NATO, përdori 59 baza ajrore në 12 vende, për kryerjen e Operacionit Forcat Aleate, prej të cilave 17 baza ajrore ishin në Itali, pasuar me Gjermaninë që ishin 6 baza, Britania e Madhe me 5 baza dhe Franca e Turqia me nga 4 baza.9 Italia më shumë se çdo vend tjetër i ofroi bazat e saj ajrore, që të përdoren nga aleatët e NATO-s, për ta bombarduar Jugosllavinë.10
Bazat ajrore që kishin prezencë të avionëve ushtarak të SHBA-së pas Luftës së Ftohtë, nga 25 të tilla me 850 avion, kishin rënë në 6 të tilla me 174 avion në Europë, ato ishin: Aviano në Itali, Inçirlik në Turqi, Lakenheath dhe Mildenhall në Britani të Madhe dhe Ramsten dhe Spangdahlem në Gjermani, e që ky numër ishte minimal, derisa në Operacionin Forcat Aleate, SHBA e shtoi në 10 baza ajrore me 207 avion.11 Bazat ajrore në Europë, që avionët e SHBA-së i përdorën në fillim të Operacionit Forcat Aleate, ishin 10 të tilla: Faiford dhe Mildenhall në Britani, Tamstein dhe Rhein-Main në Gjermani, Istres në Francë, Moron në Spanjë dhe Aviano, Brindizi, Cervia dhe Sigonella në Itali,12 e që në fund të misionit arriti në 22 baza ajrore në tokë në 8 vende të Europës, e ato ishin: Geilenkirchen, Ramstein, Rhein-Main dhe Spangdahlem në Gjermani, Brize-Norton, Fairford, Lakenhealth, Mildenhall në Britani, Istres dhe Mont de Marsan në Franc, Moron në Spanjë, Ferihegy dhe Taszar në Hungari, Aviano, Brindizi, Cervia, Giola del Colle, Sigonella, Trapani në Itali, Souda Bay në Kretë dhe Inçirlik dhe Badima në Turqi.13 Kurse helikopterët Apache, ishin vendosur në Tiranë.14 Avionët ushtarak amerikan, operuan vetëm 1% nga Misuri i SHBA-së,16% nga ajroplanbartëset dhe 83% nga bazat ajrore në vendet e NATO-s në Europë. Pos avionëve të rëndë bombardues B-2, që u përdorën nga baza amerikane në Misuri të SHBA-së, të gjithë avionët e tjerë të SHBA-së, operuan nga bazat ajrore të vendeve anëtare të NATO-s, në Europë dhe nga ajroplanbartëset e SHBA-së.