Haradinaj: Do të jemi në shesh deri në dorëheqjen e Qeverisë

Haradinaj: Do të jemi në shesh deri në dorëheqjen e Qeverisë

Haradinaj thotë se zgjedhja e Presidentit në këto rrethana është një drejtim i gabuar, pasi e çon Kosovën në një krizë më të thellë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i pakuptimtë insistimi i liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, për t’u zgjedhur president nga një parlament i cili që sa kohë është bllokuar.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Haradinaj thotë se zgjedhja e Presidentit në këto rrethana është një drejtim i gabuar, pasi e çon Kosovën në një krizë më të thellë.

Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se opozita e bashkuar do të qëndrojë në shesh duke protestuar deri në dorëheqjen apo në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

“Mungesa e reflektimit të kësaj Qeverie dhe insistimi për të vazhduar më tutje e thellon më shumë krizën politike në vend. Në këtë mënyrë po ia vonon mundësinë Kosovës për të ecur mbarë’, tha Haradinaj./express

Zyrtare: Presidenti votohet të premtën në ora 11

Zyrtare: Presidenti votohet të premtën në ora 11

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka njoftuar se të premten në ora 11:00 do të mbahet seanca në të cilën do të votohet për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas Veselit, ky do të jetë një moment historik dhe i veçantë.

“Të premten në ora 11, Kosova do të kalojë një nga momentet më të veçanta. Kemi zgjedhjen e kryetarit të shteti”, tha Veseli.

Ai tha se për këtë post janë paraqitur dy kandidatë, Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së dhe Rafet Rama, deputet nga po e njëjta parti.

Veseli premtoi se procesi do të jetë transparent dhe gjithpërfshirës, siç tha ai, ashtu siç është premtuar më parë. /RTKLive

Haradinaj tregon pse nuk e deshi Veselin në takim

Haradinaj tregon pse nuk e deshi Veselin në takim

Kryetari i AAK –së Ramush Haradinaj përmes një reagimi për medie ka sqaruar pse e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli në takimin që me liderë politikë e kishte caktuar dhe e kishte kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga.

“Takimi ka qenë i thirrur për kryetarët e partive politike parlamentare dhe jo i një formati më të gjerë. Presidentja ka mundur ta kishte caktuar një tjetër format të takimit dhe unës’ kisha pas asnjë problem. Por ndryshimi i formatit në minutat e fundit, nuk është serioz. Kjo ka qenë vërejtja ime, jo se kam pasur diçka personale me zotin Veseli”, ka thënë Haradinaj në reagim.

Më herë ishte njoftuar se Veseli nuk kishte shkuar në takim për shkak se këtë e kishte kërkuar Haradinajt.

Në takimin në Presidencë nuk kanë marrë pjesë lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri dhe i Nismës Fatmir Limaj. /Reporteri.net

Çollaku: Lajmi pozitiv për vizat do të vij së shpejti

Çollaku: Lajmi pozitiv për vizat do të vij së shpejti

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane se ka qenë i kënaqur me raportin e KE-së për liberalizimin e vizave.

Ai tha se imputin që e kanë dërguar javën e kaluar për plotësimin e tetë kritereve për liberalizim tashmë është në vlerësim në Komisionin Evropian.

Çollaku shtoi se kanë përpara disa javë vendimtar për liberalizimin dhe beson se vendimi do të jetë pozitiv në fund.  

Ai tha së në pjesën e parë të muajit shkurt presin vizitën e Avramupolus ku edhe pritet të konfirmohet përmbushja e kritereve të mbetura.  

Çollaku tha se rekomandimi nuk do të bëhet para vizitës së komisionarit Avramoupolus i cili do të vjen në Kosovë gjatë muajit shkurt. Çollaku tha se do të ishte ideale nëse rekomandimi për vizat në mars./Zeri/

Opozita jep detaje për protestë (Foto)

Opozita jep detaje për protestë (Foto)

Tre liderët opozitarë, bashkë me deputet dhe aktivistë janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të paralajmëruar protestën e nesërme, që thanë se do të mbahet në të njëjtin vend.

Sipas tyre, protesta fillon në ora 14:00, te Biblioteka Kombëtare për të vazhduar nëpër sheshet deri te Qeveria.

Ata thanë se do të jetë një protestë paqësore, përmes së cilës do të kërkohet anulimi i dy marrëveshjeve dhe llogaridhënie nga Qeveria për marrëveshjet.

Ata thanë se kjo qeveri duhet të dorëhiqet sepse vendin nuk mund ta drejtojë dikush që shkel Kushtetutën.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të bashkohen në protestën e nesërme. “I ftoj të gjithë qytetarët që në ora 14:00 të vijnë tek Biblioteka Kombëtare, e të marshojmë bashkë deri në sheshin Skenderbeu. Të protestojmë për anulimin e marrëveshjeve të dëmshme dhe të kërkojmë llogaridhënie nga ata që e shkelën Kushtetutën”, tha Haradinaj.

Visar Ymeri, Kryetar i VETËVENDOSJE!-s, tha se nesër është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Republikën e Kosovës. “9 janari është dita e protestës gjithëpopullore, dita e protestës së qytetarëve kundër marrëveshjeve të dëmshme dhe të rrezikshme që i ka nënshkruar Qeveria e Kosovës, dhe kundër këtyre shkelësve të Kushtetutës. Nesër, qytetarët do të bëhen bashkë për ta kërkuar sovranitetin e vendit. Republika e Kosovës nuk mund të udhëhiqet nga njerëz që me vendimet e veta tentuan ta përmbysin rendin kushtetues të vendit”, theksoi Ymeri.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se nesër në shesh do të protestojmë masivisht, për të mos lejuar që shkelësit e Kushtetutës të vazhdojnë të qeverisin me vendin. “Është momenti kur zëri qytetar duhet të jetë i bashkuar dhe i fuqishëm, ashtu që të mos lejojë një precedent të keq në Kosovë që shkelësit e Kushtetutës të vazhdojnë të qeverisin. Nëse ata refuzojnë të japin llogari, atëherë edhe ne si qytetarë duhet të refuzojmë të na qeverisin shkelësit e Kushtetutës”, u shpreh Limaj.

Nesër në ora 14:00, do të mblidhemi tek Biblioteka Kombëtare, për të nisur kështu protestën për shtet me sovranitet dhe kundër Qeverisë antikushtetuese. /RTKLive

Vjen reagimi zyrtar i Stupcave |FOTO

Vjen reagimi zyrtar i Stupcave |FOTO

Skeçi ‚Plani strategjik‘ i Stupcave bëri shumë bujë mediatike.

U dhanë shumë kritika, pro dhe kundër skeçit të Stupcave, derisa ata po heshtnin.
Para pak minutash Stupcat kanë reaguar me një deklaratë zyrtare në faqen e tyre në Facebook, transmeton lajmi.net.

Më poshtë mund të shihni deklaratën e plotë të Stupcave.

Vjen reagimi zyrtar i Stupcave|FOTO

 

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE