[borlabs-cookie id="google-adsense" type="cookie"][/borlabs-cookie]

Qëllimi bazik , filozofik dhe kulmor  i agjërimit  në mësimet islame është devotshmëria, përulja dhe njohja  Zotit, gjegjësisht njohja e vetvetes, qëllimit dhe misionit kalimtar që njeriu  e ka mbi sipërfaqen e tokës.

Gjatë gjithë historisë muaji i agjërimit  është konsideruar dhe trajtuar si momentumi më i specifik për rigjenerimin  e besimit në Zotin e Madhëruar.

Domethënien dhe  vlerën e Ramazanit faktikisht nuk mund t`a kuptojnë  e as   t`a përjetojnë ata të cilët nuk e kanë të qartë konceptin dhe qëllimin e tij si dhe as ata të cilët nuk besojnë në Zot dhe në librin e   Tij të shpallur.

Abstenimi nga  pijet dhe ushqimi, i zbatuar nga besime të ndryshme  në forma dhe mënyra të veçanta gjatë historisë, është një  praktikë  e cila  vazhdimisht ka evoluar,ndërsa Kur`ani, kësaj forme të adhurimi të Zotit i ka dhënë një natyrë specifike,  duke e precizuar atë  në kohë e formë të caktuar brenda një muaj të quajtur “Ramadan “, vlera e të cilit lartësohet dhe madhështohet  drejtpërdrejtë me tekstin kur`anor,  duke e cilësuar atë si pjesë  të kalendarik të vitit hënor,  në të cilin kishin filluar shkënditë e para të dritës qiellore mbi sipërfaqen e tokës, përmes të dërguarit të Zotit, Muhammedit  a.s.

Praktikimi i agjërimit  bëhet me vullnet të lirë, me vigjilencë dhe me përkushtim nga njerëz të shëndosh mentalisht dhe fizikisht. Fëmijët nuk e kanë obligim agjërimin dhe nuk duhet detyrohen që të praktikojnë  atë. Nëse agjëruesi gjatë agjërimit pëson lodhje të pa përballueshme , për shkak të sëmundjeve, punës së rëndë fizike,  udhëtimit të gjatë ose gjendjes së dobët ose të rëndë  shëndetësore,nuk duhet të vazhdojë me të, sepse Zoti nuk e ngarkon njeriun  me të pa përballueshmen deri në kolaps. Kategoritë e lartpërmendura të cilët  nuk mund t`a përballojnë agjërimin e muajit të Ramazanit,  obligohen që   ditët e lëshuara t`i plotësojnë  përmes lëmoshës ndaj të varfërve dhe të nevojshmëve,  ose përmes zëvendësimi  të ditëve të lëshuara.

Porosia e Ramazanit për ne si shqiptarë dhe besimtarë mysliman duhet të jetë si vijon:
– Ndjekja e mësimeve fetare islame, të studiuara dhe të elaboruara   mirë dhe drejtë,  dhe jo pasimi i verbët i  ideologëve dhe ideologjive të krijuara në emër të „fesë“, të cilat  janë themeluara për interesa dhe rrethana të veçanta politike dhe gjeopolitike, të vendeve dhe rajoneve të caktuara.
– Kujdesi  nga   përçarjet që dikush  mund t’i mbjell  në mesin tonë   në emër “fesë”.
– Që çdo element i ngjyrosur me  fe, qoftë  këshillë apo porosi,   i cili nxit urrejtje ndaj krijesës njeri  pa dallim, të  kuptohet  si devijim dhe zhdrejtësim i mësimeve të vërteta dhe reale  të Zotit, që nuk duhet të pasohen në asnjë mënyrë.

-Format e  ndryshme të adhurimit të Zotit tek njerëzit,   nuk duhet jenë pengesë e bashkëjetesës tonë paqësore me ta, sepse fundja gjykimi final i takon Zotit dhe jo neve.

– Të ruajmë unitetin tonë fetar të brendshëm, rrugën e interpretimit të mesëm të fesë, atë të bashkimit dhe jo  të ndarjes, linçimit apo të fyerjes  së të  tjerëve,të cilët nuk janë dhe
nuk mendojnë si ne.
– Udhëheqësit e komuniteteve tona fetare   të jenë në shërbim të fesë dhe të atëdheut dhe gjithmonë   t’i kenë në mendje rrethanat tona specifike nacionale, rajonale dhe kontinentale duke i ikur gjuhës së urrejtjes dhe ngacmimit.

– Të mos bëhen shpenzime të mëdha përmes  iftareve megalomane, por që në vend të tyre të rritet kujdesi për varfrit dhe nevojshmit.

-Prijësit fetar në xhami të rrisin intensitetin e informimit të besimtarëve të tyre që të mos bien në grackën e keqpërdoruesve të fesë në shërbim të  agjendave të huaja.

Për  të krijuar një ambient të qetë dhe paqësore, si  dhe për të synuar   një shoqërie të pjekur dhe të avancuar, këshillat e lartpërmendura duhet të jenë pjesë e edukimit të fëmijëve dhe brezave tonë të ardhshëm.

Xhabir Hamiti

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE