von Zemraadmin | Sep. 5, 2015 | Sport
Kombëtarja shqiptare ka bërë hapin e madh në garën për tu kualifikuar në Evropianin “Francë 2016”, duke marrë një pikë të madhe kundër Danimarkës midis Kopenhagës.
Danimarka dhe Shqipëria sonte kanë ndarë pikët, duke luajtur pa gola, në një ndeshje tejet të rëndësishme për të dy përfaqësueset.
Kuqezinjtë në pjesën e parë treguan performancë mjaft të mirë, madje, dy herë rrezikuan seriozisht portën e danezëve përmes Cikalleshit e Lenjanit.
Ndërkaq, në fraksionin e dytë, ishin danezët ata që e kontrolluan vazhdimisht lojë, duke krijuar disa raste të rrezikshme drejt portës së skuadrës shqiptare, por ishte portieri Etrit Berisha, i cili me disa intervenime fenomale shpëtoi portën e tij.
Ndërsa, Odise Roshi në minutën e 90-të ishte afër golit, goditjen e të cilët e pret “gardiani” i danezëve.
Skuadra e Gianni De Basit ia doli që t’i bëj ballë presionit të madh të nikoqirëve, duke mos pësuar gol dhe duke shkëputur një pikë të madhe nga ky udhëtim i vështirë.
Shqipëria tani arrin në kuotën e 11-të pikë ve, aq sa ka Danimarka në pozitën e dytë, kurse Portugalia kryeson renditjen tabelorë në Grupin I më 12 pikë të tubuara.
Shqipëria të hënën mbrëma në “Elbasan Arena” sfidon Portugalinë e Cristiano Ronaldos, një tjetër ndeshje e rëndësishme për kualifikim në EURO 2016. / RTKLive.com
von Zemraadmin | Juni 3, 2015 | Sport
Alonso, Vettel dhe Hamilton, 88 milionë euro për tre pilotët më të paguar të Formula 1.
Është kompania “Business Book” që zbardh shumat e fituara nga tre kampionët e pistave të shpejtësisë me spanjollin që ngushëllohet me vendin e parë në këtë klasifikim. 35 milionë Euro në sezon përfiton asturiani nga kontrata me McLaren, gjermani 25 dhe britaniku 25. Gjithsesi, duke nisur që nga viti i ardhshëm kur të hyjë në fuqi edhe kontrata e re me Mercedes, Hamilton do të ngjitet në vendin e parë sepse që prej 2016-ës ai do të arkëtojë rreth 56 milionë Euro në sezon me një total prej 170 milionë eurosh.
Pas tre më të pasurve renditet Kimi Raikkonen me 18 milionë, i ndjekur nga Rosberg me 13 dhe Jenson Button me 10. Krahasuar me 6 të parët, Felipe Massa përfiton një pagë modeste prej 4 milionësh, po aq sa Hulkenberg, Grosjean, Perez e Maldonado. Por me zbritjen e pozicioneve ka nga ata pilotë që fitojnë shumë gati gati qesharake sepse në vendin e parafundit renditet Will Stevens i skuadrës Manor me 150 mijë Euro në sezon, ndërsa klasifikimin e mbyll Roberto Merhi me vetëm 50 mijë euro. (rtklive.com)
von Zemraadmin | Juni 3, 2015 | Sport
Sepp Blatter nuk do të jetë më president i FIFA-s.
Vendimin për dorëheqje ai e ka bërë të ditur në një konferencë të jashtëzakonshme për media. Ai dha dorëheqje vetë pak ditë pasi e fitoi një mandat të ri katërvjeçar. Ai në fjalimin e tij para mediave tha se nuk e ka përkrahjen e të gjithë njerëzve në futboll dhe se kjo është arsyeja që ai do të tërhiqet nga posti i presidentit të FIFA-s.
“Mandati im i ri nuk e ka përkrahjen e të gjithëve. Do ta thërras Kongresin e jashtëzakonshëm, ku do të zgjidhet presidenti i ri, i cili do t’i aplikojë reformat e nevojshme“, ka theksuar Blatter, i cili ka qenë në krye të FIFA-s që 17 vjet.
Ky vendim është befasues, pasi vetëm katër ditë më parë Blatter mori shumicën e votave të delegatëve në Kongresin e FIFA-s dhe këtë e dëshmon edhe prania e vogël e mediave (15 sosh) në konferencë.
Ky është një lajm i keq për futbollin kosovar, pasi Blatter është shquar si një mik i madh i Kosovës. (rtklive.com)
von Zemraadmin | Mai 24, 2015 | Sport
Pep Guardiola tregohet realist.
Tifozët e Bayernit prisnin që skuadra e tyre të arrinte një tjetër sukses të trefishtë gjatë këtyre dy viteve me trajnerin spanjoll në krye por bavarezët nuk e kanë realizuar një objektiv të tillë dhe kritikat për ish teknikun e Barcelonës kanë qenë të shumta. Sipas Guardiolës nëse te Bayerni kërkojnë një tjetër sukses të trefishtë sic bënë me Jup Heynckes në 2013-n duhet të gjejnë një tjetër person për të drejtuar skuadrën, edhe pse 44 vjecari iberik e ka shprehur shpeshherë se dëshiron të qëndrojë gjatë në stolin e kampionëve të Gjermanisë. Nëse në sezonin e tij të parë me Bayernin, Guardiola fitoi kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë këtë vit spanjolli u mjaftua vetëm me titullin e Bundesligës duke u eliminuar në gjysmëfinale si në Champions League ashtu edhe në Kupë.
” Nëse klubi i Bayernit të Mynihut kërkon një trajner që të fitojë të tre trofetë sezonalë cdo vit, unë nuk jam personi që ata dëshirojnë. Unë nuk jam edhe aq i zoti për ta bërë dicka të tillë. Kam vënë re se njerëzit flasin shumë këtu, këshilla ime për kritikët e mi është të qetësohen. Këta njerëz duhet të tregojnë më shumë respekt për skuadrën që është shpallur kampione e Gjermanisë. Champions League mund të jetë kompeticioni më i rëndësishëm në nivel klubesh por për ne fakti që kemi triumfuar në Bundesligë është një gjë e jashtëzakonshme”.
Bayerni do të kërkojë ti bëjë një mbyllje sa më të mirë sezonit dhe njëkohësisht të evitojë disfatën e 4-t radhazi në kampionat që nga momenti që këta të fundit janë shpallur kampionë kur të përballet me Mainz këtë të Shtunë.
von Zemraadmin | Jan. 30, 2015 | Sport
Udhëheqësit e Manchester Unitedit kanë shkarkuar punonjësin evropian për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve ndaj muslimanëve dhe të huajve në rrjetin social Facebook.
Udhëheqësit e klubit anglez kanë nisur hetimin e gjerë rreth tërë rastit pas pretendimeve se Aakjaer dërgoi mesazhe raciste ndaj muslimanëve. Klubi ka konfirmuar se ka ndërprerë kontratën me Aakjaerin për shkak, siç thuhet, ofendimeve dhe fyerjeve ndaj muslimanëve, sepse xhaminë e ka përshkruar si „shitore për falje me potencialin për konspiracion“.
Gjithashtu, hetimi tregoi se Aakjaer në rrjetet sociale ka përkrahur idenë që Danimarka të mbyllë kufijtë e saj për të huajt. Në faqen e tij është publikuar edhe fotoja me gjashtë derra dhe mbishkrimin „Është koha për të përdorur armët tona të fshehta kundër islamistëve“. Ndërkohë, Aakjaer, i cili jeton në Kopenhagë, për Manchester United ka punuar nga viti 2011.
Manchester United ka lëshuar një deklaratë në lidhje me këtë rast ku thuhet se klubi nuk do të tolerojë sjellje të tillë të punonjësve të vet. „Klubi ka marrë dëshmi nga gazeta Guardian, ka nisur hetim urgjent mbi këtë çështje dhe kemi ndërprerë me Aakjaerin. Manchester United është organizatë ekskluzive dhe nuk do të tolerojë sjellje të tillë“, thuhet në komunikatë. Aakjaer për mediat britanike ka deklaruar se komentet e tij janë marrë jashtë kontekstit dhe keqinterpretuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
von Zemraadmin | Jan. 27, 2015 | Sport
Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjike në gjurin e saj nga ekspertët në Spitalin Amerikan në Kosovë.
Spitali Amerikan informoi se është kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjike në gjurin e kampiones së botës në xhudo.
Ajo kishte pësuar një lëndim gjatë përgatitjeve të fundit që ka zhvilluar për sfidat e ardhshme nga garat ndërkombëtare. “Pas një lëndimi të pësuar gjatë përgatitjeve për në garat e ardhshme, Majlinda Kelmendi, kampione e botës në xhudo, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale nga ekipi i mjekëve ortopedë në krye me Dr. Florin Ramadanin në Spitalin Amerikan”, thuhet në një njoftim të këtij spitali.