von Zemraadmin | Aug. 16, 2014 | Lifestyle
Është shumë nostalgjike të shohësh sot atë që ne i quajmë ‘kilikera’ ose ‘kokomana’. Fëmijët e kanë lojë shumë të preferuar. E si fëmijë edhe të rritur i preferuar mbetet çamçakëzi. Por a e dini se cila është rruga se si bëhen ato. Në këto dy video më poshtë mund të shihni procesin e prodhimit të tyre në fabrikë.
{htmlmedia_video poster=“https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=WB3st6SQnsk“ } {/htmlmedia_video}
von Zemraadmin | Aug. 16, 2014 | Lifestyle
Ajo përmban:
• 8 gota ujë
• 1 lugë të çajit me rrënjë të grimcuar të xhenxhefilit
• 1 trangull të freskët të madhësisë mesatare, të qëruar dhe të prerë në feta të holla
• limon të madhësisë mesatare, të prerë në feta
• 12 gjethe të mentës
Përbërësit e përmendur i përzieni me ujë. I lini të qëndrojnë gjatë natës për të lëshuar aromën dhe e konsumoni ditën e nesërme.
von Zemraadmin | Aug. 16, 2014 | Lifestyle
Një fushatë për të reduktuar përdorimin e kripës do të ishte një mënyrë e mirë për të parandaluar vdekjet e parakohshme, theksuan të mërkurën autorët e një studimi. Sepse, sipas hulumtuesve amerikanë të cilët kanë studiuar këtë çështje, kripa e tepërt vret çdo vit më shumë se 1.6 milion njerëz në mbarë botën.
“Ka dëshmi se konsumi i nivelit të lartë të klorurit të natriumit rrit presionin e gjakut, një rrezik i madh për sëmundje kardiovaskulare dhe goditje në tru,” shpjegon Dr Dariush Mozaffarian , Kryetar i Departamentit të Shkencave ushqyese në UniversitetinTufts dhe autor kryesor i studimit.
“Por studimi i efekteve të kripës së tepërt në sëmundje kardiovaskulare në lidhje me moshën, gjininë dhe vendbanimin nuk kanë qënë studiuar deri më tani,” shpjegon z. Mozaffarian në këtë hulumtim të botuar në “New England Journal of Medicine” (NEJM).
3.95 gram kripë është dy herë më shumë se sa do duhej
Këta studiues kanë vërtetuar se konsumi ditor i kripës në botë në vitin 2010 ishte 3.95 gram për person mesatarisht, pothuajse dy herë më shumë se sa rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Në analizat e tyre rreth duke u bazuar në studime klinike, autorët kanë vërtetuar se zbritja e konsumit të kripës ulë presionin e gjakut e të rriturve, dhe që ka efekte më të mëdha në të moshuarit, zezaket dhe individët me një predispozitë të hipertensionit.
“1.65 milionë vdekje përbëjnë gati 10% të të gjitha vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare dhe asnjë vend në botë nuk është i kurysër nga ky realitetë,” thotë Dr Mozaffarian.
/dosja.net/