[borlabs-cookie id="google-adsense" type="cookie"][/borlabs-cookie]

Studimi i fundit i mjeksisë gjermane rreth agjërimit

Studimet e fundit gjermane në fushën e mjeksisë tregojnë se, agjërimi i përseritur e aktivizon trurin dhe e mbron atë nga gjakderdhja e mbrëndshme.
Studimet tjera thonë se agjërimi konverton toksinat e trupit në energji.
Këta studiues kanë zbuluar pas një studimi tre vjeçarë se, ndalimi nga ushqimi dhe pijet për një periudhë prej 10 deri 12 orë gjatë ditës e detyron trupin të vihet në kërkim të burimeve të energjis së trupit,dhe nuk gjën,përveç se gjen yndyrëra toksike të depozituara në brendësi të trupit dhe i shëndërron ato në energji për ushtrimin e funksioneve të tij./kohaislame

TI DHE FAMILJA JOTE GJATË RAMAZANIT

Familja jote, shoqëria e afërt, të cilët të konsiderojnë mbretëreshë është përgjegjësi për ty në çdo kohë dhe në çdo rast. Detyrimet e tua ndaj familjes shtohen në muajin që e arrijmë vetëm një herë në vit e nuk garantohemi se do ta arrijmë vitin e ardhshëm “Muaji i Ramazanit”. Pra, familja nga ti do të ketë nevojë për udhëzimin drejt më të vlefshmes, përkrahjen në kryerjen e adhurimeve të vërteta, dhe t’i ofrosh asaj ndihmë pa u dëshpëruar dhe pa humbur shpresën për shkak se është larguar nga edukata të ndryshme të familjes gjatë Ramazanit, që për fat të keq janë shoqëruar me këtë muaj në veçanti.

Ti ke një rol që nuk shpërfillet, ti mund të jesh shëmbëlltyrë t’i mënjanosh nga ato gabime pa e vërejtur vetë. Kujdesu të largosh veten dhe familjen tënde të mos bien në këto gabime, dhe përkujto se je duke formuar një gjeneratë të së ardhmes, të cilët  me rolin e tyre do të jenë përgjegjës për gjenerata që do të vijnë pas. Nëse mbjell tek ata edukatën e duhur po ashtu do t’i trashëgojnë fëmijët e tyre dhe e kundërta po ashtu, kjo është një barrë e madhe për ty ta kuptosh madhështinë e kësaj gjëje. Në vazhdim do të paraqesim disa sjellje të këqija dhe gabime në të cilat bien disa familje muslimane gjatë Ramazanit.

Nijeti

Disa e harrojnë të bëjnë nijet për agjërimin, kështu që duhesh të përkujtosh pjesëtarët e familjes tënde, që të bëjnë nijet që në mbrëmje para kohës së sabahut, kjo na vërtetohet nga i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, të ketë thënë: “Kush nuk bën nijet që në mbrëmje ai nuk ka agjërim”.

Fjetja gjatë ditës dhe ndeja e natës

Kështu sillen shumë njerëz gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, ku flenë ditën dhe zgjohen natën, Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobat). Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.” Ata me këtë nuk e shijojnë ëmbëlsinë e agjërimit, ku ndoshta disave mund t’ju kalojë koha e drekës apo edhe e ikindisë. Për këtë obligim i yti si nënë është të rregullosh kohën në familjen tënde dhe të sakrifikosh në mos lejimin e ndejave të natës, të flenë natën e të zgjohen ditën, që secili të shkojë e të kryejë veprimtarinë e vet, burri në punë e fëmijët në shkollë.

Shikimi i serialeve dhe kuizeve

Dhe programe të tjera për të cilat garojnë kanalet për transmetimin e tyre, që për fat të keq këto kanale e presin Ramazanin dhe përgatiten për te më tepër sesa ne bëhemi gati, ku programi i saj përgatitet me kujdes për të joshur shikuesit më tepër, sesa ne përgatisim fëmijët tanë dhe i joshim në adhurim gjatë Ramazanit.

Në kuzhinë

Shumë gra shumicën e ditës e kalojnë në kuzhinë për të përgatitur ushqimin dhe mundet që mos ta përfundojnë përgatitjen pos në ezanin e akshamit e ndonjëherë edhe pas ezanit. Me këtë ajo e humb ditën, pra muajin në mesin e enëve dhe erëzave, larg nga përmendja e Allahut, adhurimi dhe leximi i Kuranit, ndoshta kërkon nga bija e saj të përgatisë lloje të tjera ushqimi, në vend që ta nxisë atë në adhurim. Për këtë duhesh ta mësosh familjen tënde të mjaftohen me një ose dy lloje ushqimi dhe kohën që e kalon në kuzhinë, e drejtë e jotja është ta adhurosh Allahun në atë kohë.

Teprimi në ngrënie dhe pirje      

Gjë e cila rezulton në përtaci dhe apati, që e godet gjithë familjen, e i vonon ata nga përgatitjet e detyrimeve jetësore, i dështon atyre namazi i teravisë dhe adhurimeve të tjera për të cilat ata duhet të përgatiten për në Ramazan.

Lutja e iftarit

Shumica e familjeve kaplohet nga gjendja e zhurmës para iftarit, njëra vjen me pijet, tjetra i vërtit enët në zjarr, ky kërkon ujë, ndërsa harrojnë se erdhi koha për lutje në iftar, lutje e cila nuk refuzohet.

Falja e namazit të akshamit me xhemat

Shumica e burrave nuk e falin namazin e akshamit me xhemat, sepse i tërheq tryeza e iftarit me shumëllojshmërinë e saj me programe tërheqëse gjatë iftarit nga shkuarja në xhami, këtu duhesh së pari ta pakësosh tryezën në disa hurma e një gotë me ujë, e më pas përgatitjen e tryezës pas kthimit të burrit dhe fëmijëve nga namazi. Do të shohësh se kjo gjë është më e mirë po ashtu edhe nga aspekti shëndetësor.

Vizitat

Disa gra preferojnë të kalojnë netët e Ramazanit me vizitat e të afërmve. Nëse kjo ndodh si shkas për lidhjet farefisnore, atëherë s’ka gjë, por të mos e zgjasim vizitën e të tejkalojmë te përgojimi, bartja e fjalëve në atë ndejë etj.

Lënia e syfyrit

Disa familje e lënë syfyrin përkundër dobive, të cilat i ka cekur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem“Bëni syfyr, ngaqë në syfyr gjendet bereqeti”, për këtë duhet të kujdesesh për këtë ushqim dhe të kujdesesh në zgjimin e mbledhjen e familjes në tryezën e syfyrit.

Cikli mujor (hajzi) dhe lehonia (nifasi)

Disa gra dhe të reja bëhen pasive nga adhurimi gjatë hajzit dhe nifasit, e kjo gjë është gabim, se nëna duhet patjetër të kuptojë bijën e saj se hajzi ndalon nga agjërimi dhe namazi, mirëpo nuk e ndalon atë nga përmendja e Allahut, lutja, lëmosha, nga leximi i Kuranit, por duke mos e prekur mus’hafin.

“Ende jeni të vegjël”

Disa nëna i ndalojnë fëmijët e tyre nga agjërimi, duke u argumentuar se ata janë ende të vegjël dhe nuk kanë mundësi fizike për ta bërë një gjë të tillë, këtu duhet që nëna të mos e injoron këtë dhe mbikëqyrjen e saj në kryerjen e agjërimit, kur fëmija të arrijë vitin e obligueshmërisë e më pas përkujtimin për kryerjen e asaj që i ka mbetur nga ditët e agjërimit pasi të kalojë Ramazani.

Dhjetëshi i fundit në treg

Shumica e familjeve muslimane e humbasin dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit në treg, bëhen turma nëpër tregje në ditët ku afrohet dita e Bajramit për të blerë gjërat e nevojshme për Bajram, si rroba, ëmbëlsira, mjete për gostitje etj., nëna i merr fëmijët e saj në treg që të zgjedhin e të masin rrobat, po ashtu kërkon nga burri i saj ta shoqërojë atë, e me këtë e gjithë familja e humbet shansin për adhurim. Ky shans nuk përsëritet përveçse një herë në vit, dhe kur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, arrinte dhjetë ditët e fundit e shtrëngonte izarin, e gjallëronte natën, i zgjonte familjarët duke kërkuar natën e Kadrit, për këtë ai edhe bënte itikaf në këto net të fundit.

Vonimi i sadakatu fitrit

Prej gabimeve në të cilat bien disa familje është edhe vonimi i sadakatu fitrit deri në kalimin e kohës. Ki kujdes që t’ia përkujtosh burrit tënd ta japë atë para namazit të Bajramit.

Namazi i Bajramit

Disa gra e neglizhojnë që t’i dërgojnë fëmijët e tyre për namazin e Bajramit, pavarësisht se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, i ka nxitur gratë e burrat të jenë të pranishëm në këtë namaz edhe ato që janë me hajz si dhe ato që janë shumë të reja.

Nga arabishtja: Shpend ZENELI

Në syfyr ka bereqet

Muhammed b. Ibrahim El Hamd
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!
Ne një hadith, te pajtuar për saktësinë e tij, qëndron:
“تَسَحَّرُوا فَإِنَّ فِي السُّحُورِ بَرَكَةً
Bëni syfyr ngase ne syfyr ka bereqet”.
Ne këtë hadith urdhërohemi ta hamë syfyrin, si përgatitje për agjërim, ndërsa urtësia e tij është zbritja e begatisë dhe bereqetit.
Bereqeti, me konkretisht, do te thotë zbritja e se mirës hyjnore ne diç dhe përqendrimi ne te.
Bereqeti po ashtu do te thotë shtim i se mirës, shpërblimit dhe tere atyre, qe ka nevoje për to njeriu ne këtë dhe boten tjetër.
Bereqeti është vetëm prej Allahut dhe si i tille nuk arrihet përveçse me respekt, nënshtrim dhe adhurim për Te.
Disa agjërues nuk i kushtojnë rëndësi ngrënies se syfyrit dhe as vonimit te tij deri ne kohen e fundit, madje disa nuk e hane fare, kështu qe hane para se te flenë. Këtë e bëjnë ose nga frika se nuk mund te zgjohen, ose nga dëshira për te fjetur me shume, ose nga mos dija për vlerën e syfyrit.
Kjo është mangësi, qe agjëruesi duhet ta eliminoje ngase kjo, përveç qe shkakton pengimin e vlerës dhe begatisë se syfyrit, është po kështu ne kundërshtim me traditën e pastër te Muhammedit, alejhi’s slatu ve’s selam.
Është mire qe agjëruesi te haje syfyrin ne kohen e fundit te natës, pak para se te vjen koha e namazit te sabahut, ngase ne këtë veprim ka te mira te shumta, si:
Se pari, përgjigje ndaj urdhrit te Allahut, i Cili ne një hadith kudsijj thotë:
“تَسَحَّرُوا فَإِنَّ فِي السُّحُورِ بَرَكَةً
Bëni syfyr ngase ne syfyr ka bereqet”.
Vetëm kjo do t’i mjaftonte syfyrit si nder dhe virtyt. Thotë Allahu:
“مَّنْ يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّهَ
Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut”. (Nisa, 80),
“وَمَن يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزاً عَظِيماً
e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh”. (Ahzab, 71)
Syfyri është moto e këtij ummeti, është prej gjerave qe na dallojnë nga ithtarët e librit. Transmeton Imam Muslimi se Pejgamberi, alejhi’s slatu ve’s selam ka thene:
“فَصْلُ مَا بَيْنَ صِيَامِنَا وَصِيَامِ أَهْلِ الْكِتَابِ، أَكْلَةُ السَّحَر
Ajo qe dallon agjërimin tone nga agjërimi i ithtarëve te librit është ngrënia e syfyrit…”.
Ne këtë kontekst është edhe arritja e hajrit, siç thotë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
“لاَ يَزَالُ النَّاسُ بِخَيْرٍ مَا عَجَّلُوا الْفِطْرَ
Njerëzit vazhdojnë te dëfrehen me begati derisa ata ta kryejnë iftarin shpejt (si te hynë koha e tij e te mos presin fare)”. (Buhariu & Muslimi)
Ndërsa ne versionin e Imam Ahmedit qëndron edhe kjo shtese:
“وَأَخَّرُوا السُّحُورَ
…dhe ta vonojnë syfyrin (deri pak para se t’i dal koha)”.
Syfyri te forcon për adhurim dhe te jep me shume force për pune ngase njeriun e uritur shume shpejt e kap dembelia.
Allahu mëshiron ndërsa melaiket kërkojnë falje për ata, qe hane syfyrin. Ibni Omeri transmeton merfuan:
“إِنَّ اللَّهَ وملائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى المُتَسَحِّرِينَ
Allahu dhe melaiket e Tij bien salavat (mëshiron dhe kërkojnë falje) për ata, qe hane syfyrin”. (Transmeton Ibni Hibbani dhe Taberaniu ne El Evsat ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen)
Syfyri te ndihmon kundër moralit te keq, i cili vjen si rezultat i urisë.
Koha e syfyrit është koha e bekuar, është kohe ne te cilën zbret Allahu ashtu siç i takon madhërisë se Tij. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
“يَنزِلُ ربُّنا تباركَ وتعالى كلَّ ليلةٍ إلى السماءِ الدُّنيا حين يَبقى ثُلثُ الليل الآخرُ يقول: مَن يَدعوني فأستجيبَ له، مَن يسألني فأُعطِيَه، من يَستغفِرُني فأغفِرَ له
Zbret Allahu i Madhëruar ne çdo nate, ne qiellin e kësaj toke, ne kohen kur mbetet 1/3 e fundit e natës, dhe thotë: Kush me lut qe t’i përgjigjem, kush me kërkon qe t’i jap, kush me kërkon falje qe t’ia fal”. (Buhariu)
Syfyri, nëse nuk është koha me e mire e kërkimit falje, megjithatë është prej kohëve me te mira te kërkimit falje. Allahu ka lëvduar ata qe kërkojnë falje ne këtë kohe e ka thënë:
“وَالْمُسْتَغْفِرِينَ بِالأَسْحَارِ
dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë”. (Ali Imran, 17),
“وَبِالأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ
Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet”. (Dharijat, 18) Pra, ngritja për syfyr është shkak i arritjes se këtij nderi dhe virtyteve te shumta te kërkimit falje tek Allahu për mëkatet.
Ngritja për syfyr është shanse qe te mos ik falja e namazit te sabahut me xhemat, për vlerën e te cilit askush prej nesh nuk dyshon.
Syfyri mund te shndërrohet ne adhurim, ibadet, nëse njeriu me te e ka për qellim forcimin e vetes për ibadet dhe pasim te Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam.
Kur njeriu han syfyr, atij i vjen me i lehte agjërimi dhe nuk ndien vështirësi, kështu qe kur te vjen Ramazani i ardhshëm, ai e prêt me me lehtësi dhe me mallëngjim, derisa ai, qe nuk han syfyr dhe ndien uri  me shume, me mezi nuk prêt qe te shkoje ky muaj i bekuar.
Allahu derdh mirësinë e Tij ne veprën e atij qe ngritët për syfyr dhe vërtet, ai e meriton te bekohet për pune te mira ne atë dite, ku gjen vullnet për kryerjen e farzeve, adhurimeve fakultative, kryerjen e lutjeve te caktuara kohore, respektivisht ato te mëngjesit dhe mbrëmjes, urdhërimin për te mire dhe ndalimin nga e keqja, etj. Ndërsa ai, qe nuk ha syfyrin, ndodhe qe agjërimi t’ia shtoje urine dhe ta pengoje kështu nga këto te mira.
Me një fjale, te mirat e syfyrit janë te shumta, dhe vështirë se përkufizohen ne shifër, ngase Allahu ne fenë e Vet ka lënë sekrete e urtësi, te cilat nuk i arrijnë dot mendjet tona, andaj ia vlen qe t’i përkujtojmë këto domethënie dhe botëkuptime te syfyrit si dhe tua përkujtojmë vëllezërve tanë, ne mënyrë qe te gjithë te jemi te gëzuar me shpërblimin e Allahut([1]).
[1] Burimi: www.islamway.com, Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami, 11 shtator 2006, e hënë, Vushtrri, Kosove

SHERIMI ME KURAN I SEMUNDJEVE PSIKO-SOMATIKE

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Falenderimi i takon Allahut [subhanehu ue teala], paqja dhe meshira e Allahut qofshin mbi te Derguarin e fundit, Muhamedin [sal-la llahu alejhi ue selem], mbi familjen e tij, mbi shoket e tij dhe mbi ata qe pasojne rrugen e tij.
Perparimi teknologjik dhe jeta moderne me :bukurite: e saj, mashtruan shume njerez te cilet lumturine dhe deshperimin e tyre e lidhnin me aspektet e jetes moderne duke harruar detyren madheshtore per te cilen jane krijuar, ta adhurojne Allahun [subhanehu ue teala], i Cili ne Librin e Tij te Shenjte thote: „Une nuk i krijova njerezit dhe xhinet per tjeter pos qe te me adhurojne“ .
Sprovat te cilat Allahu [subhanehu ue teala] i ka krijuar me urtesine e tij, kane qellimin e perkujtimit per roberit e Allahut qe ata te fillojne rrugen e kthimit dhe pendimit : “ …, e Ne ne shenje sprove ju sprovojme me veshtiresi dhe kenaqesi, dhe ju ktheheni te Ne.“
Kerkimi i sherimit ne menyre te lejuar(hallall) eshte pjese e dinit Islam te cilin Allahu [subhanehu ue teala], e ka lejuar me meshiren e Tij. I Derguari i Allahut [salallahu alejhi ue selem], ka thene: Mjekohuni sepse Allahu per cdo semundje ka zbritur edhe ilacin e saj, pervec pleqerise!“
Ne kete kohe njerezit mbeshteten me shume ne mjekimin esencial dhe konvencional duke perdorur barna te ndryshme sintetike i cili per hir te se vertets nuk mund te jete kurre kontestues, por gabimi qendron aty qe jemi duke lene menjane teresisht mjekesine alternative, qe bazohet ne barna me prejardhje bimore kryesisht dhe kerkimi i sherimit duke bere rukje qe dmth. lexim i pjeseve te posacme te Kuranit me qellim afrimin tek Zoti dhe kerkimin sherrim dhe rrugedalje nga veshtiresite a semundjet. Islami na meson gjithemone qe te jemi mesatar, e qe ne kete ceshtje i bie qe ashtu sikur qe mbeshtetmi tek metodat klasike medicinale ashtu edhe mos te leme menjane sherimin shpirterore qe joralle eshte dhe determinuesi themelor i cdo semundjeje apo cregullimi. Sipas studimeve me te fundit mbi 90 oerqind e semundjeve si shkaktar te parine e kane stresin dhe fakti i dyte eshte se depresioni dhe cregulliemt nervore do jene vrasesi me i madh i njerzimit duke filluar qe nga 2030 e me tej. Kjo deshmon qarte se jeta dinamike dhe plot stres, puna dhe rrethanate ejetes plot ankth dhe pasiguri shtojne me shume se kurre nevojen tone qe ti kthehemi Krijuesit, ti mbeshtetemi Atij dhe te kerkojme falje dhe ndihme nga Furnizuesi dhe Meshiruei Yne i Urte. Pejngamberi savs. kur e kafshoi akrepi, e mbyti ate me nallana, e coptoi duke vendosur pjeset e tij ne plagen dhe me uje te kripur lante plagen duke lexuar ne te njeten kohe edhe kaptinat El-Felek dhe En-Nas.
Nga semundjet dhe simptomat qe shfaqen si rezultat i veprave djallzore si magjia msyshi apo ograku, jane depresioni, ankthi i tepruar, pagjumesia, anoreksia, apatia, keputja e trupit(sidomos tek pjesa e poshtme e kembeve), kokedhembjet, problemet me lukthin, endrrat shqetesuese si dhe britmat ne gjume, kercitja e dhembeve ne gjume apo zgjimi i shpeshte gjate nates, shtrengimi i kraherorit, shfaqja e mendimeve te erreta qe kurre me pare sjane shfaqur, pesimizmi eksterm apo dhe hiper-reaktiviteti.
Qysh nga koha e Sulejmanit alejhis salatu ve selam e deri ne Diten e Mahsherit, njerezit do ndeshen me keto vepra shejtanore, andaj njerezit e sidomos besimtaret e drejte duhet te jene gjithemone te kujdesshem ne kete ceshtje dhe te rruhen me sa te munden qe djajte mos tju afrohen, dhe nese i kaplon ndonje e keqe mos te dorezohen kurre se sihri dhe magjia kane kapluar edhe Profetin a.s. qe dmth ne skemi pse te ndihemi me imune. Jorastesisht dy suret e fundit kane zbritur mu per ate qellim anadaj dhe ne separi duhet te mesojme se preventiva eshte ilaci me i mire. Por edhe nese njeriun e godet nej e ekeqe e ketij lloji, duhet ta dije qe sherimin mund ta gjeje vetem se tek Allahu dhe me metodat qe Ai i ka lejuar. Shume njerez mashtrohen duke kerkuar ndihme tek fallxhore e sihirbaze qe ne te vertete vetem se e veshtiresojne gjendjen e ture pasi i shkelin urdhrat dhe dispozitat e Krijuesit. Mjekimi me rukje nuk eshte i vecante per semundjet qe kane te bejne me renien mesysh, sihrin apo ngacmimn e xhineve, pasi me kete lloj mjekimi , me lejen e Allahut [subhanehu ue teala], eshte i dobishem per cdo semundje. Kete e vertetojne ajetet ne vazhdim : “ Ne te shpallem Kuranin qe eshte sherim dhe meshire per besimtaret“
Shume njerez pasi qe jane sheruar me ane te barnave ose operacioneve gabohen nese mendojne qe rukja se ka bere te sajen. As sherimi jo i plote nuk eshte argument per mos ndikimin e rukjes. Nga celsat e suksesit te sherimit me rukje jane padyshim bindja se leximi i ajeteve te Kuranit jane vetem se mjet per tu afruar me Krijuesin dhe se vetem tek Ai eshte sherimi dhe se vetem Ai te sheron. Dhe e dyta duhet patur durim dhe mos te nxitohet ne kerkimin e rezultatetve te menjehershme, pasi cdo rast eshet specifik dhe kohezgjatja e kesaj terapie shpirterore mund te zgjase deri dhe ne 3 muaj. por ajo mund te kete dhe efekt instant. Pra ajo cka ka rendesi eshte qe rukja te behet me ajete te Kuranit dhe lutje qe ka bere dhe i Derguari a.s. dhe asesi mos te mashtrohemi qe te shkojme tek nejrez te dyshmite qe nuk lexojne Kuran, shkruajne hajmali, ju kerkojne emrin e prindit apo ndonje veshej tuajen, apo edhe prerjene kurbanit ne emer tjeter pos Allahut, apo edhe ecjen ne per vare apo zhveshjen e trupit. Rukjen duhet ta beje nje dijetare apo Imam i pergaditur dhe pastaj permes nje programi te posacem pacienti duhet te ndihmoje veten duke ia lexuar vetes disa ajete te posacme apo nese nuk dij arabisht ti degjoje ato ne audio dhe ta shtoje dhikrin e tju largohet mekateve, te falet me xhemat dhe ti largohet muzikes, pornografise dhe kurverise, alkoolit, kamates, mosfaljes se namazit apo cdo mekati tjeter qe ia lehteson punene shejtanit te mallkuar qe ta demtoje njeriun. Largimi nga mekatet eshte esencial pasi ato jane nga shkaqet kryesore qe i hapet rruge djajve dhe i mbyllen rruget ardhjes se meshires se Krijuesit tek krijesat. Disa nga shkaqet e semundjeve jane :
1. Mospermendja e Allahut, [subhanehu ue teala] dhe moskujdesi ndaj mrojtjes nga semundjet me Kuran dhe Sunnet.
2. Perhapja e zilise, magjise dhe msyshit ne eprmasa shume te gjera( realiet i pakontestueshem ne Dibren tone, Allahu na rruajte)
3. Zullumi qe njeriu ia ebn xhinit ne vendbanimet e tyre si per shembull derdhja e ujit vale pa e e permendur emrin e Allahut dhe kryerja e nevojes se vogel neper gropa te ndryshme.
4. Frika e madhe dhe e papritur, hidherimi i madh dhe i zgjatur dhe gezimi i tepruar (analizoni vetem se sa vuajne nga shqetsimet emocionale njerezit e moshes 45-50 te grate dhe 50-55 te burrat. qe perkon me periudhen e luhatjes se madhe te hormoneve qe rezulton me ndryshim disponimi dhe aty „piqen“ kushtet qe djajte te ngacmojne dhe te fusin cytje(vesvese) ne nejriun dhe ti shkaktojne atij telashe dhe probleme qe kurre si ka perjetuar.
5. Krijimi i kushteve te volitshme per pranine e shejtaneve me veprime qe pengojne hyrjen edhe pranine e melekeve, si per shembull: qente, statujat she fotografite e pikturuara, muzika haram, lakuriqesia, mosleximi i Kuranit dhe mosfalja e namazit.
6. Zhveshja e plote pa e permendur emrin e Allahut, [subhanehu ue teala]. i Derguari i Allahut [salallahu alejhi ue selem] ka thene: “ Perdja mes pjeseve te turpshme te trupit te birit te Ademit dhe shikimit te xhineve , eshte leximi i Bismil-lahit gjate cdo zhveshjeje te rrobave.
7. Mosfalja e namazit nafile ne shtepi dhe mos kujdesi ndaj lutjeve qe largojen djajte dhe afrojne engjujt.

– Si pengesa ne sherim hyjne
1. Nxitimi ne kerkimine sherimit
2. Perdorimi i rukjes si eksperiment duke mos qene i bindur ne efektet e saj.
3 Shkuarja te fallxhoret dhe magjistaret qe ndooshta disa nga simptomat e semundjes i largojne me magji dhe siher.
4. Nderprerja e pendimit dhe lutjeve ditore per situata te ndryshme. Allahu [subhanehu ue teala] thote: E kur njeriun e godet ndonje dem, ai na luette qofte shtrire, ulur ose ne kembe, e kur NE ia largpojme te keqen atij, ai vazhdon sikurse te mos na ishte lutur fare per demin qe e pat goditur. Keshtu krimineleve u duket mire ajo qe veprojne. „

Nga llojet e sihrit, mund te vecojme ate sihr qe behet per te ndare burrin me gruan, sihri per abortim, sihri qe shkakton semundje trupore te njeriu, sihri qe e ben njeriun e xhindosur te sheh iluzione dhe te humb kontrollin mbi veten, sihri i impotences, apo sihri i urrejtjes mes dy njerezve, sihri per tersllek, sihri qe shkakton apatine apo edhe sa lloje tjera qe kesaj vepre te ndyre qe Allahu e ka ndaluar dhe vepruesin e ketij mekati e ka bere te obligueshem qe te vritet. Per cdo lloj sihri apo per msysh a ograk ka terapi te posacme dhe ajete e lutje te posacme. Allahu na largofte nga veprat shejtanore, na rruajte nga shejtaniu i mallkuar, ushtria e tij dhe vesveset e tij dhe te na mundesoje qe ta praktikojme Islamin paster, qete dhe te lire nga keto telashe dhe sprova te renda dhe te padeshiruara. . Allahu na forcofte imanin, na perforcofte ne udhezimine tij dhe na ndricofte mendjet e na begatofte me te mirat e Tij te pafundme! Amin

PERSONAT QË LIROHEN NGA AGJËRIMI DHE MËNYRAT E KOMPENSIMIT

Është më se e ditur se agjërimi i Ramazanit jo vetëm që konsiderohet detyrim (farz) islam, të cilin duhet ta kryejë muslimani, por ai është një nga shtyllat më thelbësore të fesë, domosdoshmëria e të cilit vjen menjëherë pas dëshmisë (shehadetit) dhe faljes së namazit. Megjithatë Allahu i Lartësuar në Kuranin Fisnik gjatë përligjjes së kësaj dispozite na e bën me dije se duhet të kihen parasysh rrethanat, kushtet dhe gjendja e besimtarit, i cili e përjeton këtë muaj dhe dëshiron ta agjërojë atë. Për këtë vërtetohet se i sëmuri, i cili nuk ka mundësi ta përballojë agjërimin, ose udhëtari që merr një rrugë të gjatë dhe personat e ngjashëm me këta lirohen nga ky detyrim. Lirimi nga agjërimi i njerëzve të këtillë, provon faktin se me detyrimin e agjërimit nuk synohet vështirësimi ndaj besimtarëve, por kalitja e tyre, arritja e devotshmërisë dhe manifestimi i nënshtrimit ndaj Krijuesit të tyre.

Allahu i Lartësuar në fund të ajeteve në të cilat përligjet agjërimi na e bën me dije këtë, duke na thënë: “Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë”.

Në vazhdim lexuesi do të ketë rast të njoftohet me personat të cilët lirohen nga agjërimi dhe me çfarë ngarkohen ata, për ta plotësuar atë mangësi. Mirëpo, meqë rrethanat e njerëzve të cilëve u lejohet lënia e Ramazanit nuk është e njëjtë dhe rrjedhimisht dispozitat e tyre dallojnë, varësisht prej gjendjes së tyre, atëherë do të flasim rreth kësaj problematike duke i klasifikuar ata në tri kategori: 

1- Personat që lirohen nga agjërimi dhe nuk detyrohen me kompensim.

2- Personat që lirohen nga agjërimi dhe detyrohen me kompensim (kaza).

3- Personat që lirohen nga agjërimi dhe nuk kanë mundësi ta kompensojnë atë me agjërim. 

a) Gjendja e jobesimtarit: 

Nuk ka dyshim se agjërimi është adhurim specifik, i cili bëhet vetëm për hir të Allahut të Madhërishëm, prandaj për të qenë i pranuar ky adhurim duhet patjetër që njeriu të jetë musliman, i cili e ka pranuar Allahun për Zot të tij dhe Muhamedin, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, për të dërguar të Allahut. Duke u nisur nga ky fakt themi se nëse një jobesimtar e pranon Islamin dhe –kuptohet – ai gjatë jetës së tij para se të ishte musliman nuk ka agjëruar, atëherë një personi i tillë nuk detyrohet t’i kompensojë ato muaj të Ramazanit, të cilat nuk i ka agjëruar më herët, meqë njeriu që e pranon Islamin i shlyhen të gjitha mëkatet, të cilat i ka bërë para Islamit. Kjo vërtetohet me fjalën e Zotit të Madhërishëm në të cilën thotë: “Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse largohen (nga mosbesimi), do t’u falet e kaluara…”Gjithashtu kjo vërtetohet edhe me hadithin e saktë në të cilin i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Islami anulon të gjitha mëkatet e mëparshme”.

b) Fëmija i mitur: 

Nga personat që lirohen nga agjërimi është fëmija, i cili nuk ka arritur moshën e pjekurisë. Çdo dispozitë detyruese në Islam hyn në fuqi për njeriun me arritjen e moshës madhore. Prandaj nuk detyrohet me namaz, agjërim, haxh dhe detyrime të tjera fëmija deri në momentin që arrin moshën e pjekurisë. Gjithashtu me pajtim të të gjithë dijetarëve të umetit (ixhma), nga ai nuk kërkohet që t’i bëjë kaza ato ditë të Ramazanit, të cilat nuk i ka agjëruar gjatë kohës kur ishte i mitur. Argument për këtë është hadithi: “Lapsi është i ngritur nga tre persona: nga personi që është në gjumë, derisa të zgjohet, nga fëmija, derisa të hyjë në moshën madhore, dhe nga i çmenduri, derisa të kthjellohet (të bëhet i aftë mendërisht)”. Mirëpo ky fakt nuk duhet t`i bëjë prindërit të qetë dhe të mos interesohen për mësimin e fëmijëve e tyre me agjërim para moshës madhore. Gjatë fëmijërisë, posaçërisht nëse fëmija është i shëndetshëm dhe ka mundësi ta përballojë agjërimin, atëherë preferohet që prindi ta kalitë fëmijën e tij me agjërim qoftë edhe pak ditë të Ramazanit.

c) Njeriu, i cili nuk ka mendje (i çmenduri):

Personi, i cili nuk ka mendje të shëndoshë dhe nuk është i vetëdijshëm lirohet nga agjërimi, meqë kusht për të qenë agjërimi detyrim është që personi të ketë mendje dhe të jetë i aftë në dallimin e gjërave. Argument për këtë është hadithi i lartpërmendur në të cilin thuhet, se lapsi ngrihet edhe nga i çmenduri derisa të bëhet i aftë mendërisht. Gjithashtu, një person i këtillë nuk detyrohet t’i kompensojë ato ditë të pa-agjëruara, nëse pas një farë kohe i rikthehet mendja dhe aftësohet. 

2- Personat që lirohen nga agjërimi dhe detyrohen me kompensim (kaza).

Personat që arsyetohen me lënien e agjërimit të Ramazanit dhe që më pas detyrohen t’i kompensojnë ato ditë janë: 

a) I sëmuri:

Personi, i cili është i sëmurë lejohet ta prishë agjërimin gjatë Ramazanit dhe ai në këtë rast nuk ka mëkat. Argument për këtë është ajeti: “Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë”. Megjithëse ekzistojnë shqyrtime të ndryshme te juristët muslimanë, se cila sëmundje e arsyeton mos-agjërimin e Ramazanit, ne pa hyrë në elaborimet e tyre themi se jo çdo sëmundje e liron njeriun nga agjërimi. Me fjalë të tjera sëmundja për agjëruesin mund të jetë dy llojesh: 

–                      Sëmundje, e cila nuk ndikohet nga agjërimi, sikurse ftohjet e thjeshta (gripi), dhimbjet e lehta të kokës, dhimbja e dhëmbit, e gishtit dhe sëmundjet e tjera të vogla, të cilat nuk përkeqësohen me agjërim. Në këtë rast nuk lejohet prishja e agjërimit, edhe pse disa fukaha kanë thënë se lejohet prishja.

–                      Sëmundje, e cila ndikohet nga agjërimi dhe kështu çdo agjërim që ia shton të sëmurit sëmundjen, e pamundëson shërimin ose ia vonon kurimin, nuk lejohet ta agjërojë. Ndërsa nëse agjërimi për të sëmurin nuk shkakton dëm, por vetëm vështirësi, atëherë në këtë rast atij i preferohet prishja.

b) Udhëtari:

Nga njerëzit të cilët arsyetohen me mos-agjërim të Ramazanit është edhe personi, i cili ndërmerr ndonjë udhëtim të gjatë në këtë muaj. Argument se udhëtari është i lejuar ta prishë agjërimin është po i njëjti citat i përmendur tek i sëmuri, meqë në atë ajet gjatë përjashtimit të personave, të cilët lirohen nga agjërimi, i sëmuri dhe udhëtari përmenden së bashku. 

Cila është më e preferuar për udhëtarin agjërimi apo prishja e agjërimit?

Udhëtarit i lejohet prishja e agjërimit, për shkak të udhëtimit edhe nëse nuk has në vështirësi. Nëse has në vështirësi, atëherë vërtetohet prishja e agjërimit. Ndërsa më e mira për të është të veprojë atë që është më e përshtatshme për të. Nëse edhe sikur të agjërojë apo mos të agjërojë është njësoj për të, atëherë më e mirë për të është të agjërojë, për shkak se ai me këtë e liron veten duke e kryer agjërimin dhe më e lehtë për të është të agjërojë me njerëzit. Ky është edhe mendimi i shumicës së dijetarëve. Kur është pyetur Enes Ibën Maliku rreth agjërimit të udhëtarit ka thënë: “Kemi udhëtuar së bashku me të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, në Ramazan dhe nuk i bënte vërejtje ai që agjëronte atij që nuk agjëronte, ashtu si nuk i bënte vërejtje ai që nuk agjëronte atij që agjëronte”. Gjithashtu tregohet se Hamza Eslemi ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! Unë kam forcë të agjëroj edhe kur jam udhëtar. A bëj gabim po të veproj kështu?” Profeti iu përgjigj: “Ky është një lehtësim nga ana e Allahut. Kush e shfrytëzon, vepron drejt dhe kush do të agjërojë, nuk ka ndonjë vërejtje për të”.

c)  Gruaja gjatë menstruacioneve dhe lehona:

Gruaja, e cila është me menstruacione (hajz) dhe lehoni (nifas) nuk i lejohet të agjërojë, për shkak të gjendjes së saj. Nëse fillon të rrjedhë gjaku (i menstruacioneve) gjatë ditës së Ramazanit, qoftë edhe pak kohë para perëndimit të diellit, agjërimi i saj prishet. Ndërsa nëse gruaja pastrohet nga menstruacionet apo lehonia gjatë ditës së Ramazanit, nuk detyrohet ajo të agjërojë pjesën tjetër të ditës, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Argument se gruaja me të përmuajshmet dhe lehona nuk lejohet të agjërojnë është ixhmaja (pajtimi i të gjithë ulemave të Umetit), e cila bazohet në hadithin e Aishes në të cilin kur është pyetur, se: Pse gruaja me menstruacione e bën kaza agjërimin dhe nuk e bën kaza namazin, ajo është përgjigjur, se kështu ka qenë praktika e grave gjatë kohës kur ishte gjallë i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të. Nga ky hadith nënkuptohet se gratë gjatë kohës së Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, kur ishin me të përmuajshme nuk agjëronin.

d)           Gruaja shtatzënë dhe gji-dhënësja:

Mëshira e madhe e Allahut të Madhëruar ndaj njerëzve manifestohet në çdo aspekt dhe në këtë kontekst gratë shtatzëna dhe gji-dhënëse lirohen nga agjërimi. Gruaja shtatzënë apo ajo që e ka fëmijën në gji, nëse frikësohet për shëndetin e saj, ose për fëmijën e saj, ose për të dyja; fëmijën dhe shëndetin e saj, asaj pra, i lejohet prishja e agjërimit. Përndryshe nëse agjërimi nuk i shkakton ndonjë të keqe asaj ose fëmijës së saj, atëherë ajo agjëron. Enes ibën Maliku tregon se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të ka thënë: “Vërtet, Allahu i Lartësuar e ka shkurtuar namazin përgjysmë për udhëtarin dhe e ka larguar barrën e të agjëruarit nga udhëtari, gruaja shtatzëne dhe gji-dhënësja”.

Kompensimi i ditëve të pa-agjëruara:

Plotësimi ose kompensimi i ditëve të lënë pa agjëruar nga Ramazani është detyrim për të sëmurinudhëtaringruan me menstruacione e lehonë dhe për shtatzënën e gji-dhënësen. Nëse një ditë nga Ramazani është lënë pa agjëruar, atëherë duhet të agjërohet vetëm një ditë për ta plotësuar atë dhe nuk ka ndonjë shtesë tjetër. Nëse dikush plotëson ditët e pa-agjëruara, ai nuk është i detyruar ta bëjë këtë duke agjëruar rresht. Allahu i Lartësuar në Kuran thotëSa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Kjo do të thotë se kushdo që është i sëmurë apo në udhëtim dhe e prish agjërimin duhet të agjërojë të njëjtin numër ditësh pavarësisht nëse e bën këtë rresht apo me ndërprerje.

Për kompensimin e ditëve të pa-agjëruara nga gruaja me të përmuajshme dhe lehonë është sqarimi i Aishes, Zoti qoftë i kënaqur me të, e cila tregon se Gruaja me të përmuajshme e kompenson agjërimin e lënë, ndërsa nuk e kompenson namazin e lënë dhe në këtë ka konsensus (ixhma).

Ndërsa gruaja shtatzënë dhe gji-dhënësja, që nuk kanë agjëruar ditët e Ramazanit ka mendime te dijetarët, se si bëhet kazaja e atyre ditëve. Pa u zgjeruar në këtë çështje themi se e sakta është se pavarësisht arsyes pse e kanë prishur agjërimin ato; a për shkak të foshnjës, apo për shkak të shëndetit të tyre, ato janë në të njëjtën gjendje sikurse i sëmuri, prandaj mjaftohet t’i kompensojnë ato ditë të lëna dhe nuk ka nevojë për ndonjë veprim tjetër shtesë, sikurse ushqimi i të varfërve.  

Vonimi i kompensimit deri në Ramazanin e ardhshëm:

Personat e lartpërmendur, të cilët arsyetohen me mos-agjërimin e Ramazanit kërkohet prej tyre t’i kompensojnë ato ditë të pa-agjëruara pasi të kryhet muaji i Ramazanit dhe pasi të lirohen nga rrethanat, të cilat i kanë penguar për agjërimin, sikurse fjala vjen, i sëmuri të shërohet, udhëtari ta përfundojë udhëtimin etj.  Nuk është e detyruar që bërja kaza e atyre ditëve të fillojë menjëherë, pasi koha për plotësimin e tyre është mjaft e gjerë dhe kjo shkon deri në Ramazanin e ardhshëm. Na tregohet se Aishja i plotësonte ditët e pa-agjëruara të Ramazanit pak para hyrjes së Ramazanit, më saktë në muajin Shaban, dhe ky është muaji, i cili i paraprin muajit Ramazan. Prandaj atij që i kanë mbetur pa-agjëruar nga ditët e Ramazanit dhe e vonon këtë, afati i fundit i kompensimit të tij është fillimi i muajit Ramazan i vitit të ardhshëm, kjo nëse nuk ka arsye, por nëse e vonon me arsye edhe pas Ramazanit të ardhshëm nuk ka mëkat. Ndërsa kush e vonon pa arsye agjërimin (kaza) e atyre ditëve, që nuk i ka agjëruar, derisa të vijë Ramazani i ardhshëm, nga ai kërkohet të pendohet (për këtë vonesë) dhe ta agjërojë Ramazanin, pastaj t’i plotësojë ditët e lëna pa agjëruar. Edhe pse transmetohet nga tre sahabë, se nga ata kërkohet krahas plotësimit, edhe të ushqejnë nga një të varfër për secilën ditë, nga citatet kuranore që flasin për këtë çështje kuptohet se kërkohet vetëm plotësimi dhe pendimi për vonimin dhe jo ndonjë vepër tjetër më shumë. Kjo është edhe zgjedhja e Hanefive, Ibrahim Nehaiut, Imam Buhariut dhe disa dijetarëve të tjerë.

3- Personat që lirohen nga agjërimi dhe nuk kanë mundësi ta plotësojnë atë me agjërim. 

Personat, të cilët lirohen nga agjërimi i Ramazanit dhe nuk kanë mundësi t’i kompensojnë ato ditë me agjërim janë: 

a) Pleqëria e thellë:

Plaku dhe plaka shumë të vjetër dhe të thyer në moshë, të cilët nuk kanë mundësi të agjërojnë, për shkak të dobësisë së tyre dhe ballafaqimit me vështirësi të papërballueshme; këta persona lirohen nga agjërimi. Gjithashtu është e qartë se gjendja shëndetësore e këtyre pleqve nuk ka mundësi të përmirësohet, prandaj nga ata nuk pritet se kanë mundësi t’i plotësojnë ato ditë të Ramazanit dikur. 

b) Sëmundjet kronike:

Personat, të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike të pashërueshme që pamundësojnë agjërimin, lirohen nga agjërimi i Ramazanit. Gjithashtu këta persona, meqë vuajnë nga sëmundje të pashërueshme ata nuk kanë mundësi t’i kompensojnë ato ditë pas Ramazanit. Si shembull i sëmundjeve kronike janë: disa lloje të rënda të sëmundjes së sheqerit, sëmundjet ekstreme të zemrës, tensioni i lartë etj. 

Mënyra e kompensimit të ditëve të pa agjëruara për këta njerëz:

E sqaruam më lart, se plaku dhe plaka në moshë të thyer dhe i sëmuri me sëmundje kronike, nuk kanë mundësi t’i plotësojnë ditët e pa-agjëruara të Ramazanit. Prandaj ata nuk detyrohen me kaza të atyre ditëve, por nga ata kërkohet që për çdo ditë të Ramazanit të pa-agjëruar të ushqejnë një të varfër. Argument për këtë është fjala e Allahut: “Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi”. Ibën Abasi gjatë komentimit të këtij ajeti ka thënë: “Ajeti nuk është i anuluar, por ka të bëjë me plakun dhe plakën, të cilët nuk mund të agjërojnë, ndërsa ata për çdo ditë duhet të ushqejnë një të varfër”.

Për sasinë e ushqimit që duhet dhënë në këtë rast dijetarët kanë mendime të ndryshme dhe themi se ajo që duhet të jetë e mjaftueshme është përgatitja e një shujte ushqimi për një të varfër për çdo ditë të pa-agjëruar të Ramazanit. Nëse mjaftohemi edhe me një kilogram e gjysmë ose dy miell, oriz, makarona etj. bën, edhe pse përgatitja e shujtës është më primare.

 

 Bekare, 185.

 Enfal, 38.

 Muslimi.

 Ebu Davudi dhe Albani e cilëson të saktë.

 Bekare, 185.

 Hashijetu Ibën Abidin vëll. II, fq. 116; Esh-Sherhul Mumti, vëll. VI, fq. 341.

 Muslimi.

 Muslimi.

 Buhariu dhe Muslimi.

 Ebu Davudi, Nesaiu, Ibën Maxhe dhe Albani e cilëson të saktë.

 Bekare, 185.

 Fikhu Sune, vëll. I, fq. 311.

 Muslimi dhe Tirmidhiu

 Esh-Sherhul Mumti, vëll. VI, fq. 348-350.

 Buhariu dhe Muslimi.

 El-hidaje Sherhu Bidaje, vëll. I, fq. 127.

 Fet`hul Bari, vëll. 4, fq. 188; Esh-Sherhul Mumti, vëll. 6, fq. 445.

 Bekare, 184.

 Shënon Buhariu.

Radio-Pendimi / ALAUDIN ABAZ

NË C`SHËRBIM DUHET TË JETË RAMAZANI PËR NE

NË C`SHËRBIM DUHET TË JETË RAMAZANI PËR NE

Qëllimi bazik , filozofik dhe kulmor  i agjërimit  në mësimet islame është devotshmëria, përulja dhe njohja  Zotit, gjegjësisht njohja e vetvetes, qëllimit dhe misionit kalimtar që njeriu  e ka mbi sipërfaqen e tokës.

Gjatë gjithë historisë muaji i agjërimit  është konsideruar dhe trajtuar si momentumi më i specifik për rigjenerimin  e besimit në Zotin e Madhëruar.

Domethënien dhe  vlerën e Ramazanit faktikisht nuk mund t`a kuptojnë  e as   t`a përjetojnë ata të cilët nuk e kanë të qartë konceptin dhe qëllimin e tij si dhe as ata të cilët nuk besojnë në Zot dhe në librin e   Tij të shpallur.

Abstenimi nga  pijet dhe ushqimi, i zbatuar nga besime të ndryshme  në forma dhe mënyra të veçanta gjatë historisë, është një  praktikë  e cila  vazhdimisht ka evoluar,ndërsa Kur`ani, kësaj forme të adhurimi të Zotit i ka dhënë një natyrë specifike,  duke e precizuar atë  në kohë e formë të caktuar brenda një muaj të quajtur “Ramadan “, vlera e të cilit lartësohet dhe madhështohet  drejtpërdrejtë me tekstin kur`anor,  duke e cilësuar atë si pjesë  të kalendarik të vitit hënor,  në të cilin kishin filluar shkënditë e para të dritës qiellore mbi sipërfaqen e tokës, përmes të dërguarit të Zotit, Muhammedit  a.s.

Praktikimi i agjërimit  bëhet me vullnet të lirë, me vigjilencë dhe me përkushtim nga njerëz të shëndosh mentalisht dhe fizikisht. Fëmijët nuk e kanë obligim agjërimin dhe nuk duhet detyrohen që të praktikojnë  atë. Nëse agjëruesi gjatë agjërimit pëson lodhje të pa përballueshme , për shkak të sëmundjeve, punës së rëndë fizike,  udhëtimit të gjatë ose gjendjes së dobët ose të rëndë  shëndetësore,nuk duhet të vazhdojë me të, sepse Zoti nuk e ngarkon njeriun  me të pa përballueshmen deri në kolaps. Kategoritë e lartpërmendura të cilët  nuk mund t`a përballojnë agjërimin e muajit të Ramazanit,  obligohen që   ditët e lëshuara t`i plotësojnë  përmes lëmoshës ndaj të varfërve dhe të nevojshmëve,  ose përmes zëvendësimi  të ditëve të lëshuara.

Porosia e Ramazanit për ne si shqiptarë dhe besimtarë mysliman duhet të jetë si vijon:
– Ndjekja e mësimeve fetare islame, të studiuara dhe të elaboruara   mirë dhe drejtë,  dhe jo pasimi i verbët i  ideologëve dhe ideologjive të krijuara në emër të „fesë“, të cilat  janë themeluara për interesa dhe rrethana të veçanta politike dhe gjeopolitike, të vendeve dhe rajoneve të caktuara.
– Kujdesi  nga   përçarjet që dikush  mund t’i mbjell  në mesin tonë   në emër “fesë”.
– Që çdo element i ngjyrosur me  fe, qoftë  këshillë apo porosi,   i cili nxit urrejtje ndaj krijesës njeri  pa dallim, të  kuptohet  si devijim dhe zhdrejtësim i mësimeve të vërteta dhe reale  të Zotit, që nuk duhet të pasohen në asnjë mënyrë.

-Format e  ndryshme të adhurimit të Zotit tek njerëzit,   nuk duhet jenë pengesë e bashkëjetesës tonë paqësore me ta, sepse fundja gjykimi final i takon Zotit dhe jo neve.

– Të ruajmë unitetin tonë fetar të brendshëm, rrugën e interpretimit të mesëm të fesë, atë të bashkimit dhe jo  të ndarjes, linçimit apo të fyerjes  së të  tjerëve,të cilët nuk janë dhe
nuk mendojnë si ne.
– Udhëheqësit e komuniteteve tona fetare   të jenë në shërbim të fesë dhe të atëdheut dhe gjithmonë   t’i kenë në mendje rrethanat tona specifike nacionale, rajonale dhe kontinentale duke i ikur gjuhës së urrejtjes dhe ngacmimit.

– Të mos bëhen shpenzime të mëdha përmes  iftareve megalomane, por që në vend të tyre të rritet kujdesi për varfrit dhe nevojshmit.

-Prijësit fetar në xhami të rrisin intensitetin e informimit të besimtarëve të tyre që të mos bien në grackën e keqpërdoruesve të fesë në shërbim të  agjendave të huaja.

Për  të krijuar një ambient të qetë dhe paqësore, si  dhe për të synuar   një shoqërie të pjekur dhe të avancuar, këshillat e lartpërmendura duhet të jenë pjesë e edukimit të fëmijëve dhe brezave tonë të ardhshëm.

Xhabir Hamiti

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE