Juli 11, 2016 | Lajme
Sektori për Punë të brendshme-Manastir, me qëllim që të ngrit vetëdijen dhe parandalimin nga çdo lloj tentimi penal, sot përmes një kumtese i këshillon qytetarët që t’i mbrojnë shtëpitë e tyre gjatë stinë së verës.
Nga SPB-Manastir porositë që qytetarë në shtëpitë e tyre të mos ruajnë gjë sende me vlerë, para, zbukurime argjendi me vlerë dhe të kenë kujdes të përdoren rrjetet sociale si dhe publikimin e fotografive dhe vendin se ku gjenden sepse, këshillojnë, me ketë u bëhet e lehtë vjedhësve për vjedhje.
SPB poashtu njofton se nëse janë viktimë e ndonjë vepre penale, duhet menjëherë të paraqiten në polici. Para se të shkojnë në pushime verore në ndonjë shtet tjetër të sigurojnë ndonjë numër telefoni dhe informacione shtesë për Zyrat më të afërta, ambasadë ose konsulat të Republikës së Maqedonisë në vende të veçanta. / Botasot.info
von Zemraadmin | Juli 11, 2016 | Lajme
Me 61 vota për , asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimin për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”
E ky propozim u mbështet si rrallë herë nga të gjithë shefat e grupeve parlamentare si PDK, LDK e VV. Adem Grabovci tha se PDK e mbështetë këtë nismë të vonuar. “Populli thotë më mirë vonë se kurrë“, tha ai.
Alma Lama tha se shpallja e 5 shtatorit është nder i jashtëzakonshëm, që i bëhet figurës së Nënës Terezë. Ndërsa kërkoi nga Kuvendi, që të reagojë ndaj qarqeve radikale, të cilët siç tha ajo, janë përpjekur ta thyejnë figurën e Nënës Terezë.
“Kuvendi i Kosovës nuk ka reaguar ndaj qarqeve radikale, që janë përpjekur të thyejnë figurën e Nënë Terezes. Ky Kuvend duhet të reagojë fuqishëm ndaj çfarëdo lloj gjuhe e veprimi. Nënë Terezën e nderon mbarë bota, si mos ta nderojmë ne. Kuvendi duhet të reagojë në rast të incidenteve të tilla”, tha ajo.
Alma Lama tha se shpallja e 5 shtatorit është nder i jashtëzakonshëm, që i bëhet figurës së Nënës Terezë. Ndërsa kërkoi nga Kuvendi, që të reagojë ndaj qarqeve radikale, të cilët siç tha ajo, janë përpjekur ta thyejnë figurën e Nënës Terezë.
“Kuvendi i Kosovës nuk ka reaguar ndaj qarqeve radikale, që janë përpjekur të thyejnë figurën e Nënë Terezes. Ky Kuvend duhet të reagojë fuqishëm ndaj çfarëdo lloj gjuhe e veprimi. Nënë Terezën e nderon mbarë bota, si mos ta nderojmë ne. Kuvendi duhet të reagojë në rast të incidenteve të tilla”, tha ajo. /RTKlive.com