[borlabs-cookie id="google-adsense" type="cookie"][/borlabs-cookie]
Detyrat e robërve ndaj Allahut

Detyrat e robërve ndaj Allahut

1) Pse na ka krijuar Allahu? – Allahu na ka krijuar që ta adhurojmë dhe të mos i bëjmë Atij shok në adhurim. Dëshmi për këtë është fjala e Allahut: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që
të më adhurojnë.” (Dharijat: 56) dhe hadithi i Pejgamberit alejhi selam: “Detyra e robërve ndaj Allahut është ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë Atij shok në adhurim”. (Mutefikun Alejhi. Transmeton
Buhari dhe Muslimi)

2) Ç’do të thotë fjala ibadet (adhurim)? – Termi el-ibade është term që përfshin çdo vepër që kryhet e që e do Allahu si p.sh. duaja, namazi, frika etj. Allahu thotë: “Thuaj: ‘Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve.” (En’am: 162) Muhamedi alejhi selam duke transmetuar fjalët e Allahut në hadith kudsij thotë: “Vepra më e mirë dhe më e dashur me të cilën robi Im mund të më afrohet Mua është ajo të cilën ia kam bërë farz (obligim i domosdoshëm)”.
(Transmeton Buhariu)

3) Cilat janë llojet e ibadetit (adhurimit)? – Llojet e adhurimit janë të shumta, këtu po përmend vetëm disa, p.sh. adhurim është lutja, frika, shpresa, mbështetja, frikërespekti, kurbani, rukuja (përulja), sexhdja, tauafi (tauaf d.m.th. të rrotulluarit rreth Ka’bes), betimi, të gjykuarit etj.

4) Si ta adhurojmë Allahun? – Allahun duhet ta adhurojmë ashtu siç na ka urdhëruar Ai dhe i Dërguari i Tij alejhi selam Allahu thotë: “O ju besimtarë, respektojeni Allahun dhe të Dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja.” (Muhamed: 33) I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Kushdo që në fenë tonë shpik diçka të re, ajo është e refuzuar (d.m.th. është e papranueshme).” (Transmeton Muslimi)

5) A e adhurojmë Allahun duke pasë frikë nga dënimi i Tij dhe duke shpresuar mëshirën e Tij? – Po, pikërisht kështu e adhurojmë, ngase Allahu i urdhëron robërit e Tij duke thënë: “Dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën) …” (Araf: 56) I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Lus Allahun që të më dhurojë Xhenetin dhe kërkoj mbrojtje tek Ai nga Zjarri i Xhehenemit.” (Transmeton Ebu Daudi me sened të vërtetë.)

6) Ç’është ihsani në adhurim? – Ihsan do të thotë të kesh në mend mbikëqyrjen e Allahut gjatë adhurimit. Allahu thotë: “I Cili të sheh kur ti ngrihesh në këmbë, (e sheh) edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.” (Shuara: 218-219) Muhamedi alejhi selam thotë: “Ihsan është ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh edhe pse nuk e sheh Atë, Ai ty të sheh.” (Transmeton Muslimi)

Muhamed Xhemil Zejno

 

/ Xhamite e Tiranes /

Bazat e Islamit

Bazat e Islamit

Xhibraili alejhi selam iu drejtua Muhamedit alejhi selam me pyetjen: “Ç’është Islami?” Pejgamberi alejhi selam iu përgjigj: “Islam është, ‘Të dëshmosh se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut (la ilahe il Allah) dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut (Muhamedun resulullah); të falësh namazin (duke e kryer atë në mënyrë të plotë); të japësh zekatin (që është dhënia e një pjese të caktuar të pasurisë); të agjërosh muajin e Ramazanit (që është lënia e të ngrënit, të pirit, marrëdhënive seksuale
dhe e të gjitha veprimeve që e prishin agjërimin, nga agimi deri në perëndim e diellit); të kryesh haxhin nëse ke mundësi’.”
(Transmeton Muslimi)

Domethënia e Islamit dhe Imanit

Domethënia e Islamit dhe Imanit

1) Ç’do të thotë Islam? – Islam do të thotë dorëzim ndaj Allahut me teuhid (veçimin e Tij në adhurim), nënshtrim ndaj Tij me bindje dhe largim nga shirku (politeizmi) dhe ithtarët e tij. Allahu i lartësuar thotë: “Ai që i është dorëzuar Allahut dhe është mirëbërës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i Tij, për atë nuk ka frikë, as nuk ka pse të mërzitet.” (Bekare: 112)

2) Ç’do të thotë Iman? – Iman do të thotë të besosh me zemër, ta shprehësh atë besim me gjuhë dhe ta pasqyrosh me vepra. Allahu thotë: “Beduinët thanë: ‘Ne kemi besuar’. Thuaj: ‘Ju nuk keni besuar ende, por thoni, ‘ne jemi dorëzuar’, se ende nuk po hyn besimi në zemrat tuaja’.” (Huxhurat: 14) Hasan El-Basri thotë: “Imani nuk është me të dëshiruar e as me të përshkruar (zbukuruar), por është çështje që
lë gjurmë në zemër (në të cilën është bindur zemra) dhe të cilin e vërtetojnë veprat.”

3) Kush është Zoti yt? – Zoti yt është Ai që të ka krijuar, Ai që të ka në dorë ty dhe të gjitha krijesat, është Ai të Cilin ne e adhurojmë. Allahu thotë: “Vetëm Allahu, Zoti i botëve, meriton që të falenderohet.” (Fatiha: 1)
4) Cila është feja jote? – Feja jote është Islami. Islam është e gjitha ajo që është shpallur në Kur’ani dhe në Sunet (rruga profetike). Allahu thotë: “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.”
(Ali Imran: 19)

5) Kush është Pejgamberi yt? – Pejgamberi yt është Muhamedi alejhi selam. Quhet Muhamed i biri i Abdullahit i biri i Abdulmutalibit i biri i Hashimit. Është lindur në Mekë. Nëna e tij quhet Amine bija
e Uehbit. Është Nebij dhe Resul për të gjithë njerëzit.1 Allahu thotë: “Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i Dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë Pejgamberëve …” (Ahzab: 40) Ai është bërë Nebij me zbritjen e ajetit ‘Lexo me Emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi çdo gjë’ (Alak: 1) dhe është bërë Resul me zbritjen e ajetit ‘O ti i mbuluar: Ngrihu dhe tërhiqju vërejtjen (duke thirrur)’ (Medethir: 1-2). Të Dërguarit të Allahut shpallja i ka ardhur për herë të parë në moshën 40 vjeçare. Trembëdhjetë vjet pas shpalljes së tij i Dërguar, ai urdhërohet nga Allahu të shpërngulet në Medine, në të cilën qëndroi dhjetë vjetë. Në moshën 63 vjeçare ndërroi jetë. Gjëja e parë në të cilën thirri i Dërguari i Allahut alejhi selam ishte teuhidi, të cilin e përmbledhë fjala ‘la ilahe il Allah’ që do të thotë ‘s’ka adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut’. Allahu e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij t’i lutet vetëm Atij, që është Një, dhe mos t’i bëjë Atij shok në lutje, siç kanë bërë idhujtarët në kohën e Tij, duke i thënë: “Thuaj: “Unë adhuroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok.” (Xhin: 20) I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Lutja është adhurim.” (Transmeton Tirmidhiu i cili thotë se hadithi
është i mirë, i vërtetë.)

1- Resul (i Dërguar) është ai të cilit i shpallet Sheriat i ri, kurse Nebij (Pejgamber – Lajmëtar) është ai i cili është dërguar për të aprovuar Sheriatin e të Dërguarit që ka qenë para tij. Shiko librin “Er-Resul uer-Risalat” f. 15, borimi i tretë, viti 1405, autor i të cilit është dr. Umer Sulejman Eshkar. (sh.p.)

Kështu detyrë e muslimanëve është t’i luten vetëm Allahut, e askujt tjetër veç Tij, qoftë ky Pejgamber apo eulija, ngase vetëm Allahu është i mundshëm për t’ia përgjigjur lutjeve tona e të tjerët veç Tij nuk kanë mundësi ta largojnë të keqen nga njerëzit. Allahu i lartësuar thotë: “Ata (idhujt) që i adhurojnë
(idhujtarët) veç Allahut, nuk krijojnë asgjë, por se vetë ata janë të krijuar. Janë të vdekur e jo të gjallë dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre).” (Nahl: 20-21)

6) Cili është besimi yt për Ringjalljen dhe cila është dispozita e Sheriatit për atë që e mohon një
gjë të tillë? – Akidja (besimi) ime për Ringjalljen është siç vijon: Besimi në të është obligim (uaxhib) dhe pjesë e pandarë nga Imani. Ai që ka krijuar krijesat nga hiçi ka mundësi t’i ringjallë ato përsëdyti. Ai që e mohon këtë, është kafir (mosbesimtar, mohues) dhe do të dënohet me Xhehenem përgjithmonë. Argument për këtë është Fjala e Allahut: “Ai na solli neve shembull dhe e harroi krijimin e vet e tha: ‘Kush i ngjall eshtrat duke qenë ato të kalbura?’ Thuaj: ‘I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim’.” (Jasin: 78-79)

7) Cilat janë shenjat e përfundimit të mirë tek i vdekuri? – Shenjat e përfundimit të mirë janë të shumta e vdekja me një apo disa prej tyre është përgëzim për muslimanin. Këto shenja janë: a) Të shprehurit e dëshmisë (shehadetit) gjatë vdekjes. b) Të vdekurit natën ose ditën e Premte (xhuma).

c) Të vdekurit me djersitje të shumtë në ballë. d) Rënia shehid në luftë. e) Të vdekurit si luftëtar në Xhihad. Në këtë grup hyn edhe ai që vritet ose që vdes në Rrugë të Allahut, ai që vdes nga murtaja, të vjellurit, nga fryrjet e barkut, nga diareja etj., me një fjalë nga çdo sëmundje barku. f) Ai që fundoset ose digjet. g) Vdekja e gruas lehonë. h) Vdekja nga pleuritisi (inflamacion-pezme e
pleures). i) Të vdekurit nga turbekulozi. k) Të vdekurit duke mbrojtur fenë, vetveten dhe pasurinë.

l) Vdekja gjatë rojës. m) Të vdekurit duke bërë ndonjë vepër të mirë, siç është të thënurit e shehadetit, agjërimi, sadakaja (lëmosha) etj.2 Argument për sa thamë më sipër janë hadithet e të Dërguarit të Allahut. Këtu po përmendim dy prej tyre. I Dërguari i Allahut thotë: “Shehidë (dëshmorë) përveç
atij që vritet në Rrugë të Allahut, janë shtatë persona: ai që vdes nga murtaja, i fundosuri, ai që vdes nga pleuritisi (inflamacioni i pleures), ai që vdes nga sëmundjet e barkut, i djeguri, ai që vdes nën gërmadha dhe gruaja që vdes gjatë nifasit (lehonisë).” (Transmeton Hakimi dhe thotë se hadithi është i vërtetë. I këtij mendimi është edhe Dhehebiu.)

Gjithashtu i Dërguari i Allahut thotë: “Kush thotë ‘la ilahe il Allah’ duke shpresuar Fytyrën e Allahut dhe me të përfundon jetën hyn në Xhenet; kush agjëron ndonjë ditë duke shpresuar Fytyrën e Allahut dhe me këtë vepër 2- Shiko librin “Ehkamul-xhanaiz” të dijetarit të hadithit Muhamed Nasirud-Din Albani,

përfundon jetën e tij, hyn në Xhenet dhe kush jep sadaka duke shpresuar Fytyrën e Allahut (d.m.th. e bën këtë vepër vetëm për hir të Tij) dhe me këtë vepër përfundon jetën e tij, hyn në Xhenet.” (Albani thotë se senedi, zinxhiri i transmetimit, i këtij hadithi është i vërtetë.)

Muhamed Xhemil Zejno

PROGRAMI I AGJËRUESIT NË RAMAZAN

Të nderuar vëllezër musliman,

Ky program nuk është detyrues për askënd, por është një ide se si ta shfrytëzon një musliman një ditë prej ditëve të muajit të Ramazanit në adhurim të Allahut të Madhëruar.

Para agimit – imsakut

– Muslimani është e pëlqyer të falë namaz nate edhe në rast se ato janë vetëm dy rekate.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “A mund të krahasohet ai që falet natën, duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë e që ruhet prej jetës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të tij” Zumer 9.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Ai i cili zgjohet natën për të falur namaz dhe e zgjon familjen e tij dhe të gjithë i falin nga dy rekate namaz, Allahu i shënon ata dhe ato prej atyre që e përmendin Allahun shumë.”

– Ngrënia e syfyrit duke e synuar adhurimin e Allahut dhe pasimin e Sunnetit.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: Ngrihuni (të hani) syfyrin ngaqë në syfyr ka bereqet”.

– Kërkimi i faljes dhe mëshirës dhe lutjet e ndryshme deri në ezanin e sabahut.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu).” Dharijat 18.

Pas imsakut deri në lindjen e diellit:

– Falja e dy rekateve ( sunet ) pas përgjigjes së myezinit.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: Dy rekate synet të sabahut, janë më mirë (për besimtarin ) se e tërë bota dhe çka në të”.

– Nisja e hershme për namazin e sabahut.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: Po ta dinin se çfarë vlere dhe të mirash ka në namazin e jacisë dhe sabahut, do të vinin po qe nevoja edhe duke u zvarritur.”

– Preokupimi me dua, me dhikër dhe me lexim të Kuranit deri në thirrjen e ikametit.

 Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: Lutja e cila bëhet në mes të ezanit dhe ikametit nuk kthehet prapa”

– Qëndrimi në xhami pas namazit për dhikrin e mëngjesit. Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, pasi falte namazin e mëngjesit (sabahut) qëndronte në faltoren e tij (duke përmendur Allahun) derisa lindte dielli.

– Falja e dy rekateve pas lindjes së diellit.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: Kush e fal namazin e sabahut me xhemat e pastaj qëndron në xhami, duke e përmendur Allahun deri në lindjen e diellit, e më pas ngrihet dhe fal namaz dy rekatësh, e ka shpërblimin e haxhit dhe umres së plotë, së plotë, së plotë.”

– Bërja e gjumit duke shpresuar në shpërblimin e Allahut.

Muadhi, radijallahu anhu, thonte: Unë llogarisë në gjumin tim ashtu siç llogarisë në namazin tim gjatë natës”.

– Preokupimi me përmendjen e Allahut, azze ue xhel, gjatë tërë ditës.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: Banorët e xhenetit nuk pendohen për asgjë më shumë, se sa për kohën që u ka kaluar pa e përmendur Allahun e Lartësuar”.

Pas dreke:

-Përgjigja e myezinit dhe falja e namazit të drekës në kohën e caktuar me xhemat.

Ibën Mesudi, radijallahu anhu, thonte: “Muhamedi, sal-allahu alejhi ue selem, na mësonte udhëzimin e tij, dhe prej udhëzimit të tij është falja e namazit në atë xhami ku thirrët ezani”.

– Dhënia e lëmoshës.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: Lëmosha (Sadakaja) më e vlefshme është ajo që jepet në muajin e Ramazanit.”

– Shfrytëzimi i një pjese të kohës për pushim.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: Dhe se ndaj trupit tënd ke hak.”

Pas ikindije:

– Falja e namazit të ikindijës me xhemat duke mos i neglizhuar katër rekate para saj.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: Allahu e mëshiroftë atë person që i falë katër rekate para farzit të ikindisë”.

 – Dëgjimi i këshillave dhe ligjëratave pas namazit që mbahen në xhami.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: Kush shkon në xhami, dhe ketë e bën vetëm për të mësuar hajrin apo për t`ia mësuar këtë dikujt tjetër, si shpërblim për këtë ka sikur ta ketë kryer haxhin e plotë”.

– Qëndrimi në xhami për dhikër dhe leximin e Kuranit.

– Interesimi për nevojat familjare dhe shtëpiake.

– Preokupimi me lutje para thirrjes së ezanit të akshamit.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: Tre personave lutja nuk u kthehet prapa dhe prej tyre e përmendi agjëruesin deri sa të bëjë iftar”.

Pas akshami:

-Falja e namazit të akshamit me xhemat në xhami dhe bërja e lutjeve mes ezanit dhe ikametit deri sa të fillon falja e namazit.

– Qëndrimi në xhami për bërjen e dhikrit të mbrëmjes duke mos e harruar faljen e dy rekateve sunet ( më mirë është të falen në shtëpi ).

– Bashkimi me familjen në sofrën e iftarit dhe ngjallja e kënaqësisë në zemrat e fëmijëve duke mos e harruar falënderimin e Allahut, azze ue xhel, për begatit e dhëna dhe për plotësimin e agjërimit të asaj dite me devotshmëri dhe me mirësi.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: Dhe se ndaj bashkëshortes dhe familjes tënde ke hak.

– Përgatitja për namazin e jacisë dhe teravisë me abdesë dhe me parfumosje.

Pas jacije:

– Falja e namazit të jacisë me xhemat në xhami.

– Falja e namazit të teravisë me imam.

Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ue selem, thotë: Kush falet bashkë me imamin deri sa ta përfundojë ai (imami) i shkruhet atij sikur të ketë falur namaz të natës”.

– Ndeja familjare dhe vizita e farefisit dhe shokëve, duke u kujdesur që ambientet të jenë imanore dhe të dobishme.

O ti agjërues,

Qëllimi i këtij programi është:

Mënyra dhe forma shembullore për një musliman se si ta shfrytëzon një ditë prej ditëve të muajit Ramazan ashtu siç e meriton me të vërtet ajo ditë. Muslimani duhet ta shfrytëzon çdo orë të asaj dite në nënshtrim, në adhurim, ose duke i bërë dobi të tjerëve dhe duke shpresuar shpërblimin e Allahut.

Abdullah ibën Mesudi, radijallahu anhu, thonte: “Nuk jam penduar gjatë jetës sime më shumë se atë ditë kur dielli ka perënduar dhe exheli më është afruar, ndërsa në llogarinë time nuk kam shtuar asnjë vepër të mirë.”

Imam Nahaiju, Allahu e mëshiroftë, e përshkruan një ditë të Ramazanit dhe thotë: “Agjërimi i një dite në Ramazan është më i mirë se njëmijë ditë, lartësimi i Allahut në atë ditë është më i mirë se lartësimi i Allahut në njëmijë ditë tjera, dhe një rekat i asaj dite është më i mirë se njëmijë rekate tjera.”

Pra një ditë e Ramazanit konsiderohet shans e përshtatshme dhe mejdan i gjerë për afrim tek Allahu me nënshtrime dhe adhurime të ndryshme, dhe padyshim se shpërblimi i adhurimit të asaj dite do të jetë më i madh.

Prandaj ti o vëlla musliman, në rast se ke mundësi që në këtë muaj askush mos të konkurron në adhurim dhe në afrim kah Allahu, atëherë vepro.

E lus Allahun, azze ue xhel, që ta rrit sinqeritetin në thëniet dhe veprat tona, dhe të na ndihmon në përmendjen dhe adhurimin e Tij.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

PËRGËZIMI PËR ARDHJEN E MUAJIT RAMAZAN

O ju musliman, frikojuni Allahut dhe falënderoni shumë Atë nëse ua mundëson që ta arrini muajin e Ramazanit dhe kërkoni prej Tij që t’ju begaton e ta shfrytëzoni këtë muaj në agjërim, namaze vullnetare dhe adhurime tjera. Ramazani është sezon i madhërishëm dhe mejdan i gjerë në veprimin e mirësive dhe faljen e gjynaheve. Njiheni vlerën e tij dhe madhëroni çështjen e tij dhe pajiseni vetveten në këtë muaj me vepra të mira dhe mirësi.

Agjërimi i muajit Ramazan është një prej shtyllave të Islamit dhe detyrë e çdo muslimani. Allahu urdhëroi në agjërimin e tij dhe ia detyroi çdo robi të Tij duke thënë: O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi”. Bekare 183,dhe “Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!”. Bekare 185.

Detyrohet çdo musliman i rritur dhe me mendje të shëndoshë ta agjëron muajin e Ramazanit. Nëse është i sëmurë me sëmundje që ka shërim dhe nuk mundet t’i përballon agjërimit apo është udhëtar në rrugë të gjatë lirohet prej agjërimit dhe ato ditë i zëvendëson me ditë tjera: “Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar”. Bekare 185. Nëse është në pleqëri të thellë apo i sëmurë me sëmundje që s’ka shërim dhe nuk mundet t’i përballon agjërimit, atëherë ai nuk agjëron dhe për çdo ditë e ushqen nga një të varfër dhe nuk i zëvendëson ato ditë me ditë tjera: “Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi”.  Bekare 184. Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “I është lehtësuar të moshuarit në vite që nuk mundet t’i përballon agjërimit të mos agjëron dhe ta ushqen nga një të varfër për çdo ditë”.

Gruaja me menstruacione dhe lehona nuk u lejohet të agjërojnë dhe ato ditë që nuk i agjërojnë i zëvendësojnë me ditë tjera. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj,  kur është pyetur, se: Pse gruaja me menstruacione e bën kaza agjërimin dhe nuk e bën kaza namazin, ajo është përgjigjur, se kështu ka qenë praktika e grave gjatë kohës kur ishte gjallë i Dërguari, alejhi salatu ue selam.

Fëmija i cili ende nuk e ka arritur moshën e pjekurisë nuk është i detyruar të agjëron, mirëpo nëse ka mundësi t’i përballon agjërimit e urdhërojmë që të agjëron me qëllim që të kalitet dhe ta stërvit shpirtin në adhurim dhe agjërimi i tij i pranohet si vullnetar.

O ju robërit e Allahut, me agjërim nënkuptojmë abstenim apo përmbajta nga ushqimet, pijet dhe marrëdhëniet bashkëshortore për hir të Allahut, prej imsakut e deri në perëndimin e diellit. Allahu, azze ue xhel, thotë:” Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja. Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami! Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! Kështu, pra, Allahu ua shpjegon njerëzve urdhëresat e veta, që ata të ruhen nga të këqijat”. Bekare 187.

Allahu na qartësoi në këtë ajet se fillimi i agjërimit është prej agimit e deri në perëndimin e diellit. Për këtë arsye Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, nxiti që të vonohet syfyri dhe të përshpejtohet iftari me qëllim që të përfundon syfyri me agim dhe të fillon iftari me perëndimin e diellit dhe me këtë t’i përshtatet urdhrit të Allahut dhe dispozitave të Tij. Nuk është prej traditës së Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, ngrënia e syfyrit herët dhe vonesa e iftarit pas perëndimit të diellit. Poashtu nuk lejohet ngrënia e syfyrit pas agimit dhe ngrënia e iftarit para se të perëndon dielli dhe ai që e vepron këtë me qëllim nuk i pranohet agjërimi.

Agjërimin e prish ngrënia dhe pija me qëllim dhe çdo gjë që ka të njëjtat efekte si ushqimi dhe pija, si barnat, gjilpërat me vitamine, etj. Poashtu e prish të vjellët qëllimisht, por nëse ndonjë vjell pa qëllim, kjo nuk e prish agjërimin. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kujt i përzihet dhe vjell nuk është i detyruar ta plotësojë atë ditë më vonë” dhe “Kush vjell me qëllim, duhet ta plotësojë (agjërimin) më vonë”.

Prej gjërave që e prishin agjërimin është edhe nxjerrja e gjakut me hixhame ose pastrim gjaku.  I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “E ka prishur agjërimin ai që bën hixhamen dhe atij që i bëhet hixhamja”.

Prej gjërave që e prishin agjërimin është edhe dalja e spermës për shkak të ledhatimit apo puthjes, masturbimi, menstruacionet dhe lehonia.

Poashtu prej gjërave që e prishin agjërimin është edhe marrëdhëniet bashkëshortore gjatë ditës së agjërimit. Ai i cili e bën këtë vepër duhet ta zëvendëson atë ditë me ditë tjetër dhe të shpaguan. Shpagimi është lirimi i një robi, nëse nuk ka mundësi agjërimi i dy muajve njëri mbas tjetrit, nëse nuk mundet atëherë ushqimi i gjashtëdhjetë të varfërve. Përjashtohet nga ajo që përmendëm rasti kur bashkëshortët janë udhëtarë dhe kryejnë marrëdhënie duke qenë agjërueshëm, sepse agjërimi për udhëtarët nuk është i detyruar, për ata kërkohet që ta kompensojnë këtë ditë pas Ramazanit.

O ju musliman, gjërat e lartpërmendura që e prishin agjërimin janë perceptuese dhe ai që i vepron detyrohet me kaza. Ekzistojnë edhe gjëra morale që e dëmtojnë agjërimin duke ia humbur shpërblimin apo pakësuar dhe vepruesi i saj nuk detyrohet me kaza. Prej tyre është përgojimi, bartja e fjalëve, sharja, ofendimi, shpifja, shikimi në atë që e ka ndaluar Allahu të shikojmë, dëfrimi me muzikë dhe instrumente muzikore, etj.

Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, ka thënë:“Agjërimi mbron nga morali i keq sepse ai që agjëron nuk flet gjëra të turpshme dhe nuk bërtet. Nëse (eventualisht) e shanë ndokush ose e sulmon, le të thotë: “Unë agjëroj, unë agjëroj”.

Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Zoti nuk ka nevojë për njeriun që e braktisë ushqimin e pijen e nuk e braktisë fjalën e keqe dhe veprën e ligë”.

Nëse agjëruesi hanë apo pinë me harresë nuk i prishet agjërimi. Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush harron gjatë agjërimit e pinë dhe han, le ta vazhdojë agjërimin sepse Zoti e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.”

Agjëruesit i lejohet të nuhat erën e parfumeve, kjo nuk ndikon në agjërimin e tij. Poashtu i lejohet të flladitet me ujë duke e shpërlarë gojën ose duke e larë kokën ose duke e larë tërë trupin ose duke hyrë në një vend të ftohët për arsye se kjo i ndihmon gjatë agjërimit. Nëse i depërton pluhuri apo avulli apo ndonjë insekt në gojë nuk i prishet agjërimi për arsye se kjo ndodh pa dëshirën e tij.  Nëse dikush ka rrjedhje gjaku nga hundët apo nga dhëmbët edhe kjo nuk e prish agjërimin, pasi kjo nuk është në dorën e njeriut, është diçka e paqëllimshme. Nëse dikush e nxjerr dhëmbin dhe del gjak edhe kjo nuk e prish agjërimin.

O ju musliman, ruani agjërimin e juaj prej gjërave që e prishin agjërimin. Veproni vepra të mira, shpeshtoni lutjet, përmendjen e Allahut dhe leximin e Kuranit në këtë muaj dhe jeni të sinqertë në të gjitha veprat e juaj dhe kërkoni prej Allahut që t’ua pranon veprat.

nga arabishtja: Irfan JAHIU

Mendimi interpretues i Kur’anit nuk është i tëri statik

Mendimi interpretues i Kur’anit nuk është i tëri statik

Islami është fe monoteiste e mbështetur në dy fondamente bazë të saj: Kur’anin-libër hyjnor si dhe në porositë dhe praktikën e të dërguarit Muhammed a.s.

Nisur nga fakti i thellësisë kuptimore dhe domethënieve shumëdimensionale që ka  Kur’ani, ai nuk ishte dhe nuk është as sot si një libër i thjeshtë, i cili mund të kuptohet, shkoqitet dhe interpretohet nga njerëz krejtësisht të rëndomtë, të cilët nuk janë njohës dhe studiues të tij.

Shpjegues i parë dhe i saktë i Kur’anit ishte Muhammedi a.s., i ngarkuar me misionin e pejgamberisë për të kumtuar mesazhin hyjnor tek masa njerëzore.

Pas kalimit në amshim të Muhammedi a.s., përgjegjësinë e vazhdimit të shpjegimit dhe komentimit të Kur’anit e morën shokët e tij të njohur në literaturën islame si “sahabët” dhe pas tyre shokët e shokëve të tyre “tabiinët”.

Në mungesë të mjeteve të shkrimit dhe evidentimit, i gjithë shpjegimi dhe analiza kur’anore si dhe ajo e përgjithshme islame për rreth gati dy shekujt e parë, nga lindja e Islamit, ishte kryesisht i formës gojore.

Të dhënat historike të cilat kanë përcjell zingjirin komentues të Kur’anit tregojnë se një komentar i plotë i tij është shkruar rreth 270 vjet pas vdekjes së Muhammedit a.s nga Imami Muhamed bin Xherir et-Taberij, edhe pse më herët besohet se kanë ekzistuar komente parciale si ajo e Alij bin el-Medenij, të evidentuara në kuadër të librave të Hadithit, por jo edhe si një shkencë e veçantë.

Nga leximi i literaturës së hershme mbi ekzegjezën kur’anore mund të konkludohet se Muhammedi a.s. nuk e ka komentuar gjithë tekstin e Kur`anit në të gjallë të tij.

Urtësia dhe sekreti i një mos veprimi të tillë ndërlidhet me faktin evolutiv dhe statik të tij. Në Kur’an ka shumë vargje-ajete që nuk lënë hapësirë të komentimit të jashtëm.

Ato kryesisht janë të prera dhe dogmatike. Pjesa tjetër për të cilat ekzistojnë shpjegime të sakta pejgamberore nuk mund të mbikomentohen nga të tjerët. Ndërsa pjesa e cila lejon qasjen e jashtme, e që besohet se është pjesa dërmuese e tekstit kur’anor ishte dhe është gjithmonë në dispozicion të dijetarëve të kohës dhe qasjeve të reja.

Këtë realitet më se miri e dëshmon prezenca e larmishme e qindra komentarëve të Kur`anit në botën islame. Po të kishte vetëm një komentim të plotë të Kur`anit nga ana e Muahmmedit a.s., atëherë nuk do të kishte mundësi dhe alternativë që ai të komentohet ndryshe përveç komentimit të tij, sepse ndryshe çdo shpjegim tjetër i ri jashtë tij do të konsiderohej i devijuar.

Kjo formë po të ishte evidente do të qonte në  pasivizimin e të menduarit dhe thellimit  të përsiatjes njerëzore rreth tekstit të tij si dhe do të binte në kundërshtim të drejtpërdrejtë edhe me porositë shumta tekstuale kur`anore të cilat njeriun e thërrasin për të lexuar, studiuar dhe logjikuar mbi përmbajtjen dhe dimensionet kuptimore të tij.

Komentimet njerëzore jashtë Kur’anit dhe jashtë shpjegimeve pejgamberike  nuk janë të shenjta e as nuk konsiderohen të pandryshueshme. Ato gjithmonë mund të jenë relative; të sakta dhe jo të sakta.

Gjatë leximit dhe krahasimit të veprave të shkruara nga autorë të ndryshëm mbi analizën dhe interpretimin e Kur’anit përgjatë shekujve, ne hasim në qasje të ndryshme interpretuese si; tradicionale-konzervative, racionale, filozofike, linguistike, letrare, mistike, politike e deri te ato bashkëkohore.

Ndërsa, në kuadër të përmbajtjes së tyre gjejmë edhe frymën dhe ngjyrën e drejtimeve islame kryesore; sunite, shiite, pastaj atë të drejtimeve dhe shkollave të ndryshme juridike si dhe të fraksioneve dhe sekteve islame, të lindura e të themeluara përgjatë periudhave të ndryshme kohore pas Muhammedit a.s.

Diversiteti dhe pluraliteti e mendimit islam si dhe ndarja e autorëve në qëndrime të ndryshme mbi përmbajtjen e tekstit kur’anor nuk kanë lindur  për shkak të Kur`anit si mesazh hyjnor, por për shkak të shkallës, qasjes, këndvështrimit, rrethanave historike e gjeografike si dhe nivelit perceptues të studiuesve të Kur`anit.

 Në këtë kontekst vlen të theksohet se qendrat islame në botën myslimane në përgjithësi, nuk e kanë pasur një qasje krejtësisht të duhur ndaj këtij libri, sepse deri në fillim të shekullit 19 përkthimi i tekstit kur’anor në gjuhë të tjera është konsideruar si veprim i ndaluar, jo për diçka tjetër, por nga frika e zbehjes së shenjtërisë se tij.

Prandaj si rrjedhojë e kësaj, shumë pjesëtar të botës myslimane në mungesë të përkthimit e kanë lexuar atë vetëm përmes tekstit të gjuhës arabe, duke mos e kuptuar edhe domethënien e tij. Kjo formë e leximit, e mbështetur vetëm mbi bazën e devotshmërisë dhe pasimit shpirtëror, padyshim se ka shkaktuar dekadencë në kuptimin e saktë të mesazhit hyjnor.

Sot fatmirësisht kjo barrierë gjuhësore është tejkaluar, sepse përkthimi i Kur`anit është bërë gati në të gjitha gjuhët aktive të botës.

Si libër i besimit shpirtëror, i dyti me radhë në gjithë botën njerëzore, Kur’ani nuk mund të gjykohet si shkaktar i gjendjes së pafavorshme dhe destabilizuese që po mbretëron në mesin e shoqërive të sotme myslimane, siç ndoshta edhe mund të pretendoj dhe besojë dikush, por kryesisht si rezultat i mos perceptimit, kuptimit dhe qasjes jo të drejtë ndaj përmbajtjes dhe mesazhit thelbësor të tij.

Interpretimi i ngurtë, i pasimi i verbër pa analiza dhe krahasime, nënshtrimi i tij nën ndikimin e ideologëve dhe ideologjive të momentit dhe rrethanave të caktuara si dhe të fanatizmave dhe adeteve të çoroditura, janë shkaktarët kryesorë të shtrembërimit të esencës, porosisë dhe mësimeve autentike të Kur’anit.  

Dera e interpretimit dhe analizës së re të tekstit kur’anor nuk ishte dhe nuk është e mbyllur as sot, mirëpo jo gjithsecili që nuk ka parapërgatitje profesionale dhe adekuate e gëzon një të drejtë tillë.

Urteksti i Kur’anit është statik, por jo edhe mendimi mbi të!

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE